Anëtarja më e vjetër e Facebookut

MasteR

I'm offline
f.0531143347797_m.jpg


Lily Stugnell planifikon të hapë profil dhe të bëhet anëtarja më e vjetër e rrjetit shoqëror Facebook. Kjo plakë 106 vjeçare ka vite që është bërë stërgjyshe.
Përveç profilit në Facebook, Stugnell ka ndërmend të hapë profil edhe në Twitter, pasi që ka përfunduar kursin për pensionistë në të cilin ka mësuar se si ta përdorë internetin.
Lily ka tre djem, katër nipa e mbesa dhe tre stërnipa e stërmbesa. Orën e parë për rrjetet shoqërore e mbajti muajin e kaluar. Dëshira e saj për ditëlindjen e 107 është ta ketë një iPad.

Kjo plakë jeton në Cinderford të Britanisë së Madhe me vajzën e saj 78 vjeçare Joy Williams.

“ثshtë e vërtetë se dëshiroj të bëjë edhe shumë gjëra. Twitter më duket shumë interesant. Kur ta hapë profilin në Facebook, do të bëhem shfrytëzuesja më e vjetër. Kjo do të ndodhë para ditëlindjes time të 107 të cilën do ta festojë në gusht”, tha Stugnell.

Momentalisht shfrytëzuesja më e vjetër e Facebookut është Lillian Lowe e cila është 104 vjeçare. Ajo është regjistruar me emrin “Supergjyshja”, shkruan Mirror. /Telegrafi/
 
Pe: Anëtarja më e vjetër e Facebookut

Hallall gjyshja ime meqe ska bere shkollen(kohe te tj ngaqe ish femer) sdin te lexoje :(
 
Pe: Anëtarja më e vjetër e Facebookut

Hapja ti nje fb
 
Pe: Anëtarja më e vjetër e Facebookut

Master po pse ta bej se mos do thyje recordin :(
Pastaj gjyshja ime thote qe fb eshte jashte mode tani :dance:
 
Pe: Anëtarja më e vjetër e Facebookut

Hajde gjyshe hajde paska qeene nje e re ajoo ehe ja paska dredh gjyshit me duket :p
 
Pe: Anëtarja më e vjetër e Facebookut

Master gjyshin e kam akoma king ska pas pse :D
 
Pe: Anëtarja më e vjetër e Facebookut

Ti kesh me jet :)
 
Pe: Anëtarja më e vjetër e Facebookut

ku esht kjo gjyshja ta bejem frends ne fb :p:p:p:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top