VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

JORGO TELO_KONCKA

Anëtar i ri



VALLJA E VJOSثS

(NOTARثT LEGJENDARث)
(Novelë nga Raq PASKAL)

Redaktore: Jorgo S. TELO
Konsulente: Frida Paskal

(Ndodhi e përjetuar në korrik 1964)

“Njerëzit me vepra vlejnë dhe janë të dobishëm përjetësisht.
(Raq Paskal)

Të dëshiroje të bëje një aventurë, duhej të ishe gjigand i mendimit. Së pari duhej ta mendoje mirë gjithçka që nga ana politike e se si do vlerësohej një veprim i caktuar… se ishte koha e monizmit e nuk bëja dot çdo veprim…
Aso kohe Partia e Punës ishte në kulmin e fuqisë dhe Enver Hoxha, dielli i saj, ishte në kulmin e shkëlqimit.
Fiks pas një muaji e gjysmë pas festës tradicionale e pikërisht më 9 korrik 1964 rreth orës 9.00 – 9.30 unë e miku im Gjon Baldini iu afruam një Bukuroshi që kishim sajuar me shumë mundime, të cilin e kishim “ankoruar” diku poshtë urës së Përmetit. Mezi prisnim të startonim drejt ëndrrës sonë të hershme në marathonën e gjatë e tepër të vështirë ujore nëpër ujrat e tmerrshme e të rrëmbyeshme të Vjosës shekullore.
Kishim emocione të fuqishme si ata kalorësit në hipodrom para vrapit me kuajt e stërvitur, ku dhe kuajt ndihen nervozë…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Kuajt e shfaqin ndjesinë e tyre duke turfulluar, duke nxjerrë shkumë nga goja e duke goditur dheun me patkonj para nisjes.
Mua e Gjonin na përcollën aq shumë njerëz, sa dhe një mbreti do t’I vinte zili. Nga sheshi i qytetit e gjer te guri i qytetit nuk numëroheshin njerëzit që mbanin sehir e na përcillnin neve, notarët e famshëm të atij lumi të rrëmbyer. Pra, nga dy brigjet e lumit na shihnin meadhurim e me duar të ngritura lart – shenjë përshëndetjeje e dashamirësie popullore masive…
Dikur edhe kur dilnin njerëzit nëpër sheshe për mitingje, dilnin me urdhër e kërbaç, nga frika, se i pushonin nga puna e vdisnin për bukë;kurse në aktin tonë legjendar askush nuk dha urdhër; vetëm sa ishte hapur fjala se do ndodhte një kryevepër prej dy personave që njiheshin jo pak nga qytetearët e banorët e rrethinave përqark.
Neve populli na përcolli me dëshirë e tepër kureshtar për aktin e guximshëm që po ndërmerrnim… Njerëzit kishin respekt për ne. Mua më njihnin si hero gjatë dy vjetëve që kisha punuar e vazhdoja të punoja në ato vise.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Unë e Frida ishim dy engjëjt 21-22 vjeçarë. Ishim shembull në punë e në jetë.
Meqë na njihnin, nuk nxorëm ndonjë shpallje për lundrimin me Bukurosh që do kryenim në gjithë gjatësinë e Vjosës, duke nisur nga Përmeti e me synim Urën e Mifolit apo bregdetin.
Kur zhvillohet futboll, basketboll apo ndinjë spektakël vendoset ditë më parë shpallje në pikat kyçe të qytetit, por ne nuk nxorrëm asnjë shpallje. Gojë më gojë u përhap lajmi dhe kur lajmi ka fuqi, shpërndahet rrufeshëm vetvetiu…
Populli na pa me sy një natë më parë se si po mbërthenim trarët me ganxha hekuri atje poshtë urës së qytetit.

Njerëzit i tërhoqi kurioziteti: Si do guxonin dy të rinj me mjete primitive të përshkonin rreth 300 kilometra lumë të tërbuar?! Lumi dihet që Brenda vetes përmban plot mistere e të papritura… e pse jo ai përmban kanxhat e vdekjes, ndaj…
Ndodh shpesh që i presin njerëzit, por nuk i përcjellin.
xxx
Kur fillova punën në Përmet, zbrita i vetëm nga autobuzi i Tiranës në pasditen e korrikut 1962. Me vete kasha diplomën, shtangën 110 kg dhe dëngjet me libra e kokën plot dituri. Asnjeri nuk më priti.
Pas dy muajsh më erdhi Frida e zumë një dhomë në bibliotekën e gjimnazit me urdhër të kryetarit të Kom Ekz. të rrethit.
Pas dy vjetësh, po në korrik po më përcillte i gjithë populli i Përmetit. E kë nuk më pa syri aty mbi urë, ku mezi kalova? E kush nuk më foli Raqkë, kush nuk më preku në krahë e s’më përqafoi? Cila vajzë nuk më derdhi vështrime e buzëqeshje? Ushtarë, oficerë, nxënës shkollash, qendrat e punës u gjendën në zonën ku bëhej nisja jonë, madje edhe fëmijë kopshtesh na pa syri. Shikonim shumë vocërrakë të zënë dorë për dorë veshur me ato përparëset e bardha, të shoqëruar nga edukatoret. Ato kujdeseshin të mos rrzoheshin fëmijët në ujrat e rrëmbyeshme të lumit të tmerrshëm.
Ishim vërtetë si heronj…
Ishte një dyshe që do ja vlente [ër muaeum, për në kartoteka, arshiva, sepse ishimm si një thesar i pa\muar për vendin. Ah, sa do vlente një kamer regjistruese ato ditë të shënuara! Të tilla mund t’I kishin vetëm disa njerëz të pasur, apo profesionistë, që i kishin detyrërregjistrimet e xhirimet…
Kamerat bardhë e zi ishin vetëm për udhëheqësit që filmoheshin nga servilët. Ata ndiqeshin nga kameramanët kudo nëpër mitingje, gostira e kudo.
Ku na binte radha neve, heronjve të Vjosës që po mateshim me forcat e natyrës? Kamerat me ngjyra që sot i blejnë amatorët, atëherë nuk ishin shpikur. Madje s’kish dalë as aparati fotografik me ngjyra.
Unë e Gjoni kishim aparatin tonë bardhë e zi ne çantën e udhëtimit që e kishim lidhur në direkun e lundërzës, veç nuk kishim kohë të merrnim poza, se nxitoheshim të niseshim për udhëtim…
Unë kisha marrë urdhër nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të nisesha sa më parë, se mbeti populli pa shkuar në punë, meqë donin të mbanin sehir.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

- Nisuni, se duhet të shkojnë njerëzit në punë, - më porositi Et’hem Bakiasi, si dhe Apostol Kotani, sekretari i tretë i Kom. Partisë që mbulonte kulturën e sportet.
Në çdo familje qytetare nuk flitej për gjë tjetër veç se si Raq Paskal me një shokun e tij do çanin lumin e egër nga Përmeti në det. “ Ata janë dy heronj që do maten me lumin e tmerrshëm që ka mbytur qindra e mijra njerëz në shekuj. Vallë do mbyten dhe këta?! Pa t’i shikojmë nesër në mëngjes, kur të nisen. Do t’i shikojmë.
Vjosa ka mbytur njerëz dukee kakuar atë së gjeri…Po ne që po e kalonim për së gjati?
Vjosa kërkonte jetë njerëzish. Po të mbytesha ikte jeta ime dhe e kolegut tim, që ishte vetëm tre vjet më i vogël nga unë. Unë mbaja përgjegjësi për 21 vjeçarin Xhoni. Po Fridën e dashur ku ta lija? Ajo ishte vetëm e me djalin e vogël në duar. Ku do shkonte gjithë ajo dashuri e madhe? Si mund të përmbysej tragjikisht gjithë ajo dashuri legjendare? Frida ime ishte dhe shtatzënë, me vajzën në bark.
O Zot, më jep guxim, trimëri, mençuri dhe fat! – mendoja e thoshja me vete, qysh kur më lindi ideja e atij lundrimi për të çarë Vjosën për së gjati; fakt që nuk e kish bërë njeri në mijëvjë\arët ec shkuar. Dihet që përsëgjeri e kanë kaluar shumë djem e burra, madje dhe femra e fëmijë.
Si mund të mbetej fëmija dyvjeçar pa baba e vajza në embrion?
Dridhej lumi nga ky burrë, apo dridhej burri nga ai?
Miliona tonelata ujë i rrëmbyer vepronte mbi trupin tim e të Xhonit. Xhoni ishte student i agronimisë.Natyra e egër inorganike rrokullisej me furi nga malet dhe shtypte dy trupa robust, delikatë, të brishtë. Dy djem me palcë si të zogut qiellor po ndërmerrnim një akt të pashoq…
Valët e lumit malor vinin me gjëmim e frikshëm që nga malet e Pindit të Greqisë. Na përplaste rryma me furi nëpër shpellat e shumta me maja e kreshta të mprehta, ku mund të të çahej koka nga çasti në çast; prandaj rrezikoheshim po të mos rrëshqisnim me not si peshqit, duke iu shmangur shkëmbinjve.
Ne ndiqnim rrjedhën e ujit dhe e shfrytëzonim energjinë kinetike të rënies së lumit në favorin tonë, në favor të shpëtimit të jetës.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Kur tereni malor na fuste në xhepa shkëmbinjsh, ne zhyteshim me guxim ndën ujë, duke e braktisur Koken, i cili përplasej pas shkëmbinjve.
Bukuroshi na ngjante sikur e kishim ndërtuar me lapsa e jo me trarë, teksa përplasej në kundërshti me forcat vigane të natyrës.
Ne Koken realisht e kishim ndërtuar me mahi pishe e bredhi të gjata nga 5-6 metra secilën. Trarët ishin të rinj e të fortë.
Mbi ujë vdekja ishte më e sigurt e mund të na e çante trupin në mes, kurse ndën ujë rrëshqisnim pa komplekse në taban të lumit si peshqit thellësive…
Kjo donte përvojë e guxim. Mjaftonte një goditje në kokë ose në brinjë dhe ne vdisnim. Masa e ujit na rrotullonte shpeshherë, ashtu siç kemi parë ndonjë mizë rreth valës dhe thithet prej saj në vrimën e lavamanit.
Në çastet më të vështira në ato thellësi më dilte parasysh imazhi i Fridës, ku shfaqej haptazi frika e humbjes së burrit të saj. Shtrëngonte në gji Arturin e vogël, sikur të mbahej prej frutit të dashurisë sonë të mrekullueshme.
اudi, sa besim kisha që do shpëtonim dhe do ta çanim Vjosën për së gjati në të gjithë rrjedhën e saj kryesore! Ndiheshim si eksploratorë të vërtetë.
Unë dija për udhëtimet e Valter Skotit e Robert Skotit drejt Polit të Veriut që u nis nga Finlanda, ose landi i fundit; vendi që ndan Polin me Evropën.
Unë e dija që Skoti ngriu në çadër tok me qentë e tij, se enët me vajguri e shkrinë kallain ngjitës dhe u çanë nga temperaturat minus 40 gradë Celsius.
Ai ngeli pa lëndë ngrohëse e pa ushqim. Nga fatkeqësia e tij mësuan dhe të tjerë
Dija që Amundseni ambicioz arriti i pari në Polin e Veriut. Dija që njerëzit udhëtonin me Bukurosh e transportonin trarë nëpërmjet lumenjve para se të shpikeshin velat e lopatat emë pas motorën e fuqishëm të anijeve
Në atë moshë 24 vjeçare njeriu nuk e përfill vdekjen dhe ka besim të tepëruar te fuqi e mendjes së vet dhe e muskujve të përgatitur dhe elastikë.
Notoja, vrapoja, çoja pesha të rënda përe vite të tëra, por isha njeri modest dhe nuk krekosesha në rrugë si shumë të rinj që gricen dhe vriten me njerëzit. Forcën e kisha për në skenë e stadium; mëndjen për të shpëtuar njerëz e kafshë nga vdekja.
Në udhëtimin e rrezikshëmn e raskapitës 4 ditor morëm plagë e grisje, duruam dhimbje dhe çaste fatale, ku jeta humbet për një sekondë. Nuk qe fjala se notuam si të gjithë njerëzit që lahen në lumë a det disa minuta por luftuam me ujin e shkëmbinjtëkatër ditë rresht nga ora 7.00 e mëngjesit e gjer në x19.00 të mbrëmjes, pra që kur lindte e gjer sa perëndonte dielli.
Kam bërë ç’kam dashur në jetë brenda normave të lejueshme e ligjeve. Edhe në këtë udhëtim të rrezikshëm u zbavitëm, pamë shpella e guva të frikshme, ku i gjithë luni futej ndën mal dhe pa frymë si peshku gojëmbyllur.
Kuptonim që shpëtimi ynë ishtetë notonim në drejtim të rrezes diellore ku qe dalja. Ne hapnim sytë në ujë e shikonim si peshqit me përpikmëri të pagabueshme.
Lundrimi në Vjosë qe lodhje e çlodhje e hatashme, një zbavitje e paçmuar. , një njohje, provë për të kaluar rreziqet në dobi të njerëzve për t’i shpëtuar ata siç edhe më ka ndodhur jo pak.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Sporti më dha gjallëri të përjetshme dhe magji, për të mos e ndërprerë kurrë atë.
Dilnim nga honet e lumit kur donim ne , por shpesh na rrëmbente rryma e tërbuar aty ku gjithë ai lumë mblidhej e binte me vërtik rrëzë maleve me shpejtësinë e një katarakti.
Neve na rrëmbente dallga sikur të ishim dy fije bari e kashte.
Kishte shpella me gurë konglomerate me maja të mprehta Si gjilpërë, të cilat mund të na çanin venat dhe arteriet si bisturi e gjaku ynë 5 litra mund të humbiste sa hap e mbyll sytë.
Ne i hapnim sytë që t’i dallonim sa më shpejt shkëmbinjtë e mprehteë e notonim megjithë forcën e muskujve me stil të lirë drejt qendrës së lumit , duke abandonuar shkëmbinjtë malorë nën ujë.
Shpesh na gjëmonte koka e na dilnin xixa nga sytë. Na gjëmonte truri; gjëmonte e humbisnim toruan. Ajrin rezervë e mbanim me kursim në mushkëri, sikur të ishim peshq që marrim ajrin dhe oksigjenin e tretur në ujë.
Duronim ndën ujë edhe dy minuta sikur të kishim velëza e jo mushkëri të zakonshme gjitarësh (sisorësh)
300 kilometra distancë në ujët e lumit plot kthesa e rreziqe të papritura për katër ditë rresht i kaluam me sukses të papërsëritshëm, të paparë e të padëgjuar.
Duruam fuqinë e dallgëve, presionin e lumit me qindra atmosferë që na shtynte drejt guvës pa dalje e që na palosi, na gozhdoi si dy skulpturapiktura me ganxha hekuri në mur.
Presioni i pamatë i ujit me vrull qindra qindra ton ujra në sek.në thellësi të lumit dhe errësira shekullore brënda guvës ishin tepër të frikshme për njeriun.
Dallgët e mëdha e presioni i lumit malor që vinte me gjëmime tmerruese…ishin eksperienca të paprovuara më parë. Nga rruga automobilistike, i ulur në kolltukun e makinës, lumi i egër ngjan i urtë e i qetë përfund maleve. Duket si një gjarpër gjigand që rrëshqet paqësor nëpër zallin e paanë e të pakufi; por, në rast se futesh direkt në ato ujra, kupton se ai gjarpër prej uji të merr jetën.
Shpesh ishim në mëshirën e rrymës dhe provuam ndjenjën e humbjes së jetës, se kishim dhe fat.
Ne kemi dëgjuar fjalën e popullit: “Ai u mbyt me një lugë ujë ose me një pikë ujë…” (kur e thith në rrugët e frymëmarrjes)
Vorbulla e lumit të pamëshirshëm bëhej e tmerrshme në qindra raste…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

PARAPثRGATITJA

Edhe gjatë kohës kur isha nxënës edhe më vonë kur isha student, ndonëse arrita të bëhesha një mik jo ى zakonshëm ى ujrave, imagjinata ime nuk kish arritur të paraprinte faktin, se do të vinte n jë ditë , kur, dashur pa dashur unëe Gjoni do të shndërroheshim në dy personazhë të përmasave të mëdha… (Shumëkush kështu më cilësoi në ato vite e më pas…)

Gjersa të afrohej m 9 korriku ى vitit 1962 për mua, SOTIRAQ PASKALIN, njohja ishte në sfera më të ngushta njerëzish. Jjo pak nga ata që më njihnin kishin arritur të qëmtonin tek unë disacilësi të çuditshme që më jepnin shtysë, për t’u përfshirë në një vazhdë veprimesh gati aventureske të rrezikshme por që konkretisht, ta themi hapur qysh në fillim të këtij eksplorimi, kishin të bënin me realizimin praktik të atyre pasioneve, që gëlonin në thellësitë e shpirtit tim rinor…
Pasi dy vjetët e para të teknikumit bujqësor ى bëra në Tiranë te ish shkolla e Dakos, u transferuam në Shkodër pranë Institutit Zooteknik në lagjen Kiras.

Kur ndodhesha në Teknikumin e Shkodrës, 800 metra larg nesh përplaste dallgët liqeni i famshëm i Shkodrës.
Liqeni, lumi, kalaja gjigande, hapësirat plot bimësi u fiksuan në qenien time që në vitin 1956…
Bënim praktikë në klinikën bveterinare dhe në thertoren e Shkodrës. N vitin e trtetë e të katërt kryenim praktikë të rregullt në thertoren e Shkodrës matanë lumit Buna.
Një ditë kur gjithë klasa po kalonte mbi urën e hekurt, pedagogu me autoritetin e padiskutueshëm, kërkonte rregull prej nesh, që të mos shtynim njëri-tjetrin, se, po të rrëzoheshim në lumë, mbytja do ishte e sigurt.
Për t’iu shmangur rreziqeve, na shoqëronin Paulin Kiri e Moisi Mazali. Prej tyre merrnim njohuritë teorike në klasë dhe gjithçka do të konkretizohej në thertoren e qytetit.
Atë ditë nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme.
Ndërsa një ditë dimri kur po na shoqëronte mësues Burhani, unë, pa i kërkuar leje atij, u zhvesha shpejt e shpejt dhe, ashtu me rroba banje, u bëra gati të hidhesha në ujë.
- Mos! – gati ulëritën gocat e klasës.
- ا’po ndodh? – pyeti mësuesi, duke hedhur vështrimin zhbirues drejt portretit tim në atë ecje serioze. –Ti, Paskali, se mos hidhesh gjë në lumë?! Do mbytesh…
Iu luta shumë, që ta provoja njëherë një kredhje prej lartësie e se e dija mirë notin si të isha një peshk i vërtetë.
Lumi i gjerë si një copë det përplasej poshtë këmbëve të urës, duke krijuar shkumë të madhe e dukej sikur gjithçka do të përmbytej me gjithë urën e Bunës.
Isha ende nën 16 vjeç, por guximi nuk më mungonte. Nuk para i peshoja rreziqet.. Gocat e trembura po njomnin sytë e bukur me lot. Bile njëra seç’ bëlbëzoi…Mbi faqen e bardhë ى rrëshqitën pika loti. Sikur më dhanë më shumë guxikm ato ndjesi për mua…. M’u kujtuan luftëtarët spartanë që, kur i vinin të ndesheshin si gladiatorë, u vendosnin pranë vasha të bukura gjysmë të zhveshura, prej të cilave ushtarët merrnin më tepër forcë e guxim si dhe vrull përleshjeje për jetë a vdekje.
Femra frymëzon…
Me nxitim u ngjita tek hekurat e zeza të kangjellave të urës. E ndieja veten si ai gjeli që krekoset para pulave. Mësues Burhani e ngriti zerin:
- Paskali, ç’je tuj bamun? Mos u hidh, se kam me t’përjashtue prej shkollet!
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Sa hap e mbyll sytë unëv bëra një kërcim paksa lart, i dhashë hov trupit para dhe pingul u zhyta brenda atij lumi të madh e të vrullshëm. Rrjedha më rrëmbeu sikur të isha lëvozhgë arre. Dallga më shpuri menjëherë mbi 200 metra poshtë vendit ku ishte ura.. Sikur e mblodha pakëz veten dhe u mundova t’u ruhesha vorbullave dhe rrymave rrotulluese… Ato i kapërceva. Atëherë mora frymë më i qetë. Notova për të dalë në breg, në anën tjetër të rrugës nacionale.
Rryma gjigande më çoi drejt ca pemëve, të cilat, tok me një rrip toke, formonin një si ishull në mes të Bunës.. Një peizazh tepër romantik.
Unë u mbajta pakëz te degët e atyre shelgjeve dhe, pasi mora frymë thellë, notova drejt bregut të përtejmë. Kaluan rreth 15 minuta, gjersa dola në anë të lumit, poshtë gurores së famshme. U ngrita në këmbë në zallishte. Trupi më ishte mbushur mornica nga të ftohtit. Nga vendi ku më shpuri rrjedha pashë shokët mbi urë që më ngjanin si pika të zeza. Nisa të hidhja hapat mbi zall. Guralecat ishin si presa dhe këmbët e mia të buta dhe të parregjura, filluan të plagoseshin e të më dhembnin. Frynte erë e fortë si të ishte dimër e më dha drithma. Më shumë ishte ftohtë jashtë se brenda në ujë.. M’u desh të vrapoja për dy arsye: Të arrija shokët e klasës dhe tëv nxehesha.. Klasën e gjeta te porta e thertores së Shkodrës.
Shokët e klasës më përgëzuan për guximin që tregova…
Më dhanë teshat. Lëkura e trupit më qe skuqur. Buzët më ishin nxirë goxha. Mjekra më dridhej e dhëmbët më kërcisnin, sikur të ishin guri\ka. Edhe këmbët më dridheshin. U vesha shpejt e shpejt.
: “I thyhet një notë në sjellje Sotiraq Paskalit, duke u paralajmëruar se për më të voglin gabim do të përjashtohet nga shkolla…”
Unë u bëra dyllë i verdhë. Sytë e 600 nxënësve ishin drejtuar nga unë. Gati sa nuk po rrëzohesha në tokë. Barkun e ndjeva hon. Në mëngjes si zakonisht kishim ngrënë nga një porcion simbolik djathë i shtyrë me një gotë alumini me çaj. Dy orët e fundit as që e kisha mendjen në shpjegim. Në drekë nuk vura gjë në gojë edhe pse zorrën më “këndonin”….
Pasdite klasat loznin futboll. M’u lutën dhe mua. Unë isha i mërzitur pa masë. Megjithatë u çova si me pishmanllëk, duke u vendosur mbrojtës i djathtë.. Ishte një nga ato ditët e dimrit me diell e një nxënës shkodran ziliqar (pjesëtar i skuadrës kundërshtare) po avitej drejt meje me furi me topin në këmbë dhe me bërrylin e djathtë më goditi fort në brinjën e majtë., madje aq fort sa u rrëzova për tokë e me dhimbje të padurueshme. Gati sa nuk m’u bllokua frymëmarrja. Durova. Mes dhimbjesh ndenja, gjersa mbaroi loja..
Të gjithë e vlerësuan lojën time mbrojtëse. Sikur më shëronte vështrimi vezullues i një vajze flokëverdhë që quhej ANA…Edhe në çaste të errta ajo më lëshonte rreze mikluese…
Gjat kohës së studimit e ndjeva më tepër dhimbjen e ijës. Ndoshta mund të më ishin thyer dhe brinjë. Rrija me kokën mbi libër dhe gati sa s’qaja pa zë… Bëja analizën e veprimeve të mia…
Ndërkaq, teksa vura dorën tek vendi që më dhimbte, gishtrinjtë më hasën në një xhumbë të madhe. Një hematomë. Nuk kish kush të më këshillonte, pa le të më thoshte një fjalë të ngrohtë. Vetëm shoqe e shokë të ngushtë interesoheshin e më pyesnin se si e ndieja veten. Dy brinjë të thyera dhe gjak. Isha mjejk dhe e kuptoja situatën…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Femrat në kësi rastesh tregohen më të dashura, më shpirtmëdha. Ato ishin gjithësej katër. Edhe shokët e mi të Gjirokastrës treguan goxha kujdes për mua.
Sa herë ndërroja poziocion, aq herë lëndoja plagën në trup. Nuk u vizitova, se nuk çante njeri kokë për ne konviktorët. Xhumba u kalçifikua me kalimin e kohës si pasojë e thyerjes së brinjës. Brinjët u ngjitën natyrshëm nën kallo kockore. Më pas u betova në vetvete, që të isha më korrekt me veten e shoqërinë në tërësi… Duhej t’u përvishesha me ngulm mësimeve. Profesori i kirurgjisë më kish të preferuarin e vet.
Por drejtori i shkollës, një specialist i shkëlqyer për sëmundjet ngjitëse dhe zoonozet, na jepte dhe mikrobiologjinë. Ai quhej Lazër Mirdita. Ai u shkroi letër prindërve të mi në Gjirokastër, ku i lajmëronte për thyerjen e notës së sjelljes, mbasi kisha prishur një orë mësimi.
Për ato xheste të papëlqyera rrezikohesha të përjashtohesha edhe nga shkolla, po qe se nuk bëja kthesë. Prindërit e mi u alarmuan jashtëzakonisht nga kjo e paparitur që po u shkaktoja unë… siç ishte hedhja nga ura
Ata shkuan tek avokati Dakli, i cili i udhëzoi për kthimin e përgjigjes te drejtoria e shkollës..
Drejtori i shkollës, pasi kish marrë përgjigjen nga prindërit e mi, më thirri në zyrë e më tha: “Ti je nxënës i mirë. Ne dhe familja jote duam që të bëhesh shembullor.. Hë, si thua?” E ndjeva veten të zënë në grackë….
Pas pushimeve të dimrit erdhi pranvera. Gara për mësime u bë e madhe. I lamë pasdore shumë veprimtari, shumë dëfrime. ج vetmi dëfrim ishte noti.
Ishim jo pak nxënës që merrnim librat nën sqetull dhe niseshim drejt bregut të liqenit. E shfrytëzoja maksimalisht çdo minutë të lirë. Duk notuar, duke provuar veten në disa lloje noti.: zhytje, prova të mbajtjes së frymës brenda ujit
Mjaft shoqe e shokë më luteshin mua , që t’u mësoja notin., sidomos ajo që quhej ANA. Ajo u çudit kur mori vesh se unë, kur doja ى mbaja të hapur sytë brenda në ujë në thellësi të tij. Unë shikoja objektet nën ujë.
Edhe gjatë vitit të katërt të shkollës së mesme , krahas mësimit, nuk e lashë asnjëherë pasdore notin dhe gjimnastikën. Nuk mund të ndërpreja kurrsesi stërvitjen, kalitjen.

xxx

Në shtator të 1957-ës u gjenda student në Institutin e Lartë të Bujqësisë, ngritur mbi kodrat e buta të Kamzës. Atje lidhur me notin mbetëm si peshku pa ujë. Me nostalgji kujtoja liqenin e Shkodrës, Bunën, Kirin.
Jeta e studentit kish më tepër liri se ajo e një nxënësi.
Pasi ngrihesha në mëngjes rreth orës 6.00 nisja vrapin rreth pyllit, çoja pesha dhe bëja dush me ujë të ftohtë. Gjatë shtatorit dhe tetorit shkuam në plazhin e Durrësit, thuajse çdo të diel. Në njërën nga të dielat, sipas mendimit të disa shokëve të klasës, vendosëm të shkonim në Durrës me tren. Si të etur u kredhëm në ujrat kaltëroshe…
Gjatë pesë vjetëve në Institut, nuk lamë të diel pa shkuar në det, sidomos unë…
U perfeksionova shumë si notar ى të gjitha stileve..
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

xxx

Në vitit 1962, Pasi mbarova fakultetin, u emrova në Përmet. E ndjeva veten si një delfin në atë qytet të vogël. Fillimisht ى vetëmi ngushëllim dhe ngazëllim për mua ishte Vjosa dhe vetëm VJOSA… Atje e kisha kokën. Që të lahesha zhytesha në ujë. Ishte një rit ى përditshëm, madje dhe në nëntor e dhjetor.
Nuk e ndërprisja larjen në Vjosë edhe gjatë janarit të acartë, gjatë shkurtit me ngrica, apo marsit të egërsuar e prillit me thëllime… Gjersa vinte majti ى shumëpritur a qershori e gushti ى dëshiruar… Gjatë stinës së dimrit e pranverës, sidomos kur binin shira Vjosa vërshonte dhe gjëmonte si deti në shtrëngatë. E megjithatë unë asnjë ditë nuk e ndërpreva notin.

Autobuzi ى linjës Përmet - Tiranë me shofer Janin kalonte urën pikërisht në kohën kur unë poshtë në ujrat e Vjosës kryeja gjimnastikën time të mëngjesit. Shofer Jani ndalonte autobuzin në mes të urës. Ishte dëshira e pasagjerëve të më shihnin mua, tek lahesha pa hiç dert.
Vjosa lozte me mua dhe unë lodroja me të. U bëmë miq të pandarë. Kur dilja në anën tjetër të lumit, atëherë shofer Jani riniste autobuzin. Shihja duar pasagjerësh që më përshëndesnin nga lart.
Unë mbetesha sërish në vetminë time, por në shoqërinë e vetme të mikeshës së re, Vjosës. Shpesh merrja kurajon e notoja kundër rrymës. Ishte një lojë e përsëritur, që më harxhonte shumë energji. Ndjeva se nga muaji në muaj po më zhvilloheshin shpatullat, muskujt e gjoksit e të krahëve si dhe muskujt e këmbëve. Mjekësia veterinare, noti dhe peshëngritja ishin pasionet e mia…
Po e shihja konkretisht se noti në Vjosë ishte baza e kalitjes sime për veprimtari të mëpastajme mjaft të vështira… Një orë vazhdoja me Vjosën çdo mëngjes, pastaj në orën 7.00 ndodhesha në krye të detyrës: në zyrë apo në terren… Unë e kisha kohën të matur dhe të shtrenjtë si pasuri e madhe. Në orët e lira pas pune zhytesha përsëri në Vjosë. Ngado që të shkoja me Vjosën do ndeshesha…Ne mjekët e kafshëveishim të pakët. Doktor më thërrisnin me respekt.
Më takonte nga vendndodhja që të hidhesha në Vjosë edhe nga ndonjë shpellë, nga brinjat e thepisura të lumit, apo nga lartësia e ndonjë peme. Hidhesha pingul në vendet më të thella që ى dalloja lehtë nga ngjyra e ujit. Në thellësi ngjyra është më e errët blu drejt të zezës; kurse kur ishte uji ى llagart, dalloja me sy fundin ku do zhytesha, që të ruhesha nga ndonjë aksident ى papritur… të mos kapja tokë para kohe.. sidomos në fillim të zhytjes…ndryshe e paguaja shtrenjtë unë e familja… Vetëm kur perëndonte dielli kthehesha në shtëpi tek Frida ime. Shumë njerëz kanë vdekur kur kanë kërcyer nga lartësitë në ujë të turbullt. Kanë \arë kafkën e trutë me gurë, drurë, hekurishte me majë etj. Kjo ndodhte sidomos ndën urat e lumenjve.
Pasi rrija pak me të, nisesha sërish drejt palestrës së gjimnazit, ku kisha peshat.. اoja pesha me shtangën time të posaçme.
Shtanga dhe librat ishin të vetmet pasuri për mua. اoja rreth pesë ton pesha me shtangë çdo mbrëmje, aqsa trupi erdh e u forcua, u bë ى ngjeshur dhe ى plotë. Muskujt gjer dje të zgjatur e tendinozë u bënë boshtorë e disi të rrumbullakët.. Lëkura ime mori ngjë shkëlqim ngjyrë çokollate nga dielli dhe uji plot kripëra.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Rrezet e diellit kishin bërë punën e tyre…Gjithashtu në palestër ushtroja boksin mbi “dardhën” e mbushur me rërë. Atë e varja tek litari i unazave. Kur lidha unazat m’u desh të shpoja tavanin prej betoni, që ishte njëkohësisht dhe si dysheme e një klase në katin e dytë. Në palestrën e gjimnazit në Përmet fillova të grumbulloja disa çuna si Mikelin tim, Marcelin, Grigorin, Kananin, Piron etj., të cilëve u mësoja boksin dhe u bëja përgatitje fizike. Më vonë këta çuna u bënë gjimnastë dhe mbaruan Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Stërvita qindra djem në boks, not, vrap, kalitje, peshëngritje.
Nuk kisha kohë të mërzitesha në atë qytet të vogël, ku burrat e kalonin ditën duke pirë klubeve e lulishteve. Tek lulishtja pranë hotelit valonte klarineta e Laver Bariut. Edhe unë çlodhesha atje nën tingujt e magjishëm të asaj orkestre popullore famoze, duke konsumuar ndonjë birrë tok me Fridën, sidomos të dielave natën.
Në palestrën e gjimbnazit kisha përgatitur dhe një pedanë, që shërbente për mbrojtjen time nga ndonjë rrezik edhe dyshemenë nga goditjet e peshave. Shtanga binte në pedanën 2 x 2 m².
Gjatë gjithë atyre viteve dhe kurdoherë te qenia ime mbisundonte ndjenja e mardhënieve miqësore e paqësore me këdo, harmonia dhe mirëkuptimi ى ngrohtë. Nuk isha as ambicioz e ziliqar, as kryeneç e hakmarrës. Mbi çdo gjë vija logjikën dhe jo forcën e muskujve. Të dyja i zotëroja, por ى komandoja si ma deshte puna… Isha tolerant e fleksibël me të panjohurit në blegtori fshatrave.
Forcën fizike e ruaja për të pasur rezistencë në punë, sidomos në terren, apo në Kampionatin Kombëtar të mundjes e të peshëngritjes si dhe në skenën e arenës së cirkut…
Njerëzit e mirë e dija që më ndihmonin. Por qëllimi im ishte që të më kuptonin dhe zemërligjtë… që isha në rrugën e përparimit njerëzor… si udhëndri\ues.
Më donte ى gjithë popullii Përmetit, qytet e fshat. Djemtë e vajzat më shihnin me admirim. Isha jo më tepër se 22-23 vjeçar. Qyteti provincial nuk kishte komitet fizkulture.
Të lexosh sa më shumë, të jesh ى rregullt në punë, të merresh me sport, art e shkencë, do të thotë të meritosh qenien si pjesëtar ى denjë ى një shoqërie të civilizuar… Të tillë e ndieja veten aso kohe… Flija pak orë. Lexoja dhe punoja.
ثndërroja të isha dikushi në jetë dhe me këmbëngulje e pasion po ia arrija nga viti në vit qëllimit…
Treqind metra sipër urës ishte një gropë e thellë, që e quanin “kazan”. Vertikal me të ndodhej një shpellë, prej nga hidheshin në lumë notarët e asaj treve.Unë ى mësova ata të bënin kërcime akrobatike, duke bërë salto para ose pingul mbi ujë si dhe shkëputje në ajër lart, prapa e rrotullime.
Një ditë më shkrepi ideja për të ndërtusr një trampolinë mbi atë shpellë. Nuk mund të merresha me të gjatë javës. E filluam një të diel, që kishim pushim në zyrat e Kom. Ekzekutiv katër trarë dhe ca dërrasa dhe ى shpumë te shpella në anë të Vjosës. Punuam me kujdes për një fiksim të qëndrueshëm të trampolinës. Plus lartësinë e shpellës atje krijohej një lartësi e admirueshme mbi 7 metra. Javën e parë nuk e provuam. Ditën e provës, domosdo të diel qindra djem e vajzas u grumbulluan te trampolina jonë..Ata panë se si ishte një trampolinë.Pra krijova ngjarje. Qytetarëve të Përmetit u dhurova një mrekulli.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Një javë nuk u afruam te trampolina. I lashë kohë \imentos që të thahej Ajo mbante trarët në këmbë si dhe dyshemenë me dërrasa mbi të cilat merr vrull notari.
Pas një jave kurioziteti ishte i madh. Provën e parë më takonte ta bëja unë. Unë isha iniciatori dhe protagonisti i asaj risie për të shfrytëzuar disi më ndryshe ujrat e Vjosës…Njëkohësisht isha më ى rrituri dhe më ى arsimuari ndër të tjerët. Trampolina na lejonte tëhidheshim larg në thellësi e jo mbi gurë.
Hipa mbi një shpellë dhe u ngjita tek trampolina. Ia kisha merakun, por tramplina doli e fortë. Ndala në skajin e saj, ku mora pozicionin e duhur. U lëkunda disa herë dhe kuptova që ajo mbante disa herë më tepër nga pesha ime. Duhej ta provoja unë ى pari e jo të aksidentohej ndonjë nga djemtë e qytetit, duke rënë me kokë mbi shpella. Gjatë gjithë jetës e kam pasur si parim dhe ligj që çdo veprim të vështirë e të rrezikshëm ta eksperimentoja fillimisht me veten time, sepse së panjohurës nuk ى dihet… Po të rrëzohej ajo, njeriu vdiste menjëherë.
Kërshiria po rritej te kureshtarët… si do bija, vallë? U shkëputa dhe fluturova në mënyrë spektakolare. Të gjithë duartrokitën hareshëm. Kërceva në ajër si shpend.
Efekti te shikuesit qe shumë ى madh. Pastaj nxita ca djem të rritur që të hidheshin…fillimidsht në këmbë pa salto.Doja që t’u ikte frika.. U kënaqën pa masë… ج nxitja kush do hidhej më larg. Koha kalonte shpejt. Harronim urinë e drekës. Shpesh merrja vrull përgjatë trampolinës dhe me hov shkëputesha 7 metro në ajër, duke fluturuar në mënyrë spektakulare si një shpend që zbret nga qielli e zhytet në ujë.

Lajtmotivi im atëherë ishte: : “Ha domate, bën stërvitje…” Skamja bënte të vetën… ndrydhte shpirtin… Përmetarët habiteshin tek më shikonin të dielave duke u hedhur nga trampolina me salto prapa. Këtë e vërtetojnë dhe disa fotografi të viteve 1063-64. Para duarve mbaj shpesh një foto ku ndodhem mbi trampolinë ى rrethuar nga shumë fëmijë. Ngjaj si Herkuli midis tyre. Shpesh nga kërcimet e shumta edhe jam dëmtuar. Të pastërviturit bien me bark e shpinë…
Shumë herë duart e ndera para kanë shpëtuar kokën…sidomos kur ujët ka qenë ى cekët. Koka ime ishte mësuar me goditje…, që nga ato në boks, nga hedhjet në lumë, në mundje me kundërshtarë të egër etj…
U zhyta mbi pesë metra thellësi si rezultat ى shpejtësisë së rënies së një trupi të lirë dhe të peshës sime. Mbaj mend që kur isha në ajër ى mbaja krahët të hapur si të dallëndyshes dhe kur trupi u drejtua nga forca tërheqëse e tokës, rashë vertikalisht me duar e shtrira përpara, duke e çarë ujin si një delfin, pa e goditur kokën as barkun, siç ndodh në fillestarë të papërgatitur pa teknikë hedhje, duke thyer kolonën vertebrore apo duke shembur barkun po të biem me të në ujë.
Nga forca e rënies zbrita gjer në zallin e tabanit të lumit, duke ى mbajtur sytë të hapur, teksa shihja gurët e lëmuar nga uji. Me të njëjtën inerci u n gjita lart duke notuar e dola mbi ujë. Të gjithë të pranishmit duartrokitën hareshëm dhe entuziastë, pasi panë një kërcim të bukur, një arritje të re në Vjosën e tyre… që ndryshonte nga e përditshmja e së kaluarës.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Atje ndodheshin mbi njëzet djem e vajza, burra, gra e fëmijë. Populli ى Përmetit ishte i emancipuar. Plazhi për ta ishte Vjosa. Qyteti ka mbi 200 ditë me diell gjatë vitit; kështu që atyre njerëzve të bekuar dëfrimin ua ka dhënë natyra dhe Zoti falas atyre njerëzve të urtë.
Pas kërcimit të parë unë bëra dhe një kërcim të dytë me salto para, duke bërë një rrutullim të plotë e duke u zhytur normalisht mbi ujë. Në çastin e hedhjes trupin e mblodha në ajër, u rrotullova dhe u hapa me këmbë të shtrira e të bashkuara para se të zhytesha si shigjetë.
Unë llogarisja forcat e trupit dhe gjymtyrëve brenda një të dhjetës së sekondës
Kërcimtarët e stërvitur mirë Brenda 1/10 së sekondës komandojnë radhën e veprimeve për të realizuar në mënyrë perfekte ushtrimin teknikisht dhe artistikisht. Efekti te shikuesit qe shumë ى madh. Të dy palët përfshiheshim nga entuziazmi dhe emocionet. Hedhja e saktë eviton emocionet. Ka bukuri estetike.
Isha ngazëllyer nga gëzimi që ideja ime për të sajuar një trampolinë në brigjet e Vjosë u kthye në realitet. Më pas nxita disa djem të rritur që të hidheshin në ujë fillimisht në këmbë e pa salto. Edhe kjo donte guxim se të tremb lartësia dhe ideja e vrasjes. ج mësoja që duart t’ى mbanin të ngjitura pas këmbëve, se mund t’u thyheshin duart, po t’ى mbanin të hapura gjatë hedhjes mbi këmbë.
Doja që t’u ikte frika. Ata u kënaqën pa masë. ج nxitja kush do hidhej më lart. Koha kalonte shpejt, sa harronim urinë e drekës. Habiteshim kur shihnim se na ikte e diela pa u kuptuar. Perëndoi dielli dhe po nderte krahët muzgu u mbrëmjes. Më në fund ecnim mbi zall, ى ngiteshim përpjetë kodrës, duke lënë prapa trampolinon dhe Vjosën. Ata kërcenin me këmbë në ujë e më pas me duar e kokë poshtë.
Arritëm në shëtitoren e porsaasfaltuar të qytetit e secili në shtëpinë e vet…
Të dielave e tjera rritej numri ى kureshtarëve edhe ى atyre që hidheshin nga trampolina jabvët e para, pastaj kokëpopshtë.
Ditët e tjera merrja me vete edhe fotografist Kriston nga Dropulli e sot ى ruaj fotot si relike të rralla. Aty duken qartë kërcimet e mia në ajër me duar të hapura si krahë shqiponje dhe me këmbët e bashkuara me njëra – tjetrën gjer te gishtrinjtë e mëdhenj sipas kërkesave estetike sportive…
Në ato fotografi poshtë meje duken kokat e të rinjve duke parë mua. Kam patur përherë parimin ta kisha të dokumentuar çdo veprim të rrallë… se fjalët ى merr era. Duhen vepra.
Unë e kisha mësuar kërcimin nga trampolina gjatë jetës studentore në plazhin e Durrësit. Në ato vite në plazhin “Iliria dhe “Hekurudhat” shteti kish ndërtuar dy platforma lundruese prej metali si voza gjgande me nga dy trampolina secila, ku njerëzit ngjiteshin me shkallë e kërcenin në thellësi të detit. Lloje hedhjesh të bukura bënin të rinjtë durrsakë, që e kishin parë botën para meje si më të rritur në atë kohë.
Lajtmotivi im asokohe ishte të arrija e të kaloja më të mirët e shokëve në shkallë kombëtare në të gjitha fushat e jetës për çdo veprim të bukur… Edhe pse ushqimin e kisha të pasur si student (Ne studentët hanim shumë mirë); por për stërvitjet e mia të rënda kisha nevojë për më tepër kalori… për vezë, qumësht, fruta etj. Me të qeshur u thoshja shokëve: “Ha domate e bën stërvitje!… Ato ishin më të bollshme më të lira që vinin nga fusha e Kamzës me arka. Skamja bënte të vetën… Ndrydhte shpirtin… Përmetarët habiteshin kur bënin shëtitje mbi urë në shetitoiren anës lumit, duke më parë mua në veprimet e shumëllojshme me VJOSثN… Me salto para e salto prapa (tëfiksuara nëfotografi) ngjaj si Herkuli ى rrethuar me djem që më kapnin për beli. Janë poza të viteve 1963-1964).
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Të dielën e kishim pushim, ndaj nuk më gjente në gabim I Komitetit Ekzekutiv, ku punoja.

Shpesh nga këcimet e shpeshta të njëpasnjëshme edhe jam dëmtuar. Shumë herë duart e nderura përpara kanë shpëtuar kokën, sidomos kur ujrat kanë qenë të turbullta e të cekta e s’e sheh kollaj tabanin e lumit…
Kur kërcen në ujë nga lartësitë, po të mos vësh duart përpara dhe t’ى shtrish gishtrinjtë për ta çarë ujin si thikë, koka shëmbet e truri ى njeriut tronditet. Shume njerëz dhe kanë vdekur nga kërcimet e këqia…

xxx

Gjatë një zbori ushtarak në Elbasan, ku isha oficer reservist e shkuam 3 muaj për specializim na ndodhi diçka e papëlqyeshme: mbi ne rezervistët e jugut u hodhën një grup gangsterësh nga ato anë. Ishim në pishinën e qytetit. Ata na provokuan me fjalë e duke na shtyrë edhe me duar.
Ne ishim intelektualë të përmbajtur, por sedra jonë e prekur nuk mund të duronte një poshtrim të atillë. Filloi një përleshje e fortë midis të dy palëve. Njëri prej tyre goditi keq në fytyrë një nga shokët tanë. Ai ishte delikat dhe u trondit shumë nga goditja.
Ndonëse u jam ruajtur përherë sherreve, u futa dhe unë në atë “valle”… Përfshiva për beli më të rrezikshmin e tyre, duke e hedhur tuç mbi barin e pishinës pa e dëmtuar e pa e goditur me grusht, duke ىu ruajtur më të keqes… se ka nga ata që të futin thikën në bark apo nga pas.
Ula kokën poshtë trupit të tij, se mos më godiste tinëzisht ndonjë nga të tijtë nga pas koke. Si u dorëzua pa kushte, një tjetër më goditi pabesisht në të djathtë të nofullës. U trondita shumë, por nuk e humba toruan. E pikasa personin. Ishte gjatosh. U sula drejt tij; por ai frikacak ia mbathi dhe u zhduk. Nuk ia dhashë pagën.
Pasi panë që unë e shtriva përtokë e nuk e godita me grusht më trimoshin e tyre, u vendos çuditërisht një qetësi e pakuptimtë. Ata u larguan e neve na mbeti tronditja. Si ndenjëm dhe pak, u larguam drejt pikës ushtarake në shkollën tremujore.
Ndonëse isha ى shkëlqyer në mësimet e prapavijës, u qortova si pjesëmarrës në rrëmujën e pishinës. Një javë rresht më dhimbte nofulla, sa mezi përtypja ushqimin. Ai rast ishte një mësim ى mirë për mua. Gjithmonë ى jam larguar sherrit në jetë. Pornjeriut I bien në qafë si ai shoferi që të shtyp me makinë.
Kokën e godita edhe në një rast tjetër: Ishim me praktikë në ndërmarrjen blegtorale të Bajgait, Delvinë. Isha tok me dy shokë të tjerë: Nelson اabejn dhe Jorgo Babulin. Një të diel u nisëm nga ferma për në Delvinë. ج ramë një rruge të shkurtër mbi zallin e lumit Vris. Na u afrua një bari ى hipur mbi mushkë. Pas asaj mushke ishin lidhur njëra pas tjetrës pesë kafshë të tjera të pangarkuara. Iu luta bariut të hipja në njërën prej tyre, që ishte bosh Ai pranoi dhe ndaloi karvanin. Hipa mbi njërën. Pa ecur as disa metra, mushka u tremb. Këputi litarin e kapistrës dhe u shkëput nga vargani. Unë menjëherë ndërrova pozicion mbi samar. Nga qëndrimi anash ia shalova dhe u shriva, duke u kapur fort nga krifa e qafës së saj. Mushka u xhindos më tepër dhe u sul si e tërbuar nëpër zallishten plot gurë e ferra. U hutova keq E ndjeva veten më keq se kurrë….
Në çast vendosa ta lodhja kafshën, gjer sa të ndalte vetë. Samari më vriste çapokët. Nuk rezistoja dot. Atëherë vendosa ta braktisja. Pa asnjë teknikë u vërvita drejt tokës, por më ngeli këmba e djathtë tek litarët e samarit. Sa u shkëput vetvetiu këmba nga litari, mbaroi dhe ecja zvarrë e koknë zall,mbërritën shokët me vrap
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

- Si je, more burrë ى dheut? A je vrarë shumë?
- Lëre se jam shëmbakosur goxha, - ى thashë Nelsonit.
Ai më vendosi dorën mbi kokë, ku vuri re se po më dilte gjak. Një xhumbë hematome ishte formuar sakaq. Më sillej vendi vërdallë. U ula ku munda edhe pse dielli të zhuriste edhe në hije., megjithëse hije nuk kishte asgjëkund. Mbasi u qetësova pak, ى thashë bariut: “Më mirë të mos më lejoje të hipja, se sa të arrinte puna kështu…E pe seç ndodhi… Si më the të hipja në mushkën e egër.? Unë të besova. O njeri! Mos e beso kurrë një të panjohur!
Kur mbërritëm në Delvinë koka më dhimbte shumë. Kisha merak nga ndonjë hemorragji… në tru. Vajta dëm. Humba jetën pa qenë nevoja.
Shkuam në barbufenë e lulishtes, ku morëm veten. Më pas ndoqëm një film dosido e u kthyem në fermë. “Koka bën, koka pëson.” – m’u kujtua kjo fjalë e urtë. Pranë fermës ishin disa pellgje uji me ujë të rrjedhshëm, ku laheshim mbas pune. Gjenim dhe kohën të shkonim në Sarandë, për t’u larë në ujrat e Jonit. Ishin tre muaj praktikë postuniversitare, e cila qe e vlefshme për vaksinimin dhe shtegtimin e mijëra krerëve bagëti
Gjatë gjithë periudhës që jetova e punova në Përrmet, çdo ditë bëja veç notit edhe vrap, hedhje disku e shtize tek fusha e futbollit përtej urës së hekurt. Organizova me rininë e qytetit gara mundjeje e peshëngritjeje, që të argëtoja popullin.
Nuk e lija pasdore peshëngritjen si bazën e stërvitjeve. Qëndrimin në zyrë nuk e duroja dot sidomos të hënë e të martë mbasite që ishte orar zyrtar. Shokët ma kishin kuptuar sekretin, kur dëgjonin karrigen time që kërcite sa herë ngrihesha e ulesha në të; ngaqë stërvitesha vazhdimisht. Shpesh kryetari ى Kom Ekz të K.P të qytetit Vangjel Mango, sekretari Tase Xhai dhe agronomi Jorgo Londo, me të cilin ishim në një zyrë buzëqeshnin me mua dhe më jepnin leje të shkoja në stërvitje, duke vlerësuar kësisoj ngarkesën time në blegtori. Kontrolloja mishin në thertoren e qytetit.
Ama kur kishim fushata për blegtorinë e bujqësinë, bashkë me ta punonim e flinim nga një javë në fshatrat e largëta si në Odriçan, Raban, Sevran, Hotovë, Kosovë etj. Kontrolloja mishin edhe në mjaft fshatra ku kisha blegtorinë në ngarkim.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Ndaj ى kujtoj me admirim këta shokë që fatkeqësisht nuk jetojnë më.
Kish raste që shkoja në Gjirokastër tek prindërit. Fridën dhe Arturin ى lija nën kujdesin e një familjeje zagorite Vito e Nana që kishin dy fëmijë të urtë:Magdalinën e Pilon. Kur kthehesha, nisesha nga Gjirokastra në 8 të mëngjesit. Shoferi, xha Nasto Bedjavai ishte plak njeri. Edhe autobuzi – shumë i vjetër
Një ditë kur arritëm tek ura e Leklit, te rrapi ى madh mbi xhade zbritën ca fshatarë; tok me ta zbrita dhe unë
- Sa të shkosh ti gjer në Tepelenë, -iu drejtova xha Nastos, unë do nisem me këmbë drejt Përmetit. Ezmeri plak hapi sytë. – Do të më gjesh rrugës, ى thashë, mos u çudit, se kam nevojë për një shëtitje me këmbë.
Sa zbrita vura re tymin e zi që doli nga skapamentua tek lëshoi një uturimë që jehoi gjer në majat e maleve përreth. Skoda ishte autobus I vjetër
Pa u vënë re zbrita poshtë në xhade )mbi urën e Leklit) dhe me vrap-reziztencë marathone mora drejtimin drejt urës s ë Dragotit. Ajo urë e cila ishte ndërtuar prej inxhinierësh italianë, ishte e bukur dhe e e fortëduke ى rezistuar luftës dhe planeve të zeza për ta hedhur në erë gjermanërt gjatë luftrave.
M’u zu fryma nga vrapi, por isha mbushur me oksigjen të pastër. Isha ى ri, me mushkëri të shëndosha e trupin gjithë muskuj. Kalova gjithë ato kthesa dhe jo vetëm që s’psashë njeri rrugës, por as ndonjë makinë nuk kaloi atëherë kur sutomjetet ishin të rralla. Sa shkela mbi urë e ndalova vrapin dhe fillova të bëja thithje të thella ajri që të qetësoja zemrën. Duke ecur me hap të lirë shikoja nga latësia 20 metërshe lunin që gjëmonte poshtë urës. Ujrat e kthjellta kishin një nuancë të qiellit, ndërsa anash ku për përplasej me shkëmbinjtë dukej ى bardhë uji. Në fund të urës gjendej godina e postbllokut, mbetur si traditë që nga vitet e luftës.
Te shkallët e saj zbritën dy policë dhe po më shikonin me vëmendje. Më njihnin prej kohësh e më floën: “Eh, mor Paskal, s’u lodhe kurrë?!”
- Po bëj thjeshtë një vrap-marathonë, - u thashë, duke fshirë djersët me shaminë e xhepit. 23 vje\ isha dhe ata 30 ishin. E kush s’më njihte?
Ishim të rinj dhe bëmë shakara me njëri-tjetrin.Pas një çlodhje të shkurtër u ndava me ta dhe u sula me vrap si tigër rrugës së grykës së Këlcyrës. Ishte një rrugë e drejtë rrëzë mali, buzë Vjosës që hapej në një fushë të madhe. Vetëm lumi gjëmonte e syri më shikonte maja të larta malesh e shkëmbinj të thepisur që të kallnin frikën.
Në një çast dëgjova një zhurmë nga prapa. Ktheva kokën e pashë autobuzin e Nastos që po më avitej. Unë ia shkela dhe më shumë vrapit. Ma arriti; ndaloi afër meje e më tha: “Eja, djalosh, futu brenda, se u lodhe!”
- Jo,jo, - iu përgjigja. – Tek erdha gjer këtu, dua të provoj se sa do të rezitoj.
Vrapova sërish, pasi hoqa galloshet nga këmba e mbeta me atletiket; hoqa pantallonast e mbeta vetëm me mbathjet sportive – atlas ى zi (Uniformën e brendshme e mbaja gjithmonë të veshur për çdo rast të mundshëm. Bluzën ia dhashë një polici të njohur që ishte pasagjer në autobuz. E kisha gjiton e ى thashë: “Të lutem çoja Fridës sime në shtëpi. ج thuaj se po vi me këmbë, që të mos bëhet merak. Ia shkela sërish vrapit, duke lënë të tjerët të habitur. Plotësoja kohën e humbur
Ai ى dha gaz makinës, saqë tymi dhe zhurma përfshinë të gjithë luginën e Mezhgoranit. Ai m’u largua nëpër kthesat. Zhurmën e skodës e dëgjoja tek ulërinte nëpër grykat e maleve
Gjatë kohës që ai qëndroi pak në Këlcyrë, për të zbritur pasagjerët, e arrita prapë shoferindhe, pasi kalova fabrikën e rrushit, ndalova te çesma e e qytezës, ku shplava fytyrën e gojën, që më qe tharë. M’u kujtuan maratonistët në lojnat olimpike, që në çdo 100 metra marrin shishe të gatshme me lëngje të posaçme.
Kalova kthesat e fermës së Piskovës, ku lashë prapa plantacionet e vreshtave e të lajthive. Përballë meje gjendej rruga e drejtë dhe e pafund që të çonte në Kosinë e Kutal. Ndalova një çast ndanë rrugës në një bahçe të mbjellë me perime, ku kishin mbetur aty-këtu disa domate e speca nga fundvjeshta. Këputa pak e njoma gojën në vrap e sipër.e pyeta. Ishte prag dimri.

Mbërrita në Përmet 20 minuta pas autobuzit… Tek ura e Përmetit më priste Frida që po dëneste… Në duar mbante Arturin e vogël. Unë ى putha të dy.
- Më prishi gjakun ai polici që dërgove, - filloi Frida. Ai ى ra derës me forcë dhe, sa ja hapa, më dorëzoi rrobat e tua. Ku nuk më shkoi mendja… Pastaj u kujtua polici e më tha që ti po vije me vrap pas autobuzit. ا’janë këto punë që po bën, mor burrë? – më qortoi ajo. E ndieva veten fajtor me gjithë mend. Duhej më shumë korrektesë. Ajo më dha një çokollatë që unë e ndava për të tre.
Sa shpejt u përhap lajmi në Përmet: “Raqka vrapoi 18 kilometra pas autobuzit… që nga ura e Leklit gjer tek ura e Përmetit. Më pas hëngra bukë dhe u shtriva në një gjumë të thellë e më erdhën dy shokë: Simo Tyto e Jorgo Londo. Ata u habitën, kur pasi u ndamë, unë shkova në kinema. “Ah, rini, rini e vrullshme!
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

xxx

Dimri ى zuri vendin vjeshtës. Edhe në botën e gjallë ndeshesh vazhdimisht me luftën për ekzistencë… Ka kafshë dhe insekte, që përmes formës gllabërojnë ngjyrën e mjedisit: disa lëshojnë erë të keqe: oktapodhi lëshon një ngjyrë si mellani, që e turbullon ujët: Ka peshq me dhembë si të ujkut, një lloj tjetër lëshon erergji elektrike…
…Në një nga zboret, teksa isha në “gatitu” në rresht si ى ngrirë, m’u afrua gjenerali Ibrahim Dervishi (mjek e burrë ى shëndoshë). Ai po inspektonte trupat. Ndaloi para meje e më pyeti:
- Po ti kush je?
- Oficer Paskali, mjek veterinar, - iu përgjigja prerë.
- Dil nga rreshti, - urdhëroi ai. – Përse nuk je qethur?
- Për pakujdesi dhe… se kështu më pëlqen, - fola unë disi ى tronditur.
- Tani të nisesh për në qytet. Të qethesh rëndë e të vish e të më raportosh mua. Dakort?
- Siurdhëron! - thashë dhe me hap të shpejtë u largova nga rreshti.
Në qendër të Përmetit ishin mbyllur krejt lokalet. Ora e kish kaluar 12.00. Vetëm një këpucar e kishte ende dyqanin hapur.
- Mirëmbrëma, usta Laze! A e di ku janë berberët?
- Janë të gjithë nëpër zbore, اote, - - m’u përgjigj ai duke më përkëdhelur ngrohtësisht. Mendohesha, dke cur në qytetin pa shumë njerëz.
Ika ى mërzitur për në banesën time. Rrugës ishte erë e fortë dhe frynte thëllim ى hidhur. se M’ى lëkundte era kaçurelet e mia si susta çeliku!… Të zeza sterrë ato ishin si një kurorë e bukur e më vinte keq që t’ى prisja. Nga më pa ai dreq gjenerali në atë muzg e në qindra ushtarë?! Bija në sy si oficeri togës.
Trokita në derë. Doli Frida. Hapi sytë e më pyeti me habi: “ا’ka ndodhur? Si nuk jeni nisur ende në stërvitjen ushtarake? – pyeti ajo.
Më dinte të ikur prej shumë orësh e nuk më priste aq shpejt. Ia shpjegova gjithçka…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)


Pasi hëngra diçka, e putha dhe u riktheva në repart. Gjeta gjeneralin dhe ى tregova të vërtetën. Ai verifikoi. Berberin e kishin gjetur diku aty në prapavijë. Xhaferr quhej dhe e kishte me vete valixhen me veglat e zanatit. Nëqytetnuk gjeta berber. Me urdhër të gjeneralit më qethi ballaboks (rëndë) Kokën e bukur si të Davidit ma transformoi për pak minuta në një si bostan.
- Tani dukesh mirë, - më tha gjeneral Ibrahimi, pasi kishte pyetur për mua edhe Komandantin e përgjithshëm të Garnizonit, Petrit اobanin. E kush nuk më njihte? Na hipën në makina dhe u dha urdhër të vendoseshim në një faqe mali. Kaluam faqen e Pagrisë dhe u vendosëm në Odriçan, ku ngritëm çadrat në errësirë. Shiu ى ftohtë ى dimrit e kish lagur krejt truallin ku do flinim. Këputëm degë e gjethe dushku e koçimaresh për të shtruar. U gdhimë me të keq nëfaqen e maleve të Përmetit.

Pas ca ditsh erdhi gjenerali për inspektim; se zboret zgjasnin me ditë të tëra në terren. Xhipsi u afrua gjer pranë vendit ku ishim ne. Më kërkoi, se kish dëgjuar për “bëmat” e mia” Ndërkohë dha urdhër: “Ushqimin tim t’ia jepni Raqit, sepse merret me sport.” U shtuan konservat dhe djathi për mua. Më mbajti në çadrën e tij, ku gjendej adjutanti ى tij, oficerë vendas dhe prej Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë erdhi një telefonatë që njoftonte, se në një greminë, në fshatin Hotovë, lart në pyjet me pisha ishin rrëzur dhjetë kuaj të fshatarëve, të cilët ى kishin thirrur në zbor. Kërkohej një mjek veterinar, të ndërhynte dhe të lëshonte raportin për dëmshpërblimin fshatarëve. Dihej që kafshët e popullit angazhoheshin në kohë lufte për transportimin e mortajave e predhave nëpër male, ose transportimin e të plagosurve.
- Paskal, bëhu gati për udhë, - m’u drejtua gjenerali. - Unë po shkoj në Përmet tani, se kam takim me shokun Petrit Dume, prandaj hipni që tani në makinën time, - shtoi gjenarali.
E shoqëronte dhe një officer ى ministrisë, një kolegu im në profesion. Makina kaloi mbi llucat e Pagrisë me vështirësi rrugë e pa rrugë… Shiu binte me tufan. Rrotat zhyteshin aq sa skapamentua mbulohej nga balta. Herë-herë binte borë e dendur me flogje të mëdha sa një flutur. Na bllokoi xhamat e makinës, sa mezi shihnim nëpër mugëtirën e mbrëmjes.
Na doli përpara një malore si kodërz. Makina ngeci. Xhironin rrotat e gomat rrëshqisnin mbi llucë e borrë bashkë.
Gjëmoi sa gjëmoi xhipsi e pastaj u fik fare.
- S’kam ç’të bëj, - tha shoferi. – Ngecëm në baltë.
Gjenerali kish varur buzët e nuk fliste fare. Unë e kolegu që ishim në sediljen e pasme nuk bënim as gëk as mëk. Kish guxonte të bënte shakara ato çaste me gjeneralin e nevrikosur. Unë e dija shumë mirë thënien e popullit: “Mos rri kurrë pas mushkës e pas të madhit, se ha ndonjë shkelm a…
- Po bie nata e unë tani në 18.00 kam mbledhje, - pëshpëriti ai me psherëtimë. Unë e kuptova \’do trë thoshte mbledhje me Petrit Dumen, Ministrin e Mbrojtjes.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)


Në ato çaste fantazia ime u ndez nga disa filma të luftës së Dytë që kisha parë…. Se si ushtarët tërhiqnin topat e rëndë ose makinat e ngecura ى shtynin. Ushtarët rusë e gjermanë ishin mësuar të dilnin vetë nga situatat e papritura të dimreve të egër.
Kujtesa e rindezur më krijoi një tjetër gjendje fizike e shpirtërore në qenien time: Ishte pikërisht ora e mbasdites, kur unë përherë stërvitja muskujt e ata ngjanin sikur ishin në pritje të një mendimi, nxiti gjendrën mbiveshkore që të prodhonte adrenalinën dhe e ndjeva sikur do bëja një ndeshje. U skuqa në fytyrë e zemra filloi të më rrihte shpejt. As për mua s’ishte mirë të gdhiheshim në ato male, pa le të tjerët. Diçka duhej bërë. Me druajtje e mirësjellje ى thashë gjeneralit:
- Shoku gjeneral, më lejon të zbres e të shtyj makinën?
- Jo, - u përgjigj ai menjëherë, pa lëvisur kokën fare, por duke mbetur në mendimet e veta e me sytë përjashta zhamave në flokët e borës sa një shtëllungë.
Kaluam dhjetë minuta në heshtje
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Kaluam dhjetë minuta në heshtje. Si mund të veproja unë sipas mendjes sime? Nuk isha midis shokëve të mi.
Në ato vite nuk shihje lëvizje makinash për ndihmë as në rrugën nacionale e jo më në mallet e Pagrisë e të Odriçanit natën në stuhi bore.
Këto mungesa, me sa duket ى shkoi nëpërmend gjenerali e vendosi të më thoshte: “Pa zbrit e provoje njëherë, Paskal!”
Hapa derën e xhipsit e pa hezitim kërceva mbi llucë.
U zhyta gjer në gjunjë dhe potinet m’u mbushën me borë e llucë. Ndjeva ftohtësinë e lagies.
Njerëzit e talentuar, që dinë të bëjnë vepra të mira, nuk përdorin vetëm fuqinë fizike, por kryesisht forcën e mëndjes, për të dalë në dritë në situata të vështira; përndryshe nuk quhen “heronj”.
Unë nuk isha as “Tadano” as traktor e vinç, që të tërhiqja një xhips aq të rëndë në maloren me llucra rrëshqitëse.
Isha thjeshtë një djalë ى ri 24 vjeç ى brishtë me delikatesën e moshës së cilës ى përkisja.
U futa në pyllin që ishte ngjitur me xhaden e këputa dega pishe dy metërshe, sikur të ishin pendë e ى futa poshtë rrotave të pasme të xhipsit nga të dy anët, duke krijuar një si shtrat nën makinë. Sa hap e mbyll sytë fillova të shtroja edhe përpara xhipsit rrugën me thupra bredhi e pishe e shkurre të tjera që më kapte syri e dora ato çaste.
U gëzova kur pashë që pas meje po bënin të njëjtën punë edhe oficeri edhe shoferi. Nuk di ى kish urdhëruar gjenerali apo zbritën nga sikleti. Gjenerali nuk lëvizi sërish nga vendi. Nuk mund të llokoçitej dhe ai nëpër ato baltra me atë uniformë fringo.
Nuk përtuam dhe e shtruam rrugën gjer në pjesën ku fillonte pjerrësi në krahun tjetër. Shoferi u fut në makinë e unë ى thashë kolegut si do vepronim për të shtyrë nga të dy krahët makinën. Me një sinkronizim të plotë ج dhamë shtytje makinës me supet tona në çastin që u ndez motori e shoferi ى dha gaz duke futur marshin e parë.Dy rrotat e pasme xhiruan në vend duke na hedhur llucrat mbi trup e veshjet tona. As që na sëkëlldisi kjo se sa fakti që makina nuk ecte përpara por xhironte në vend.
Në ato sekonda të vrullshme nuk e humba toruan, se mos dështoja, por ى bërtita shoferit ta ndiste dhe njëherë makinën e të kombinonim sërish shtytjen me veprimet e shoferit.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Me derë të hapur ai më tha: “GatI? “Prit, - ى thashë. Kërceva e mora në dorë një degë të madhe pishe dhe, pasi e mora me dorën e majtë, u mundova ta rrasja me forcë ndën gomë. “Jepi, - ى thashë shoferit dhe tok me oficerin në krahun tjetër e shtymë xhipsin edhe më fort. Pashë që rrota e pasme doli nga gropa që kish formuar në pjesën horizontale të rrugës. Makina bëri përpara dica centimetra. Duke e shtytur vijimisht, që të mos ndërprisnim inercinë, pashë që kolegu delikat ishte sforcuar shumë nga që shtynte sa mundte përpara.
Unë isha përkulur aq shumë duke shtytur, sa që me supin e djathtë që e kisha fiksuar te trupi ى makinës e me dorën tjetër nuk e ndërprisje vendosjen e thuprave përpara rrotës. Në këtë mënyrë mezi ى ngjitëm të njëzet metrot e asaj rruge kapriçoze. Kur dolëm në majë, u ngopëm me frymë e pamë që gjoksi na hidhej përpjetë nga sforcimi ى tepëruar.
Urratë nuk ى ndalëm gjersa mbaruam misionin. Bërtisnim sa gjëmonte mali. Kur u futëm në xhips, gjenerali buzëqeshi nën mustaqe, më dha dorën e më tha: “Të luntë! Je një hero. Kisha dëgjuar për ty, por sot të pashë me sy. Nuk besova se do nxirrej kjo makinë. Ai ma atribuojë mua gjithë suksesin pa asnjë rezervë. Vetëm unë isha civli midis tyre.
Përsëri m’u drejtua:
- Të lumtë, Paskal!
Dhe shtoi:
- ا’të mirë do nga unë? Po zbrisnim nga malet.
Makina vazhdonte ecjen drejt rrugës nacionale. Unë mendohesha se ç’përgjigje të matur duhej t’ى jepja. Fola në kohën e përshtatshme:
- Më ndihmo të transfertohem në Gjirokastër pranë prindërve.
- Do t’ى them Lamçe Shemes, - përfundoi ai shkurt. Ishte fjalapër Sekretarin e Parë të Përmetit. Kaluam fermën Piskovë.
Me të mbërritur në fshatin Kosinë e Kutal pranë qytetit, unë dhe oficeri zbritëm në xhade. Shtrënguam duart me gjeneralin dhe u ndamë si miq. Ne të dy u futëm në dyqanin ushqimor dhe blemë nga një pako me biskota. Më pas u ngjitëm malit përpjetë për të shkuar në Hotovë. Na u deshën tre orë udhëtim nëpër dëborën, e cila kalonte trashësinë një pëllëmbë. Kur arritëm në majë midis shpellave në krahun e majtë të xhades, dëgjuam ulërima ujqërish dhe u trembëm. Frymëmarrja u shtua tok me të rrahurat e zemrës.
Nxorrëm pistoletat dhe i bëmë gati. Kolegu më dha disa fishekë nga të vetat, se ne e mbanim formalisht pistoletën në brez. Edhe pse ishim të veshur rëndë, me kapota të lagura e potina të rënduara, ى shpejtuam hapat nga frika e rrezikut të lukunisë që afrohej. Për fat të mirë nuk na sulmuan, por vetëm sa u shfaqën para nesh.I pamë majë shpellave me gojën e hapur e ulërimën e stërgjatur e të llahtarshme që humbiste nëpër natë e dëborë. Ishin ujqër të uritur që ulërisnin nëpër borë e suferinë.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Hymë në fshatin Hotovë, kur kish rënë plotësisht nata. Nuk pamë gjallesë që të lëvizte edhe pse gjendeshim brenda lagjeve të tij. Dëgjoheshin vetëm të lehurat e qenve të fshatit, që kishin ndjerë hapat tona që kërcisnin mbi dëborë.
- Ku do gdhihemi sonte? – më pyeti kolegu prej Tirane.
- Ja, të shikojmë, ku do dallojmë lëvizje e zëra e të trokasim. Fshati ى tërë po flinte sikur të qe mesnatë. Dëbora kish mbuluar gjithçka brenda fshatit…
Shikonim jo keq nga bardhësi e dëborës e nga mjegulla e lehtë që na rrethonte.
- Tek porta e kësaj shtëpie do trokasim, - ى thashë kolegut, duke treguar tymin që dilte nga oxhaku ى një shtëpie pranë nesh. – Këta duket se qenkan ende zgjuar.
Trokita në çokun e portës. Pas disa sekondash u hap dera e brendshme e një zë buri dëgjuam: “Kush troket?
- Jemi dy oficera që marrim pjesë në lojën ushtarake e na zuri nata këtu, - ى thashë.
Kush mbaronte Universitetin dikur, merrtedhe gradën ushtarake të nëntogerit.
ج zoti ى shtëpisë zbriti shkallët e ngriti hekurin e portës. Kaloi nëpër oborr e na tha: “Urdhëroni Brenda!”
Në çastin që na dha dorën, pamë të zotin e shtëpisë më qartë Një burrë mesatar me mustaqe të thinjura, ى cili foli sërish: “Mirë se erdhe, doktor, unë të njoh ty!
- Nga më njeh, o ى nderuar? – ى thashë ى habitur.
- Kam ardhur në zyrën tënde në Komitetin Ekzekutiv e më ke dhënë shënim për të marrë në depot e shtietit një kuintal miell, se s’kisha bukë për fëmijët. Ti ma dhe pa bërë shumë fjalë edhe pse unë e kisha ngrënë racionin tim.
Unë buzëqesha dhe, duke ndjekur prapa të zotin, thashë me vete: “Po të bësh të mira, të gjen e mira.”
Sikur ta kisha zbuar atëherë plakun nga zyra me arrogancë, si do ta ndieja veten atë natë?!
Na shpuri pranë oxhakut e na uli në qoshen pranë oxhakut që e mbushi me dru të tjera. Zjarri – okada. “Tani të na bësh një byrek, - ى tha gruas, e cila na takoi me përzemërsi të dyve, duke ى mbajtur kryet të ulura, sipas zakonit.
Më pas veshëm rroba nga të zotit të shtëpisë, që të thaheshin tonat e t’ى kishim gati për të nersërmen.
Si pimë ngapak raki me të zotin, hapëm biseda deri sa u poq byreku. Hëngrëm me uri. Pastaj fjetëm si dy shqerra ndanë zjarrit të mbuluar me velënxat e ngrohta. Në mëngjes u ngritëm të çlodhur. Të zotët e shtëpisë na dhanë me vete bukë e pastërma (mish derri ى kriposur ) U ndamë si miq. Unë e kolegu mbaruam punë me kuajt që kishin shkarë në një buzë përroi. Dhamë raportet përkatëse që u duheshin privatëve e kooperativës.
Kaluan dy javë. Punoja me zell si gjithnjë
Më thirri në zyrë Sekretari ى Parë, Lamçe Sheme e më tha: “Raqkë, kërkon të na ikësh, ë?! E pse, xhanëm, je mirë këtu në Përmet. Nëse të merr Tirana, dakort jemi. Po pse të vesh më keq se këtu. ا’do bësh në Gjirokastër?
- Në Tiranë nuk kam asnjë shans për të shkuar, - ia ktheva atij njeriu të dashur e të urtë.
Gjenerali e mbajti fjalën e më së fundi m’u dha mundësia të kaloja me punë në vendlindjen time.
Nëna ime e zgjuar mori nga Gjirokastra në telefon Ministrinë e Bujqësisë e konkretisht Iljaz Rekën, që ishtezëvendësministër. Iu lut për transferimin tim.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Kaluan vite qysh atëherë pa e parë më gjeneralin. Pas disa vjetësh, e takova njëherë në Tiranë, ku kishin shkuar në Spartakiadën e Dytë Kombëtare 1969. Atje unë shkëlqeva si mundës.
Mbajta flamurin në stadiumin “Qemal Stafa”
Atëherë trajneri Koço Papazisi ( ى mundjes) më tha: “Në peshën e mesme do bësh ti mundje, se je ى fortë dhe i ri. Me të vërtetë bëra ndeshje të bukura dhe fitova me tuç duke mundur vlonjatin dhe tiranasin e ekipit “Studenti”. Atë javë në ato ndeshje të bukura që nuk harrohen kurrë ngrita peshë entuziazmin e publikut, duke kthyer në humor e në art dyluftimin e ndeshjet e paharruara në pallatin e sportit “PARTIZANI”.
Në një çast kur dola nga tapeti gjithë djersë me kostumin e mundjes veshur e duke shkuar në dhomën e veshjes në rreshtin e parë pashë një burrë me mustaqe, ى cili u ngrit në këmbë, më buzëqeshi, më dha dorën e më tha: “Të përgëzoj për fitoret. Më ke kënaqur. Ai ishte gjenerali Ibrahim Dervishi, ى veshur me rroba civile. Ishte I liruar
Qysh atëherë nuk e kam takuar mëatë zotni burrë.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

xxx

Kur dimri hyri në palcën e vet, kur ende nuk kisha ikur nga Përmeti, ndodhi një përmbytje e jashtëzakonshme.
Sikur u ça mali ى Dhëmbelit dhe përroi mbi qytet doli si lumë. Të gjithë u zgjuan të lemerisur dhe duke bërtitur e ulëritur dilnin nga shtëpitë.
Dolëm dhe unë e Frida nga kati ى katërt gjer poshtë shkallëve. Pamë se në katin e parë ishte ngjitur ujët gjer te shkallët e para, gati nëpër dhoma.
Kisha ishte përmbi ne dhe andej vinte ujët. Me sa dukej kisha ishte përmbytur. Unë dola jashtë. Nën ndriçimin e vetëtimave pashë Fridën që më bërtiste nga Brenda: “Kthehu, ku do të shkosh?
Rruga e gjerë që ndante rreshtin e pallateve tona me ndërtesën e gjykatës qe bërë si lumë. Nga larg e afër dëgjoje zëra të ndryshëm: “U mbytëm! U mbytëm!”.
Gjithandej dëgjoheshin ulërimat e grave.
Siç gjendesha jashtë duke ecur me vrap, pashë se para hyrjes së pallatit ku rrinim vajti ujët gjer mbi gju. Nga t’ia mbaje? Gjatë një vetëtime të fortë pashë qiparisët rreth kishës, e cila ato çaste dukej si një ishull ى vogël në mes të lumit. Ndërkohë gjëmonin ujrat e shkumëzuara e të turbullta.
Një ulërimë e llahtarshme u dëgjua nga një grup njerëzish në krye të shkallëve. Dëgjova ca klithma rrënqethëse: “U mbyt, u mbyt, ja ku duket po përpëlitet nëpër ujra.” E mora me mend…Vrapova drejt përroit me sa munda. Përroi sillte me vete ujë e gurë. Drejt meje uji po sillte një djalosh, të cilin ujrat e kishin rrëmbyer nga oborri ى shtëpisë a kushedi se nga. Rryma nuk më lejonte të ecja normalisht me këmbë, por iu futa me not. U nisa drejt tij, duke ى dalë përpara. Arrita ta kapja për rrobash. E shtrëngova në gjoks dhe e nxora matanë te shkallët e pallatit tjetër. E përkula [përmbys mbi gjyrin tim që të nxirrte ujrat e mandej e shtriva dhe ى bëra frymëmarrje artificiale. Në sy të atyre që u afruan sakaq u lexua ankthi dhe habia se mos vdiste djali. Ata u çliruan kur panë që djali mori frymë.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Pas pak ia behën prindërit e tij. Lefter quhej djali.
Pasi ى dhanë gjitonët çaj të ngrohtë dhe e ndërruan, ndaj meje u shfaq mirënjohja me tërë madhështinë e duhur nga të pranishmit, sidomos nga prindërit e djalit, të cilët nuk gjenin dot fjalë të shpreheshin.
Të gjithë u gdhimë me tmerrin e pritshëm të asaj nate. Njerëzit mendonin shpërthime të reja të përroit.
Vjosa gjëmonte si tërmet dhe ishte e fryrë si det.
Ndaj të gdhirë ende vazhdonte rrjedha e ujrave, por jo me atë dufin e parë. Filluam të shihnim bëmat e përroit-kuçedër. Rrugët e shetitoret e qytetit ishin plot gurë e dhera në gjysmë metër lartësi.
Sakaq u përhap lajmi ogurzi se një vajzë e re ishte zhdukur pa nam e pa nishan. Ujrat kishin çarë e rrëzuar shtëpinë e saj. Kish tentuar të hipte në një pemë, por pema u shkul me rrënjë nga ujrat dhe e la vajzën mes ujrave shumë të rrëmbyera si rezultat ى pjerrësisë së qytetit. E kish përpirë Vjosa vajzën e gjorë… U bë më në fund një kurban në atë gjëmë të madhe. Pasojat e shtrëngatës po shtoheshin njëra pas tjetrës…
Rrugët ishin mbushur me gurë e drurë, zhavorr e baltë. As traktori me ruspë nuk i pastronte dot kollaj.
Gjithandej dukeshin dhera e gurë. Përroi e kish përmbytur kishën dhe porta e saj kish humbur e nuk dukej. Dukej sikur qe fundosur kisha. Rreth sa kishte vetëm shpella e kodra me gurë. Shikoje pemë të shkulura me gjithë rrënjë. Qe \arë mali i Dhëmbelit.
Në anën juglindore të qytetit, ku kish krijuar shtratin e gjerë përroi, syri të shikonte vetëm shtëpi gjysmake, si të fundosura. Ujra me sasi edhe më të pakta vazhduan dhe ca ditë të tjera në përrua edhe pse nuk binte shi. U bëra kurjoz dhe u ngjita përroit përpjetë. Pashë se pritat ishin shkatërruar. Vetëm kodra me gurë të bardhë të shikonte syri.
Fuqia e natyrës shfaqet në fenomene nga më të ndryshmet e kataklizmora… ashtu si një njeri ى gjallë dhe ى inatosur edhe natyra vepron si qenie e gjallë…
Zhdukja e pasojave kërkoi ndërhyrjen urgjente të shtetit…
Të organizuar të gjithë qytetarët filluan pastrimin e sistemimin e qytetit me punë vullnetare për shumë kohë. U ndërtuan prita muresh, të cilat u veshën me rrjeta teli e të lidhura me çimento e blloqe të mëdha betoni, se “kur digjesh nga qulli, do t’ى frysh domosdo dhe kosit.”
Përroi I madh mbi qytet u disiplinua.
Shtagën e peshëngritjes që kisha prurë nga Tirana e kisha lënë para oborrit të pallatit, se atje në bar bëja stërvitjen mbas punës. Atënuk e prekte askush. Të rinjtë e fëmijët asnjëherë s’ma kishin ngacmuar veglën sportive, as rrotat e saj sm’ى grabitën, se Përmeti ishte si një parajsë e vogël, ku njerëzit nuk dinin djallëzira. Unë e Frida bënim të mira e silleshim mirë me njerëzit e njohur e të panjohur.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Vrulli ى këtij lumi të egërsuar e kishte vënë përpara shtangën time 120 kilogramshe. E kish hedhur midis pallatit tonë dhe zyrave të gjykatës. Rrotat e shtangës ى kish marrë përroi; ndërsa boshtin me rrotat 20 kilogramshe ى gjeta të mbuluara me gurë pas një jave kërkimesh. Aksi ishte shtrembëruar nga shpellat. Shtanga ime e dashur ishte rrokullisur gjersa kishte ngecur në shpella.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

xxx
Kampionati Kombëtar ى peshëngritjes ى vitit 1963 u zhvillua në Gjirokastër në skenën e ish-pallatit të kulturës. Ai pallat ى bukur ى ndërtuar në majë të kodrës u bë arenë sportive.Në Pëmet nuk kish as ekip as komitet fizkulture.
Unë e mora vesh nga gazeta “Sporti popullor” Kush më kujtonte mua, që isha syrgjynosur në këtë qytet të vogël?! S’qe e lehtë që të merrja leje unë doktori.
Përmeti si qytet ى vogël as që mund të kish një ekip peshëngritësish, luks që s’e kanë as qytetet e mëdha në botë. Vendasit më për zemër kishin volejbollin e basketbollin, falë organizimit brenda gjimnazit. Iu luta kryetarit të Komitetit Ekzekutiv.
Mora leje nga puna dhe u nisa për në Gjirokastër ى veshur lehtë me fëshfëshen time blu. Ishte dimër ى ashpër. Shkova drejt e në shtëpinë time në Palorto, ku takova njerëzit e mi të dashur, të cilëve u shpura dhe dhurata e mish nga Përmeti. “Erdhi vëllai ى madh, erdhi vëllai madh, - thërrisnin vëllezërit e motra. ج lumtur në ngrohtësinë familjare të nesërme në mëngjes u gjenda në pallat ku zhvillohej kampionati. Pallati qe I ri. Aty lishkontribuar dhe im atë, Thomai, për gdhendjen e gurëve të qosheve.
Në mes të skenës qe vendosur një pedanë e rëndë që të mos thyhej dyshemeja kur binte shtanga përdhe. Pallati qe zbukuruar për kampionat kombëtar.
U paraqita në gjyqatari e regjistrova emrin, duke u dhënë pasaportën. Organizatorët e Ministrisë e gjyqtarët më panë me vëmendje e admirim. Aty takova shokët e ekipit të “17 Nëntorit” ku unë isha stërvitur gjatë viteve studenteske si dhe shokë nga Elbasani, me të cilët isha njohur kur mora pjasë në kampionatin Kombëtar para dy vjetësh. Të rinjtë dhe sportistët njihen lehtë.
Nxemja bëhej poshtë skenës. Prisja radhën duke bërë kërcime pupthi s gjithë sportistët. Një gjyqtar zbriti poshtë shkallëve e lëshoi një zë: “Përgatitet Paskali – Përmet”
U ngjita në skenë ى veshur me kostumin karakteristik blu të peshëngritjes. Publiku brohoriti, se gjirokastritët më njihnin edhe pse nuk isha me ekipin e luftëtarit… Por isha vendas.
Ata që më mbanin mend të vogël, u habitën kur më panë të rritur, me gjoks të gjerë e uniformë sportisti.
- Me cilin ekip je ti, Paskali? – më pyeti kryetari jurisë së gjyqtarëve nga Mnistria e
- Jashtë gare, - fola unë shkurt si ى zbritur nga malet. Kryegjyqtarit ى pëlqeu përgjigja ndaj qeshi me gjithë shpirt. Tek boshti olimpik ishin vendosur 100 kg pesha. Unë vetë peshoja 67 kg ne peshoren para tyre. Si pluhurosa duart në oksid zingu, ى fërkova në gjoks sipas rregullit, që të mos shkiste shtanga mbi gjunjë. Vendosa këmbët poshtë aksit; mora pozicionin e duhur dhe e ngrita menjëherë shtangën lart mbi kokë. Gjithë sa më njihnin thirrën me entuziazëm emrin tim: “Raqi!Raqi! Raqi!” Edhe sot e gjithë ditën ka mbetur shprehja “Jashtë gare”, sa herë që bisedohet për mua.
Gjatë periudhës që punova në Përmet, në Korçë u organizua Spartakiada e Kooperativave bujqësore. Më ftuan dhe pranova. Atje u dallova në sportin e mundjes e të tërheqjes së litarit. U njoha me Petro Sturgjin, që sapo ishte kthyer nga SHBA. Ishte kampion bote për gjashtë muaj në mundje. Ai vlerësoi trupin tim, shpirtin luftarak, guximin dhe iniciativën që kisha, për t’ى bërë kundërshtarit kapje të vështira dhe të shpejta. Në tërheqje litari ekipi ى Përmetit në sajën time zuri vend të parë. Më kujtohet që në atë garë u bëra “hero’ ى fushës. Kur shokët rrëzoheshin gjatë tërheqjes, unë rezistoja. Kur ata ringriheshin, unë lëshohesha zvarrë.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Përmetit ى sigurova disa fitore me Gjirokastrën, Korçën, Elbasanin, Pogradecin. Pas çdo fitoreje shoket e ekipit më merrnin në duar, duke më shëtitur nëepër stadium. Ishin kohë të bukura.
Një nga mbrëmjet dija se e kishim pushim, por nuk dija se çfarë çrregullimi u bë nga pakujdesia e organizatorëve. Tërë ditën isha larë në pishinën e porsandërtuar të Korçës. Isha lodhur goxha duke kërcyer nga trampolina me tre-katër veta mbi supe.
Në mbrëmje shkuam në stadium më tepër si spektatorë të veshur bukur. Altoparlanti gjëmoi në stadium.Më ngriu gjaku kur dëgjova: “Paskali të bëhet gati për ndeshje.” S’është kollaj të bësh mundje.
ج veshur vetëm me mbathjet e bardha të mëndafshta shkova në tapetin e mundjes në mes të stadiumit. Kryegjyqtari më bëri vërejtje për veshjen. “Unë e dija pushim, tani e mora vesh që kam ndeshje, fundja dal nga ndeshja…”
Duhej veshur dhe kanotjaria e kostumi special.
Donin të më shikonin shumica dhe më lejuan të hyja në garë. Më donte populli. Atë mbrëmje u tund stadiumi nga një rivalitet ى fortë në mundje. Si gjthmonë sulmoja ى pari dhe e çoja peshë kundërshtarin, duke e shkëputur nga toka. Për këtë më ka ndihmuar peshëngritja. Rivalët m’ى kishin mësuar stilet e kapjes, se trajnerët e tyre ndiqnin çdo natë ndeshjet e mia e teknikat që përdorja. Unë s’ى ndiqja ata, isha indifferent. Sot studiohen kapjet në videokaseta.
Punoja thjeshtë për qejfin tim, pa trajner, por për të qenë ى fuqishëm si një Spartan. Me kundërshtarin që e shtrëngova në gjoksin tim rashë urë me gjithë të mbi trupin tim, mirëpo më shkau këmba dhe u rrëzova, se kisha veshur këpucët e mëdha të një tjetri, u rrëzova “tuç” me atë bakullin mbi trupin tim. Në ato kampionate të rrëmujshme peshoheshin me grupe sportistët dhe me katër pesha. Si rregull është me tetë pesha. Bëheshin dhe gara të palejueshme me diferencë peshash. Fillimisht shokët u peznmatuan. Një gocë e mrekullueshme që më simpatizonte fshiu lotët dhe më ndoqi pas, duke më çliruar nga dëshpërimi që më kish kapluar. Zura vendin e nënkampionit në mundje e të kampionit në tërheqje litari.
Kjo ishte panorama e pjesëshme e pjesëmarrjes sime në kampionatet kombëtare të mundjes e të peshëngritjes të një notari, maratonisti,, boksieri, atleti të rrallë në shkallë botërore.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Këto ishin dhe përsa i përket kalitjs fizike, intelektuale e ndjesive humanitare para lundrimit.
Ideja e lundrimit

Duke u larë çdo mëngjes në lumë si dhe çdo mbasdite pas punës, Vjosa po më merrte shumë kohë. Edhe më çlodhte edhe më lodhte. Më fuste në mendime e më jepte mendime të reja…
Duke e njohur kaq shumë lumin, u mësova shumë me të, aq shumë sa jam munduar të kridhem më thellë në misteret e tij… Edhe vetë lumi duket sikur lëviz porsi një qenie e gjallë, duke kaluar nga pozita të qeta në të tjera të acaruara; se lumi dhe deti të kujtojnë njeriun me tërë huqet e veta…
Vjosa në shekuj ka gërryer shkëmbenj graniti në male, ka \arëtokën thellë në tërë gjatësinë e saj, që nga malet e Pindit në Greqi, në malet e Shqipërisë e gjer në detin Adriatik. Me aluvionet e saj ka krijuar fusha pjellore me humus e kripëra minerale kudo që kalon.
Duke u lidhur me lumin e detin njeriu jo vetëm kënaqet shpirtërisht, por kalit fizikun, muskujt,qetëson nervat; akumulon rreze diellore, për t’u bërë sa më rezistent në muajt e dimrit.
Sa herë që ujët nuk lëviz, qelbet…Vjosa lëviz…
Vjosa ka qenë për mua një shoqe e mirë. Sa herë kam pasur probleme të lodhshme pune, apo shqetësime të tjera, merrja rrugën drejt bregut të Vjosës, ulesha pak, shplahesha, rrija mbi ndonjë shpellë, kundroja rrjedhjen e saj të vrullshme e dallgëzimet kreshpërore… Si lagia ngadalë çdo pjesë të trupit, zhytesha pa merak në thellësitë e njohura. Këtë rit e kryeja si në dimër edhe në behar. Nuk kish dallim stinësh tek unë, po të ndodhesha brenda ujrave të Vjosës. Ajo më qetësonte shpirtin. Mahnitesha me gërryerjet e saj 20 metra poshtë qytetit. ثshtë e pabesë e tradhtare
Pra, isha tepër i dashuruar pas Vjosës. E njohëm mirë njëri - -tjetrin.. Një të panjohur Vjosa mund ta mbytte menjëherë. Nuk e hidhje dot në dorë kollaj Vjosën.
Më kujtohet se si një drejtues ى Degës së brendshme të Përmetit, Ali Bega, ish partizan trim, ى rritur jetim në shtinajt e Gjirokastrës, na ndihmoi mjaft, për të marrë një banesë të rregullt.
Nga koenfindenca që kisha me Alinë, ى shfaqa idenë se policët e një qyteti me lumë pranë si Përmeti, ish mëkat që të mos dinin not. Sotnë botë, në \do plazh ka grupe shpëtimi
Si do të mund t’u vinin në ndihmë atyre që mund të rrezikoheshin për t’u mbytur?… Dhe ى tregova një rast se si një të shtunë mbasdite një vajzë disi e mitur rrëshqiti prej vendit ku po lozte dhe ra në lumë. E ëma nuk e vuri re se po gajasej me muhabet me shoqe. Unë që po lahesha pak më tutje, si mik I Vjosës. E vura re fëmijën që u përpi nga valët. Menjëherë u zhyta në ujë, e arrita dhe e nxora në breg tek e ëma, e cila u habit, kur pa që e bija nxirrte ujë nga goja e mezi merrte frymë ngafrymaqë po i jepja unë.
Ish një ndodhi e vogël, po që bëri bujë… Kryetar Aliu e kish vlerësuar aktin tim dhe propozimin që ى bëra. ج kish bindur policët që të mësonin çdo ditë në kohën e lirë notin. Lotëtenënës rridhnin si lumë
Kaq herë ى kisha vënë re se si shkonin në breglumë me zell e dëshirë. E kishin lëkurën e trupit si qumësht. Dallonin si nata me ditën me lëkurën time të bronxtë. Sa here lahesha në Vjosë, aq herë më xërriste dëshira për ta njohur atë “mike” në tërë dimensionet e saj… thellësi e gjatësi… Ajo sipërfaqe blu e bojë qielli dukej sikur të grishte me një sens lutës, të hidheshe të dëfreje së toku me të. Si\ ndryshonte qielli, ashtu ndryshonte dhelumi ngjyrën…
Kish e ka një ngjyrë të gjelbër që krijohet nga një mikroflorë bakteriesh dhe klorofilë bimësh shumë të imta….
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Mirë se lindi ideja e një njohjeje të atij lumi në tërë gjatësinë e vet, por a mund të realizohej ajo njohje, pa udhëtuar praktikisht mbi dhe nën ato ujra?!…
Pra, lypsej të realizoja një udhëtim – lundrim nëpër Vjosë… Mirë synimi, po si e me se? Me not? Me ndonjë komerdare? Me ndonjë mjet a mënyrë tjetër?… Ditë e netë të tëra rashë në mendime e kërkoja rrugëdalje. ا’nuk më sajonte truri… Akoma nuk I njihni gomonet me motor.
Fillimisht vendosa në vetvete që ta kryeja atë “aventurë” me not. Mirëpo mund të lodhesha dhe në çastet e rreziqeve të mëdha nuk do isha në gjendje të triumfoja mbi vdekjen.
Duhet të isha ى freskët në ato honestra, ku Vjosa e përpin notarin. Atëherë më shkoi mendja te komerdarja. Duhej gjetur rrotë makine. Mirëpo dhe ato janë të vogla e… ç’mund të zgjidhje me një të tillë? Varka nuk kishte në Përmet, se dihej që Vjosa është lumë ى palundrueshëm. Edhe sikur të gjeja ndonjë, e dija se gjatë lundrimit do të bëhej copa-copa në brigjet shkëmbore apo në masivet e gurta, që ndodheshin përgjatë rrjedhjes së ujit…
Në një çast meditimi m’u kujtua njeriu parsahistorik apo dhe ى mëvonshëm sidomos ى fiseve indiane, afrikane, europiane etj… që për të realizuar lundrime në lumenj e dete, sajonin mjetin e stërthjeshtë me trarë që quheshin “trape”.Me trape afrikant shkuan në Amerikën e Jugut.
Me të tilla trape, ata jo vetëm shkonin nga një vend në tjetrin, por edhe transportonin mallra të ndryshme. M’u kujtuan egjyptianët në lumin Nil… Gjersa lindi varka, mbretëronte Bukuroshi gjithandej për lundrime… Le pastaj kur dolën mjetet moderne!…
(Teksa po shkruaj, përballë meje në ekranin e vogël shoh disa të huaj që si eksploratorë lumenjsh po bëjnë atë që po përpiqesha të realizoja unë….në vitin 1964, veç me ndryshimin e kohëve…të mundësive… Ata, me gomone moderne, me helikopter qëi shoqëron në ajër,me ekip të zgjeruar, me kamera e bagazh të madh…
Unë, ehu sa primitiv në pajisje!…)
Vetëm se kisha një imagjinatë të zhvilluar, ndoshta nga librat e shumta që kisha lexuar, si nga Skoti, Amundseni, Udhëtimret e Vikingëve, të Vasko DE Gamës, Amerigo Vespuçit apo Mgelanit etj. Kisha lexuar “Robinson Kruzo”- në e D. Defosë,,, “Argonautët”, “Iliadën dhe Odisenë”, “Kontin e Montekristos”, etj… “20 mijë lega nën det e Zhyl Vernit…Nga nuk më fluturonte imagjinata!
Pyeta ashtu si kot në repartin ushtarak, se mos kishin ndonjë si gomone e të ma jepnin përkohësisht. Ishte njëlloj sikur të kërkoja kallëza në dëborë. Besoj se edhe sot pas rreth 45 vjetësh nuk mund të ketë në Përmet kësi mjetesh…
Një tjetër shqetësim më dilte përpara:. Një udhëtim të tillë, siç e ëndërroja unë, do ta realizoja vetëm, apo me shoqërues? Me cilin shok besnik?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top