Vlorë, kaos nga largimi i emigrantëve drejt Italisë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Fluksi i madh i emigrantëve që duan të largohen nga Shqipëria në drejtim të Italisë ka shkaktuar mesditën e sotme kaos dhe trafik në Portin e Vlorës dhe në brendësi të qytetit.

Një numër i madh automjetesh janë parkuar drejt Portit të Vlorës dhe presin në radhë për tu larguar me tragete nga Shqipëria. Shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, Adriatik Huti bëri të ditur se automjetet e parkuara brenda ambienteve të Portit kanë shkaktuar kaos dhe trafik të madh.

Moria me njerëz, ku nuk mungojnë gratë dhe fëmijët presin në radhë për tu larguar nga Shqipëria. Sipas Hutit zhvendosja e automjeteve nga rrugët në drejtim të ambienteve të Portit është bërë për të zhbllokuar rrugët kryesore në Vlorë që këto ditë vere po frekuentohen shpesh nga turistët, sidomos fundjavave.

Shefi i qarkullimit rrugor për Vlorën shton se kaosi është shkaktuar pasi edhe agjencitë e udhëtimit kanë shitur bileta më shumë se kapaciteti i lejuar në tragete, ndaj emigrantët janë drejtuar dyerve të Portit me shpresën se do të largohen që sot. Policia ndërkaq u bën thirrje emigrantëve që të devijojnë rrugët e brendshme të Portit për të mos rënduar më tej situatën e krijuar.*gazeta start*
 
po po tani ka ardh 15 diteshi i 2te i gushtit
qe mbush sot transballkanikia rrafsh as motori sftej dot
pa le si ishte vl-skele
puuuuuuuuuuuuuuuuuu
 
se di se skam hyp noi her
kur te me besh dokumentet x vize turistike do te ta them
po di qe jan sh te kripura sivjet
 
pse jemi te fiksum ne shqiptaret me i kalu pushimet tte gjithe ne nje peru\iudhe kohe??? sa kot.
 
per zvet... nje bilet nga vlora ne brindisi kushton nga 40 ne 60 euro per person +taksen e imbarkimit qe te marrin kur hyn ne port.... ne vlore gjithmon ka qene dhe do te jete keshtu rremuje.... perderisa shteti shqiptar nuk do ve kontroll mbi agjensite e biletave dhe tu heq licensat agjensive qe shesin bileta mbi kapacitetin e duhur.... ne gjithe boten funksionon prenotimi i biletes me date kthimi... ne vlore jo, biletat priten me date te hapur keshtu i bie qe te gjithe personat qe kan nje bilet kthimi per ne itali vendosin te ikin ne te njejten dite... dmth dy- tre ditet e fundit te pushimeve.... dhe rezultati eshte kaos total....
un per vete e kam zgjidh kete problemin e kaosit ne vlore.... kur shkoj ne shqiperi kthehem nga gumenica rehat rehat
 
Mbaroj pushimi Italise?

Ca do te thuash me kete???

E sa kushton nje bilet me traget per itali?

normalisht kushton 20 + 5 per personat dhe 20 + 10 per makinat...ne keto data shkon deri te 35 + taksat te njejta...po ishe shume i nevojshem per bilete casti e kap dhe me 50.....te gjitha keto jan euro

pse jemi te fiksum ne shqiptaret me i kalu pushimet tte gjithe ne nje peru\iudhe kohe??? sa kot.

Se po te punosh duhet ta dish qe pushime ke ne gusht dhe ne dhjetore-janar...jan shume te pakte ata qe kan pushime jashte ketyre datave.

per zvet... nje bilet nga vlora ne brindisi kushton nga 40 ne 60 euro per person +taksen e imbarkimit qe te marrin kur hyn ne port.... ne vlore gjithmon ka qene dhe do te jete keshtu rremuje.... perderisa shteti shqiptar nuk do ve kontroll mbi agjensite e biletave dhe tu heq licensat agjensive qe shesin bileta mbi kapacitetin e duhur.... ne gjithe boten funksionon prenotimi i biletes me date kthimi... ne vlore jo, biletat priten me date te hapur keshtu i bie qe te gjithe personat qe kan nje bilet kthimi per ne itali vendosin te ikin ne te njejten dite... dmth dy- tre ditet e fundit te pushimeve.... dhe rezultati eshte kaos total....
un per vete e kam zgjidh kete problemin e kaosit ne vlore.... kur shkoj ne shqiperi kthehem nga gumenica rehat rehat
Tani keto biletat ti i paske dhe me suit me duket qe te kushtokan kaq, taksen e imbarkimit e paguan me bileten. Kush eshte ai budalla qe ne 15 dite pushime kthehet ne nje vend, qe punon per nje vit te tere, kthehet pas 7 8 dite pushimesh??? Zgjidhja eshte shume e thjeshte, kur ka fluks si tani dhe ka 7 a 8 vjete qe eshte keshtu. Ne kete periudhe fluksi, futi 2 tragete te tjere pasdite qe udhetojne naten, te shohesh ti si gjendet zgjidhja. Sa per punen e biletes se prenotuar, shqiptarit i dihet mendja, po ja beri fap niset dhe ne seconde keshtu qe sdo te jete i vartur nga nje date. edhe sa per punen e gumenices, shume nga ata qe vijne me pushime, jan me ricevute qe dmth "nga hyn del". Po dhe policia e ka cik fajin ketu se ata smbajne dot trafikun vlore skele neper kryqezime do mbajne emigrantet te porti, presin si ata vjete nga nje euro te te kalojne para.
 
jo mor lali jo... se me 20 euro eshte bileta e te miturve nga 4-12 vjec.. + qe makina kushton 70 €... nuk e di se ku i pret ti biletat po cmimi eshte 60 poltrona dhe 50 ponte qe te marresh edhe suit te kushton nga 80-100€...
 
Cdo vit krijohet kaos ne portin e Vl,arrin trafiku ne mes te qytetit .

Une e di qe bileta kushton 30 deri ne 40 euro.
 
Sa lireeee... lum ata qe jane afer shqiperise shkojne sa here te duan. Qe ketej 1300 dollar ben vetem bileta, pale te tjera.

Qe ska rregull ne shqiperi nuk ka, kjo tregohet nga cdo lajm qe jepet. Po prap e duam, eshte shqiperia jone.
 
jo mor lali jo... se me 20 euro eshte bileta e te miturve nga 4-12 vjec.. + qe makina kushton 70 €... nuk e di se ku i pret ti biletat po cmimi eshte 60 poltrona dhe 50 ponte qe te marresh edhe suit te kushton nga 80-100€...

hahahahhahahahahhahahahhahahahhaha ty lali te paskan qejf ata te biletave...sic tha dhe Ida bileta 30 euro kushton MAX ne muajte normal (dhe jo) ndersa ne gusht fusin ne xhep nje 10 me teper!!! femijet jan gjysme cmimi.

50 euro me kushtoje bileta me poltron per ne greqi... bah se ku i marrke biletat ti lol.....
 
Ca do te thuash me kete???



normalisht kushton 20 + 5 per personat dhe 20 + 10 per makinat...ne keto data shkon deri te 35 + taksat te njejta...po ishe shume i nevojshem per bilete casti e kap dhe me 50.....te gjitha keto jan euro



Se po te punosh duhet ta dish qe pushime ke ne gusht dhe ne dhjetore-janar...jan shume te pakte ata qe kan pushime jashte ketyre datave.


Tani keto biletat ti i paske dhe me suit me duket qe te kushtokan kaq, taksen e imbarkimit e paguan me bileten. Kush eshte ai budalla qe ne 15 dite pushime kthehet ne nje vend, qe punon per nje vit te tere, kthehet pas 7 8 dite pushimesh??? Zgjidhja eshte shume e thjeshte, kur ka fluks si tani dhe ka 7 a 8 vjete qe eshte keshtu. Ne kete periudhe fluksi, futi 2 tragete te tjere pasdite qe udhetojne naten, te shohesh ti si gjendet zgjidhja. Sa per punen e biletes se prenotuar, shqiptarit i dihet mendja, po ja beri fap niset dhe ne seconde keshtu qe sdo te jete i vartur nga nje date. edhe sa per punen e gumenices, shume nga ata qe vijne me pushime, jan me ricevute qe dmth "nga hyn del". Po dhe policia e ka cik fajin ketu se ata smbajne dot trafikun vlore skele neper kryqezime do mbajne emigrantet te porti, presin si ata vjete nga nje euro te te kalojne para.

Pse a nuk dynden te gjithe pushuesit ne nje 15 ditesh te vetem dhe atehere as hotel nuk gjen dot dhe te gjithe thone se kete 15-ditesh kemi pune te tjeret jo dhe aq. Dhe nga kjo perfitojne dhe ngrene cmimet, nga ana tjeter trafik i papare etj etj. Me zor gjeje nje dhome dhe ne Qeparo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top