Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

MASH lejon ferexhenë, hiqet paragrafi për ndalimin e simboleve fetare

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur të ndryshojë ligjin për ndalimin e mbajtjes së ferexhesë në shkolla

Zëdhënësja e MASH, Brikena Kollçinaku në një deklaratë për shtyp ka deklaruar se do të ndryshohet ligji, ku do të hiqet paragrafi që flet për simbolet fetare duke i lejuar ato kështu në shkollat e arsimit parauniversitar.
“Shumë shpejt pritet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave drafti për arsimin parauniversitar, i cili përfshin edhe simbolet fetare. Ministria e Arsimit sqaron se pas konsultimeve me komunitetet fetare në vend, për më shumë se tre muaj, është rënë dakord që të hiqet paragrafi që flet për simbolet fetare duke i lejuar ato kështu në shkollat e arsimit parauniversitar”, u shpreh zëdhënësja e MASH.
Ndërkaq në muajin janar, komisionerja kundër diskriminimit, Irena Baraku, deklaroi se projektligji i Ministrisë së Arsimit për arsimin parauniversitar duhet të rishikohet.
Baraku tha se para kalimit në qeveri dhe në Parlament, drafti duhej t’i nënshtrohej ripunimit me qëllim rregullimin e dispozitave që kanë të bëjnë me besimin dhe të drejtën fetare.
Neni 36, pika 4, e projektligjit në gjendjen aktuale, shprehet se: Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare. Kjo klauzolë duket se ndalon praninë në shkolla të nxënësve që mbajnë simbole fetare dhe kjo kryesisht shkon për ata shtetas që i përkasin besimit islam. /sot/
 
Pe: MASH lejon ferexhenë, hiqet paragrafi për ndalimin e simboleve fetare

Rrofte MASH-i pra se ia hodhen ferexhete:)
 
Pe: MASH lejon ferexhenë, hiqet paragrafi për ndalimin e simboleve fetare

Gagaga si duket ndegjuan mendimin tim ngaqe isha kundra asaj qe te hiqej ferexheja :D
 
Pe: MASH lejon ferexhenë, hiqet paragrafi për ndalimin e simboleve fetare

ehe ... spo dihet cfare po behet me tani ne kete kohe...
 
Pe: MASH lejon ferexhenë, hiqet paragrafi për ndalimin e simboleve fetare

Kshu e ka shqiperia njeher e ven njeher e heq ec mere vesh
 
Pe: MASH lejon ferexhenë, hiqet paragrafi për ndalimin e simboleve fetare

Elhamduliah .
 
Pe: MASH lejon ferexhenë, hiqet paragrafi për ndalimin e simboleve fetare

Personalisht me vjen vertet mire per kete gje. Femijaet apo studentet kane te drejte te zgjedhin cdaredolloj insitucioni shkollor duan pertej fese qe i perkasin sepse ne te kundert do ishte e padrejte per personat e fese myslymane . Nese do shikoj tama tamam i binte qe ata te fese myslymane te shkonin ne nje shkolle per myslymanet , ata te fese ortodokse ne nje shkolle per ortodokse, ata te katolicizmit ne nje shkolle katolike , cifutet ne nje shkolle per cifutet etj me rrahde...

Jemi te gjithe te barabarte pavarsisht fese dhe mbi te gjitha nese jetojme ne demokraci. Me teper me vjen mire pasi
shqipria vertet shquhet per tolerance fetare dhe po e verteton me kete vendim .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back