Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Besëlidhja e Lezhës, Berisha: Me Skënderbeun fitoi dhe Kosova

51877.jpg

LEZHE - Përkujtohet 568-vjetori i Kuvendit të Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar. Në festimet e organizuara marrin pjesë kryeministri Berisha, personalitete të larta të vendit, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Në ceremoninë me moton “Dita e Besëlidhjes”, e mori fjalën i pari kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, i cili theksoi se kjo datë jeton e gjallë në të gjithë mendjet e shqiptarëve. Më pas përshëndeti këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Te pranishem ne ceremoni, ishin, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi. Në program ishte parashikuar ardhja e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, por ne ceremoni i pranishëm nga Kosova ishte Kuçi dhe nënkryterari i Kuvendit të Kosovës. Në ceremoni munguan përfaqësues nga opozita.

Në fjalën e tij me rastin e kësaj date historike, kryeministri Sali Berisha ngriti lart figurën e Gjergj Kastriot, Skënderbeu, Hero Kombëtar. Berisha theksoi se vizioni për liri i Skënderbeut udhëhoqi shqiptarët ndër shekuj duke fituar luftra njëra pas tjetrës, mes tyre dhe clirimi i Kosovës.

“Shqiptarë në këtë vend lidhën besën e kështu vijuan në shekuj, ia dolën dhe u bashkuan në fund të dhjetëvjecarit të shekullit që kaloi për clirimin e Kosovës dhe Kosova është e lirë. Sot ne bashkohemi me gjithë trevat si qytetarët të lirë, në këto troje. Por, ne nderojmë sot veprën më madhore të prijësit tonë legjendar, Skënderbeu. Burri që qëndroi me trimërinë më të madhe ndaj superfuqisë më të madhe të kohës ka frymëzuar shqiptarët, ka sakfrikuar liritë dhe cështjet e tyre. Idealet qe frymëzuan Skënderbeun, frymëzuan shqiptarët. U dha zemër Skenderbeu, organizuan kryengritjen më të madhe të Kosovës, u frymëzuan nga skënderbeu dhe trimëria e tij dhe renditën vendin në koalicionin fitimtar, dhe kjo se është i pavdekshëm Skënderbeu në zemrat e tyre”.

PROGRAMI ARTISTIK
Një trupë artistike nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të interpretojë një program artistik të larmishëm me nota patriotike. Mësohet se ndër pjesët që do të interpretohen do të jenë: "Himni i flamurit" me tekst të Gjergj Fishtës e muzikë të Lec Kurtit; nga opera "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" interpretohet aria e Skënderbeut "Lirinë s'ua solla unë" nga Erlind Zeraliu dhe aria e Donikës nga Eriona Gjyzeli, si edhe koralja "Po na thërret atdheu o burra"; fragment nga muzika e filmit "Skënderbeu" të اesk Zadesë e koralja e Pjetër Gacit, "Gryka e Kaçanikut".

Më tej, nga opera e Kristo Konos "Lulja e kujtimit" interpretohet dueti i Olimbisë dhe Dhimitrit e finalja me soliste Ramona Tullumanin dhe Denis Skurën. Pritet të ketë edhe recitime të dy aktorëve të Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, solistë të Shtëpisë së Kulturës në Lezhë do të këndojnë këngë të ndryshme si "Besëlidhja e Lezhës", "Himni i Kastriotëve", "Buketë me këngë polifonike", pas të cilave do të interpretohet "Vallëzimi i Shqipeve".

(d.b/er.nu/BalkanWeb)
 
Pe: Besëlidhja e Lezhës, Berisha: Me Skënderbeun fitoi dhe Kosova

Po o Berishe po , ti ke te drejte por nje pyetje kam une: PO TI KUR DO IKESH QE TE FITOJME EDHE NE POPULLI SHQIPTAR???(Mos harro te marresh edhe Edin me vete kur te ikesh).
Jam plotesisht dakord qe te kremtohen te gjitha datat e shenuara te kombit shqiptar por perse politikanet tane i kremtojne festat nje here po, 77 here jo dhe 777 here ndoshta???
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back