Sherri për vajzën, 3 viktima ne Tirane

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shkon me dy nipat për t’i hequr një dru të mirë shoferit të furgonave të linjës Kamëz-Tiranës, që i ngacmonte vajzën, por ka marrë më qafë njërin prej nipave dhe ka përfunduar në spital vetë me nipin tjetër, i plagosur me armë zjarri. Ky ka qenë pak a shumë motivi, sipas policisë, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orën 13:00, që shkaktoi një të vrarë dhe dy të plagosur në Tiranë. Kalimtarë të rastit dhe banorët e zonës së Doganës së Tiranës u bënë dëshmitarë të ngjarjes, që ndodhte përballë, në krahun tjetër të rrugës së Durrësit. Artan Allushi është qëlluar për vdekje me pistoletë, ndërsa xhaxhai, Kujtim Allushi dhe kushëriri, Nertil Allushi janë plagosur. Autorët, që sipas banorëve ishin tre, kanë mundur të largohen në drejtim të banesave private pranë shinave të trenit. Policia ka identifikuar Bashkim Qefalinë si autorin kryesor të dyshuar, madje kishte vendosur 500 mijë lekë të reja shpërblim për personin që do të siguronte informacionin për vendndodhjen e tij. Policia ka vendosur masa sigurie në banesën e Qefalisë për të evituar ndonjë përplasje tjetër të përgjakshme mes dy fiseve të mëdha.
Ngjarja
Kanë qenë Allushët ata, që me një automjet tip ‘Benz’ i janë afruar Qefalisë në vendin ku qëndronte me furgon. Kujtimi mësohet se akuzonte shoferin e furgonit se i kishte ngacmuar të bijën, dhe kështu ai kishte dalë ta kërkonte, i ndihmuar edhe nga dy nipat. Me të parë 40-vjeçarin, ata janë sulur dhe kanë debatuar me të. Mes tyre janë shkëmbyer edhe grushte e shkelma si edhe dërrasa e mjete të tjera të forta. Sipas banorëve, në përleshje ishin përfshirë një numër i madh personash, por në grindje e sipër, siç duket Qefalia ka nxjerrë një pistoletë, që sipas policisë e ka pasur pa leje, dhe ka qëlluar në drejtim Allushëve. Pasi i ka lënë të tre të rrëzuar përdhe nga të shtënat e armës, Qefalia dhe dy persona të tjerë që kishin ndërhyrë për të në sherr, janë larguar në drejtim të rrugicave që ndodhen pranë Spitalit Ushtarak. Tre Allushët u transportuan menjëherë për në Spitalin Ushtarak, por sipas mjekëve për Artanin kishte përfunduar gjithçka dhe ishte e pamundur kthimi i tij në jetë.
Policia
Me të marrë sinjalizimin përkatës, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të shumta të Komisariateve 2 dhe 3 të Tiranës, ndërsa drejtimin e hetimeve e kanë marrë përsipër vetë drejtori Tonin Vocaj me zëvendësin, Artan Cuku. Policia mundësoi identifikimin e të dyshuarit kryesor për këtë ngjarje, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes janë kryer kontrolle në disa banesa ku mendohej se mund të strehohej Bashkim Qefalia. Deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte mundësuar kapja e të kërkuarit, ndërsa ka pasur disa të shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
*g.shqiptare*

1248696198.pjpeg
 
nese femres i shprehet mirsjellje shoqerore nuk ka asgje te keqe ketu,

ate e ka ne dore vete femra nese e pranon nje mashkull dhe kjo eshte gjitha,

ne shqiptaret problemet e medhaja i zgjidhim me kollaj dhe keto gjerat e vogla i bejme probleme te medhaja.
 
Si thote ai tek filmi i Kapedanit "Sebepi i sherrit eshte femra"... E kane fajin temperaturat e larta ne kete sezon vere.
 
Hajde burreri hajde qe pasken bere si ato qe kan shkuar me i mbrojtur nderin asaj vajzes e si ai qe i paska qelluar me arme ne mes te dites sikur te ishin andej nga somalia apo ndonje vend tjeter i botes se trete ..
 
e kan rraf hutin e asht detyru me shti n'to.

kan shku me vu brinat e kan lan vesht, lol
 
nese femres i shprehet mirsjellje shoqerore nuk ka asgje te keqe ketu,

ate e ka ne dore vete femra nese e pranon nje mashkull dhe kjo eshte gjitha,

ne shqiptaret problemet e medhaja i zgjidhim me kollaj dhe keto gjerat e vogla i bejme probleme te medhaja.

Te kthej nje gje permbys se hera e pare qe me pelqeve ne nje postim.

Sdq trashesia mendore kete ben.Do kete ne ndergjegje nipin ky burri,i shkaterroj jeten vajzes ( se do ndihet ne faj per çfare ndodhi), dhe shkaterroj nje familje te tere.E pse?? Se dikush i ka fishkellyer vajzes ose i ka hedh ndonje kompliment...:mah :mah
 
ktheje ni her tu thkeft cafa lak, lol
 
Sjemi mire jo......
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top