Monolog mbi jeten

Hostel

Anëtar i Nderuar
Ky monolog eshte marre nga filmi " The big Kahuna dhe eshte i perkthyer ne shqip nga une.
Nuk eshte perkthim perfekt por shpresoj tju pelqeje!


Shijo fuqine dhe bukurine te rinise tende.
Mos e vrit mendjen.Fuqine e bukurise dhe te rinise do e kuptosh vetem kur te jene vyshkur.Por besome mbas 20 vitesh do shikosh fotot e tua te vjetra ne nje menyre qe smund te inmagjinosh tani.Sa mundesi kishe perpare dhe cfare pamje te mrekullueshme kishe! Nuk ishe aspak i shendoshe qysh te dukej.Mos u shqeteso per te ardhem . Ose beje por duke ditur qe do te ndihmoj sa nje çemçakez per te zgjidhur nje ekuacion algjebrik.Problemet e verteta te jetes tende do jene me siguri gjera per te cilat as nuk te kishte shkuar mendja.Si ato qe te zene befasisht ne oren 4 te nje mbasditene nje te Marte pertace. Bej nje gje sa here qe je i trembur.
Kendo!
Mos u bej mizor me zemrat e te tjereve por mos lejo qe njeri te behet me tenden.
Laj dhembet.
Mos humb kohe me ziline.Disa here je ne krye.Disa here rri pas.Rruga eshte e gjate dhe ne fund eshte vetem me veten tende. Mbaj mend komplimentet qe merr dhe harro cdo ofendim.
Nese ja del vertete me thuaj si ja ben.
Ruaj cdo leter dashurie te vjeter dhe hidh tere llogarite.
Relaksohu!
Mos u ndje ne faj nese nuk di cte besh me jeten tende.
Njerzit me interesant qe njoh,ne moshen 22 vjecare nuk dinin cte benin me jeten e tyre.
Dyzet vjecaret me interesant qe njoh akoma nuk e dine.
Merr shume kalcium.Ji i sjellshem me gjunjet e tu,kur te ikin do te mungojne. Mbase martohesh mbase jo. Mbase do kesh femije mbase jo. Mbase do divorcohesh kur te jesh 40 vjec.Mbase do vallzosh me te ne pervjetorin tuaj te 65-ste. Sido qe te shkoj, mos u pergezo shume me veten,por mos as e qerto.Zgjedhjet e tua jane baste.Si ato te cdo personi tjeter.
Shijo trupin tend.Perdore ne cdo menyre qe mundesh.Pa frike dhe pa vrare mendjen per ate qe mendojne njerzit.Eshte mjeti me i madh qe mund te kesh ndonjehere.
Kerce!
Edhe nese i vetmi vend qe mund ta besh eshte salloni yt.Mos lexo revistat e bukurise.Do te bejne te ndihesh i shemtuar.Mundohu te njohesh prinderit e tu.Nuk mund te dish kur do te ikin pergjithmone.Sillu mire me vellezerit.Jane lidhja me e mire me te shkuaren dhe me shume probabilitet ato qe do kujdesen per ty ne te ardhme.
Kupto qe miqte shkojne e vine.Por disa,me te shtrenjtet,...do mbesin.Pervishju punes per te shkurtuar distanzat gjeografike dhe stilet e jetes,sepse sa me shume plakesh,aq me shume do kesh nevoje per njerezit qe njihje kur ishe i ri.Jeto ne New York per pak kohe,por lere perpara se te ngurtesoj. Jeto edhe ne Californi per pak,por lere perpare se te kthej ne nje matuf.
Udheto.
Mos bej rremuja me floket,perndryshe kur do jesh 40 vjec do duken si te nje 85 vjecari.Ki kujdes kur te pranosh keshilla,por ji i duaruar me ate qe ti jep.
Keshillat jane nje forme nostalgjie.Ti japesh eshte nje menyre per te marre te shkuaren nga harresa,ta pastrosh,ti kalosh nje dore boje ne pjeset me te shemtuara dhe ta riciklosh per me shume se sa vlen.
Por pranoje keshillen ... per kete here.


Ja dhe video ne gjuhen italiane

YouTube - Monologo sulla Vita

Dhe ketu ajo ne gjuhen angleze

YouTube - The big Kahuna final monologue
 
Last edited by a moderator:
Lo zoo di 105 i ven nganjeher me radio keto monologe , shum interesant ..
 
Lo zoo cfare nuk ben te forte e la me ate filmin porn spanjoll nuk e di nese e degjove ku merrte hotelet ose konsollaten spanjolle
 
Lo zoo cfare nuk ben te forte e la me ate filmin porn spanjoll nuk e di nese e degjove ku merrte hotelet ose konsollaten spanjolle

LOL LOL un kam 9 vjet qe i degjoj gati cdo dite lale LOL
Sot ka qen funi me ate shakane qe i ben asaj dites qe prodhonte kupa e trofe te ndryshme LOL LOL akoma qesh kur me kujtohet..
 
Une po i degjoj tani ne ritrasmetim skisha mundesi ti degjoja ne dreke
 
Une po i degjoj tani ne ritrasmetim skisha mundesi ti degjoja ne dreke

Jan zeri i lirise , nganjeher edhe shum i lire , saqe perfundojn duke i mbyllur trasmisionin :( politikanet e m............
 
Dihet.
Te forte ku po shpjegonin terheqjet e burrave ne moshat ndryshme.
Dhe ra rradha kur nje person arrin te 50-tat dhe shkon me minorene eshte vetem nje rast il papi....
 
Me pelqeu shume dhe eshte shume domethenese.
Bravo Hostel per punen qe ke bere :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top