sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Për festa dhuroni dhëmbë
Mos i hidhni dhëmbët e vjetër, sepse artistja Polly van der Glas do t’i rregullojë ato në një unazë interesante, të cilën mund t’ia dhuroni të dashurve tuaj.
Polly van der Glas krijon unaza nga dhëmbët e njerëzve, ndërsa mund të porositen edhe qafore të cilat zbukurohen me një dhëmb të vetëm.
Artistja e re nga Melburni pranon se e ka të vështirë që të sigurojë dhëmbët e njerëzve, dhe rrallëherë merr ‘donacione’.
“Me vite të tëra grumbulloj flokë, dhëmbë dhe thonj, të cilët i përgatis në punëtorinë në banesën time, ndërsa ngjyrat dhe teksturat e tyre, janë thjesht të jashtëzakonshme”, thotë ajo.
Dhëmbët sterilizohen para përdorimit, dhe pastaj vendosen në unazat e argjendta. Një unazë kushton 250 funte britanike. /Telegrafi/