Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre

Kujdes mos te kapi diarrea se shume persona i konsumojne per jashqitjen ..


Interesante tema eshte dhe frut qe e pelqej .Me kerkimet qe po behen po del qe cdo gje ben mire per trupin , trupi ka nevoje per gjithcka .


ndoshta une kam ndonje oragn + pasi aspak nuk me pengon ne asnje menyre vetem me relakson aroma dhe shija cka e mere nga shtepia e paster si loti e pjekur ne rezet e diellit
 
Lëng rrushi për tru më të mprehtë

Disa studime të fundit në të cilat kanë marrë pjesë 12 persona të moshuar me simptoma të lehta të humbjes së memories, kanë treguar se konsumimi i përditshëm i lëngut të rrushit përmirëson aftësitë mendore të të moshuarve.

Përbërësit të cilëve u vishet ky efekt pozitiv i lëngut të rrushit janë polifenolet, një grup antioksiduesish të cilët në studimet tjera të zhvilluara në minj janë treguar shumë efektiv në ndryshimet negative të lidhura me plakjen.

Shkencëtarët besojnë se polifenolet ngadalësojnë plakjen e qelizave nervore dhe në atë mënyrë pengojnë humbjen e aftësive mendore të lidhura me plakjen.
•Telegrafi•
 
Lëngu i portokallit ruan dhe forcon eshtrat edhe më mirë se qumështi

Qumështi i lopës ende konsiderohet si burimin më i mirë i materieve ushqyese që janë të nevojshme për ruajtjen dhe forcimin e eshtrave, mirëpo, trupi në mënyrë të njëjtë, e ndoshta edhe më mirë, e absorbon kalciumin dhe vitaminën D nga lëngu i portokallit të shtrydhur, kanë treguar studimet e reja amerikane. Lëngu i portokallit është gjithashtu burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, antioksiduesi i vlefshëm i cili ndihmon edhe më shumë me rastin e shfrytëzimin të kalciumit në organizëm. اdo e katërta grua në botë, është e goditur nga osteopenia – një formë më e butë dhe para-gjendje e sëmundjes së zvogëlimit të dendësisë së eshtrave, osteoporozës. Mirëpo, osteoporoza më mirë është që të pengohet, sesa të kurohet, kështu që mjeku amerikan Maoshing Ni, autor i librit “Second Spring”, si mbrojtje më të mirë nga osteoporoza, përveç lëngut të portokallit, këshillon edhe ushqimin e pasur me perime me gjethe, drithëra dhe farëra. Këto ushqime janë të pasura me kalcium që absorbohet lehtë, kështu që janë të përshtatshme edhe për njerëzit që vështirë i durojnë prodhimet e qumështit që treten më vështirë. Përveç kësaj, prodhimet e qumështit për shkak të nivelit të lartë të proteinave, e rrisin aciditetin e gjakut, duke bërë që trupi të nxjerrë kalciumin nga eshtrat, në mënyrë që të vendosë baraspeshën. Kështu, shpenzohet më shumë kalcium sesa që konsumohet.

Përveç aktiviteteve të rregullta fizike, preventivë e shkëlqyeshme kundër zhvillimit të osteoporozës, janë edhe tabletat e kalciumit, të cilat çdo ditë merren si shtesë në ushqime. Edhe pse rrezitja e matur në diell është e mirë për shëndetin e eshtrave, nuk sugjerohet ekspozimi pas orës 10 në mëngjes dhe para orës 17 pasdite.

Dielli është i domosdoshëm për trupin për prodhim të vitaminës D, e cila është kyçe për fortësinë e eshtrave, imunitet të mirë dhe rezistencë ndaj zhvillimit të tumoreve. Për këtë arsye, është e shëndetshme ekspozimi i matur në diell, thotë dr. Ni.

Pijet e gazuara të ëmbla përmbajnë acid fosfori, i cili nxit nxjerrjen e kalciumit nga trupi përmes urinës. Për këtë arsye, nëse dëshironi të mbroheni nga osteoporoza, shmangni lëngjet e gazuara dhe zgjidhni ujë mineral.KS
 
Studimi: Hani sa më shumë mollë, të keni bakterie të mira në trup

Për të marrë sa më shumë baktere të acidit laktik ose probiotikë, nuk duhet të shpenzoni shumë para shtesë, por mjafton vetëm të thërrisni në ndihmë një fryt që sjell çdo ditë surpriza: mollën. Një fakt të tillë e ka zbuluar universiteti i Danimarkës, falë një studimi të ndërmarrë nga hulumtuesit danezë të tik, të cilët kanë zbuluar se molla për shkak të përmbajtjes së saj me fije distike, njihet për ndihmën që jep në rritjen e numrit të "bakterieve të mira në zorrë”.

Studimi i botuar në revistën Mikrobiologjia BMC pohon se "mollët duhet të hahen rregullisht dhe për një periudhë të zgjatur kohe, e në këtë mënyrë bakteret që përmbahen brenda tyre ndihmojnë në prodhimin e acideve yndyrore të cilat ofrojnë kushte ideale për të krijuar pH të ekuilibruar për të siguruar mikroorganizmat e dobishme brenda trupit tonë”.
Por jo vetëm kaq, mollët gjithashtu prodhojnë një lëndë kimike të quajtur butyrate, e cila është një karburant i rëndësishëm për qelizat e murit të zorrëve.
molla-2.jpg
Studimi i kryesuar nga Added dr. Andrea Vilcks, është realizuar në një model të kafshëve dhe duhet të presin rezultatet e testeve në njerëz, megjithatë, rezultatet e arritura ka treguar se një dietë që përfshin një sasi të mirë të fruta është thelbësor për shëndetin e zorrëve dhe mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të kancerit.
•noa•
 
Titulli: Studimi: Hani sa më shumë mollë, të keni bakterie të mira në trup

Une cdo mengjes sa cohem nga gjumi ha nje molle ...vetem mollet jeshile ..te kuqet nuk me pelqejne.
 
Me rrush kundër plakjes

Studimet e reja amerikane nga Universiteti Cincinnati sjellin disa rezultate interesante dhe të guximshme – konsumimi i rregullt rrushit është një mbrojtës potencial kundër plakjes së sistemit nervor dhe rënies së funksioneve mentale të lidhura me moshën.

Hulumtimi, i cili ka zgjatur 12 javë, ka dëshmuar në fund se përbërësit bioaktiv të rrushit (polifenolet) kanë dhënë efektin e tyre: kanë përmirësuar memorien, aftësitë verbale si dhe orientimin hapësinor te personat te të cilët këto funksione kanë qenë të dëmtuara në një masë (por jo deri te shkalla e demencës). ثshtë e dukshme se polifenolet antioksiduese (katekinet, epikatekinet, antocianinet), përveç vetive të dëshmuara antikancerogjene dhe kardioprotektive, kanë edhe veprim të fuqishëm neuroprotektiv.

IkubInfo
 
Boronica per kujtese te mire.

Një studim i realizuar në SHBA, sugjeron se konsumimi i boronicave jep rezultate më të mira në testet e të mbajturit mend te personat e moshuar.

Revista Journal of Agricultural and Food Chemistry ka publikuar të dhenat e grumbulluara nga pjesëmarrësit në studim, me moshë mbi 70-vjeçare, te të cilët është përcjellë ndikimi i konsumimit të boronicave gjatë periudhës 2 mujore. Sipas fjalëve të shkencëtarëve (pasi që janë marrë parasysh edhe faktorët tjerë që ndikojnë në kujtesë), boronicat kanë pasur efekt të dobishëm duke ngadalësuar proceset neurodegjenerative te personat moshuar.




IkubInfo
 
10 Dobite Shendetesore Te Limonit

Ku e perdorim me se shumti ne shqiptaret? Ku tjeter, ne çaj! Ne familjet tona gati te gjithe e pime çajin me limon dhe pa te nuk na pihet fare

Ky frut i zakonshem ka perdorim te gjere ne ushqimet tona. Ku e perdorim me se shumti ne shqiptaret? Ku tjeter, ne çaj! Ne familjet tona gati te gjithe e pime çajin me limon dhe pa te nuk na pihet fare. Ne çaj po, por a e ke ditur qe limoni mund te perdoret edhe per shume qellime tjera shendetesore? Lexo e meso me shume…

1. Tretja: Perziej disa prerje limoni me uje dhe pije kete çdo mengjes per te ndihmuar tretjen gjate tere dites. Limoni stimulon melçine dhe kjo ndihmon tretjen.

2. Gjakderdhje e Hundes: Kjo djeg paksa, por lengu i limonit ne nje tampon pambuku apo ne nje lecke te bute kur aplikohet ne hunde qe gjakoset ndihmon qe te ngadalesohet dhe eventualisht te ndalohet rrjedha e gjakut.

3. Diuretike: nese vuan nga ndonje infeksion i traktit urinar, apo ke nevoje te zvogelosh lengjet ne trupin tuaj per çfaredo arsye (sikur shtypja e larte e gjakut, zemer te zmadhuar, etj.), limoni eshte diuretik natyral dhe ndihmon qe ju te largoni ujin e padeshiruar. Thjesht pergatitu qe te shkosh me shpesh ne tualet!

4. Antiseptik: lengu acidik i limonit vret bakteret e demshme, e kjo e bene limonin antiseptik natyral qe mund ta aplikosh ne çarjet (prerjet) e vogla dhe per infeksione tjera. Prape po ju them se kjo dhemb apo me fjale te tjera djeg pak. Dhe mos perdor limon per infeksionet e medha apo prerjet e medha, jo per shkak se limoni eshte i rrezikshem sepse nuk eshte, por per shkak se nevojitet trajtim mjekesor per to.

5. Pastrues fytyre: Lengu i limonit ndihmon te luftoni rrudhat, aknet, puçrrat e bile edhe piklat. Perziej lengun e limonit me pak vaj ulliri ne nje got te vogel me uje, e kete apliko ne fytyre. Kjo jo vetem qe ju bene lekuren me te shkelqyer por gjithashtu largon ndyresirat dhe grimin.
thumbnail.php

6. Kujdesi i gojes: hedh pak leng limoni ne nje shtupe pambuku dhe apliko ne mishin e dhembeve qe rrjedh gjak per te ndalur gjakderdhjen e metutjeshme. Limoni gjithashtu ndihmon qe ti dhuroj gojes nje ndjenje freskie, lufton bakteret dhe ju mundeson te keni ere goje te fresket. Gjithashtu, beso ose mos beso, kur aplikohet ne dhemb qe dhemb ndihmon qe te zvogeloj dhimbjen.

7. Zvogelon temperaturen: ka dy menyra qe limoni mund te perdoret kur deshirojme te ulim temperaturen. Njera eshte qe te pish uje me limon. E tjetra zgjedhje edhe mire eshte te blini apo maroni balsam limoni e me pas ta aplikosh ne trup, kryesisht ne balle. Balsami nga limoni ndihmon trupin qe te djersitet dhe nxjerr temperaturen me djerse, cilendo temperature te shkaktuar nga cilado semundje.

8. Shtypja e Gjakut: Per shkak te sasise se larte te potases qe ka limoni, ky frute eshte i mire per uljen e shtypjes se larte te gjakut. Kjo eshte per shkak se potasa vepron kunder sodiumit.

9. Depresioni: pirja e lengut te limonit te perzier me uje disa here ne dite njihet qe krijon efekt qetesues, relakson trupin dhe keshtu ndihmon ne lehtesimin e depresionit dhe stresit.

10. Antioksidant: E gjithe ajo vitamine C qe gjendet ne limon ben disa mrekulli ne trupin tuaj si pastrimin e gjakut dhe ndihmon qe te keni sistem imunitar me te forte. Gjithashtu studime te ndryshme mjekesore kane treguar se perdorimi ne sasi te larta te vitamines C ndihmon ne lufte te shume semundjeve serioze si kanceri dhe semundaje e zemres e shume tjera.



•infoalbania.org•
 
Last edited by a moderator:
Shega ndihmon gjate lindjes

thumbnail.php

Shega eshte frut i cili pervecse vlerave shendetesore qe mban, paska edhe vetine e lehtesimit te dhimbjeve te kontraktimeve te mitres tek nje grua gjate procesit te lindjes se nje femije. Nje fakt i tille pohohet ne nje studim te fundit sipas te cilit, nga farat e sheges fitohet nje lehtesim i levizjeve te muskujve te bute te mitres.

"Nje studim i meparshem sugjeroi se antioksidantet dhe vetite nxitese te sheges, duket se kane nje ndikim pozitiv mbi shendetin. Por ne kemi kerkuar te kuptojne edhe efektet e saj mbi kontraktimet e mitres per te na ndihmuar eksplorimin e rrugeve te reja per trajtimin e grave me probleme gjate lindjes natyrale”, tha lidhur me nje fakt te tille profesor Sue Uray, i cili ka ndermarre studimin e lartpermendur.

Sipas tij, grupi i studiuesve ka faktuar se beta-sitosterol eshte komponenti kryesor i ekstraktit te sheges dhe se qelizat e muskujve te mitres kane rritur aktivitetin e tyre pas kontaktit me te tilla substanca.
•infoalb•
 
Titulli: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre

mmmmmm un vdeees per shege,esht fruti im i preferuar...dhe per banane ;D
 
Titulli: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre

Arrat parandalojne kancerin e gjirit.


Konsumi i arrave ul rrezikun e prekjes nga kanceri ne gji. Sipas nje studimi te fundit, perberesit antioksidante te ketij fruti te thate parandalojne zhvillimin e semundjes. Ne nje eksperiment te kryer tek minjte, rezultoi se konsumi i 56,7 grame arrave ne dite, shkakton me pak tumore dhe ata qe rriten kane permasa me te vogla. Studimi amerikan u prezantua ne takimin e Shoqates Kerkimore per Kancerin. Megjithese studimi eshte aplikuar tek minjte, sipas mjekes Elaine Hardman, te Marshall University School of Medicine, efektet pozitive mund te shfaqen edhe tek njerezit.“Ne dime qe nje diete e shendetshme parandalon semundjet kronike. Arrat ndihmojne ne nje diete qe redukton kancerin. Ne studimet e meparshme eshte treguar se arrat pengojne ushqimet e yndyrshme te demtojne arteriet”, tha mjekja.



webshqip
 
Titulli: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre

Grejpfruti stimulon koenzimat

Shkencëtarët japonez nga Universiteti Hokkaido kanë zbuluar se konsumimi i lëngut nga frejpfruti rrit absorbimin e koenzimës Q10 në zorrë për madje 50%.Koenzima Q10 është e nevojshme për prodhimin e energjisë, ndërsa përdoret edhe për efekte parandaluese te angina pektoris, sulmet në zemër, tensioni i rritur, efektet negative të statinave (barnave për uljen e kolesterolit) si dhe ka edhe veti neuroprotektive.
Q10 ka veti të ngjashme me vitaminat, por për dallim nga to, organizmi i njeriut mund ta sintetizojë atë edhe vetë. Megjithatë, prodhimi si dhe përqendrimi i tij në organizëm ulet dukshëm pas moshës 40-vjeçare, andaj është e nevojshme të merret me anë të tabletave.
Meqë Q10 ka veti liofile, respektivisht për absorbimin e tij ka nevojë për yndyra, ai duhet të merret gjatë ushqimit që përmban yndyra. Lajmet e reja thonë se konsumimi i lëngut nga grejpfruti rrit përthithjen e kësaj koenzime në zorrë dhe madje deri në dyfish./Telegrafi/
 
Titulli: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre

Pemët dhe perimet kundër limfomës

Një studimi realizuar së fundmi në Klinikën Mayo të Minnesotas, që ka përcjellë paraqitjen e limfomës (kancer i sistemit limfatik) te 35.000 femra të moshave ndërmjet 55 dhe 69-vjeç, ka dhënë disa rezultate mjaft interesante.Incidenca (paraqitja) e limfomës gjatë kohës së përcjelljes, ka qenë dukshëm më e vogël te femrat të cilat janë ushqyer rregullisht me pemë dhe perime, të cilat janë të pasura me minerale dhe vitamina.
Në fakt, të dhënat e publikuara në revistën International Journal of Cancer, efektin e fuqishëm antioksidues ia përshkruajnë vitaminës C, alfa-karotenit, protoantocianideve dhe manganit.
Vitamina C ka zvogëluar shfaqjen e limfomës për 22%, alfa-karoteni për 29%, protoantocianidet për 30%, ndërsa mangani për 38%. /Telegrafi/
 
Lëngu i mollës për tretjen

Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash.




Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t’u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta.

Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.

Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit. //keshilla
 
Kapslleku: Ilace natyrale dhe barna shtepiake per kapsllek

Problemet e kapsllekut kane te bejne kryesisht nga nje diete e keqe keshtu qe nese shtoni me shume perime me gjethe te gjelberta dhe fruta ne dieten tuaj ju do ti dhuroni trupit ekstra fiber, diçka qe i mungon per te nxjerre me lehte jashteqitjen. Pra, ne fillim thjesht shto sasine e ushqimeve qe perbehen nga laksativ natyral. Ato ushqime jane avokado, bajamet, kajsia, kokosi, çikorja, hurmat, fara te lirit, fiku, mango, rrush, papaja, ullinj, majdanoz, soje, rrepe, arra dhe lakerishte. Favorite prej ketyre qe permendem jane mango dhe farat e linit.

Shtimi i vitamines C ne dieten tuaj gjithashtu ndihmon qe te luftoni ndonje infeksion qe mund te ndikoje ne jashteqitjen tuaj.

Njehere kur te fillon kapslleku gjendja me pas shkon duke u perkeqesuar nese nuk trajtohet. Sa me gjate ushqimi te mbetet ne sistemin e tretjes aq me shume uje shpenzohet (nxirret) prej ushqimit per tu perdorur per pjeset tjera te trupit. Keshtu pra e ben ushqimin me te forte dhe me te veshtire qe te levize. Per te sheruar kete ju duhet te shtoni sasine e ujit qe pini. Nese pyet sa uje duhet pire per kete atehere mund te themi se nga 6 deri 8 gota te medha uje ne dite ndihmojne dhe mjaftojne. Keto gota uje shtojne lageshtine ushqimit qe po bllokon sistemin tuaj dhe ndihmon qe gjithçka te leviez tutje. Dhe nese merzitesh duke pire uje atehere eshte ne te miren tende e gjithashtu eshte edhe e sigurt ti shtoni disa pika limoni ne goten me uje qe pini.

Nese akoma po kerkon te gjesh ilac per kapsllek atehere me poshte ke disa metoda shtepiake apo barna shtepiake kunder kapsllekut qe mund ti provosh.

• Shto 1-2 luge gjelle me mjalte ne nje gote me qumesht dhe pije kete dy here ne dite.
• Per lehtesim te menjehershem nga kapslleku pi leng karrote me leng spinaqi para se te bini per te fjetur.
• Pi leng portokalli ne stomak te thate ne mengjes, dhe
• Se paku dy apo tri here ne dite pi nje gote uje me dy luge uthull molle, dy luge limon dhe mjalte, nese ke, per ti rregulluar shijen.

Nese problemi vazhdon akoma per 8-10 dite, duhet qe te vizitoni mjekun. A kemi dike ketu qe ka apo ka pasur probleme me kapsllek dhe te na tregoje pervojen e tij se si e ka menjanuar kete problem? Ti ndajme pervojat tona dhe te tregojme se çfare ndihmon dhe çfare nuk ka pasur sukses ne trajtimin e kapsllekut.

•sherohu.com•
 
Titulli: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre

Efektet e portokallit

Përdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lëvozhgat e frutit, të cilat kanë shije të hidhur dhe erë të fortë. Portokalliet ruhen nëpër frigoriferë në temperaturë 2-3◦C duke bërë ripërtëritjen e shpeshtë të ajrit. Në kushte shtëpiake, portokalliet mund të ruhen për disa muaj, duke i mbështjellë me letër alumini, me letër të parafinizuar ose me celofan.Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta i portokallieve është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori etj. Me portokallie bëhet reçel dhe marmelatë shumë e mirë. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, në formë aranxhate është freskues. Lëvozhga e thatë ose e ruajtur, përdoret në ëmbëltore dhe në kuzhinën shtëpiake. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Vaj eterik prodhohet edhe nga lulet, si edhe nga gjethet, të cilat përdoren në përgatitjen e aromave dhe të ëmbëlsirave.
Shiko fotografinë 1799026
Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë.
Portokalliet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtë në stomak. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike, e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to.
Në këto raste zbatohet kura me portokall: Konsumohen çdo ditë 5-10 kokrra portokallie, duke e vazhduar kurën për 20-30 ditë. Kjo kurë bën mirë në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.
Portokalliet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja.
Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 g lëng portokalli përmbahen 56 mg vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm.
Shiko fotografinë 1799027
Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar nga zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. 10-15 g lëvozhga frutash vihen të ziejnë për 15-20 minuta në 250 g ujë. Nga lëngu i përftuar pihen 1-2 gota në ditë.
Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri.
Gjethet dhe filizat e njomë të portokallit kanë veti qetësuese në rastet e nevrastenisë: Merren 50 g gjethe dhe copëtohen, pastaj vihen të ziejnë në katër pjesë ujë. Nga lëngu i fituar merret një lugë gjelle në darkë, gjysmë ore para fjetjes. /Telegrafi/
 
Titulli: Kapslleku: Ilace natyrale dhe barna shtepiake per kapsllek

Bakteret e mira i duan mollët

Një studim i ri i botuar në revistën “BMC Microbiology”, tregon arsyen pse është mirë të konsumohen mollët.Shkencëtarët iu kanë dhënë minjve eksperimentalë ushqim të pasur me molla, lëng mollësh apo ushqim të kontrolluar.
Duke analizuar mikroflorën normale të minjve, është vërejtur numër shumë më i madh i “baktereve të mira” te minjtë të cilët kishin konsumuar molla.
Për këtë efekt pozitiv të mollëve konsiderohet meritor pektina, të cilën e përmban molla, ndërsa krijon kushte të përshtatshme për mbajtjen e baraspeshës së baktereve në organizëm. /Telegrafi/
 
Frutat e vishnjes

Për qëllime mjekësore përdoren frutat dhe bishtat e tyre të thara. Frutat grumbullohen në periudhën e pjekurisë dhe thahen në vende të ajrosura.




Bishtat thahen në hije, ato kanë ngjyrë të gjelbër të murrme, pa erë, me shije të hidhur. Gjithashtu përdoret lëvorja e degëve dhe goma e vishnjes.

Frutat e vishnjes janë të shijshme, ato përdoren për konsum të freskëta dhe të përpunuara në trajtë reçeli, kompoti, prevedeje, likernash etj. Frutat kanë vlera të mira ushqyese: ato përmbajnë rreth 9 për qind sheqerna.

Acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Bishtat e frutave kanë gjetur përdorim të mirë për arsye të vetive të tyre diuretike dhe rrudhëse. Me to janë luftuar me sukses gurët dhe rëra e veshkave.

Frutat e vishnjes janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen dhe, kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë.

Frutat e vishnjes kanë veti diuretike, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese. //keshilla
 
Efektet kuruse të lajthisë



Fruta e lajthisë është shumë e këndshme dhe e ushqyeshme. Lajthia përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.

Frutat përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme.

Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë.

Nuk këshillohet përdorimi i lajthive, atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës).

Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.

Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë.

Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. //keshilla
 
Efektet kuruse të Papajes

Papaja është një frut tropikal që ka shumë vlera kuruese. Ajo është e ngjashme me pjeprin por brenda përmban disa fara të zeza.



Ky frut aziatik nuk gjendet në vendin tonë, por ai ka gjetur një përdorim të madh në mjekësinë popullore. Papaja gjendet në farmacitë bimore në forma të ndryshme përdorimi. Përqendrimi i vlerave të saj kuruese në produktet bimore farmaceutike është tepër i lartë.

Ajo është e pasur me shumë vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitaminë A dhe disa lloje të vitaminës B, kalcium, hekur, magnez, potasium.

Ky frut tropikal i cili gjendet në forma të ndryshme në farmaci si ilaç bimor ka dhënë efekte të menjëhershme në parandalimin dhe largimin e stresit. Gjithashtu, fruta jeshile i papajës kuron tensionin e lartë të gjakut dhe përdoret si adrozodiak.

Fruta mund të përdoret për të mjekuar plagët e lëkurës duke u vendosur lokalisht mbi to. Bërthamat e kësaj frute përdoren për trajtimin e stomakut dhe infeksioneve të ndryshme.

Ndërsa gjethet e pemës mund të përdoren për qetësimin e problemeve të zemrës dhe për trajtimin e stomakut. Efekte kuruese kanë dhënë edhe rrënjët e papajës të cilat përdoren si analgjezikë. //keshilla
 
Efektet kuruse të Qitros

ثshtë një frutë me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm.



Aktualisht ky frut është i përhapur edhe në vendin tonë dhe pakkujt mund ti ketë shkuar në mendje se sa vlera kuruese ai ka. Mjekësia popullore tregon se kjo lloj frute, e cila piqet plotësisht gjatë stinës së vjeshtës, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit.

Gjithashtu, qitro pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolit.

Ky frut rekomandohet të përdoret nga personat që kanë mangësi me sheqerin, pasi ndikon në rritjen e nivelit të tij në organizëm.

Ndërsa për të gjithë ata persona të cilët kanë vështirësi në tretjen e ushqimit, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon. Merren 100 gramë rrënjë qitro zihen në 500 ml ujë derisa të avullohet gjysma e tij.

Lëngu i përfituar, pasi filtrohet, përzihet me një sasi të barabartë vere të kuqe të vjetër. Nga ky lëng këshillohet të merren një deri në dy gota në ditë. Edhe pse në shije jo fort e ëmbël, qitro iu rekomandohet edhe personave që e kanë nivelin e sheqerit të ulët. Pasi në përbërjen e tij, fruta ka shumë glukozë. //keshilla
 
Efektet kuruse të Guaranes

Guarana është një tjetër frut tropikal që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore falë vlerave të saja kurative. Ajo përmban proteina, yndyra të bimëve dhe karbohidrate të nevojshme për funksionimin e organizmit.



Në sajë të përbërësve të sajë guarana ka cilësi terapeutike, energjetike dhe freskuese. Ajo është aktivizues natyror i depove energjetike. Bën rregullimin natyror të baraspeshës së punës të organeve të brendshme.

Në mënyrë nxitëse ndikon në metabolizmin bazik duke i harxhuar yndyrat e grumbulluara. Guarana i adapton dhe stimulon organet për përballimin e mundimeve të rënda fizike.

Rrit koncentrimin dhe ruan freskinë mentale. ثmbëlson lodhjen dhe kthen forcën.
Pengon arteriosklerozën dhe ndryshimet e enëve të gjakut si dhe normalizimin e tensionit të gjakut.

Pastron sistemin e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe në këtë mënyrë qetëson dhimbjet e kokës dhe të migrenës. Qetëson problemet menstruale. Vitalizon organizmin, sidomos në mëngjes. Ngadalëson plakjen e qelizave.

Rregullon punë e zorrëve dhe qetëson sekretimin dhe ndezjen e zorrëve. Ndikon në sistemim e mesëm nervor njësoj si kafja, por me më shumë efekt //keshilla
 
Titulli: Efektet kuruse të Qitros

Cfare eshte qitro limoni ??
 
Papaja: Frut tropikal me shume vlera

Papaja eshte nje frut tropikal qe ka shume vlera kuruese. Ajo eshte e ngjashme me pjeprin por brenda permban disa fara te zeza. Ky frut aziatik nuk gjendet ne vendin tone, por ai ka gjetur nje perdorim te madh ne mjekesine popullore.

Papaja gjendet ne farmacite bimore ne forma te ndryshme perdorimi.
Perqendrimi i vlerave te saj kuruese ne produktet bimore farmaceutike eshte teper i larte. Ajo eshte e pasur me shume vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitamine A dhe disa lloje te vitamines B, kalcium, hekur, magnez, potasium.
thumbnail.php
Ky frut tropikal i cili gjendet ne forma te ndryshme ne farmaci si ilac bimor ka dhene efekte te menjehershme ne parandalimin dhe largimin e stresit.
Gjithashtu, fruta jeshile i papajes kuron tensionin e larte te gjakut dhe perdoret si adrozodiak.

Fruta mund te perdoret per te mjekuar plaget e lekures duke u vendosur lokalisht mbi to. Berthamat e kesaj frute perdoren per trajtimin e stomakut dhe infeksioneve te ndryshme.
Ndersa gjethet e pemes mund te perdoren per qetesimin e problemeve te zemres dhe per trajtimin e stomakut. Efekte kuruese kane dhene edhe rrenjet e papajes te cilat perdoren si analgjezike.
•infoalb•
 
Pektina rrit imunitetin


Pektina, një heteropolisaharid që gjendet në përbërjen e mollës, mund të zvogëlojë gjendjet inflamatore të lidhura me mbipeshën dhe të stimulojë sistemin mbrojtës të organizmit, bëjnë të ditur disa studime të reja.

Në hulumtimin e zhvilluar në minj, ata janë ushqyer me pak yndyra dhe kanë marrë ose pektin ose celulozë gjatë një periudhe prej 6 javësh. Pas kësaj, minjve u është injektuar një endotoksinë e cila ka nxitur sëmundje.
f.0306112136212_m.jpg
Dy orë pas injektimit, minjtë të cilët kanë konsumuar pektinë kanë qenë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe janë shëruar shumë më shpejt krahasuar me grupin tjetër.

Autorët e studimit thonë se pektina nxit krijimin e proteinave anti-inflamatore dhe në këtë mënyrë forcon sistemin imun të organizmit.
/Telegrafi/
 
Top 15 Ushqimet per njerez me semundje te veshkave

Hulumtuesit po zbulojne gjithmone e me shume lidhje ne mes te semundjeve kronike, inflamacioneve dhe “super ushqimeve” qe mund te parandalojne apo mbrojne kunder oksidimit te padeshirueshem te acideve yndyrore, nje gjendje qe ndodh kur oksigjeni ne trupin tuaj reagon me yndyrat ne gjakun dhe qelizat tuaja.

Oksidimi eshte proces normal per prodhimin e energjise dhe shume reaksioneve kimike ne trup, por oksidimi i tepert i yndyrave dhe kolesterines krijon molekula te njohura si radikale te lira qe mund te demtojne proteinat, membranat dhe gjenet tuaja. Semundja e zemres, kanceri, semundja e alzheimerit, semundja e parkinsonit dhe shume semundje tjera kronike dhe gjendje degjeneruese jane lidhur me demtimin oksidativ.

Sidoqofte, ushqimet qe permbajne antioksidant mund te ndihmojne ne neutralizimin e ketyre radikaleve te lire dhe te mbrojne trupin. Shume ushqime qe na mbrojne nga oksidimi perfshihen edhe ne dieten per veshka dhe behen nje zgjedhje shume e mire per pacientet me dialize apo njerezit me semundje kronike te veshkave. Te ushqyerit me ushqime te shendetshme eshte shume e rendesishme per njerez me semundje te veshkave per shkak se ata perjetojne me shume inflamacione dhe kane rrezik me te larte te zhvillimit te semundjes kardiovaskulare.

Me poshte pra keni 15 ushqime te shendetshme per veshka, ushqime perplot me antioksidant qe ju duhet ti fusni ne planin e dietes tuaj.

1. Speci i Kuq Zile
Specat e kuq zile jane me sasi te vogel te potases dhe me shije shume, por kjo nuk eshte arsyeja qe i ben ushqim shume te mire per veshka. Keto perime te shijshme jane gjithashtu burim shume i mire i vitamines C dhe Vitamines A, e gjithashtu edhe vitamines b6, acidit folik dhe fibres. Specat e kuq jane te mire sepse permbajne licopene, nje antioksidant qe na mbron nga disa lloje kanceri. Me se miri eshte qe ky spec te hahet ashtu si eshte ose te piqet pak por jo shume. Mund te perzihet edhe me sallate e ushqime tjera sipas deshires.

2. Lakra
Lakra eshte perplot me fitokemikale, perzierje kemikale qe gjenden ne fruta dhe perime e qe zberthejne radikalet e lire para se ata te bejne demin. Shume nga keto fitokemikale jane te njohura si mbrojtes kunder kancerit e gjithashtu promovojne shendetin kardiovaskular. Sulforafane, nje fitokemikal qe gjenden ne perimet si lakra, mund te parandaloje apo ndaloje zhvillimin e qelizave kancerogjene, ne mushkeri, zorre, gji, fshikez te urines, prostate dhe vezore. Me sasi te larte te vitamines K, Vitamine C dhe fiber, lakra eshte gjithashtu nje burim i mire i vitamines B6 dhe acidit folik. Me sasi te vogel te potases dhe çmim te lire, lakra eshte nje super ushqim qe mund ta shtosh ne dieten per veshka.

3. Lulelakra
Edhe lulelakra eshte gjithashtu e pasur me vitamine C dhe nje burim shume i mire i fibres dhe folates. Gjithashtu eshte e mbushur me perzierje qe i ndihmojne melçise te neutralizoje substancat toksike qe mund te demtojne membranen e qelizave dhe ADN-ne. Me te mira jane kur sherbehen ashtu si jane ose te avullohen apo te perzihen me perime te tjera ne sallata te ndryshme.

4. Hudhra
Hudhrat ndihmojne ne parandalimin e formimit te pllakave ne dhembe, ulin kolesterinen dhe zvogelojne inflamacionin. Bleji te fresketa, te grira apo si pluhur dhe shtojani mishit, perimeve, pastave apo edhe kosit. Hudhra u jep nje shije shume te mire ushqimeve dhe hudhra pluhur mund te perdoret ne vend te kripes se zakonshme per paciente me dialize.

5. Qepet
Qepa permban perzierje te sulfurit dhe kjo eshte ajo qe na ben te qajme kur e qerojme. Por perveç se te bene te qash, qepa eshte gjithashtu e pasur me flavonoid, veçanerisht quercitin, nje antioksidant i fuqishem qe funksionon ne zvogelimin e semundjes se zemres dhe na mbron kunder shume llojeve te kancerit. Qepet jane me pak potas dhe nje burim i mire i kromit, nje mineral qe na ndihmon ne metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

6. Molla
Mollet njihen qe zvogelojne kolesterinen, parandalojne kapsllekun, na mbrojne nga semundja e zemres dhe zvogelojne rrezikun e kancerit. Me shume fiber dhe perzirje anti-inflamacion, nje molle ne dite vertet ju ndihmon. Lajm i mire gjithashtu edhe per ata me semundje te veshkave te cilet veç kane vizituar mjekun deri tani. Keshtu qe mos harroni te hani mollen dhe ate me gjithe fara. Ju gjithashtu mund pini edhe leng molle apo te gatuani nje pite me molle.

7. Manaferrat
Manaferrat njihen si mbrojtes kunder infeksioneve te fshikezes se urines duke parandaluar ngjitjen e baktereve ne muret e fshikezes. Ne po te njejten menyre, manaferrat gjithashtu e mbrojne stomakun nga bakteret qe shkaktojne ulcer dhe mbrojne shtresimin e traktit gastrointestinal. Manaferrat gjithashtu jane pare qe mbrojne kunder kancerit dhe semundjes se zemres.

8. Boronicat
Edhe boronicat jane te pasura me shume antioksidant qe quhen anthocianidis, te cilet gjithashtu i dhurojne ngjyren blu boronicave. Boronicat gjithashtu jane perplot me perzierje natyrale qe ndihmojne ne zvogelimin e inflamacioneve. Jane burim i mire i vitamines C, magnezit, nje perzierje qe i mban eshtrat e shendetshme, dhe fibres. Gjithashtu mund te ndihmojne ne mbrojtjen e trurit nga disa efekte te plakjes.

9. Mjedrat
Mjedrat permbajne nje fitonutrient qe quhet acid ellagik i cili ndihmon ne neutralizimin e radikaleve te lire ne trup dhe keshtu parandalojne demtimin qelizor. Ato gjithashtu permbajne nje tjeter antioksidant qe quhen anthocianin, antioksidant qe i japin ngjyren e kuqe atyre. Jane nje burim i shkelqyeshem i magnezit, vitamines C, fibres, folate dhe vitamin B, mjedrat kane perberes qe ndalojne zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe formimin e tumoreve.

10. Dredhezat
Dredhezat jane te pasura me dy lloje te fenoleve: anthocianin dhe ellagitanin. Antohocianinet jane ato qe i japin ngjyren e kuqe dredhezave dhe jane antioksidant te fuqishem qe ndihmojne ne mbrojtjen e strukturave qelizore dhe parandalojne demet oksidative. Dredhezat jane burim i mire i vitamines C dhe magnezit dhe nje burim shume shume i mire i fibres. Njihen qe ofrojne mbrojtje te zemres si dhe kane perberje antikancerogjene.

11. Qershite
Qershite kur konsumohen cdo dite kane treguar rezultate te mira ne zvogelimin e inflamacionit. Ato jane gjithashtu te mbushura me antioksidant dhe fitokemikale qe mbrojne zemren.

12. Rrushi Kuq
Rrushi i kuq permban disa flavonoid te cilet gjithashtu i japin ngjyren e kuqe. Flavonoidet ndihmojne ne mbrojtjen kunder semundjeve te zemres duke parandaluar oksidimin dhe zvogeluar formimin e mpiksjes se gjakut. Rezervatrol, nje flavonoid qe gjendet ne rrush, mund qe gjithashtu te stimuloje prodhimin e oksidit nitrik i cili ndihmon ne relaksimin e qelizave muskulore tek enet e gjakut keshtu duke shtuar rrjedhen e gjakut. Keta flavonoide gjithashtu ofrojne mbrojtje kunder kancerit dhe parandalojne inflamacionin.

13. Te Bardhet e Vezes
Te bardhet e vezes eshte krejtesisht proteine dhe ofron kualitetin me te larte te proteines me te gjithe amino acidet. Per diete te veshkave, te bardhet e vezes ofrojne proteina me me pak fosfor se sa burimet tjera te proteinave sikur te verdhet e vezes (gogluqi), apo mishrat. Bej ndonje omlet me te bardhen e vezes ose sanduic.

14. Peshku
Peshku ofron kualitet te larte te proteines e cila permban acide yndyrore te quajtura omega. Keto yndyra te shendetshme ne peshk ndihmojne ne luften kunder semundjeve sikur semundja e zemres dhe kanceri. Omega-3 gjithashtu ndihmon ne uljen e kolesterines se keqe (LDL) dhe rrit kolesterinen e mire (HDL).

15. Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit eshte nje burim i mire i acidit olik, nje acid yndyror e anti-inflamator. Yndyrat gjysme te ngopura ne vaj te ullirit na mbrojne kunder oksidimit. Vaji Ullirit eshte i pasur me ploifenols dhe perzirje antiokside qe parandalojne inflamacionin dhe oksidimin. Studimet tregojne se aty ku popujt perdornin sasi te medha te vajit te ullirit ne vend te vajrave te tjere kishin perqindje me te ulet te semundjes se zemres dhe kancerit.

Blej vaj ulliri extra virgin per shkak se eshte me sasi te plote te antioksidanteve dhe perdore vajin e ullirit per sallata edhe ne vend te vajit te zakonshem.

Keto ushqime jane te mira per te gjithe njerezit e jo vetem per ata te cilet kane probleme me veshka. Keshtu qe kushdo mund te perfitoje nga te mirat e ketyre ushqimeve e sidomos ata te cilet kane probleme me veshka.

•sherohu.com•
 
Pjepri ndihmon dukshem ne luften kunder stresit

Shkencetareve franceze ka treguar se nje enzime e pranishme ne pjeper mund te ndihmoje dukeshim ne luften kunder stresit.

“Nutrition Journal” shkruan se behet fjale per enzimen superoksid-dismutaza, e njohur per efektin antioksidues mbrojtes ndaj indeve te organizmit.
thumbnail.php

Rezultatet nga studimi kane treguar se participantet te cilet kishin marre kapsula me kete enzime, kishin shume me pak simptoma te stresit dhe te lodhjes, ne krahasim me ata te cilet kishin marre placebo (kapsula te rrejshme).

Marrja e kesaj enzime kishte qene e lidhur edhe me perqendrimin shume me te mire, zvogelimin e irritabilitetit dhe permiresimin e kualitetit te gjumit.

infoalb
 
Titulli: Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre

Luleshtrydhet, te hijshme, te shijshme dhe te dobishme për shëndet

Kënaquni duke i pare, ngrënë dhe, duke ditur njëkohësisht se jeni duke ndihmuar shëndetit tuaj.
Shiko fotografinë 1799833
Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që dredhëzat së bashku me qershitë të jenë edhe frutat më të pëlqyera të fëmijëve. Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t‘i ndajmë kurrë nga tavolina.

Në mjekësinë popullore dredhëza është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo. Ky frut po aq sa i bukur në pamje, por aq dhe i shijshëm dhe freskues është.

Dredhëzat mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminë C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese. Po ashtu dredhëza ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh.

Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, kaliumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, riboflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.

ikubINFO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top