Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

permbytjet%20shkoder%20bahcallek.jpg


-Indiferenca e qëllimshme e Bashkisë së kryeqytetit lidhet me urrejtjen e deklaruar të kryetarit të saj ndaj këtyre zonave
Bashkia e Tiranës është i vetmi institucion që vazhdon të ndjekë në heshtje pse jo dhe me një ndjenjë dashakeqe, situatën e rënduar të banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e nën-Shkodrës. Ndonëse situata e rëndë ka hyrë në ditën e saj të 10-të, Bashkia më e madhe në vend nuk ka marrë mundimin as më të vogël të ofrojë ndihmën e saj sado modeste që mund të jetë për të dëshmuar në këtë mënyrë, së pari, solidaritetin me banorët të cilët u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore. Kjo indiferencë e qëllimshme e Bashkisë së Tiranës, në një kohë kur ndihma të konsiderueshme janë ofruar edhe nga bashkitë në Kosovë dhe Maqedoni, lidhet pikë së pari me urrejtjen tashmë të deklaruar dhe të shprehur nga kryetari i saj, njëkohësisht edhe kryetari i PS-së ndaj banorëve të këtyre zonave. Dy ditë më parë, vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, ishte në cilësinë e kreut të opozitës për të vizituar zonat e përmbytura, por me këtë vizitë ai vetëm sa e përforcoi faktin se po tenton të shfrytëzojë tragjedinë për qëllime personale politike. Ai nuk nguroi të provokojë banorët, të cilët po përjetojnë prej 10 ditësh një situatë të rëndë për shkak të tejfryrjes së lumenjve nga reshjet e dendura të dyjavëshit të fundit me deklarata cinike e me propagandë bajate. Por pasi hasi në irritimin e ashpër të banorëve dhe nuk gjeti terrenin e përshtatshëm për kultivimin e politikës së tij të trillimit në këto zona, Rama u kthye menjëherë në Tiranë i vrerosur, ku rinisi nga selia e PS-së propagandën trilluese, për të cilën u përzu dje nga Shkodra. Megjithatë, përpjekjet për politizimin e tragjedisë vazhduan duke dërguar në terren deputetët Dokle e Doshi, të cilët përveç deklaratave provokative ndaj banorëve, nuk shfaqën asnjë shenjë për ndryshim qëndrimi ndaj instrumentalizimit të fatkeqësisë për qëllime të ulëta. Ndërkohë, në shenjë hakmarrje ndaj banorëve të zonave të përmbytura pas incidentit të rëndë që provokoi dy ditë më parë, Rama ka mbledhur kryebashkiakët e majtë në të gjithë vendin, të cilët i ka paralajmëruar të mos japin asnjë ndihmë për zonat e përmbytura, duke thelluar edhe më tej politikën e urrejtjes ndaj kësaj zone. Pavarësisht se publikisht Rama ka tentuar ta paraqesë mbledhjen me krerët e bashkive të majta si një show në mbështetje të këtyre zonave, burime nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje thonë se qëllimi ka qenë tërësisht i kundërt. Ata janë urdhëruar që të shmangin iniciativat për mbledhjen e ndihmave për banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore me pretendime qesharake se nuk kanë fonde të mjaftueshme për t'u angazhuar në misione të tilla.

radiovisari.info
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

shume mire jua a ka bere ,mbilleni oriz tani se ngelet duke mbiell miser gjithe jeten ,pastaj edi cfare do haje per vete po jua dha atyre
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

edhe bashkia e Romes asnje ndihme nuk dha.... turp te kene
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

Jo valla une nuk pajtohemi ty Antari Rrespketuare sepse nuk e ki mire kete fjale qe shkru ne comen te lute rishkonje dhe nje here sepse si ka ndodhe kjo ne shqiper mundet me ndodhe dhe neve ne ks.
me shume Rrspket nga Qendrimi Bossi..
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

Sa turp qe bejne pdistat propogande.....
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

Sikur i ka ndihmuar Jozefinka keto,s'kane nevoje dhe per ndihmen e Rames.

Me vjen shume keq per situaten qe eshte krijuar,por ne nje fare menyre e kane kerkuar dhe cik vete keto banoret.Nuk ndertohen shtepite ku te gjesh toke bosh.
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

Jozefina nga shkodra e spo ben gje sala ne pushtet spo ben gje cfar edoni tani qe ti japi edi ncnc jo po flisni dhe per berluskonin qe spo ndihmon aman mos lini nam se jemi me dhimje koke.Arken e shtetit e ka sala ne dore te japi urdherin per ndihme ,edi leket qe ka ne bashki i do per vete te rregulloje tiranen ajo eshte detyra e tij ska per detyre te japi ndihma ne vendet e permbytura .Nje detyre te tille e kan ato qe kan pushtetin kshu qe prisni nga sala dhe nga josefina .
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

Ore po ca ti japin Sala dhe ca po i heq ato pak fonde qe i ka caktuar bashkive ku jane kryetar Socialista tani ato te shkodres kerkojne fonde
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

owww owww , pom vjen keq me fol drejt qe ju ka ndodh ishalla ju nihmon kush , ama me dal ne hajgare , koka ba si deti more shqipnia :D Sha zoti doni mi ba dy jo se nja nuk po ju mjafton :P hahahha
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

Zoti Rama!

Juve nuk duhet te vini verdalle si pula pa koke, por duhet ti vendosni pikat mbi i.
Lerini metaforat, dhe mos i harxho fisheket per laraska.
Fol konkretisht! Jep emra dhe ngjarje konkrete.
Kerko hapur te shpallet gjendja e jashtezakonshme.
Mos u sill katastrofes rrotull, por cileso se edhe mos veprimet e Bamir Topit dhe Ina Rames jane me e pakta veper penale.
Ne fakt ajo cka nodhi dhe po ndoh ne trojet tona pas 1990-tes eshte tradheti e hapur kombetare.
Shqiptaret kane per te vepruar zoti Edi, ndaj shpejto se do te ngelesh shume prapa me faj e me turp.
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

eshte nje moment qe duhen lene anet e politikes apo private menjane dhe te shohin cmund te bejne per ato njerez qe jane ne dore te fatit.......jemi shqiptar dhe duhet te ndihmojme njeri tjetrin
 
Titulli: Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

cat-woman,

Duhet crrenjosur e keqja, ndryshe jemi destinuar te zhdukemi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back