Karamele Zana
Anëtar i Nderuar
10 gjëra që femrat i bëjnë më mirë se meshkujt
1. Po evulohemi më të bukura
Një studim i fundit zbuloi që femrat po bëhen edhe më të bukura, ndërsa meshkujt po qëndrojnë njëlloj. Pas qëndrimit me 2,000 njerëz në katër dekada të jetës, studimi zbuloi që femrat e bukura kishin 16 përqind më shumë fëmijë se sa një femër me pamje normale. Gjithashtu ciftet që konsiderohen te bukur nga pamja e jashtëme, kanë një shance prej 36 përqind që fëmija i tyre i parë të jetë femër. Gjithë këto goca të bukura do të thotë gra më të bukura se ato në të shkuarën.
2. Ne i shpëtojmë aksidenteve më shpesh
Pak e trishtushme, por e vertete: Sipas një studimi të bërë nga Carnegie Mellon Univeristy, shanci që meshkujt vdesin në një aksident automobilistik më shumë se femrat është 77%. I dashuri ose burri juaj duhet t'ju falenderojë kur thoni "Vër rripin e sigurimit!"
3. Jemi më të shpejta për të gjetur mbështetje
Një sondazh ku morrën pjesë 2,000 njerëz, tregon se femrat janë më të afta se burrat kur vjen puna për të folur për problemet e tyre. 53% e femrave flasin me shoqet e tyre për gjëra të cilat i stresojne ato, kundër 29% të meshkujve.
4. S'largohemi shpejt
Sipas statistikave të punës, 80% e personave që kanë humbur vëndin e punës që nga Dhjetori i 2007-tës kanë qënë meshkuj. Uuuuu. Kjo pasi fushat e dominuara nga meshkujt kanë pësuar humbje, si financë dhe kompanitë. Sa keq... po s'ka gjë, ka ardhur koha që meshkujt t'i futen fushës së infermierisë dhe arsimit.
5. Diplomohemi me shpesh nga një universitet
Ne e dimë që pjesa më e madhe e studentave të rregjistruar janë femra. Sipas statistikave arsimore, përqindja e femrave që marrin diplomën universitare është më e madhe se ajo e meshkujve. Meshkujve u duhet më shumë kohë për të arritur një diplomim në krahasim me femrat.
6. Hamë gjëra më të shëndetshme
Një sondazh ku morrën pjesë më shumë se 14,000 njerëz, i bërë nga Universiteti i Minnesota-s, tregoi se femrat zgjidhnin të hanin ushqime më të shëndetshme në krahasim me meshkujt. Ndërsa burrat hanë më shumë mish e ushqime të gatëshme, femrat zgjedhin fruta dhe perime. Këtu nuk do flasim për embëlsirat...
7. Kemi një sistem më të fortë imunitar
Prandaj meshkujt merakosën edhe kur i zihen pak hundët- femrat kanë një sistem imunitar më të fortë se meshkujt. Nësë do të ndodhtë një betejë me trupet tona, femrat kanë armën sekrete: estrogjenin. Një studim i Universitetit të McGill, tregon se estrogjeni i jep femrave forcën për të luftuar infeksionet. Kjo sepse estrogjeni përballet me një enzime që qëndron në rreshtin e parë për të penguar hyrjen e viruseve dhe bakteries.
8. Jetojmë më gjatë
Sipas një studimi nga Neë England Centenarian, nga gjithë popullësia botërore mbi 100 vjecë, 85% e tyre jane femra. Zakonisht, femrat vazhdojnë të jetojnë 5 deri në 10 vjet më shumë se meshkujt.
9. Menaxhojmë më mirë, sidomos në këtë ekonomi
Kjo është pak kundërshtuese, por ekspertet janë të sigurtë që femrat janë bose dhe menaxhere më të suksesshme sepse dëgjojnë më shumë, zgjidhin probleme, bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë. Sipas një artikulli në Daily News, Jay Forte, një ekspert menaxhimi thote "Ekonomia për momentin do njerëz që motivojnë. Femrat lidhen me tepër me punën dhe përgjegjësinë në krahasim me burrat, dhe gjithashtu kanë më shumë pasion për atë që bëjnë."
10. Investojmë më mirë
Një studim i 100,000 dosjeve tregon se fermat investojnë më mirë se meshkujt (18% femrat dhe 11% meshkujt). Ky rezultat është i tillë pasi femrat janë më të kujdesshme dhe mendojnë më shumë për një të ardhme.
Përktheu për FV,
KarameleZana
Këto janë statistikat...! :kercim:

Last edited by a moderator: