10 Gjëra: Femrat me mire se Meshkujt

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
10 gjëra që femrat i bëjnë më mirë se meshkujt

better-immunity-lgn.jpg

1. Po evulohemi më të bukura
Një studim i fundit zbuloi që femrat po bëhen edhe më të bukura, ndërsa meshkujt po qëndrojnë njëlloj. Pas qëndrimit me 2,000 njerëz në katër dekada të jetës, studimi zbuloi që femrat e bukura kishin 16 përqind më shumë fëmijë se sa një femër me pamje normale. Gjithashtu ciftet që konsiderohen te bukur nga pamja e jashtëme, kanë një shance prej 36 përqind që fëmija i tyre i parë të jetë femër. Gjithë këto goca të bukura do të thotë gra më të bukura se ato në të shkuarën.

2. Ne i shpëtojmë aksidenteve më shpesh
Pak e trishtushme, por e vertete: Sipas një studimi të bërë nga Carnegie Mellon Univeristy, shanci që meshkujt vdesin në një aksident automobilistik më shumë se femrat është 77%. I dashuri ose burri juaj duhet t'ju falenderojë kur thoni "Vër rripin e sigurimit!"

3. Jemi më të shpejta për të gjetur mbështetje
Një sondazh ku morrën pjesë 2,000 njerëz, tregon se femrat janë më të afta se burrat kur vjen puna për të folur për problemet e tyre. 53% e femrave flasin me shoqet e tyre për gjëra të cilat i stresojne ato, kundër 29% të meshkujve.

4. S'largohemi shpejt
Sipas statistikave të punës, 80% e personave që kanë humbur vëndin e punës që nga Dhjetori i 2007-tës kanë qënë meshkuj. Uuuuu. Kjo pasi fushat e dominuara nga meshkujt kanë pësuar humbje, si financë dhe kompanitë. Sa keq... po s'ka gjë, ka ardhur koha që meshkujt t'i futen fushës së infermierisë dhe arsimit.

5. Diplomohemi me shpesh nga një universitet
Ne e dimë që pjesa më e madhe e studentave të rregjistruar janë femra. Sipas statistikave arsimore, përqindja e femrave që marrin diplomën universitare është më e madhe se ajo e meshkujve. Meshkujve u duhet më shumë kohë për të arritur një diplomim në krahasim me femrat.

6. Hamë gjëra më të shëndetshme
Një sondazh ku morrën pjesë më shumë se 14,000 njerëz, i bërë nga Universiteti i Minnesota-s, tregoi se femrat zgjidhnin të hanin ushqime më të shëndetshme në krahasim me meshkujt. Ndërsa burrat hanë më shumë mish e ushqime të gatëshme, femrat zgjedhin fruta dhe perime. Këtu nuk do flasim për embëlsirat...

7. Kemi një sistem më të fortë imunitar
Prandaj meshkujt merakosën edhe kur i zihen pak hundët- femrat kanë një sistem imunitar më të fortë se meshkujt. Nësë do të ndodhtë një betejë me trupet tona, femrat kanë armën sekrete: estrogjenin. Një studim i Universitetit të McGill, tregon se estrogjeni i jep femrave forcën për të luftuar infeksionet. Kjo sepse estrogjeni përballet me një enzime që qëndron në rreshtin e parë për të penguar hyrjen e viruseve dhe bakteries.

8. Jetojmë më gjatë
Sipas një studimi nga Neë England Centenarian, nga gjithë popullësia botërore mbi 100 vjecë, 85% e tyre jane femra. Zakonisht, femrat vazhdojnë të jetojnë 5 deri në 10 vjet më shumë se meshkujt.

9. Menaxhojmë më mirë, sidomos në këtë ekonomi
Kjo është pak kundërshtuese, por ekspertet janë të sigurtë që femrat janë bose dhe menaxhere më të suksesshme sepse dëgjojnë më shumë, zgjidhin probleme, bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë. Sipas një artikulli në Daily News, Jay Forte, një ekspert menaxhimi thote "Ekonomia për momentin do njerëz që motivojnë. Femrat lidhen me tepër me punën dhe përgjegjësinë në krahasim me burrat, dhe gjithashtu kanë më shumë pasion për atë që bëjnë."

10. Investojmë më mirë
Një studim i 100,000 dosjeve tregon se fermat investojnë më mirë se meshkujt (18% femrat dhe 11% meshkujt). Ky rezultat është i tillë pasi femrat janë më të kujdesshme dhe mendojnë më shumë për një të ardhme.

Përktheu për FV,
KarameleZana

Këto janë statistikat...! :kercim:
 
Last edited by a moderator:
Sa te verteta mi Karamele keto :)....Shume me pelqekan :D....Ne milimeter i paskan qelluar :D

P.S. Urime dhe per mundimin qe ke mare per ta perkthyer dhe per ta nda me ne :kiss
 
10 gjera mund te jen ne anen tuaj ndersa 10 miliona te tjera vertetojne se this is a MAN'S world..!

Na numro dhe ti nja 10 prej tyre :D, hic me shume :D
 
Na numro dhe ti nja 10 prej tyre :D, hic me shume :D

Seriozisht e ke ?
Ktu un po shof vetem sondazhe e studime, askund fakte. Po mendoj asi lloj fakte qe gjat gjithe historise njerzore un skam degjuar tket pas dijetare femer ose shkenctare qe ka bere nje zbulim epokal. Ndersa per qe hani gjera me te shendetshme e pranoj, sepse jeni aq naive sa per vete pergadisni me mire se sa per burrin apo misafiret :p
Un ju kisha kshilluar mos tju duket vetja e zgjuar per derisa lexoni sondazhe e studimete te tilla qe menaxhohen nga ndonje shoqate e grave profesionaliste afariste e propaganduese, sepse nje shprehje thote " Kur nje grua deshiron rastesisht ta konsiderojne te mençur, ajo me nje gjest kesisoji vetem e dyfishon budallallekun e vet "

Tung :espuls:
 
Ke mundesi te lutem mos te maresh vrull kaq shpejte. Mos u hidh perpjete gjasme di une shume gjera.

Po qe se pretendon se je me i zgjuar se une atehere e din ate opsionin/zgjedhjen se mund dhe mos t'ju besosh studimeve dhe sondazheve? Nuk te detyron njeri me zore te mendosh se jane te vertata, a se une a ju besoj a jo, ajo eshte puna e imja.

Ske nevoj per pallavra te ketij tipi. Shih me mire ti mos e trefisho budallallekun tend me keto deklarata te ''mencura''.

Tung dhe ti e ke!

P.S. Me falni per daljen nga tema, por keto komente dhe replika injorante nuk i kaperdij dot!
 
P.S. Me falni per daljen nga tema, por keto komente dhe replika injorante nuk i kaperdij dot!

Smund te dalesh nga tema kur as nuk hyn ne te LOL
Ne emer te te gjithe anetarve po ta them se e falme je, edhepse replika ime ishte aq e sakte sa ti nuk munde dot ta pranosh nje te vertete jo te nxjerr nga sondazhe e studime por e bazuar ne fakte historike qe mos e paqe dite, Ajnshtajni nuk ishte femer, as Galileu e Marksi apo Nikola Tesla.
Ti mburresh me rastin e aksidenteve, kinse ju femnat i shpetoni ma shpesh. Po ku mos te shpetoni kur shumica as nuk keni patente, edhe po te kishit prisni deri ne ditlindje ose per 8 mars qe burri tju lejoj ta vozisni makinen.
Pastaj statistika tjeter thot se s'largoheni shpejte nga puna. Por ama kjo statistike nuk tregon se nje perqindje shume e madhe e femnave as qe jan te punsuara. Duke i veçuar disa raste te rralla si ai i parlamentit suedez ku mbi 50 % e deputeteve jan femna, ndersa ne shume vende tjera te botes dyert per ti pranuar femnat ne pune jane te hapura aq sa po te jen ne konkurse 10 vende te lira, me se shumti njeri prej tyre i dedikohet femnes, ose asnjeri.
Mua sme mbetet tjeter vetem se me kto pak aftesi qe kam te bej nje zbulim ku do ti tregoj botes se ne krahasim me Shqiperine, ne Presheve numri aksidenteve ne trafik eshte aq here me i vogel sa sja vlen as te permendet ne shifra. Por ama ky zbulim as qe duhet marre parasysh, sepse Presheva ka rreth 40 mij banore kundrejt Shqiperise me mbi 4 milion.

p.s. me mire te jesh injorante se sa i/e paditur !
 
Realisht po dyshoj se edhe artikullin nuk e ke lexuar ose ose e ke lexu po nuk e ke kuptu. E ke te qarte se nuk po behet fjale per femren si zbuluese, si luftetare, apo per cfar tjeter ty mund te te shkoj ne mend. Me shume eshte nga ana psikologjike dhe nga ana e karakterit te femres... Po ta thjeshtoj pak qe ta kuptosh.

1. Po evulohemi më të bukura – kjo flet se qendrojme me te reja nga ju se i kushtojme vetes me shume rendesi se sa ju meshkujt. Behet fjele per pamjen e jashtme, se mos nxehesh kot.

2. Ne i shpëtojmë aksidenteve më shpesh – jemi ndoshta pak ne numer (edhe pse mos i mer vetem femrat vozitese shqiptare ti ne konsiderate se behete fjale per nje studim qe ka perfshi femrat ne bote ) por jemi me te sigurta. Vozisim me ngadale, me me kujdes, dhe shume rralle ne gjendje te alkoolizuar.

3. Jemi më të shpejta për të gjetur mbështetje – me shume ju hapemi per probleme prinderve, motrave shoqeve e miqve. Gjejme mbeshtetje me lehte.

4. S'largohemi shpejt – e thot vete artilli arsyen :
Sipas statistikave të punës, 80% e personave që kanë humbur vëndin e punës që nga Dhjetori i 2007-tës kanë qënë meshkuj.Kjo pasi fushat e dominuara nga meshkujt kanë pësuar humbje, si financë dhe kompanitë.

5. Diplomohemi me shpesh nga një universitet – dhe ketu mos u bazo shume ne femrat shqiptare te cilat ne nje numer nuk vazdojne shkollimin per arsyet qe duhet ti dish ndoshta. E pse diplomohemi me shume se meshkujt e ke ne artikull perseri ne baz te statistikave.

6. Hamë gjëra më të shëndetshme – perseri dhe ketu kujdesemi per veten cfar hame, cfar pime, hame gjera te shendetshme pa yndyra pa keto gjera.

7. Kemi një sistem më të fortë imunitar – kemi esterogjenin ta thote ne artikull.

8. Jetojmë më gjatë – ja disa arsye:

Ne rradhe te pare eshte vonesa e problemeve kardio-vaskulare tek femrat. Femrat perballen me probleme te tilla 10 vjet me vone se meshkujt, ne moshen 70-80 vjecare ndersa meshkujt ne moshen 50-60.

Nje mundesi tjeter pak me e komplikuar eshte Kromozoni X, tek femrat gjenden dy kromozone X, X ndersa tek mashkulli gjenden X, Y. gjate plakjes dhe vdekjes se qelizave tek mashkulli ka me shume mundesi per demtim sesa tek femrat ku disa qeliza mbijetojne si rezultat i variacionit te Kromozonit te dyte X ndersa meshkujt nuk e kane kete shanc.

Arsye te tjera pse meshkujt kane jete me te shkurter jane; “stuhite e testosteronit” te cilet perjetohen nga meshkujt ne adoleshence dhe te 20-tat e tyre, variacioni dhe sasite e medhaja te ketij hormoni shkaktojne ndryshime te medhaja ne sjelljen e tyre. P.sh. pijne shume alkol nuk vendosin rripin kur jane ne makine dhe jane me agresive me armet etj., sjellje qe shkaktojne vdekje ne moshe te re. Si rregull jane 3 gjera qe meshkujt kane ne disavantazh nga femrat. Pijne shume here me shume duhan se to, dhe ata hane ushqime me nivele te larta kolesteroli.

Nje arsye tjeter ndoshta eshte reagimi ndaj stresit. Meshkujt ndryshe nga femrat tentojne ta mbajne brenda, ta fshehin, kurse femrat e kane me kollaj ta shprehin te lehtesohen. Stresi luan nje rol shume te rendesishem tek semundiet kardio-vaskulare.

9. Menaxhojmë më mirë, sidomos në këtë ekonomi – motivojme me shume, jemi me pergjegjes dhe me te perkushtuar ndaj punes.

10. Investojmë më mirë – e mendojme ndoshta me shume te ardhmen.

Cka ketu per aq shume debat.???? Nuk te thote kush se ne bote ka me shume zbulues femra se meshkuj, me shume fitues te cmimeve ne lemi te ndryshem se sa meshkuj, se jemi me te forta se ju ne fizik dhe gjera te ketij tipi. Shif lexo dhe njehere artikullin ndoshta me me pak maskilizem ne vete do e kuptosh me mire.

P.S. E shoh se dhe keto dy gjera i ke ngateruar, dhe i paditur dhe injorant eshte njelloj. Injoranca = padituri, padije, mungese arsimi.
 
Redaktimi i fundit:
e drejte dhe e gjithe kjo ndodh ne shpatullat e mashkullit se 1 te hapme kembeve ju merni cte doni ja pse i beni me mire gjerat
 
KarameleZana
9. Menaxhojmë më mirë, sidomos në këtë ekonomi
Hahhahaha sa kam qesh me kte. Por kto leket pse nuk i fitoni ju femrat atehere?
Ajo e aksidenteve edhe ka mundesi.Me te tjerat nuk jam dakort.
 
Realisht po dyshoj se edhe artikullin nuk e ke lexuar ose ose e ke lexu po nuk e ke kuptu. .

Realisht un e lexova fjal per fjale, dhe mu per ate te thash : 10 gjera mund te jen ne anen tuaj ndersa 10 miliona te tjera vertetojne se this is a MAN'S world.
Pas ksaj ti ja nise me filozofu lol

P.S. E shoh se dhe keto dy gjera i ke ngateruar, dhe i paditur dhe injorant eshte njelloj. Injoranca = padituri, padije, mungese arsimi.

Degjo mire, ose me sakt lexo. Injoranca nuk eshte mosdija ne pergjithsi, por mungesa e informacionit rreth nje gjeje ne veçanti. Kjo nuk ka lidhje me arsimin sepse ka njerz shume te arsimuar por qe jan temer injorant, njeri nder ta mund te jem edhe un :D
Dmth, injoranca vjen si pasoj e injorimit te diqkafit, qe nket rast i bie injorante te jesh ti qe injoron dhe ul poshte dikend si mua pa dit kush jam as qfar beje.
Duhet te vij marre prej turpit
 
KarameleZana

Hahhahaha sa kam qesh me kte. Por kto leket pse nuk i fitoni ju femrat atehere?
Ajo e aksidenteve edhe ka mundesi.Me te tjerat nuk jam dakort.

bahhh sa maskilista qe jeni..pse se pranoni qe po vjen nje kohe qe femra po behet = me mashkullin....ka gjera qe ajo ja kalon mashkullit...ndersa ne disa gjera mashkulli ia kalon femres..
tani pse si fiton femra leket....dhe ajo i fiton...por ne nje familje,burri e ka per detyre qe ti sjelle te ardhurat shtepise,e jo te ngrefet si gjel,e te mbahet me djersen e gruas......
 
bahhh sa maskilista qe jeni..pse se pranoni qe po vjen nje kohe qe femra po behet = me mashkullin..

.por ne nje familje,burri e ka per detyre qe ti sjelle te ardhurat shtepise.

Ne te paren tha se femra po behet e barabarte me mashkullin
Ne te dyten na tregove se burri e paska per detyre qe ti sjell te ardhurat shtepise
Mund ta besh dallimin mes ktyre dy fjalive ?
E boj un nvend tend
Kjo fjalia e dyte verteton se ajo e para kurr ska me ndodh. E din pse ? Sepse ti posa deklarove dhe njekohesisht e pranove se jeni aq te paafta sa burri duhet ta heq barren me te madhe, at t'a siguroj te shtepine bashke me nje te ardhme per familjen, se sa per gruan, fmijt vdesin nkry t'javes LOL (hajgare po boj se ti mban shteti fmija)
 
10 gjëra që femrat i bëjnë më mirë se meshkujt

better-immunity-lgn.jpg

1. Po evulohemi më të bukura
Një studim i fundit zbuloi që femrat po bëhen edhe më të bukura, ndërsa meshkujt po qëndrojnë njëlloj. Pas qëndrimit me 2,000 njerëz në katër dekada të jetës, studimi zbuloi që femrat e bukura kishin 16 përqind më shumë fëmijë se sa një femër me pamje normale. Gjithashtu ciftet që konsiderohen te bukur nga pamja e jashtëme, kanë një shance prej 36 përqind që fëmija i tyre i parë të jetë femër. Gjithë këto goca të bukura do të thotë gra më të bukura se ato në të shkuarën.

Nuk mendoj se kjo eshte ne favor te femrave. Kshu i bie qe mashkulli ka mundesi me te medha per te zgjedhur nje femer te bukur, ndersa femrat nuk e kane te njejten mundesi per mashkullin.
 
10 gjera mund te jen ne anen tuaj ndersa 10 miliona te tjera vertetojne se this is a MAN'S world..!

...and WOMEN RUN THIS WORLD!!

e drejte dhe e gjithe kjo ndodh ne shpatullat e mashkullit se 1 te hapme kembeve ju merni cte doni ja pse i beni me mire gjerat

Ti po tregon mendjelehtesine e nje mashkulli persa i perket nje veprimi te tille. Ju mashtroni menjehere, dhe per ate veprim qe ben femra ju i jepni gjithcka. hahahahahah
Nuk mendoj qe eshte e verete kjo qe ke thene.
 
Realisht un e lexova fjal per fjale, dhe mu per ate te thash : 10 gjera mund te jen ne anen tuaj ndersa 10 miliona te tjera vertetojne se this is a MAN'S world.
Pas ksaj ti ja nise me filozofu lol

Degjo mire, ose me sakt lexo. Injoranca nuk eshte mosdija ne pergjithsi, por mungesa e informacionit rreth nje gjeje ne veçanti. Kjo nuk ka lidhje me arsimin sepse ka njerz shume te arsimuar por qe jan temer injorant, njeri nder ta mund te jem edhe un :D
Dmth, injoranca vjen si pasoj e injorimit te diqkafit, qe nket rast i bie injorante te jesh ti qe injoron dhe ul poshte dikend si mua pa dit kush jam as qfar beje.
Duhet te vij marre prej turpit

Ta kishe lexu fajle per fjal artikullin pse nise te fillozfosh ti se jo une per shkenctar e zbulues meshkuj kur ky artikull nuk kishte te bente me te. Nejse se muhabetet e tejzgjatura i kam shume bezdi.

Vazhdo mendo per cdo gje si ti don, se nuk kam ndermend me te vazhdojme biseden.

Kalo mire.
 
Redaktimi i fundit:
10 gjëra që femrat i bëjnë më mirë se meshkujt

better-immunity-lgn.jpg

1. Po evulohemi më të bukura
Një studim i fundit zbuloi që femrat po bëhen edhe më të bukura, ndërsa meshkujt po qëndrojnë njëlloj. Pas qëndrimit me 2,000 njerëz në katër dekada të jetës, studimi zbuloi që femrat e bukura kishin 16 përqind më shumë fëmijë se sa një femër me pamje normale. Gjithashtu ciftet që konsiderohen te bukur nga pamja e jashtëme, kanë një shance prej 36 përqind që fëmija i tyre i parë të jetë femër. Gjithë këto goca të bukura do të thotë gra më të bukura se ato në të shkuarën.

Pak i cunguar ky perkethimi yt? "Gratë e bukura, e ardhmja e botës"

Sipas një studimi, tiparet femërore do të vijnë duke u përsosur

Kur flitet për bukurinë, femrat i mundin meshkujt. Me sa duket, evolucioni ka vlerësuar më shumë seksin e dobët. Nga një studim i Universitetit të Helsinkit, të publikuar në shumë të përditshme britanike, doli se ndërsa meshkujt nuk kanë ndryshuar shumë që nga kohët antike, femrat janë bërë gjithmonë e më të bukura. Shkencëtarët kanë zbuluar se më bukuroshet bëjnë më shumë fëmijë në krahasim me të shëmtuarat dhe se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve janë të seksit femër. Për më tepër, vajzat që kanë lindur nga mamatë e bukura, janë më tërheqëse dhe për pasojë lindin më shumë fëmijë vajza. Një rreth vicioz që po çon drejt zhdukjes femrat e shëmtuara. Përkundrazi, sipas kërkuesve, meshkujt kanë ngelur krejtësisht të ngjashëm me paraardhësit e tyre. Ata që kanë vlerësuar "planetin rozë", të paktën përpara pasqyrës, janë një grup studiuesit të kryesuar nga Markus Jokela, i cili ka analizuar të dhënat e mbledhura mbi 1244 gra dhe 997 burra amerikanë të monitoruar për 40 vjet. Bukuria e kampionit të përzgjedhur u vlerësua duke krahasuar fotot e shkrepura 4 dhjetëvjeçarë më parë, ndërsa në mënyrë paralele janë mbledhur të dhëna mbi numrin e fëmijëve dhe seksin e pasardhësve. Nga rezultatet e studimit të bërë doli se meshkujt tërheqës kanë 13 për qind mundësi më pak të kenë fëmijë në krahasim me meshkujt më pak të bukur. Ndërkaq, kërkuesit kanë treguar se njerëzit e bukur kanë 36 për qind mundësi më shumë që ta kenë vajzë fëmijën e parë. Në fund, shkencëtarët zbuluan se gratë e bukura kanë 16 për qind më shumë mundësi për të pasur fëmijë në krahasim me gratë e shëmtuara. Ka shumë mundësi që kjo të hyjë në strategjinë evolutive, ende e paqartë, që është adoptuar nga qeniet njerëzore për të mbijetuar dhe që është e programuar tashmë në ADN-në tonë. "Tërheqja fizike është një tipar shumë i trashëgueshëm, që rrit në mënyrë të zhdrejtë suksesin riprodhues të vajzave shumë më tepër se të djemve. Nëse prindërit me paraqitje të mirë fizike kanë më shumë fëmijë dhe nëse tërheqja fizike është e trashëgueshme, rrjedhimisht del se gratë përgjatë shumë brezave janë bërë gradualisht më të bukura fizikisht, në krahasim me meshkujt", ka shpjeguar Satoshi Kanazawa, një psikolog evolucioni në "London School of Economic". Duket se ky kujtim është i destinuar të vazhdojë, duke krijuar gjithmonë e më shumë avantazhe për "planetin rozë". Edhe në Hollivud duken qartë shembujt e grave të bukura me vajza të të njëjtit kalibër, nga bota e kinemasë tek ajo e pasarelave dhe ekranit të vogël. Mesa duket, burrat në këtë sfidë janë të destinuar të humbasin. Gayle Brewer, një pedagog psikologjie në "University of Central" në Lancashire, thotë: "Burrat dhe gratë kërkojnë gjëra të ndryshme te partnerët. "Për femrat, paraqitja është më pak e rëndësishme te një burrë, se sa aftësia e tij për t‘u kujdesur për të kur ajo është shtatzënë, apo sëmurë, periudha kur gratë janë më të dobëta. Historikisht është parë dhe vërtetuar se burrat e pasur tentojnë të kenë më shumë gra dhe shumë fëmijë. Kështu që presioni për të qenë i suksesshëm është mbi burrat". Kështu, nëse studimi i Markus Jokelas të Universitetit të Helsinkit do të ishte plotësisht i vërtetë, në të ardhme do të kishim gra shumë të bukura, që dashurohen me meshkuj të cilët nuk mund t‘i shohësh dot në fytyrë. Në një seri studimesh të publikuara në "Journal of Theoretical Biology", mes viteve 2005-2008, Saroshi Kanazawa kishte arritur në përfundime të ngjashme me ato të Jokelas: që çiftet më të bukura kanë rreth 26 për qind më pak mundësi për të sjellë në jetë fëmijë meshkuj dhe të bukur, në krahasim me ata më pak tërheqës, ndërsa meshkujt e dhunshëm "tentojnë" të gjenerojnë më shumë meshkuj. Rreth 200 vjet më vonë, pas lindjes së Charles Darwin, babait të teorisë së seleksionimit natyror, duket se evolucioni na rezervon një surprizë, duke na treguar se në shekullin XII do të ketë burra të dhunshëm dhe bukuroshe grindavece, që zihen mes tyre për të qenë në qendër të vëmendjes. Ndoshta meshkujt do të përfundojnë duke u dashuruar me vajzat e "shëmtuara", por me lëvizje seksi dhe zë sensual, duke hedhur poshtë kështu gjithë studimin finlandez të bërë nga Jokela.

Shpëtimi i femrave

Studimi i Jokelas i bën femrat të ndihen tej mase të lehtësuara, sepse për shumë prej tyre bukuria është gjithçka. Pothuajse gjysma e vajzave sot do të bënin me shumë dëshirë një ndërhyrje kirurgjikale për t‘u dukur perfekte. "Mesazhi i mediave është se bukuria shihet si rrugëdalja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të arritur suksesin e ëndërruar", thotë një sociologe, e cila është në përfundim të librit "Dieta, fizkultura dhe burgjet e tjera". "Qëllimi? Një trup që në jetën e përditshme nuk është i mundur. Për të arritur këtë objektiv, asnjë sakrificë nuk është e madhe, asnjë substancë nuk është e rrezikshme dhe asnjë dietë nuk është e vështirë. Por ajo që i demoralizon shpeshherë femrat, është se edhe pas një diete të fortë rezultatet nuk janë kurrë të kënaqshme". Fatkeqësisht, bisturia, ashtu si paratë dhe droga, nuk të jep kënaqësi, por vetëm iluzione. Edhe pse mund të të fshijë për pak kohë rrudhat, nuk mund ta ndalë kohën. Buzëqeshja venitet nëse nuk je e bukur. Në këtë pikë, medoemos ia vlen të mendosh për një "investim" të rëndësishëm që të ketë afat skadence të gjatë. Duhet të shohim thellë brenda vetes për të parë se kujt dëshirojmë t‘i ngjajmë më shumë, vajzës së fiksuar pas pasqyrës, apo asaj që qesh vazhdimisht dhe është tip çapkëneje". Më e trishtueshme është dëshira e pashpresë për t‘iu drejtuar një kirurgu, i cili përmes bisturisë eliminon ato pjesë që ua shëmtojnë paraqitjen, me qëllim që kur të zgjoheni në mëngjes të keni një trup më tepër pranë perfektes, se sa atij që u ka dhënë nëna natyrë. Por tani zgjidhjen ia ka dhënë evolucioni, më shumë se sa kirurgjia estetike apo kremrat e bukurisë. Në të ardhme, femrat do të jenë shumë herë më të bukura se meshkujt, pa e ndjerë fare nevojën e operacioneve të vështira, të mundimshme dhe të kushtueshme plastike.
Gazeta shqip . Duke pasur parasysh qe meshkujt shqiptare jane nga natyra te <dhunshem> do te gjenerojne me shume femije meshkuj,pra martohuni me te huaj qe te krijoni boten e Barbit hahahaa.Perfitoni pra sa te mundeni me kete favor qe ju jep evolucioni,meqense arma e vetme e nje gruaje eshte bukuria,perseri qe te evoluoni duhen <gorillat> meshkuj ,duke pare qe nje perqindje e madhe e meshkujve te bukur nuk bejne femije.Perseri zgjedhja eshte ne doren tone,ky nuk eshte nje virtyt i femres por nje minus per te,sepse nese shumica e femrave do te jene te bukura ne mund te shohim si te bukura te shemtuarat. Vazhdon me tej pergjigje per dhjete gjerat qe femrat i bejne me mire se sa meshkujt.
 
haha,,po ke t`drejt, ateher duhet ta njohesh Marie Curie, ka fituar 2 cmime Nobel per arritjet e saj ne fizike dhe kimi ;)
 
Te duket se i perkasin rangut te njejte kto qe ke permend ti me ata qe kom cek un ?
Futi edhe Motrat Qiriazi aty tamam barazpeshohet niveli i intelegjences ne te dyja grupet.

mos harro me i permend edhe motrat mustafa LOL LOL LOL

keto jan vetem 10 prej ni miljon tjerave po mos te ju vi inati :p:p
 
Ne te paren tha se femra po behet e barabarte me mashkullin
Ne te dyten na tregove se burri e paska per detyre qe ti sjell te ardhurat shtepise
Mund ta besh dallimin mes ktyre dy fjalive ?
E boj un nvend tend
Kjo fjalia e dyte verteton se ajo e para kurr ska me ndodh. E din pse ? Sepse ti posa deklarove dhe njekohesisht e pranove se jeni aq te paafta sa burri duhet ta heq barren me te madhe, at t'a siguroj te shtepine bashke me nje te ardhme per familjen, se sa per gruan, fmijt vdesin nkry t'javes LOL (hajgare po boj se ti mban shteti fmija)

e ka per detyr qe cke me te!..:p
shiko si esht puna..po te vazhdoj shqiperia me njerez me mendime si ty,ska per tu arrit barazia KURRE.....po meqe mua me duket se po ecet perdite e me perpara drejt ketij aspekti,barazia femer mashkull sme duket ndonje problem......
 
motrushe barazi kurr ska me pas se ska shanca, une perveti smuna me u barazu me ni mashkull ne shum sene :D
po ne ditet e sotme eshte tu u respektu me shum femra se sa ne kohet e me parshme :boss:
 
hahha smunde ti e??...LOL....
un nuk them barazi ne cdo aspekt..por ne pergjithesi...
te flasesh per femren ne kete menyre banale e te ulet qe behet ktu,esht turp...
se si femra si mashkulli jane njerez..e ashtu sic kerkon mashkulli respekt,me prepotence,femra e meriton ate respekt ne kembim...
 
dojsha mu barazu po smujsha me qu ron LOL LOL
ket deshta ta them edhe une :D
po ti duhesh me dit se na jemi Shqiptare e mos te jet hatri nese ofendohet femra :dance:
 
e ka per detyr qe cke me te!..:p
shiko si esht puna..po te vazhdoj shqiperia me njerez me mendime si ty,ska per tu arrit barazia KURRE.....po meqe mua me duket se po ecet perdite e me perpara drejt ketij aspekti,barazia femer mashkull sme duket ndonje problem......

Spo te kuptoj mire... sipas teje, nese do barazi, edhe femra duhet te sjelli leke qe cke me te. Barazia nuk shikohet ketu. Barazine ne shqiperi e kane marre femrat pas clirimit. Ne vende te tjera barazia eshte marr qe kur femra kishte te drejte e votonte, dhe te punonte e te shkonte ne shkolle si dhe meshkujt. Une per veten time me burrin tim nuk i krahasojme leket (une me shume apo une me pak) kemi vetem 1 total. As e kam menduar pse ai eshte burri dhe duhet te sjelli me shume, ose ku eshte barazia ime?

Ca kupton me barazi ti Brazili?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top