Arti i te degjuarit

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Degjimi i tjetrit eshte po aq i rendesishem sa menyra si flet apo tregon. Madje mund te jete akoma me shume domethenes.

Disa rregulla sa i perket menyres si duhet te degjojme tjetrin:

1- T'i dedikohesh degjimit se cfare thote tjetri, t'i japesh rendesi atij.
Tregon Tirmidhiu se: I Dërguari i Allahut angazhohej tere gëzim me fytyrë dhe fjalën e tij edhe me njerëzit më të këqij, duke ua fituar zemrën. Ai bënte të njëjtën gjë me mua, aq shumë saqë unë mendoja se isha më i miri i njerëzve.

2- Duke mos ua bere te ditur se e ke degjuar me pare ate histori.
Ata ibn Abi Rabah thote: Nje djale i ri po me tregonte dicka qe une e kisha degjuar qe para se ai te lindte, POR, prap, e degjova sikur te ishte hera e pare qe e hasja si histori.

3- Mos nderprerja
Ibrahim bin Al-Junaid tha: Nje burre i mencem i tha djalit te vet:Meso artin e te degjuarit ashtu si ke mesuar ate te te folurit. Te degjosh mire do te thote: te mbash kontakt me sy, ta lejosh tjetrin ta mbaroje te gjithe fjalen e tij dhe ta kontrollosh veten qe te mos e nderpresesh ne asnje moment.

4- Konfirmoni qe po e degjoni.
Nje here Aishja (r.a) po i tregonte bashkeshortit te saj (profetit Muhamed a.s.) nje histori te gjate te shoqeve te saj me burrat e tyre. Nje nder ta quhej Abu Zar. Ne fund te historive te gjata, profeti a.s. konfirmoi se e ka degjuar duke ithene: Une jam per ty ashtu si Abu Zar-i per gruan e tij.

5- Mos e marrni si te mireqene
Nje arsye pse ne ndihemi sikur nuk jemi ne bisede eshte se I marrim per te mireqene. Shpeshhere bisedat me miqte me te mire ose njerezit me te afert I konsiderojme sit e fundit. Ose nuk para I kushtojme shume rendesi.
Ne realitet, dueht te kemi paraysh se ajo bisede mund te jete e fundit, ndaj duhet ta vleresojme e shijojme cdo gje qe bejme si te jete e fundit.

Ammar AL-shukri
 
Ka dy fjalë të vetme për gjithë artikullin më lartë. Quhet - dëgjim aktiv.
 
Kur fillojnë shkrimet me allaha e hamdurilaha nuk lexoj më tej...😎
 
Ne fakt une doja ta coja tek nentema e besimit, por me vone vendosa ta sjell ketu. Ashtu sic themi ka thene filani e fisteku, Osho, apo Cartesio, ku ka nder me te madhe se ta thote fjalen figure si MUHAMEDI.

Por, gjthkush e di vete, a e lexon apo jo, merret me tekstin apo me paragjykimin kush e ka thene. :) Your choice :D
 
Shkrimi tamam e thote.
Por me vitet kam arrite ne nje perfundim.
Qe, koha, degjimi duhet tu jepet vetem personave qe kuptojne kete lloj perkushtimi sic duhet, dhe aty ku duhet.
Sepse te degjosh , kuptosh, kshillosh dike, eshte investim qe ben nga vetja.
 
Une gjithe jeten jam mbajtur per nje degjues i mire . Jam gjithmone i gatshem te degjoj cdo hall dhe problem te njerezve qe kam afer . Shoh shkelqimin ne syte e tyre kur me tregojne cdo sekret qe kane , shoh lirshmerine ne te shprehur karshi meje dhe ne nje fare menyre ndjehem mire me faktin qe njerezit ndjehen mire me mua , duke degjuar dhe mos kundershtuar asgje qe me thone ... zakonisht tund koken ne shenje pohimi dhe buzeqesh ... edhe pse me eshte prishur aparati i degjimit , por me ka premtuar nje shok qe do me sjelle nje te ri ... fjala e fundit e teknologjise . Kam 4 vjet qe e pres , po nuk i ka pasur financat mire . 🙄
 
Me ka ndodhur shpesh me 2 mikesha te ngushta.
Ato flasin e flasin per problemet. Une i degjoj dhe pervec qe ndihem sikur po me ndodh mua, perseris: tkuptoj...tkuptoj.
Brenda meje ndihesha ne faj. Si ka mundesi qe nuk artikuloj dot fjalet e duhura per tua lehtesuar situaten. Pse sma pret mendja dicka?!

Kur ndahemi e shkoj ne shpi me vijne sms: Jam kaq me fat qe te kam ty. Me kupton per cdo gje. Nuk me pyet, nuk me thua do kaloje, as perpiqesh tme japesh mend cte bej. Falenderoj Zotin qe tka sjelle ne jeten time.


Dhe une me veten: Wow... heshtja ime paska qene zgjuarsi jo paaftesi! 😁
 
Edhe unë dëgjues i mirë jam. Aq i mirë sa shpesh kur pres me durim deri në mbarim dhe them me edukatë: Çohemi tani?
Përgjigja është: Prit t'a tregoj edhe këtë 😁
Ulu 4 . ahhahahahaha
 
Sa seriozisht me moren te kjo teme ... po prisja reagime me te qeshura dhe me trajtuan si shurdh me like e perqafime 🤣🤣🤣🤣
Bera shaka o njerez 😂
dhe njehere qe behen njerzit serioz,i nxori nga udha e atij larte. :p
Puku keqq. :(
 
Në raste të tilla s'ka nevojë të ma kërkojnë fare. Kap edhe faturën dhe nxjerr edhe portofolin si shenjë "body language" që dua të çohem 😁
E di vlla , por kur ta imponojne pagesen merr ngjyra nervozizmi bodyleanguage . Imagjino te jesh me dike ne tavoline dhe te te thoje ... sa lek ke me vete se dua te pi karkaleca zgare 😂🤣🤣
 
Sa seriozisht me moren te kjo teme ... po prisja reagime me te qeshura dhe me trajtuan si shurdh me like e perqafime 🤣🤣🤣🤣
Bera shaka o njerez 😂
O vlla ske pse tallesh me ndjenjat tona , ky quhet abuzim..☹️☹️
 
Sa seriozisht me moren te kjo teme ... po prisja reagime me te qeshura dhe me trajtuan si shurdh me like e perqafime 🤣🤣🤣🤣
Bera shaka o njerez 😂
Nga ta dijme qe ben shaka. Nuk ju njohim fare. Une ndjeva keqardhje sa e porosita aparatin. Bile per solidarizim te perqafuam. Kthej mbrapsht gjitha 😂
 
Nga ta dijme qe ben shaka. Nuk ju njohim fare. Une ndjeva keqardhje sa e porosita aparatin. Bile per solidarizim te perqafuam. Kthej mbrapsht gjitha 😂
Jam rehat me shurdhmerine time te stimuluar ... degjoj cfare dua me reflekse te pakushtezuara 😂
 
Kete problemin e ndegjimit po e has keto dite ne punen time me nje koleg te punes! Natyra e punes time eshte qe te veproj sipas urdherave te marrur nga larte. Dhe kolega qe punoj eshte me i vjeter ne moshe se une, dhe eshte i ri ne vendin e punes ku jam une.
Dhe kete pune e beje ka vite te tera, dhe per punen time kam lavdata nga menaxheret ku punoj. Por, jam i sprovuar me te, qe nuk i hyn ne kry asnje fjale e imja. Krejt puna ime, veprimet e mia, gjithcka qe ka degjuar per mua, per te jane te gabuara!
Vallahin jam ne hall te madhe, saqe jam duke menduar ta nderroj punen nese menaxheret nuk bejne punen e tyre ne kete drejtim.
Kur lexova kete teme dhe keto dite po ballafaqohem me kete problem, sa qe jam pak i shqetesuar, sa jane me rendesi per mua fjalet keto keshilla te arta te profetit te Zotit.
Sa te larte kemi fene, sa te madheruar kemi profetin anafabet qe ishte qe nuk dinte shkrim dhe lexim, qe Zoti e dergoj tek ne per ta zgjedhur si shembelltyren tone per cdo veprim tonin ne kete jete.
Te falenderoj Soulmind per kete teme, te shperblefte Zoti!
 
Kam nje karakter hyperaktiv e duhet tme lidhesh me bo nje bisede re gjate..kte se mohoj dot ama per njerez qe i quaj shok , miq jam e gatshme ta gjej kohen edhe Nese skam vetem t’ja heq nje peshe Nese ka e ti jap mbeshtetjen time.
Bota Eshte rrumbullak ku i dihet neser mund te kem un nevoje per tme degjuar ai/ajo.

Edhe Pse kam natyre qe kur bej dicka nuk près gje ne kembim njerez jemi Edhe neser nuk dihet kurre me ca na perplas jeta!:)
 
Ka dy fjalë të vetme për gjithë artikullin më lartë. Quhet - dëgjim aktiv.
Kam shkëputur ca shtjellime.

Dëgjimi aktiv ka për synim që të kuptojmë se çfarë do të thotë personi tjetër - jo vetëm të paraqesim pikëpamjet tona. Kjo krijon mirëkuptim më të madh të ndërsjellë.

Gjatë dëgjimin aktiv, duhet thënë sa më pak të jetë e mundur dhe ta lëmë personin tjetër të flasë. Biseda mund të mbështetet duke qenë të pranishëm dhe duke sinjalizuar një gjuhë trupi të hapur dhe mikpritëse. Kështu krijohet një atmosferën më e mirë e mundshme për folësin dhe njëkohësisht folësit i mundësohet një hapësirë më e madhe për reflektim mbi fjalët e zgjedhura të duhura në situatën përkatëse.

Teknikën e lartëpërmendur e praktikoj si në fushën profesionale, poashtu edhe shoqërore. Por, nuk përtoj të kërkoj të njëjtën po nuk më lanë të flas fare 😂
 
Kur me intereson te degjoj e bej.
Degjimet kot,nuk kam kohen as nervat per te tilla aspekte.
 
Arti i te degjuarit ? 🤔
Personalisht mendoj qe nuk eshte art ... eshte ceshtje durimi , mbase aftesi ... mbase edhe virtyt . Te degjosh dike , ka menyra dhe arsye te ndryshme . E degjon , se te perlqen menyra se si shprehet , menyra si artikulohet .. ato qe thote dhe sa i/e afte eshte te terheqe vemendjen tende . Ka raste qe degjojme fjalime por nuk kapim asnji fjale ... ka raste qe thjesht nje fjale e thene sic duhet , na ben te mendojme se degjuam ate qe kishim nevoje . Ne shumicen e rasteve detyrohemi te degjojme ... personalisht jam shume rebel virtual , i kunderti i atij qe dukem . Lexoj , por shume ... degjoj zera ne tel , shikoj fytyra te stukuara ne kamera ... shoh trupa te kapur ne kende qe me bindin se kam prekur perfekten . Per cfare ? Te jem i genjyer nga pafajsia apo te vertetoj mekatin fillestar ?
Jemi krijesa te cuditshme perfundimisht ... sa me shume i largohemi instikteve , aq me instiktive behemi .
 
Ti bëj një koment si duhet temës, se pastaj @Soulmind ; ëë ti shkon vetëm në temat e tua me monolog 🤪

Art dëgjimi. Fjalë tabu, gjithmonë e më shumë. Shikoni programet e ndryshme televizive, që është vendi që duhet të jetë një vend kulture ku secili duhet të jap anën më të mirë të vetës. 🤷
Shikoni institucionet tona politike deri në parlament që janë njerëzit më të dalluar të zgjedhur nga ne me vota që t'na prezantojnë në kuvend 🤷
Zihen e shahen si rrugaç, si qent pa pikë edukate..🤷

Art, është fjalë e madhe që t'ja bashkangjisim dëgjimit. Art dëgjimi do thoja ka të bëjë, më shumë se diçka sonore, art i të dëgjuarit pa ndërprerje dhe i të kuptuarit edhe pse nuk e ndanë fare çfarë tjetri thotë.

Ti themi kapacitet x të dëgjuar. E kapacitet sot nuk ka kush....🤔
Ka humb fare ajo forcë, deshirë x të dëgjuar.
Kush flet me zë sa më të lart, ofendon, ngacmon..., mendon se ka të drejtë....kjo është kultura që po futet gjithmonë e më thellë në shoqëri 🤷

Kur Albert Einstein takoi për herë të parë Charlie Chaplin, i thotë; "Ajo që unë admiroj tek ju është aftësia për t'u kuptuar pa thënë kurrë një fjalë." (Koha e filmave pa zë)
"Është e vërtetë, tha Chaplin, por ju jeni më i mirë se unë, sepse bota ju vlerëson edhe pse nuk kuptojnë asgjë çfarë ju thoni". 🤷

Dy shembuj të dy gjenive 💞
IMG_20220906_181202.jpg
 
Unë jam një dëgjuese e mirë.
Ama më ka ndodhur disa herë,që t'më ndërpresin teksa po flas.
Edhe kam reaguar shum keq.
Unë nuk di të zbukuroj ngjarje,e them ashtu siç është.
Nuk dua të tregoj përralla.
I dëgjoj të tjerët,më vjen keq që ndonjëherë nuk jap këshillat e duhura.
Ama e rëndsishme është që jam dëgjuese e mirë.
 
Nje proverb thote;
Dëgjoni veten, jo zhurmën e botës. Vetëm ju e dini se çfarë është e duhura për ju.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top