
Një kaos i vërtetë mbizotëron në të gjithë Turqinë, pasi qyteti Van, ka pësuar një goditje aq të rëndë saqë në të vërtetë e fshin atë nga harta. Dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe deri tani ka 50 të plagosur, dhe vlerësimet e tmerrshme flasin për 500 deri në 1.000 të vdekur.
Një deklaratë e re nga Instituti Sizmologjik i Kantilli në Stamboll flet për tërmet me magnitudë 8-9 Rihter, ndërsa më herët raportuan se tërmeti ishte 7.2 Rihter dhe pak më herët 6,6 Rihter.
Ndër këto ndërtesa thuhet se janë shembur konvikte dhe hotele. Vetëm në lagjen Ertzis të qytetit Van u rrëzuan 25 ndërtesat dhe një konvikt.
Zyra e Kryeministrit turk njoftoi se tërmeti i fuqishëm që goditi qytetin Van ka shkaktuar shumë dëme edhe në njerëz,madje dyshohet për shumë të vdekur,njoftoi agjencia e lajmeve Anatolian. (NewsIt.gr)