Proteste para konsullates greke ne Stamboll.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Protestë para konsullatës greke në Stamboll, në mbrojtje të të drejtave të çamëve.

Shoqata “Vëllazëria Turko-Shqiptare” ka protestuar dje ndaj masakrave që shteti grek ka kryer kundër çamëve 65 vite më parë. Siç njofton këshilli drejtues i Shoqatës “Vëllazëria Turko-Shqiptare” me bazë në Stamboll, të shtunën, më 27 qershor, Shoqata, me qëllimin e përkujtimit të gjenocidit çam dhe viktimave të masakrave greke, organizoi një protestë para Konsullatës Greke në Stamboll, ku u vendos edhe një Kurorë e Zezë. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Vëllazëria Turko-Shqiptare”, Zoti Kamil Bitish lexoi një komunikatë për shtyp, përmes të cilës i bëri thirrje Greqisë të plotësojë kërkesat e çamëve.

Ja e plotë edhe Komunikata e Shtypit, e cila iu shpërnda organeve të ndryshme mediatike turke dhe atyre të diasporës shqiptare. “Jemi mbledhur këtu sot për të protestuar ndaj gjenocidit që ka ushtruar Greqia 65 vite më parë ndaj shqiptarëve të اamërisë. Më 27 qershor të vitit 1944, si sot 65 vite më parë, grekët kryen një gjenocid në shkallë të gjerë kundër shqiptarëve të اamërisë. Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria ranë dakord për të ndarë tokat e shqiptarëve pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe pasi krijuan Unionin Ballkanik sulmuan pa mëshirë nga të katër anët vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës, të banuara në shumicë nga shqiptarët. Sipas një marrëveshjeje të fshehtë që Greqia bëri me Serbinë më 1 qershor 1913, këto dy vende kishin në plan të fshinin nga harta Shqipërinë, ku Serbia do të pushtonte pjesën sipër Lumit Shkumbin, kurse Greqia pjesën e jugut të këtij lumi. Në vitet 1878-1880 serbët sulmuan fshatrat e banuar nga shqiptarë si Nish, Kurshimlia, Prokuple dhe Leskovec (afërsisht 600 fshatra), ku bënë masakra dhe nuk lanë gur mbi gur. Ata që e shpëtuan me vështirësi jetën nga këto masakra u strehuan në Kosovë. Por serbët nuk u mjaftuan me kaq, në vitet 1912-1913 ata e pushtuan edhe Kosovën dhe të njëjtat masakra vijuan edhe aty. Malazezët pushtuan Vilajetin e Shkodrës dhe të njëjtën masakër konsumuan ndaj shqiptarëve të veriut. Ndërkaq në Jug grekët ua kishin vënë syrin tokave të اamërisë, të banuar nga shqiptarë autoktonë. Për të shtënë në dorë këto toka, Greqia zbatoi një plan me tre faza. 1- Greqia kërkon që jugun e Shqipëria t’ua aneksojë tokave të veta. Atë e mbështeste Franca, Anglia dhe Gjermania. Italia doli kundër, pasi kjo binte në kundërshtim me interesat e saj ndaj Shqipërisë dhe me një vendim që u mor në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 zona e اamërisë iu la Greqisë. 2- Pas aneksimit të اamërisë, Greqia provoi çdo rrugë për të shpërngulur shqiptarët që jetonin aty, në veçanti shqiptarët e besimit mysliman. Greqisë i erdhi menjëherë në ndihmë Traktati i Paqes së Lozanës që u nënshkrua ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në 30 janar 1913. Sipas këtij Traktati, turqit që jetonin në Greqi do të dërgoheshin në Turqi, ndërsa grekët që jetonin në Turqi do të dërgoheshin në Greqi (Marrëveshja e Shkëmbimit të Popullsisë). Greqia regjistroi si turq edhe shqiptarët që jetonin në اamëri dhe në zona të tjera të saj dhe i dërgoi në Turqi. Vetëm nga اamëria në Turqi janë dërguar afërsisht 40 mijëshqiptarë çamë. 3- Po çfarë duhet të bënte Greqia me shqiptarët që kishin mbetur sërish aty? Natyrisht që duhej t’i zhdukte duke ushtruar ndaj tyre gjenocid, kurse ata që nuk i shfarosi dot, duhej t’i dëbonte për në Shqipëri. Ky aksion nisi zbatimin 65 vite më parë, me 27 qershor 1944, dhe vazhdoi deri në mars 1945. Ne, nuk e kemi harruar dhe nuk kemi për ta harruar këtë masakër. Ne duam që kjo masakër të njihet nga të gjitha vendet e botës, në veçanti nga vendet demokratike dhe kërkojmë që Greqia, një vend anëtar i BE, të zbatojë parimet që nënshkroi edhe vetë, duke plotësuar kërkesat e shqiptarëve të اamërisë”.

Gazeta Tradita 13-7/2009 organ i partive nacionaliste levizja e legalitetit dhe balli kombetar.
 
A thua Burrel, a do t'ua plotesoje greku kerkesat ?
 
A thua Burrel, a do t'ua plotesoje greku kerkesat ?

ne kemi per detyre ta kerkojme te drejten se cfare ben greku dihet sepse derri vetem me plum merr vesh.

por qe eshte nje proteste e sajuar nga patriotet shqiptar dhe miqt tone turq nuk don koment.

ne Turqi do ishte mire qe te organizohen sa me shum protesta sepse Turqia eshte nje shtet i forte dhe do te marre parasyshe keto ceshtjen came.

une e shikoj Turqine si nje aleate besnike per shqiptaret dhe jam i bindur se bashke me turqine do ti ja dalim mbane aspiratave me lehte.

i uroj suksese protestuesve dhe falenderoj turqine dhe i mbeshtes pa rezerva.
 
Kur protestohet para ambasades se nje shteti tjeter, nuk ndodh asgje perveç se i jepet akoma me rendesi atije shteti, pamvarsisht nga rendesia e kauzes qe eshte duke u protestuar. Sot ne bote, ambasadat qe protestohet me shume para tyre jane ambasada amerikane dhe ajo angleze, dhe kjo te ben te kuptosh rendesin e ketyre shteteve. Kur o protestua ne Beograd perpara ambasades se Shqiperise per Kosoven, mund te konsiderohej edhe si nje krenari, sepse ne ato momente Shqiperia ishte duke u konsideruar nga ata protestues.
Persa i perket çeshtjes çame mendoj se ka vetem nje rruge, organizatat çame duhet t'i drejtohen Gjykates se Larte Europiane te Strasburgut, ku kjo gjykate merret pikerisht me keto probleme. Kjo gjykate eshte i vetmi institucion qe mund te gjykoje per nje ngjarje historike kaq delikate. Ishte pikerisht kjo gjykat qe analizoi edhe genocidin turk kunder armeneve, qe eshte i ngjashem me genocidin grek ndaj çameve, por qe ne permasa nuk ka snje krahasim, turqit bene shfarosjen e 3 milion armeneve. Dhe pak kohe me pare shkrimtaret turq dolen me iden se Turqia do te duhej te kerkonte falje publike Armenise, Turqia jo vetem qe nuk e beri, por mori edhe masa ndaj ketyre shkrimtareve. Ky eshte edhe nje nder shume motivet qe Franca dhe Gjermania jane kunder Turqise.
 
me Turkun ja shembim samarin Grekut,,
6 miljon shqiptar atje te lidhur me turq jan ,ministra,doktore,gjenerale, oficera e etj dhe do c'frytezojme kete rast per ti treguar grekut heshten.
do ta marr nje dite nje kryq ta fus ne goje e ta qes gjakun per veshesh dhe te quhet se ke vdeku per krishtin dhe ti qe te shenoje vatikani ne ndonje liber martir.

nuk merr vesh nga gjerat kombetare me duket je gati te vrasesh veten vetem te nderrosh nacionalitetin vetem te te quajne europian.

je europian te garantoj une per kete por je njeri shpellash qe ke ne mendje vetem melacet e krishtit te kan trembur te kan bere lepur.LOL
 
Or tij i Burrelit, ku Kemal Bitish n'shqip e bani at deklarat a n'turqishsht ?
Se nga em'ni spo' mduket shqiptar!
Dhe e dyta: a asht e vertet se n'turqi ka 6 milion shqiptar?
f.l.m.
 
Or tij i Burrelit, ku Kemal Bitish n'shqip e bani at deklarat a n'turqishsht ?
Se nga em'ni spo' mduket shqiptar!
Dhe e dyta: a asht e vertet se n'turqi ka 6 milion shqiptar?
f.l.m.

sot e more vesht ti se ka 6 miljon shqiptar ne Turqi mor bari delesh?lol
 
Po pse nuk bejne protesta para konsullates greke ne shqiperi apo nuk i len sala.
 
Po pse nuk bejne protesta para konsullates greke ne shqiperi apo nuk i len sala.

ato qe i organizojne protestat ne Stamboll kan plane goditese dhe te qelluara qe mund ti hapin pune greqise,

por ti me nje shkrim qe shkruan e tregon veten nga je , sepse pa shkruajtur akoma del se je kundra shtetit tend.

lufta nuk plaset brenda qe ti besh efekt armikut por sulmohet nga jashte qe ti hyshe brenda.

prandaj ne keto lloj pikash ju nga me andej nder me than kurre nuk do ta kuptoni dhe do te jeni vegla e grekut gjith jeten.

bashkojuni turmes kur nuk jeni ne gjendje te luftoni se dhe zemren e keni si te lepurit, LOL
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top