Krijimet letrare ~ Gusht~2022

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuarit e mi!
Erdhi dhe data 3 shtator, per te hapur konkursin e muajit Gusht me teme: "Perendime ne gusht!" dhe "Teme e Lire"





2-Pas gjithckaje une dhe ti.


Ti erdhe krejt papritur ne jeten time….hyre vjedhurazi per te mos dale me kurre
Te pakten kshu mendon ti ,sepse une shoh shume pasiguri. Ama ti nuk rresht duke me peshperitur je ti ajo qe dua ne jeten time !

Arsyeja? Ti ecen drejte meje …ashtu i embêl , plote miresi dhe vetbesim…
Nuk dorezohesh kurre. Je i vetmi qe duron nervat e mia…humorin tim bipolaire Por jo pa shkak .Eh!
Ti e di shume mire kte gje , ndoshta kjo te bene te mos tundohesh .
Ama s`me le rehat . Me don dhe lekundesh!
Me fal shume dashuri kete s’ta mohoj dot ….por ne te njejten kohe kam pershtypjen se ka dicka ne ty qe te bene te perqendrohesh me shume ne te kaluaren se ne te tashmen! Mos valle gabimi qe bere?!

E di ca ?…..Ne disa momente me jep pershtypjen sikur Per ty , koha ka ndaluar ….Por perseri them Pse me thot te dua kur vepron ne kte menyre ?!
Pse me kerkon ? Pse interesohesh per mua ?
Pse vuan kur une vuaj ? Pse don te miren time?
Pse nuk bene perpara Por merret me nje joperfekte si une ? Apo ngaqe une jam kjo qe jam ? Une mendoj se ti je shume i mire per mua! Mendoj se s`jam e duhura Por ti s`do ta kuptosh kte gje . Vepron , nuk u lodhe kurre dhe se kuptoj Pse ?
Ama je ti ai qe me ke dhene dhe shume trishtim . Ti je si nje femije i rritur . Ose nje i rritur qe i pelqen te ngele femij.
Brenda ke nje miresi qe une e dua shume ,pavaresisht se je po ti ,ai qe ma ben nervin kacurrel me prapesite e tua .

Dje isha ulur ne ballkon , po shihja rrezet e diellit tek po perendonte . Po flirtoja me te . Ai me ledhatonte dhe me ngrohte shpirtin . Nje ndjesi qe vetem dikush ma jep ne jete ….
Çudi nuk di Pse nje pik loti me rrodhi ne faqe.
Do doja shume mos ndodhte … une kam kohe qe nuk derdh me lot, jam betuar qe s`do e bej me, sepse personi qe do ja dedikoj ato lot do jet dhe ai qe s`do e largoj kurre nga jeta .

Por a` e meriton valle ate vend ne jeten time ?

Jam shume konfuze . Tundohem shume qe do me besh te vuaj , te derdh lot ,ndaj po près dhe pak te rritesh , t`me dashurosh si duhet , te behesh gjysma ime e bukur deri ne perjetesi .

Deri atehere une do ulem cdo dite ne ballkon , do shijoj perendimin e diellit , do kujtoj perqafimet tona dhe momentet me te bukura!

Dreqi e marrte… pas gjithe ckaje Pse kam kaq shume mall per ty ?!


3-Une jam keshtu!

Une jam keshtu. Sa e rrembyeshme aq e ngadalte. E ke vene re qe une shkruaj shpejt,dua shpejt, fal shpejt, nxehem shpejt edhe qaj shpejt.
Pastaj si shiu i veres qe ndalon papritmas dhe une rinis te buzeqesh pernjehere duke harruar pse isha terbuar nga zemerimi.
Ne shpejtesine qe me rrjedh nder vena mund te te puth, te te levdoj, te te shaj, te te ngrej ne qiell, por edhe te te largoj. Cdo gje tek une ndodh ne pune sekondash.
Ne sekond lind ndjenja, ne sekond shkruhet poezia, ne sekond lind shoqeria.
Por, per te harruar, per t'u larguar, per t'u sheruar, duhen vite jete!
Duhen vite jete te harrohen ato sekonda.


4-Nat e ikur.

Se di pse sonte hena na kujton.
Rrin rrin,dhe kompozon.
Diellit driten ja merr fsheht,
tek vargjet tona rrin lexon.
Ca kujtime te zhuburitura,te koduar me poste ti con.
Ne te zbardhur do arrijne.
paketuar Per merak,
ke nje puthje si kujtim,
ca fjale te embla , nje perqafim.
Tek kafen pin ne mengjes,
syte e tu forte do te ndrijne,
mos harro naten e ikur,
se ti ishe i vetmi kujtim.
Tash po ik drita saj,dielli rrezen po leshon.
Mireupafshim dashuri,ne tjetrin pelargim.


Keto jane krijimet tuaj te nderuar miq!!
Faleminderit per mbeshtetjen,dergimet dhe qe i jepni jete keti konkursi akoma! 🤗
 
Redaktimi i fundit:
Ne rruge u logova vec per kete teme 😁🥰🥰

Bravo all!
 
Weee ngela duke i lexuar. Nuk më jepet të votoj më të mirën se te të gjithat e gjej veten 🙄
 
Votova dhe doja te thosha dicka, por nuk po e them, zere se e thashe.
"Kurre mos hidh kripe ne plaget e tjetrit, kur tjeret hedhin mbi plaget tua dhe e di cdo te thote"
Mos e bej per tu zgerdhire tjeret, apo me tjeret...
Gjithsesi ajo qe votova me pelqeu, sepse lexova nje copez shpirt, ashtu sikur mund te ndjehet dikush apo gjithkush ka raste!
 
Votova 1shin pasi nuk kishte gabime drejtshkrimore dhe ishte e ndertuar sakte.
:)
 
1-Lindje brenda perëndimit.

I kushtohet një dashurie të ikur? Janë ende bashkë? E ndërtuar bukur, por nuk mjaftoi për votën time. :)
2-Pas gjithckaje une dhe ti.

Përpos gabimeve drejtëshkrimore, dalin në pah shumë pavendosmëri në përshkruarjen e të dy personazhëve në këtë raport. Është i mirë ai apo jo? Ke mall për....? Ndjenjat e shtjelluara në përsosmëri, por nuk mjaftoi për votën time. :)
3-Une jam keshtu!

Duhen vite jete te harrohen ato sekonda.
Ky varg, sa i fuqishëm, po aq edhe fatal. Nëse harrohet sekondi i tërbimit, është harresë sekondash që kundërshton pikërisht vargun mbyllës. Si je ti? E bukur dhe rrërmbyese, por nuk mjaftoi për votën time. :)
4-Nat e ikur.
Përpos gabimeve drejtëshkrimore, përmban të gjitha elementet e një krijimi të përmbushur, ndaj vota ime shkoi këtu 👏
Suksese të gjithëve se na kënaqët sytë 👏
 
At te paren. Bukur, qarte, paster shkrim.
Detajiste sic ta kisha shkrujt une vet😂
 
Thash se mos ke sjell embelsira moj me kete thirrje😝

Gjitha te mira dhe te shkruara me plot pasion..
Po un do votoi te 1-en.
Embelsira kur te sjellesh dy krijime. Ahahahaga
 
He si kaloni ju kendejaaa???
 
Jam tek 3shi ... thjesht cdo gje ndodh ne ceshtje sekondi per tmos u harru asiher !

E bukur e lezetshme qe tbo pervete per ti dhen ket voten time kaq te vlefshme ...megjithate do i rilexoj ene iher

Pergezime te gjithve 😁
 
O votuesss,komentues,publicist ahahhahahahaha
ku jeni,ecni votoni. :p
 
No nooo, se Afren ashtu e bejme me votu gjithnje me 'dhune' Ahahaha
Yes yes yes hahahhaha
Një gjë është të detyrohesh të votosh, tjetër të detrohesh për një krijim të caktuar 😁
Kështu që - hiqe hahahhaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top