"Isha martuar, me hoqën të drejtën për ne Miss World"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
"Jam 1.74 e gjatë, përmasat i kam 90-60-90 dhe peshoj 52 kg". Jeta e një vajze të bukur, diploma për Mjekësi dhe vazhdimi i studimeve për Drejtësi
Rrëfimi i Aurela Hoxhës!

Ka përfunduar studimet e larta për Mjekësi, por nuk ka punuar asnjë ditë në këtë profesion. Pasioni i saj i hershëm është moda dhe puna që i ha më shumë kohë gjatë ditës. Ajo është Aurela Hoxha, një Miss Albania e mbetur në "tentativë" për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss World.

Dhe kjo, jo për shkak se nuk plotësonte kriteret e bukurisë, por për një fakt tjetër, ishte martuar 3 ditë para se të shkonte në këtë event. Diçka që e kishte ëndërruar ndodhi në jetën e saj, por ashtu pa pritur ajo ëndërr u prish, dhe Aurela mori përgjigjen që Celebrimi nuk të lejon të përfaqësosh vendin tonë në atë spektakël bukurie.
Keni marrë pjesë në shumë aktivitete bukurie, më i fundit ka qenë Miss Albania, na tregoni pak për këtë eksperiencë?

Duhet të them që nuk kam marrë kurrë pjesë në kompeticione bukurie, pasi nuk ka qenë ky qëllimi im, kam pasur të tjera prioritete në jetë, si studimet, apo botën e televizionit, pasarelat e të tjera. Miss Albania ishte krejt tjetër gjë, duhej të përfaqësoja Shqipërinë në Miss World dhe duke qenë se oferta mu bë nga një person i besuar dhe për një gjë kaq të rëndësishme pranova me kënaqësi.

U mor vesh që pati një incident, ju hoqën kurorën dhe të drejtën për të qenë ju përfaqësuesja e Shqipërisë, pse?

Jo, nuk me është hequr kurora apo titulli, asgjë e këtij lloj, thjeshtë unë nuk mund të shkoja të konkurroja në Miss World për shkak të celebrimit tim, gjë që unë nuk e dija deri në momentin e fundit, kështu që u desh një vajzë tjetër të më zëvendësonte, dhe të përfaqësonte Shqipërinë në Miss World.

اfarë problemi ka të jeni e martuar dhe të jeni Miss?

Por... nga vetë titulli Miss, do të thotë të jesh zonjushë që nuk mund të kesh qoftë dhe me dokument një burrë, pastaj për zonja ka një konkurs tjetër me titull Mrs. Që do të thotë mund të jesh jo vetëm e martuar, por dhe me fëmijë.

Kur iu hoqën kurorën, u penduat që ishit martuar... të paktën të mos i kishit bërë dokumentet...?

Jo, bashkëshorti im është zgjedhja më e mirë që kam bërë në jetë. Nuk mund të pendohem për asnjë moment, pasi ai është, tashmë, pjesë e jetës sime, sigurisht që unë doja të shkoja si përfaqësuese e Shqipëri në Miss World, dhe, sigurisht, që anulimi në momentin e fundit më mërziti, por asnjëherë në atë pikë sa të pendohem për njeriun që kam në krah.

اfarë ju tha bashkëshorti për këtë pjesë?

I erdhi keq, pasi unë isha angazhuar shumë në atë projekt, qoftë emocionalisht, plus lodhjet përgatitje. Por, me idenë që do ketë gjithmonë një projekt tjetër që do të më mbushë pak boshllëkun që la kjo gjë.

U ankuat diku, apo gjithçka ishte e kotë?

Nuk kishte me kthim, pasi, siç thash më lart, ndodhi momentin e fundit dhe ato ishin rregulla që nuk thyheshin për asnjë lloj motivi, kështu që ishte e kotë.

Ju erdhi keq që humbët mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në një eveniment bukurie?

Sigurisht, do të kishte qenë një eksperiencë e bukur, por fati donte që unë të mos isha përfaqësuesja, por licenciatoria. Them këtë, pasi agjencia ime, pas këtij incidenti, bleu disa licenca për sa i përket kompeticineve të bukurisë botërore, si "Quën of the World Albani", apo "Quën of Europ Albania", "Quën of Univers Albnia" dhe "Mrs Glob Albania".

Dy nga këto evente, tashmë, i kemi realizuar në Shqipëri për këto vite, madje dhe përfaqësueset tona ishin në kompeticionet përkatëse dhe u kthyen dhe me çmime, gjë që me lumturon vërtetë shumë, pasi kam mundësi që këtë ëndërr t'ia realizoj vajzave të tjera shqiptare.

Ku jeni njohur me djalin që tani e keni bashkëshort?

Në një pallat si me Jovan Bregun, (qesh). Vërtet unë pasi bleva shtëpi në Tiranë, pasi për vite me radhë kam jetuar në Durrës. Bleva shtëpinë një kat me lart Adit, bashkëshortit tim, aty filloi gjithçka, unë isha e vogël atëherë, vetëm 16 vjeçe, e megjithatë ishte dashuria ime e parë dhe e madhe që më bëri të vendos një gjë kaq të rëndësishme në një moshë kaq të vogël.

ثshtë ai xheloz për ty, punën, kontaktet?

Adi është shumë i kuptueshëm dhe një ndihmë e madhe shpirtërore për çdo iniciativë apo projekt që ndërmarr, xhelozia nuk ka pasur kurrë vend në marrëdhënien tonë, pasi ne jemi rritur bashkë dhe raporti është i bazuar mbi të gjitha mbi besimin reciprok.

Cila është diploma juaj e parë dhe çfarë shkolle po vazhdoni tani?

Kam mbaruar një fakultet Mjekësie, ndërkohë që këtë vit diplomohem për Drejtësi, punë që merrem non stop është agjencia dhe revista e modës, plus organizimet e eventeve të ndryshme të bukurisë, për të cilat kam marrë licencat.

اfarë do t'i kërkoni babagjyshit t'ju sjellë për këtë vit?

Pyetje e bukur, kjo. Shpresoj që gazeta të bie ne dorën e babagjyshit që mos t'i bëj kërkesë të dytë... bëj shaka, ndjehem goxha e plotësuar dhe nuk kam diçka që e dëshiroj shumë dhe që nuk e kam, por shpresoj të marr shumë dhurata se ato i japin ngjyra festave.

Aurela, si ndiheni këto dita para festave?

Jam e lumtur... festat më mbushin me një lloj ndjesie të veçantë që asgjë nuk me duket e pamundur, atmosfera e ngrohtë, qyteti i mbushur me lëvizje, njerëzit me një pamje më të lumtur se gjatë gjithë vitit, të gjithë vrapojnë të bëjnë dhurata pa fund, familjet që duken më të bashkuara se kurrë, gjithçka të çon drejt një ndjenje lumturie.

Të frymëzon kjo lloj atmosfere?

Më frymëzon dhe me ndihmon që mos të shoh gjërat bardh e zi, gjithçka shoh me ngjyrat e festave, dhe mos të ndjej as këto ditë të ftohta që po kalojnë, ndjehem e mbushur, dhe një ngrohtësi shpirtërore që vetëm magjia e festave mund ta sjellë. Për mua duhet të jetë gjithmonë festë, gjithmonë atmosferë e tillë.

Ju, tashmë, i jeni futur botës së modës, kur kanë qenë fillimet tuaja në këtë fushë?

Fillimet e mia në këtë fushë janë që herët, pasi unë e kam dashur të bukurën, dhe kam marrë informacion për të që e vogël, kur ndoshta nuk kisha mundësitë për të qenë pjesë e pasarelave apo e botës së modës, për shkak të moshës, por isha aq e lidhur me ketë fushë sa që merrja informacion dhe përgatitesha çdo ditë që në një të ardhme të jem këtu ku jam tani, me një agjenci mode dhe një reviste gjithashtu, ka qenë ëndrra ime që pas shumë preokupimesh pas shumë pune me projekte me një staf të mrekullueshëm që mbajnë peshën e kësaj gjëje të bukur që tashmë quajmë kompania "AS" , kanë qenë të vështira fillimet, siç vazhdon të jetë edhe tani, puna, pasi në pretendojmë të arrijmë majat e të sjellim ndryshimin në fushën e modës këtu në Shqipëri, është e para dhe e vetmja agjenci që funksionon me të gjitha parametrat evropiane, dhe jam e lumtur që ëndrra ime po vazhdon të bëj realitet dhe mijëra ëndrra të shumë vajzave shqiptare.Shekulli
 
Titulli: "Isha martuar, me hoqën të drejtën për ne Miss World"

Asgje te keqe ska qe ia kane hequr, ajo nuk eshte me "Miss"... (psh ne usa ka konkurs bukurie per ato te martuarat "Mrs. USA")

Suksese me punet e saja, mire ka ecur dhe pa konkursin e Miss World.
 
Titulli: "Isha martuar, me hoqën të drejtën për ne Miss World"

ca zhgenjimi....un do e kisha mar shum keq.....imagjinoj veten.....
 
Titulli: "Isha martuar, me hoqën të drejtën për ne Miss World"

ka akoma shanse ne jete njeriu
 
Titulli: "Isha martuar, me hoqën të drejtën për ne Miss World"

ka realizuar sh endraa,x nje te parealizaur asgje nuk ndodh,nuk vdes kush...
mund te bej sh gjera te tj...te bukura :D
 
Titulli: "Isha martuar, me hoqën të drejtën për ne Miss World"

Epo te trashegohet ...mire qe suksese si urojme dot ...mqs ja paskan heq te drejten .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top