A je i vetëdijshëm që je i kushtëzuar?

Lauri

Anunnak
Por si mund të jemi të lirë të shikojmë dhe studiojmë të vërtetën kur mendjet tona që nga lindja deri në vdekje janë të rregulluara nga një kulturë e veçantë në modelin e kufizuar të vetes sonë?
IMG_20220920_204810.jpg
Për shekuj jemi të kushtëzuar nga kombësia, kasta, klasa, tradita, feja, gjuha, arsimi, letërsia, arti, zakonet, propaganda e të gjitha llojeve, presionet ekonomike, nga ushqimi që hamë, nga klima në të cilën jetojmë, nga familja jonë, miqtë tanë, përvojat tona, çdo formë ndikimi që na vjen në mendje dhe për rrjedhojë reagimet tona ndaj çdo problemi kushtëzohen. A je i vetëdijshëm që je i kushtëzuar?

Nëse duam të zbulojmë se çfarë është e vërtetë, duhet të jemi plotësisht të lirë nga të gjitha fetë, nga të gjitha kushtëzimet, nga të gjitha dogmat, nga të gjitha besimet dhe nga çdo autoritet që na shtyn të konformohemi; që në thelb do të thotë të jesh plotësisht vetëm dhe kjo është shumë e vështirë. Nuk është një argëtim i së dielës në mëngjes, ku bëni një udhëtim të këndshëm dhe uleni nën pemë për të dëgjuar disa marrëzi.
Problemi ynë është se si ta çlirojmë mendjen nga çdo kusht, jo si ta kushtëzojmë më mirë. a e kuptoni?
Shumica prej nesh janë në kërkim të kushteve më të mira. Vetëm një mendje e lirë mund të zbulojë të vërtetën, realitetin, i cili është përtej projeksioneve mendore. Pra, është e rëndësishme të njohësh veten.
Vetë-njohja është fillimi i mençurisë. Të njohësh veten do të thotë të vëzhgosh atë që mendojmë, atë që ndjejmë, jo vetëm sipërfaqësisht, por me vetëdije të thellë të asaj që është, pa dënuar, pa gjykim, pa vlerësim apo krahasim. Provoni dhe do të shihni vështirësinë e jashtëzakonshme për një mendje të përdorur për shekuj për të krahasuar, dënuar, gjykuar dhe vlerësuar, ndaloni të gjithë këtë proces dhe thjesht vëzhgoni atë që është.
E rëndësishme është të kuptosh vetë, jo nëpërmjet drejtimit të të tjerëve, përmbajtjen totale të vetëdijes, e cila është e kushtëzuar, e cila është produkt i shoqërisë, fesë, ndikimeve të ndryshme, përshtypjeve, kujtimeve, të kuptosh të gjitha këto kushte dhe të jesh i lirë nga ato..
IMG_20220923_133708.jpg
Po them ta njohësh veten gjithnjë e më thellë, ta shohësh veten ashtu siç je në të vërtetë, gjë që askush nuk mund ta mësojë; dhe nuk mund ta shihni veten ashtu siç jeni në të vërtetë nëse jeni të lidhur nga besimet, dogmat, besëtytnitë dhe frika."

Jiddu Krishnamurti
Në shqip by Lauri 👍
 
Sa % te trurit perdorim ne?! 😁
Nga kjo kuptohet qe mendja njerezore ka limite te cilat nuk i kalon dot.
Gjthss; pyetje egzistenciale ka qene eshte dhe do jete: Kush me Krijoi? Pse Linda dhe pse do te vdes?! Pa zgjidhjen e ketyre dy pyetjeve, ne s' bejme gje tjeter vec zbulojme natyren dhe vetite tona qofte fizike apo emocionale. Pra; ne jemi ne perpjekje te vazhdueshme te zberthimit te krijimit. Dhe ketu s'ka limite.
 
Aktivizimi i syrit të tretë, që është i mbrendshëm e nuk ka lidhje me botën materiale e sociale që na rrethon.
Vetëm kështu dalim nga varësia dhe kushtezimet e jashtme.
Çfarë shohim me sy është vetëm botë materiale. Për të dalë në botën spirituale duhet të shohim nëpërmjet dritës hyjnore që vjen vetëm nga rizgjimi ynë i mbrendshëm (syri i tretë).
Ja pse mendjet e ndritura na ftojnë të kërkojmë gjithçka mbrenda nesh. Sepse aty ndodhet gjithçka 😇👌
 
pa kerkuar te polemizoj me ju e dashur, une personalisht ne nje moment reflektimi midis: une-dhe-une, pra me vetveten :), dhe ne kapercyellin midis birres se 7-te dhe asaj te 8-te (birra kilshe e keshëm llafnë-:p) dhe ne diskutim e ciper nen shoqerine e vyer te disa muratorëve mirditore qe dalin cdo mjes ke "Partizani i Panjohur" n'Tirone me matrapik ne krahe ne kerkim te punes, arrita ne konkluzionin solid, shterues dhe te pakundershtueshem qe:
- Krijuesi yne, ka nje tufe galaksish dhe sistemesh planetare per te administruar, ka nje tufe planete per te mbajtur nen hyqëm (administrim) , mirpo te vetmit ne kte Universe qe i kryqezuan te Birin ishim neve Toksoret!!!
E kuptoj thellesisht pse Ai i shkreti eshte zemeruar dhe e ka kap dhe eshte nevrikosur me neve Toksoret !!!
Cdo tentative e jona per pyetje egsistenciale, do te bjere ne vesh te shurdher!

:ploolloolloolloolloolloollool/🤗🖐!
 
Un e kushtezuar ?!
Zot mos ! Un jam shpirt i lire . Jam cuni babit . Jam vellai vogel i dy vllezerve te mi.
Jam dhe kam qën indépendente e akoma ska lind askush tme kushtezoj .
Jam ajo qe cdo arritje e ka me vullnet dhe force. Me ndergjegjen xham !
Jam ajo qe si ben syrri terr per asnje dhe asgje ne bote .
Ja kjo jam un . Me dy sy naaaah ne balle ku e shohin boten plot ngjyra .
Syri i trete per mua ka pak rendesi (. Per mua ai perfaqeson ate si me shohin te tjeret ) sdi per ju .
Sidoqoft un nuk ndjehem e kushtezuar .
Ndjehem mire se shoh mire njerezit qe kam per zemer .
Ndjehem mire se kam ber te ndjehen mire prinderit e mi . Familjen time te madhe! Kush me njeh jashte ktyre mureve .

Un jam shpirt i lire . Kam lind dhe do vdes e tille . 🔥90394C3D-3442-4720-A2FA-35000B3B6B61.jpeg
 
Kemi qene dhe cdo dite e me teper jemi .dhe tendenca e perspektives eshte qe te behemi te komanduar(me pult).. :p
Sinqerisht po.
Ne kete sistem qe po jetojme jemi te kushtezuar nga te 4terta anet.
 
pa kerkuar te polemizoj me ju e dashur, une personalisht ne nje moment reflektimi midis: une-dhe-une, pra me vetveten :), dhe ne kapercyellin midis birres se 7-te dhe asaj te 8-te (birra kilshe e keshëm llafnë-:p) dhe ne diskutim e ciper nen shoqerine e vyer te disa muratorëve mirditore qe dalin cdo mjes ke "Partizani i Panjohur" n'Tirone me matrapik ne krahe ne kerkim te punes, arrita ne konkluzionin solid, shterues dhe te pakundershtueshem qe:
- Krijuesi yne, ka nje tufe galaksish dhe sistemesh planetare per te administruar, ka nje tufe planete per te mbajtur nen hyqëm (administrim) , mirpo te vetmit ne kte Universe qe i kryqezuan te Birin ishim neve Toksoret!!!
E kuptoj thellesisht pse Ai i shkreti eshte zemeruar dhe e ka kap dhe eshte nevrikosur me neve Toksoret !!!
Cdo tentative e jona per pyetje egsistenciale, do te bjere ne vesh te shurdher!

:ploolloolloolloolloolloollool/🤗🖐!
😁
Me kryqzim pa kryqzim, Hyqmi i Atij Nolt eshte mbi cdo malukat e insan(njeri). 😁
Do te jap xhevap ne vazhdim Baba :) Por tani qenkam telef per Zotin, ene po m'benkan syte tek a çift.
 
Kur kupton dhe je i vetëdijshëm që je i kushtëzuar, atëherë nuk je më. (i kushtëzuar është ai që mendon se nuk është)
Kur kupton dhe je i vetëdijshëm që nuk ke liri, atëherë je vërtet i lirë. (i robëruar është ai që mendon se është i lirë)
Dhe pasi i kupton këto, e shumë të tjera si këto, atëherë fillon t'i shikosh ndryshe dhe me dyshim shumë gjëra.
Atëherë je vërtet i pakushtëzuar dhe i lirë.
 
Kultura, feja, tradita, arsimi, etj nuk kane qene dhe as nuk do jene pengesa te njohjes se vetvetes sepse ne jemi me te lashte se keta.
 
Kur kupton dhe je i vetëdijshëm që je i kushtëzuar, atëherë nuk je më. (i kushtëzuar është ai që mendon se nuk është)
Kur kupton dhe je i vetëdijshëm që nuk ke liri, atëherë je vërtet i lirë. (i robëruar është ai që mendon se është i lirë)
Dhe pasi i kupton këto, e shumë të tjera si këto, atëherë fillon t'i shikosh ndryshe dhe me dyshim shumë gjëra.
Atëherë je vërtet i pakushtëzuar dhe i lirë.
Sikur t'a kemë bërë unë këtë postim 🙂
Një filozof gjerman..e përmbledh në një frazë të vetme:
"Askush nuk është më i skllaveruar se ai që gabimisht mendon se është i lire "
 
Aktivizimi i syrit të tretë, që është i mbrendshëm e nuk ka lidhje me botën materiale e sociale që na rrethon.
Vetëm kështu dalim nga varësia dhe kushtezimet e jashtme.
Çfarë shohim me sy është vetëm botë materiale. Për të dalë në botën spirituale duhet të shohim nëpërmjet dritës hyjnore që vjen vetëm nga rizgjimi ynë i mbrendshëm (syri i tretë).
Ja pse mendjet e ndritura na ftojnë të kërkojmë gjithçka mbrenda nesh. Sepse aty ndodhet gjithçka 😇👌
Shume e vertete
Mbasi ben gjithe ate pune me veten e arrin ta aktivizosh syrin e trete arrin ta shohesh te verteten
Qe je nje shpirt qe ka vendosur nje kostum prej mishi e gjaku qe qendron ne erresire e pret te ndricohet
Kur arrin te lidhesh me pjesen me te erret te vetes e ke mbaruar punen me hijen shikon sa i fuqishem je
Te gjitha kushtezimet thyen e ti sje me as religioni,profesioni,besimi,emri,limitet.Je nje shpirt qe po meson,po perjeton cdo te thote te jesh njeri
 
Wow ✨👌
Më në fund doli një që e pa cila është rruga drejtë dritës së mbrendshme 😇
 
Wow ✨👌
Më në fund doli një që e pa cila është rruga drejtë dritës së mbrendshme 😇
Te me kishe pyetur para disa vitesh kur isha mes vuajtjes se nates se erret te shpirtit(zgjati 3
Vjet btw) do kisha dhene tjeter pergjigje si i pandërgjegjshem qe isha.1 vit e gjys dhe nje spiritual awakening me pas te jap kte pergjigje se kane ndodhur gjera qe as sdo i kisha imagjinuar lere mo ti prisja
 
E imagjinoj ✨👌
Gëzohem që jemi në një linjë horizonti 💫
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top