Kryeministri Berisha ishte ne Burrel per te peruruar shtatoren e Ahmet Zogut, kryemin

Hostel

Anëtar i Nderuar
Kryeministri Berisha, nga i cili nisi dy vjet me pare debati publik per rishkrimin e historise, shfrytezoi kete rast per te bere disa vleresime te forta historike.

Por se pari ai iu drejtua Leka Zogut me titullin e tij te kurorezimit, "madheria juaj Leka Zogu I". “Madheria juaj, mbreti Leka Zogu i pare”, eshte shprehur Berisha.

Me pas, vendosjen e shtatores ai e cilesoi nje nder te madh qe i behet mbare kombit shqiptar. “Pavaresia u shpall ne Vlore. Shteti modern shqiptar nisi ketu ne Mat me burrin e madh te kombit, Ahmet Zogun”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri perdori fjalet "mençuri e jashtezakonshme", "trimeri legjendare", apo "vizion i pashoq" per te karakterizuar Ahmet Zogun si ndertues te shtetit modern shqiptar, apo si organizator i rezistences antifashiste.

“Gjate luftes, Mbreti Zog ia doli te organizoje rezistencen e shkelqyer antinaziste, antifashiste, e cila u perfaqesua nga burra te vertete si Abaz Kupi dhe burra te tjere te medhenj te kombit shqiptar, luftetare te paepur te lirise dhe dinjitetit kombetar”, ka theksuar Berisha.

Moslejimi gjate viteve te komunizmit per t'u kthyer ne atdhe, kishte sipas kryeministrit Berisha nje sfond ndikimesh rajonale.

“Armiqesia dhe qendrimi ndaj Ahmet Zogut ishte armiqesi ndaj identitetit kombetar te shqiptareve, armiqesi ndaj qenies se shqiptareve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjese e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, per te bashkuar Shqiperine me ish-Republiken Federative te Jugosllavise”, ka pohuar kryeministri.

Per ta mbyllur serish, me nje adresim mbreteror per Leka Zogun. “Madheria juaj, Leka Zogu i pare, ndihem shume i nderuar qe ju jeni sot ketu dhe se bashku nderojme mbretin Zogu i Pare. Une ju garantoj se qeveria ime ushqen dhe do te ushqeje respektin dhe nderimin me te madh per vepren e pavdekshme te Ahmet Zogut”, ka shtuar Berisha.

Ky lloj trajtimi per pretendentin e fronit mbreteror vijon edhe ne njoftimin ne faqen zyrtare te kryeministrise, ku Leka Zogu cilesohet mese nje here "madheri".

Me 6 shtator 2007, dy muaj nga zgjedhja si president i Republikes edhe Bamir Topi pas nje vizite ne rezidencen e trashegimtareve te Ahmet Zogut, e kishte cilesuar dy here pretendentin per fronin mbreteror "Naltmadhni".

Kurse njoftimi ne faqen zyrtare te Presidences lajmeronte takimin e presidentit te Republikes me mbretin. Gje qe u korrigjua menjehere te nesermen.

Top-Channel
 
Berisha ne Mat/ Ahmet Zogu, arkitekti i shteti modern Shqiptar.

POLITIKث
Berisha në Mat: Ahmet Zogu, arkitekti i shtetit modern shqiptar
16-07-2009 / Gazeta Rilindja.

Kryeministri Sali Berisha përuroi sot paradite, në qendër të qytetit verilindor të Burrelit, shtatoren e Mbretit Zogu i Parë, (Ahmet Zogu) e para që përjetëson figurën e këtij politikani, të cilin Kreu i Qeverisë e vlerësoi si “burrin më të madh të kombit, arkitektin dhe themeluesin e shtetit modern të shqiptarëve”. Në ceremoninë e organizuar në këtë zonë në verilindje të Shqipërisë, rreth 120 kilometra larg Tiranës, ku dhe u lind Mbreti Zogu i Parë, Kryeministri Berisha shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Burrelit Skëndër Lleshi, Pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu, Kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahiu, ndërsa ishin të pranishëm dhe shumë banorë të qytetit. Kryeministri Berisha u shpreh në fjalën e tij se," vendosja e shtatores së tij në këtë shesh është nder i madh që ne i bëjmë mbarë kombit shqiptar. Shteti modern i shqiptarëve nisi këtu në Mat me burrin më të madh të kombit Ahmet Zogun bashke me trimat malsor Matjan”. Mbreti Zogu i Parë, vlerësoi z. Berisha, do të hynte, ngjitej dhe kryesonte skenën politike shqiptare në kohërat më të vështira për vendin, në kohërat kur ishte vënë në pikëpyetje, edhe pas shpalljes së Pavarësisë, vetë ekzistenca e Shqipërisë së pavarur dhe bëheshin përpjekje të përbindshme për të copëtuar shqiptarët, për të shuar nga harta shtetin e tyre. Kryeministri tha se, Ahmet Zogu me kurajo dhe vizion të pashoq ia doli të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, mbi standardet e monarkive të avancuara evropiane. “Mbreti Zog me përpjekje të mëdha konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe bëri që të marrin fund përpjekjet për ndarjen e mëtjeshme të saj, duke u bërë simbol i pamposhtur i bashkimit të kombit shqiptar”, vlerësoi z. Berisha.

Ai nënvizoi se Mbreti Zog vendosi ligjet më të parparuar të kohës, duke e vëndosur vendin që vinte nga feudalizimi i thellë në binarët e zhvillimit kapitalist, ndërsa gjatë luftës ia doli të organizonte rezistenëcën e shkëlqyer antinaziste që u përfaqësua nga tribuni I trimerise Abaz Kupi. Shtatorja e përuruar sot në qendër të qytetit të Burrelit është vetër e skulptorit matjan Maksim Shudhi. Ajo është realizuar me fondet e bashkisë dhe mbështetjen e biznesit privat. Mbreti Zogu i Parë është përjetësuar në këtë vepër i veshur me uniformë ushtarake te kombinuar me ate feudale shqiptare te zones se Matit. Mbreti Zogu i parë lindi më 8 tetor 1898, në Burgajet të rrethit të Matit, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV dhe ndërroi jetë në mërgim në 9 Prill 1961. Ai ka qenë Ministër i Brendshëm në periudhën 30 janar 1920- 14 nëntor, 1920, Kryeministër i Shqipërisë në periudhën 1922-1924, President në periudhën 1925 - 1928) dhe Mbreti i Parë i Shqipërisë (1928 – 1939).
 
Filloi nga traplleqet ky , pa pa pa pa .
Mire qe i beri bust Ahmetit ,por çdo qe shkon vet per ta inaguruar!!!!
Me duket nje skandal politik i radhes ne mes te malit te skandaleve.
Paska permendur akoma Enverin eeee !!!!!!!!
 
[youtube]5uGS7AhUFMA[/youtube]

[youtube]fBF0xr8HR80[/youtube]

[youtube]HYnhbviJF5c[/youtube]
 
Last edited by a moderator:
Kushedi sa do jete tundur busti i bac Bajramit ,
ose ndoshta do jete nisur per tek shpella e Dragobise ,
aty ky bacen e vrau naltmadhnia , se ne mes te qytetit , qe mban emrin e tij ,
nuk besoj
te ndjehet rehat
 
sot ka qene dite gzimi per te gjith Shqiptaret sepse u dergua ne vend guri i madh i Historise Shqiptare,

Sali Berisha sot nuk nderoj vetem familjen Mbreterore dhe besniket e Zogut por Gjith popullin Shqiptar.

Statuja Mbretit Zog te pare ne mes te Burrelit do frymezoje c'do shqiptar qe i kalon prane.

Faleminderit z' Kryeminister.
 
Kushedi sa do jete tundur busti i bac Bajramit ,
ose ndoshta do jete nisur per tek shpella e Dragobise ,
aty ky bacen e vrau naltmadhnia , se ne mes te qytetit , qe mban emrin e tij ,
nuk besoj
te ndjehet rehat

Historia njef Mbreterit dhe jo kacaket e maleve. LOL
 
Filloi nga traplleqet ky , pa pa pa pa .
Mire qe i beri bust Ahmetit ,por çdo qe shkon vet per ta inaguruar!!!!
Me duket nje skandal politik i radhes ne mes te malit te skandaleve.
Paska permendur akoma Enverin eeee !!!!!!!!

Na e shpifet me keto ironizime, As nuk diskutoni per nje teme asgje nuk beni vetem rrini e ironizoni kot. Vetem se ke pertuar te shkruash se me siguri do e kishe shkruar dhe gerdecin apo jo tek ai mali. :pPP
 
Historia njef Mbreterit dhe jo kacaket e maleve. LOL

Po sikur te them te njejten gje dhe une ty per ata 10 burrat e Macukullit qe ishin te afte ta merrnin Beogradin , gjithmon sipas taje kjo , dhe i sharroi mitolzi i diktatures se proletariatit !!!
O Burrel , aktivizo me shume zona ne tru kur te flasesh o njeri ,
se nuk jam perhere ketu per ti justifikuar gafot o njeri.
 
degjo Hartim secila figure ka meritat e veta si Bajram Curri apo Amet Zogu,,

Zogu ka qene minister rendi , Bajram Curri ishte minister lufte,,

Zogu arriti ti mbledhe armet malsorve dhe te ndertoje nje ushtri me te madhe se Bajram Curri dhe nuk goditi neper rrethina por mu ne qender te Shqiperise (Tirane) aty pati shanc te formonte qeveri shpejt dhe te fuste gjerat nen kontroll..
Bajram curri ishte ne male dhe kercenonte Zogun per ta vrare,,

ty nese dikush te kercenon me vdekje a do mbrohesh apo jo?

kupto qe nuk kishte me kohe per armpushim ato ishin betuar se do ta vrasin njeri tjetrin.

dhe Eles isufi i dibres qe ishte mik me Bajram Currin e kercenon Zogun madje shkon ne Tirane me 600 luftetar dibran ,

megjithse se Zogu i rrethoj dhe i carmatosi dhe i fali se ishin shqiptar sepse dhe ato u bindet deri diku se Zogu ishte patriot dhe nuk donte gjakderdhje.
 
Edhe Enveri kundershtaret i ka vrare dhe jo ata qe i bindeshin ,
pra sikur po sillemi ne qark ,apo jo?
 
Na e shpifet me keto ironizime, As nuk diskutoni per nje teme asgje nuk beni vetem rrini e ironizoni kot. Vetem se ke pertuar te shkruash se me siguri do e kishe shkruar dhe gerdecin apo jo tek ai mali. :pPP

Kush je ti mo qe ta shpifem , pa prezentohu pak!
Ndoshta je naltmadhnia i tij.
 
Edhe Enveri kundershtaret i ka vrare dhe jo ata qe i bindeshin ,
pra sikur po sillemi ne qark ,apo jo?

enverin nuk vrau ato qe e kercenuan fizikisht,, por vrau ato qe ishin patriote dhe intelektuale..
 
''Mencuri e jashtezakonshme''

''Trimeri legjendare''

''Vizion i pa shoq''

e verteta vonon por kurr nuk humbet.

Rrofte Berisha,
 
Kush je ti mo qe ta shpifem , pa prezentohu pak!
Ndoshta je naltmadhnia i tij.

Nejse. Por gjithsesi nuk ju kuptoj juve te "zgjuarve" qe siolleni sikur i dini te gjitha dhe vetem kritikoni. Ata qe ju kritikoni kane udhehequr dhe po udheheqin nje shtet ju rrini e i9 beni qejfin vetes duke tentuar te tregoni se jeni me te zgjuar se keta qe po ju udheheqin juve. Gjithsesi varja nese ndiheni mire kshu jepini gaz. ;)
 
Hahahaha Paska vajtur i korruptuari te peruroj bustin e tradhetuesit ncncncnc eh cpo na shohin syte po mire se shoke jane ai shiti Shqiperine tek italiani dha salushja e beri tek greku po he hahahahaha e filma qe po shohim me kete injorant ne mjere Shqiperia
 
Edhe sa buste kane ngelur ne Shqiperi ??? ka erdhur koha ti heqim me duket se jane vjetersuar .....
 
Nejse. Por gjithsesi nuk ju kuptoj juve te "zgjuarve" qe siolleni sikur i dini te gjitha dhe vetem kritikoni. Ata qe ju kritikoni kane udhehequr dhe po udheheqin nje shtet ju rrini e i9 beni qejfin vetes duke tentuar te tregoni se jeni me te zgjuar se keta qe po ju udheheqin juve. Gjithsesi varja nese ndiheni mire kshu jepini gaz. ;)

E di qe me pelqeu kjo qe the . Ishte replik e zgjuar.
E sheh qe dhe ti je i zgjuar .
Mire se erdhe ne rrethin e te zgjuarve !
Tani mund te prezentohesh .
 
nuk doli nje nga jugu te thote nje fjale te mire per Zogun apo per Berishen si ka mundesi qe te gjith te jen kundra ketyre figurave, ketu pashe vetem shpifje ?

pastaj ka ndonje ketu qe flet dhe per bashkim kombetar ,

pastrohuni nje here nga ideologjite marksiste leniniste se keshtu ju vete po krijoni grupime armiqesore dhe nuk po kuptoni se c'po beni.
 
Ke plotesisht te drejte. E kam thene edhe perpara se keta nuk dine se ca po bejne. As qe e kane idene me te voges se cfare rezultatesh sjell qendrimi i tyre. Jane thjeshte viktima te politikave antishqipetare, dhe nese del ndonjeri e thote se nuk jane viktima te askujt atehere i bie te jete vete antishqipetar dhe ne kete rast besoj se eshte vetem me dokumente shqipetar...
 
Postimet jashtë tema dhe të kota duke cituar nj-tj për inate dhe kunja do të fshihen të gjitha nuk jeni këtu të perçani nj-tj por të gjeni nje bisedë dhe një diskutim të këndshëm që të gjithë të kemi dëshirën të flasim por në këto mënyra që po shoh sesi shprehen disa po kthehen të gjitha temat aktuale në chit-chat dhe në inate me nj-tj duke bërë dallime veri-jug të cilat janë fjalë boshe të bazuara vetëm nga një politikan dhe një ish mbret i vetshpallur. Nuk më kanë zënë sytë më parë një racizëm të madh të shprehur nga dy anëtar këtu për jugun, kam kaq vite që jetoj dhe shoqërohem me familje kosovare apo veriore dhe një gjë të tillë kurrë nuk ma kanë zënë sytë.
Atëherë ju lutem shumë përmbahuni temës dhe flisni si duhet folur jo njëri flet se do Zogun dhe e mbron ( gjë që është e drejta e tij) dhe tjetri që i mban pishtarin nga pas se urren jugun e Shqipërisë: Ju faleminderit :)
 
Ka shume te verteta ne kete deklarate dhe vendim te Berishes dhe qeverise se tij qe shume shqipetare jane lutur me dekada qe te mos ndodhe. Pse? Sepse me zbardhjen e figurave shqipetare dhe vleresimi i tyre i denje ka munguar dhe mungon.

Sistemi pluralist ka iku qe nga fillim i viteve 1990, ai eshte shume i pranishem ne histori dhe sistemin arsimore.

Nuk pajtohem me kete: "organizator i rezistences antifashiste."
 
Ke plotesisht te drejte. E kam thene edhe perpara se keta nuk dine se ca po bejne. As qe e kane idene me te voges se cfare rezultatesh sjell qendrimi i tyre. Jane thjeshte viktima te politikave antishqipetare, dhe nese del ndonjeri e thote se nuk jane viktima te askujt atehere i bie te jete vete antishqipetar dhe ne kete rast besoj se eshte vetem me dokumente shqipetar...

shiko kush po na flet per patriotizem dhe politikave antishqipetare
po ti zotri bashke me ate burrelsin jeni bere si te semure duke share jugun dhe tani po na tregoni shqipetaret e vertet dhe anti shqipetaret kur jeni vete te tille ,qe jeni regjistruare ne forum vetem e vetem te shani jugun
prandaj mos ben propoganda patrioti ku per vete jeni ca patriotet krahinash
 
Po te isha patriot krahine dhe te mbroja vetem krahinen time te mirdites nuk do hyja ne forum sepse mirditoret askush nuk i shan apo ofendon ne shqiperi. Pra ajo qe the ti qe une bej patriotin e krahines se mirdites nuk qendron. Po kshu folni ju pa llogjiku fare perpara. Pastaj une vazhdimisht shtroj problemin qe jugoret jane rracista sepse shajne e ofendojne veriun. Nejse do doja te flisja shume dhe te ta mbushja mendjen si shume te tjereve por eshte e kote sepse i fshijno postimet sic kane bere deri tani.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top