Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

fragolina

Anëtar Aktiv
Pas interesimit të tyre për troje të paluajtshme, vërshojnë mbivendosjet në brigjet e Vlorës dhe Sarandës
“Mafia” ruse mbërrin fuqishëm në Shqipëri, teksa po synon blerjen e trojeve në brigjet e Vlorës dhe Sarandës, aq të dëshiruara për ndërtimin e resorteve turistike. Pas paralajmërimit të SHISH-it për Komisionin e Sigurisë për kërcënimet kombëtare, mësohet se dhjetëra hektarë troje në zonën bregdetare midis Vlorës dhe Sarandës kanë filluar të tjetërsohen në favor të disa biznesmenëve anonimë në Shqipëri. Ka dyshime, se pikërisht këta të ashtuquajtur biznesmenë, kanë kryer të gjitha procedurat për të tjetërsuar këtë pronë, duke paguar qindra mijëra euro për pronarët e tyre të ligjshëm. Skema për përfitimin e mijëra metër katrorë truall në bregdet nga biznesmenët rusë është e ngjashme me blerjen e trojeve në shtetin e Malit të Zi, ku bosë të fuqishëm përtej Uraleve, arritën të kontrollojnë pjesën më të madhe të truallit në bregdet. Duket se skema është importuar në Shqipëri dhe ka filluar të zbatohet prej dy vjetësh.

Mbivendosjet
Aktualisht, trojet bregdetare midis Vlorës dhe Sarandës janë në fazën e “ndarjes”, pra marrjen e tyre nga pronarët e ligjshëm. Të interesuarit për prona në këto vende mësohet se kryejnë bisedime me Agjencitë Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Hyjnë në bisedime vetëm nëse prona është e ligjëruar dhe nuk ka asnjë konflikt pronësie, pasi më vonë do t’u duhet të kalojnë një pjesë të mirë të kohës në gjyqe. Pasi marrin miratimin nga AKKP-të shkojnë te pronarët e ligjshëm të këtyre pronave dhe hyjnë në tratativa, duke ofruar dyfishin e vlerës së çmimit të tregut për një pronë. Për të qenë të bindur se prona do të bëhet e tyre dhe pronarët do të jenë të kënaqur dhe “nuk do të hapin gojë” ata paguajnë më tepër sesa vlera e tregut, ndërsa gjithçka merr formë ligjore nga noterët, të cilët në këtë rast kanë para tyre një vendim për kthimin e pronës si dhe një marrëveshje midis pronarit dhe blerësit. Megjithatë, kjo është vetëm një formë për marrjen e pronave nga të ashtuquajturit biznesmenë rusë. Në pronat bregdetare të zonës midis Vlorës dhe Sarandës kanë filluar problemet për mbivendosjet e pronave. Shumë pronarë të ligjshëm janë ankuar se, pasi kanë shkuar në zyrat vendore të regjistrimit të pasurisë për të marrë një certifikatë pronësie, kanë vërejtur se prona nuk ishte në emrin e tyre, por në një emër tjetër. Në këto raste janë drejtuar në polici dhe prokurori ku kanë kryer denoncimet përkatëse. Mësohet se në Prokurorinë e Vlorës janë kryer një sërë denoncimesh për mbivendosje pronash, aq sa për t’i verifikuar do të duhen vite me radhë. Ndërsa mësohet se një tjetërsim masiv është kryer në zonën e Jalit me pronat. Në këtë vend banorët kanë pasur konflikte të vazhdueshme me një projekt të Bankës Botërore për ndërtimin e banesave, ndërsa Prokuroria bregdetare e Vlorës konstatoi se në këtë zonë ishin mbivendosur rreth 100 hektarë, ndërsa dosja është gati për në gjykim me dy të pandehur.

Shitja
Duke realizuar të gjitha procedurat nga marrja e pronës, me anë të mbivendosjes, pronarët e mëvonshëm e shisnin menjëherë me të gjitha dokumentet përkatëse, pasi për të njëjtën pronë kishte një vendim edhe AKKP-ja. Blerësi në këto raste ishte një biznesmen anonim, i cili dorëzonte dokumentet në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Sipas informacioneve të policisë e prokurorisë, blerësi mund të ishte një shtetas shqiptar, i cili kishte kryer një sërë dokumentesh për të dokumentuar se aktiviteti i tij financiar i përgjigjej më së miri financimit për blerjen e truallit. Dhe në këtë mes hynin të ashtuquajturit biznesmenë rusë, të cilët synonin që në këto prona në emër të shqiptarëve, të ngrinin një sërë resortesh turistike, të ngjashme me ato që janë ndërtuar në Malin e Zi. Dhe në këtë rast, sipas SHISH-it, siguria kombëtare do të rrezikohej në maksimum, pasi pjesa më e bukur e rivierës shqiptare në brigjet e Detit Jon do t’i përkiste mafies ruse.
Gazeta Shqip

kjo eshte e vertete, sepse ruset po bejne namin ne bregdetin kroat. shume toka e shtepi ne ate bregdet jane shitur dhe rishittur disa here duke arritur vlera disa milione euro aktualisht.

kjo eshte nje nga arsyet pse une nuk dua te marr nenshtetesine e shteti ku jetoj aktualisht
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Se mafia ruse ka blere thuajse komplet bregdetin e Malit te Zi kjo me tashme dihet boterisht dhe se ajo do shtrij synimet e saj edhe ne detin Shqiptar shifet.

Ajo se cfare do duhej te beje shteti Shqiptar ne kete drejtim do duhej te avancoj ne nje mase te larte sigurie legjislacionin mbi shitblerjen e pronave. Nuk ja kam iden se si eshte e rregulluar ceshtja e shitblerjes se pronave per shtetasit jo shqiptar ne Shqiperi. Por para nje rreziku te tille, Shteti yne, duhet te jete shume syqel dhe te mos leshoje fare pe. Jam i bindur se duhet te rrise efikasitetin e tij ne kete drejtim edhe SHISH-i duke gjetur forma dhe menyra (menyrat dhe rruget egzistojne gjithnje kur eshte ne pyetje interesat shtetrore) per te parandaluar kete te keqe.

Jam i bindur se me rregullimin e legjislacionit te fuqishem mbi kete lami duke kontrolluar ne menyre perfide edhe prejardhjen e te hollave per keto shitblerje edhe munde te tejkalohet kjo gjendje. :ciaoo:

ne kete drejtim duhet vepruar prerazi, shpejt dhe me maturi.
 
ligji ne shqiperi eshte qe nuk i shitet toka te huajit.
hileja ketu eshte qe ne shqiperi lejohet dyshtetesia dhe multishtetesia, qe dmth ky rusi behet shtetas shqiptar dhe ligjerisht ka te drejte ta bleje token.
shitja do behet gjasme shoqerive ose bizneseve shqiptare, me biznesmen anonim, pra qe nuk ekziston ne te vertete nje person me kete emer etj etj.. dmth sipasi ligjit jane ne rregull... dhe do tshesiin toka qe kane pronare te ligjshem se i kane trasheguar po shteti mafioz shqiptar sdo tja u njohi akoma dhe do tja u shesi ketyre te huajve si toka shteterore gjasme me pak leke... rusi pastaj e rishet token me miliona euro nga te cilat nje pjese ja u jep politikaneve tane qe ja mundesuan kete gje. me miliona euro mund ta ribleje vetem nje i huaj mafioz shume i pasur.
kjo eshte historia
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Kjo eshte me te vertete skandaloze,...nuk eshte e mundur nje gje e tille....sepse ligji me sa di une e ndalone shitjen e tokes te huajve............autoritetet shqiptare duhet te vihen ne alarm per kete problem...ne kete menyre rrezikohet integriteti i shqiperise....vendi yne eshte shume i vogel, dhe tokat shqiptare nuk duhet te kene asnje cmim sado i larte qe te jete, per te huajt.....Ndoshta une nuk e di mire ,po ligji i dyshtetesise, nuk eshte vetem per personat me origjine shqiptare qe jetojne jashte shqiperise??????.............kjo eshte e tmerrshme, te mendosh qe nje politikane shqiptar eshte korruptuar ,duke ligjeruar shitjen e tokes nje te huaji...kjo eshte tradheti e interesave te kombit tone,kjo eshte e papranueshme per cdo shqiptar...politikane te tille, ta dine mire se nje dite do te ballafaqohen me gjyqin e popullit tone ,qe nuk besoj se do ti fale, kushdo qe te jene ata..........Vendi yne nuk eshte vene ne shitje, dhe kjo ska per te ndodhur kurre................
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Porblemin ku e shikoni ketu ?? gjithe rezortet neper bote jane ndertuar me para te zeze ..... ndoshta eshte rrasti me i mire te zhvillohet si duhet bregdeti ....

ku eshte ndryshimi mes pseutopolitikanve tane hajdute , shqiptarve qe kane shitur motrat e shqiptarve , dhe mafias ruse turke apo italiane ???

u permend Mali i zi nuk e di por Mali i zi eshte disa dekada para ne lidhje me turizmin ne jemi akoma ne kohen e gurit
 
ndryshimi eshte ketu(e kam degjuar nga disa njerez kete teorine qe resortet neper bote jane ndertuar me para te zeze, dhe nga banditet), pra ndryshimi eshte si me poshte: qe ndertesa mbi token mund te ngrihet, ama ai nuk e blen token.. pra investitori i huaj nuk e blen token , por e merr me qira per 50 vjet ose ne rastin me ekstrem per 99 vjet. dmth ne momentin qe ky resort ose godine ose shtepi ose vile, nuk do ekzistoje me per arsye te ndryshme( i zoti i godines do ta prishi, te ndertoje dicka tjeter me te mire, ose te mos ndertoje me, ose bie termet dhe ndaj sigurohen pronaret e godinave nga termetet , ose i hidhet ne ere, ose i digjet etj etj) toka nuk i mbetet atij dhe breznive te tij... sepse sipas kesaj teorie i bie qe ne shqiperi pas 50 vjetesh ( ne rastin me te keq) te mos banojne dot me shqiptare e te mos flitet me shqip.
ne asnje vend te botes( hiq vendet ne zhvillim e te varfer si puna jone ku keto lloj gabimesh do kushtojne shtrenjte) nuk shitet toka te huajit per asnje lloj arsye.
 
Me sa di une dhe kam lexuar ne Shqiperi toka shitet per 99 vjet max tani ne ka ndryshuar gje nuk e di....por di qe kudo qe ekonomite kane ecur me pune te ndershme nuk kane ecur....Tani ne edhe duam investime dhe sduam....by.... per ti bere vete skemi le ti bejne keta te tjeret te pakten...
 
toka nuk shitet cuno , por jepet me qira 99 vjet. investimi eshte godina qe do beje ai zoteria dhe qe do e shfrytezoje dhe nqs duam investime leshimi jone eshte qe nga aktiviteti qe do kete ti marrim cik me pak taksa( meqe jemi hallexhinj).
nuk ndodh ne asnje vend te botes te vije nje i huaj te beje hotel dhe te bleje dhe token, biles dhe vete vendasit kur duan te bejne nje gje te tille, e marrin me qira token.
ne rastin qe ti do te ndertosh nje shtepi e blen truallin. ama neser dej nuk e prish dot kete shtepi ti dhe te besh hotel se keshtu te do qejfi ty.
ndaj ka shtet dynjaja.
po keta tanet jane mafiozte vete mo njeri , dhe nuk ju dhimbset shqiperia se se kane dashur kurre ate
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Tokat shqiptare vlejne vetem "nje euro" si ne bregdet e ne thellesi.Uji as qe llogaritet fare...po ja qe qeveritareve tane kaq u ben Shqiperia ...
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Tokat shqiptare vlejne vetem "nje euro" si ne bregdet e ne thellesi.Uji as qe llogaritet fare...po ja qe qeveritareve tane kaq u ben Shqiperia ...

po normal sepse qeveritaret tane jane emigrante ne shqiperi. e perdorin vetem si ciflig per te bere para.
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Normal vertet!Sepse populli gjithe jeten s'eshte gje tjeter per ta vecse ...nje turme...e pagdhendur!Koha kerkon nje... Avni Rustem!
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Normal vertet!Sepse populli gjithe jeten s'eshte gje tjeter per ta vecse ...nje turme...e pagdhendur!Koha kerkon nje... Avni Rustem!

hahahahahaahhaahaha, avni rustem thote.. po neve nuk kemi vetem nje esat pashe mi milva....
neve cdo katundar qe i japim voten( une jo njehere) sa behet deputet fillon e te krekoset e te ben ligjin dhe pse e di mire se kush eshte. dhe per cudi sa here e shef veten ne pasqyre nuk i duket me me cepa koka e vet.
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Duhet rishikuar mire procesin sepse ne keto shitblerje milioneshe nuk munde te perfshihet gjithkush. Munde dhe duhet te kete perfshirje nga ata ''te medhenjet'', deputetet, qe njekohesisht jane edhe mafia kryesore e vendit. Leshoni njehere syrin listes se tyre se sa milioner ka ne mesin e tyre. :lexim:Ata ndahen ne parti vetem per ceshtje vota se kur eshte muhabeti milionesh te gjithe ushqehen ne te njejten pjate, zakonisht mbremjeve te vona kur populli hallexhi bene gjume i lodhur nga skamja. :lexim:
 
kush foli per shitblejre milioneshe ore cun. deputetet dhe ministtrat jane te implikuar sigurisht, ama duan ta blejne per nje cope buke token, dhe mafia per nje cope buke do ta bleje. pse kot thote kryministri qe tja u shesim token ne bregdet borgjezise se re qe ka ndertuar vila me cmimin e tregut?
ai ka ndertuar pa leje mbi nje toke qe nuk eshte e tija vilen, dhe berisha do tju mundesoje dhe blejrej e tokes tani. ketu eshte hileja. se cmimi i tregut te tokes ne shqiperi eshte sa per nje cope buke.... dhe ky deputeti i viles behet dhe pronar i tokesssssss.... dhe pastaj e prish vilen ky... ja shet nje pjese te tokes mafias ruse me cmime shume te larta per tregut shqiptar po te uleta per evropen behet bashkepronar me te ne resortin gjasme turistik qe do te beje mafiozi. pas pak shqiperia behet vend kandidat per ne BE dhe e shef ti mire si ju rritet cmimi trojeve ne bregdet... marrin shifra astronomike pastaj.
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Per ate cfare ke shkruar po flisja edhe une fragolina, vetem se jo aq shtruar si ti. E njejta gje eshte ne Kosove. Keta qeveritaret tone blene pronen shoqerore permes privatizimit madje me cmime qesharake { 0.50 cent nje hektar (10000 metra katrore)} dhe tani kane filluar ta shesin me cmime maramendese. Ma ha mendja se thuajse eshte e njejta gje dhe i njejti proces. :gjujpeshk:
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Shqipetaret po korrin ate qe kane mbjellur nga 90 e pas. Mire tu behet, kur jane njerez parazite e pa ide vetjake.
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Per ate cfare ke shkruar po flisja edhe une fragolina, vetem se jo aq shtruar si ti. E njejta gje eshte ne Kosove. Keta qeveritaret tone blene pronen shoqerore permes privatizimit madje me cmime qesharake { 0.50 cent nje hektar (10000 metra katrore)} dhe tani kane filluar ta shesin me cmime maramendese. Ma ha mendja se thuajse eshte e njejta gje dhe i njejti proces. :gjujpeshk:
kjo gje ndodh ne te gjitha vendet ne zhvillim dhe qe jane postkomuniste.
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Biznesmenët nuk bënë investime për shkak të problemeve me mbivendosjen e pronave
Mafia ruse ka tentuar të hyjë në Shqipëri për ta kthyer bregdetin në pronë të saj që prej katër vitesh. Shërbimi Sekret i ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet, sidomos në veri të vendit, pavarësisht se deri tani ka bërë vetëm investime të vogla. Informacioni mbi këto biznese të dyshimta bëhet i ditur nga burime të besueshme në Shërbimin Informativ Shtetëror pas publikimit të raportit të kësaj agjencie në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. SHISH kishte paralajmëruar edhe më parë për tentativat e mafies ruse për të hyrë në Shqipëri, pas ndërhyrjeve të forta që mendohet se ka bërë në Mal të Zi dhe në Turqi. Në raportin e fundit, SHISH paralajmëroi, jo vetëm për mafien ruse, por edhe atë izraelite, italiane dhe grupet shqiptare të narkotrafikut, të cilët jetojnë në Kolumbi.

Investimi kryesor i rusëve janë trojet për fshatra turistikë, sidomos në bregdet. Sipas informacioneve të Shërbimit Informativ Shqiptar, katër vjet më parë në Shqipëri dyndën biznesmenë rusë, që në dukje ishin të rregullt. Fillimisht, ata ndërhynë në bregdetin e veriut, sidomos në Velipojë dhe Shëngjin. Ata kërkonin të blinin prona me sipërfaqe të madhe, me qëllim ndërtimin e fshatrave të ndryshëm turistikë. Pas disa tentativave, për rreth dy vjet, ata nuk mundën të bashkojnë pronarët shqiptarë, t’i bindin e të investojnë paratë e tyre.

Në këto kushte, biznesmenët, që sipas informacioneve të SHISH janë të lidhur me mafien ruse, u “dorëzuan”, pasi nuk u interesonte të kishin probleme me drejtësinë në vendin tonë. Megjithatë, pa kaluar shumë kohë, filluan fazën e dytë, por këtë radhë, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mafia ruse filloi të përdorte individë të ndryshëm shqiptarë me kushtet e nënkontraktorit. Atyre iu kërkua që të bindnin pronarët, me qëllim që të shisnin pronat e mëdha për ndërtimin e fshatrave turistikë. Informacionet e para u morën nga Drejtoria Rajonale e SHISH në Lezhë, por edhe nga njësitë pranë bregdetit. Duke ndjekur këtë linjë, shërbimi informativ ka zbuluar se tentativat filluan të jenë të pranishme edhe në Durrës. Ndërsa në Vlorë dhe Sarandë, ato ishin më të pakta.

Këto tentativa zgjatën për rreth një vit, megjithëse sërish nuk arritën të bëjnë investime madhore. Por, ata ndryshuan taktikë, duke bërë investime të vogla. Sipas agjencisë sekrete, shumë shtetas shqiptarë janë përdorur për të blerë apartamente të shumta në bregdet, ndërkohë që më pas u kanë kaluar pronarëve të huaj. Ato prona janë rishitur dhe kështu kanë krijuar edhe një skemë kamuflimi për të humbur gjurmët e origjinës. SHISH tha se me të dhënat e saj ka informacione të shumta që rusët nuk janë dorëzuar. Informacionet të mbërritura dëshmojnë se Shqipëria është tashmë në fokusin e investimeve të dyshimta ruse.

Tashmë, ata po tentojnë të ndërveprojnë me shtetas shqiptarë nga një qark ndër më të mëdhenjtë dhe më të pasurit në Shqipëri. Në disa raste, SHISH ka dërguar informacione të rëndësishme edhe në prokurori, por pa dhënë detaje për lidhjet me mafien ruse. Këto informacione janë dërguar në të shumtën e kohës për veprën penale të pastrimit të parave. Një rast flagrant, sipas informacioneve ka qenë në zonën e Velipojës, por më vonë u fut në pazar një biznesmen shqiptar, i cili arriti të bindë më shpejt pronarët dhe të marrë pronat për të ndërtuar një kompleks turistik. Nga analiza vlerësohet se gjatë periudhës së krizës financiare, por edhe më tej, qëllimi i grupeve të krimit të organizuar, është vendosja e kontrollit mbi aksionet e kompanive në krize ose pronësia mbi to. “Turizmi, biznesi i hotelerisë, pronat e patundshme dhe operacionet me to, ndërtimi dhe prodhimi i materialeve të ndërtimit, përpunimi dhe shfrytëzimi i teknologjive energjetike alternative, mund të jenë më të riskuarat”, ka vënë në dukje SHISH.

gazeta shqip
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Copa - copa po behet Shqiperia e mjere ca grekut ca italianit ca rusit ... ndonje dite do shesin dhe grate e tyre pushtetaret . Mjere ai vatan cfare pushtetaresh ka, te korruptuarit e dreqit skane pike cipe dhe turpi cfare i bejne vendit.
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

ℒℴ⋁ℇ;257602 said:

pse mi gruaja qenka me e rendesishme se atdheu kshu?
po ate grate i kane shitur me kohe, ama jo tek i huaji se si blejne ata grate e shemtuara te ketyre. i kane shit tek njeri tjetri.
si ke degju skandalet e nacit, bacit, rucit ti me grate e njeri tjetrit?
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Natyrishte jo vetem mafia ruse, por besoj dhe organizata te tjera kriminale ,kane nuhatur bisnesin qe munde te bejne me tregun e pronave te paluajteshme ne shqiperi.....kjo per arsye ,se ky treg sot per sot, eshte drejtuar vetem per shqiptaret qe jetojne ne shqiperi apo ne emigracion, dhe ka vlera shume te uleta ne krahasim me tregun italian apo edhe ne rajon,....integrimi i shqiperise ne BE do te rriste automatikishte vleren e ketij tregu ....keshtu pronat e paluajteshme do te merrnin vlera marramendese qe do te ishin te paprekshme per nje qytetar shqiptar qe jetone ne shqiperi...shtepite do te merrnin vleren e tregut evropian ,qe eshte rreth pese here me i shtrenjte se ne shqiperi,...kjo ka nje ane pozitive ,sepse pronaret e shtepive nje dite do te gdhiheshin te pasur,...por tragjedia e vertete eshte per ata qe jane te pastrehe dhe qe do kerkojne shtepi ne te ardhmen,...atyre do tu duhet nje jete per te blere nje shtepi...Do te jete njelloj ,si ne Itali ,apo ne vende te tjera te BE.............Natyrishte nje shtepi ne shqiperi ka nje vlere mesatare rreth 50000 euro, kur ne itali e njejta shtepi kushtone rreth pese here me shume,...prandaj kam degjuar qe shume italian kane blere ,ose kane ndermende te blejne shtepi sidomos ne bregdetin e Vlores dhe te Sarandes...une mendoj se eshte nevoja per nje ligj te posacem qe te beje rregullatorin ne kete treg,...sepse kam frike se do te ndodhe ,qe nje dite te na duket sikur jemi ne Itali apo Greqi...prandaj duhet ti paraprijme ketij problemi.......
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

po keta maskarenjte tane kete po presin. shqiptaret i genjen mendja se do ju vije parajsa po u futen ne BE. do varferohen me shume dhe se kuptojne kete.... e para sepse rrogat e shqiptareve sdo arrijne kurre ato t eevropianeve per te njejten pune.. e dyta se do rriten ne menyre katastrofike pronat e luajtshme dhe t epaluajtshme, keshtu qe shumica do vdesin ne borxhet ekredive per te blere nje shtepi qe ne fakt do ja u lejne klamajve se vete sdo ta gezojne. dhe mee rendesishmja eshte qe ata qe e kan kete prone tani dhe qe e kane te trasheguar, sdo tja u njofe shteti hajdut komunist e do plasin luftra e hakmarrje te papara.
 
Titulli: Mafia ruse synon tokat tona ne bregdet

Ne asnje menyre s'duhet lejuar kjo katastrof .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top