Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Veshjet që i provokojnë gjithmonë meshkujt...

.... nuk qenkan ato qe kemi ditur deri tani.​


veshja-e-vajzave.jpg

Mund të jesh njohur me një djalë, ke dalë disa herë me të, je gati për një darkë, por nuk je e vendosur çfarë të veshësh. Sa herë bëhet fjalë për të zgjedhur veshjen, meshkujt duan gjithmonë diçka të ndryshme nga femrat.

Sidomos për ata, takimet e para janë shumë të rëndësishme, ndaj edhe zgjedhja me kujdes e veshjes është një detaj që nuk duhet të të shpëtojë, shkruan “Cosmopolitan”. Ndoshta veshjen e zgjedh edhe në varësi të motit, të vendit, por në të njëjtën kohë do që të ndihesh komode.



Megjithatë, duke e ditur që përshtypjet e para janë gjithmonë një çelës suksesi, merr parasysh disa rregulla që meshkujt i kanë vendosur për të parë tek një femër, pa harruar se edhe nëpërmjet veshjes ti flet.


Se çfarë do të thuash për veten, ti e vendos!

Trego disa pjesë të lëkurës.



Këmbët, supet, qafën dhe krahët – meshkujt duan të shohin lëkurën. Dhe shumica e tyre pëlqejnë fundet, sepse duan të shohin këmbët. Edhe pse xhinset janë një zgjedhje shumë e mirë, nëse ke zgjedhje dhe të duket bukur, shko edhe me bluzë.

Trego disa forma

Veshjet që duhet të zgjedhësh duhet të jenë edhe sipas linjave. Pra, të tregojnë pak bel, por edhe disa forma. Mos vish bluza të gjera ose xhinse boyfriend. Mundohu të tregosh se trupi i fshehur nën një pëlhurë është një trup i bukur dhe me linja.

Por mos u ekspozo tepër

Nëse do vërtet që një mashkull para teje të fillojë ta mbajë gjallë fantazinë, atëherë bëj kujdes me zh(veshjen). Është një fije shumë e hollë mes të qenit provokuese dhe të qenit seksi. Veshjet e zbuluara tepër mund të jenë të frikshme ndonjëherë, aq sa edhe mashkullin mund ta bënin konfuz dhe më tej ta largonin.

Mos përdor veshje të komplikuara

Meshkujt nuk e kuptojnë botën e fashion-it. Fillo me një veshje të thjeshtë që tregon siluetën dhe ruaje për më vonë stilin si fashionista, pasi të kesh kaluar pak kohë me të në….

Ji e sigurt me veshjen

Mos e humb veten. Nëse nuk je e sigurt për një veshje, atëherë ndryshoje. Nëse e zeza të jep gjithmonë siguri, atë vish. Nëse je një vajzë që të pëlqen të ndjekësh modën, atëherë trego ngjyrat. Patjetër që dëshiron të tregosh më të mirën e vetes, por nëse veshja nuk të jep siguri, atëherë këtu ka problem. Nëse ke një tatuazh dhe do ta zbulosh, mos u druaj. Djemtë impresionohen nga feminiliteti, nëse e tregon natyrshëm atë.


Panorama.al
 
Une do provokoj andej nga pranvera.
 
  • Haha
Reactions: NGU
Mos vish bluza të gjera ose xhinse boyfriend.
Jalla i vesh qe cke me te ,po deshi ai Agua po nuk deshi ta mbaj me dore ? .Te hengert dheri me gjithe keto tema qe i meson vajzat per se prapthi.
Mos degjoni shalgjatin o gra po vishuni si te ndiheni rehat ???,ai qe ju do do ju pranoj sic jeni ?dhe po pati naze te kepus qafen ???
 
Jalla i vesh qe cke me te ,po deshi ai Agua po nuk deshi ta mbaj me dore ? .Te hengert dheri me gjithe keto tema qe i meson vajzat per se prapthi.
Mos degjoni shalgjatin o gra po vishuni si te ndiheni rehat ???,ai qe ju do do ju pranoj sic jeni ?dhe po pati naze te kepus qafen ???
Ndjehem dhe jam i pafajshem, une per vete ju dua siç jeni(nqs keni karakter te mire, dmth 90-60-90)
 
Kjo artikujt jan fiks si ato qe te fishkellejn rruges sepse sipas tyre, je veshur bukur me marr vemendje ?
 
Nese vishesh bukur per veten,dhe te jesh ok me veten,automatikisht kete percjell dhe tek te tjeret,perfshire dhe takimet e tilla.
Me rendesi eshte te ndihesh mire me trupin tend, ne ato cfare vesh.
 
Tani ne kohe Covidi veç me tule mund te provokosh.
 
Une e kam bere ket mekat sot
Zot ma fal ?‍♀️
 
Jalla i vesh qe cke me te ,po deshi ai Agua po nuk deshi ta mbaj me dore ? .Te hengert dheri me gjithe keto tema qe i meson vajzat per se prapthi.
Mos degjoni shalgjatin o gra po vishuni si te ndiheni rehat ???,ai qe ju do do ju pranoj sic jeni ?dhe po pati naze te kepus qafen ???
Zoooot zooooot 🤣kam qn spat ,nuk e njoh pz këtë 🤣🤣🤣🤣🤣🤣
 
Un si kuptoj meshkujt.
Kur vishesh thjeshtë,hapin sytë tek shalët e të tjerave.
E kur nxjerr ti shalët jasht,ai bohet nervoz.
A ma shpjegoni dot ktë😋😋?
 
Nese marredhenia ne cift bie kaq poshte sa te flitet per "kembe" e "duar", apo te dyshohet ne kete aspekt!
Sorry bro! I feel like I am living in another planet!😁
 
Un si kuptoj meshkujt.
Kur vishesh thjeshtë,hapin sytë tek shalët e të tjerave.
E kur nxjerr ti shalët jasht,ai bohet nervoz.
A ma shpjegoni dot ktë😋😋?
Edhe pastaj thot Pse i qite ? Nuk te njoh me . Normale si ti mbash syt nga komshia 😬
Flasim nga sexperienca 🤭🤣
 
Mos përdor veshje të komplikuara

Meshkujt nuk e kuptojnë botën e fashion-it. Fillo me një veshje të thjeshtë që tregon siluetën dhe ruaje për më vonë stilin si fashionista, pasi të kesh kaluar pak kohë me të në….

Panorama.al

Të mos them i vetmi, apo nga të paktët që ka vija të thjeshta, është Giorgio Armani, Stella McCartney dhe Hugo Boss. Nga më të komplikuarët është Versace, Desigual dhe Guess.
Po ku marrën vesh meshkujt e?
 
Tani a duhet robi te vishet per vete apo per meshkuj?Se kjo se si i plq meshkujve me duket sikur duhet te vishet robi sa me provukativ vetem te duket ok per syt e tjerve.
 
Redaktimi i fundit:
Vish ca te duash ne provokohemi,..., pra mos u vishni per ne
 
Dobesia e Adamit ndaj Eves, kur degjoi Even dhe jo Zotin e hengri mollen e ndakuar. Prej andej buron dobesia, jo vetem per veshjen....
 
Dobesia e Adamit ndaj Eves, kur degjoi Even dhe jo Zotin e hengri mollen e ndakuar. Prej andej buron dobesia, jo vetem per veshjen....
Ja ngeci në fyt mollën Adamit të shkret😜,në atë moment u vulos fati juaj i zi 😜
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back