Une jam kjo.

Loverboy

I lindur ne Prishtine, sikurse i ati im i ndjere. Kam zgjedhe kete nickname nga nje film qe nuk mbaj mend. Emailen e pare e kam hapur para 20 viteve, dmth ne vitin 2001. Puna ime e pare ka qene perkthyes me KFOR-in Irlandez, Anglisht-Serbisht-Shqip, ne turnin e nates, menjehere pas perfundimit te luftes ne Kosove. Gjate luftes kam qene refugjat ne Maqedoni. Intervisten e pare ne gjuhe angleze e kam dhene ne kampin Stenkovac 2 ne Maqedoni, per BBC.
Jam cun hazdreti. Kam ditur shkrim e lexim qe kur isha 6 vjec, nje vit para se t'futem ne klase te pare. Si femije, kam qene me floke kacurrele dhe goxha sherr. Me quanin TARZAN, per shkak te flokeve t'gjata e kacurrele qe sipas tyre i perngjaja Tarzanit te vogel. Ngacmoja gocat e mahalles, por edhe ato me ngacmonin. Mbaj mend mora 4 goca, kisha 7 vjet, i solla ne shtepi. M'pyeti nena: Perse i solle? I thash: Keto jane grate e mia 😄

E kam dashur futbollin qe nga vegjelia. Kampionatin e pare boteror e kam pare dhe e mbaj mend, ate te vitit 1994, ku edhe Roberto Baggio humbi penalltine. Qe nga ai vit, kam qene dhe jam akoma edhe tifoz i Real Madridit. Me pelqen edhe loja e shahut. Kam qene kampion ne gara te shkollave te mesme te organizuara ne Prishtine. Pervec dashurise ndaj fese dhe studimeve fetare, e kam dashur dhe me ka pelqyer gjithmone Psikologjia, Arkeologjia dhe Astronomia. Njeren nga keto e kam pasur enderr ta studijoje, por nuk arrita, megjithate nuk dorezohem akoma.
Me pelqejne debatet, por urrej debatet me njerez qe nuk kane lexuar dhe te kundershtojne ne cdo gje pa fakte. Jam tip i qete ne jeten reale, pothuajse tere diten e kaloje me shaka. Edhe kur jam i merzitur, buzeqeshi dhe i bej qejf vetit saqe askush s'mund ta kuptoje se s'jam ne terezi.
Nuk me pelqen t'i merzis te tjeret me hallet e mia, pervec shoqerise se ngushte qe dine shumecka per mua dhe une per ata. Kam nerva ta degjoje dike deri ne mengjes, sidomos nese ka ndonje hall dikush. Qaj shume rralle, ndoshta 1-2 here ne vit. Kam qene dhe jam akoma fans i video lojerave online. Viteve te fundit merrem me rrjete sociale, ku edhe eshte puna ime tash e 5 vite. Jam nder chatistet me te vjeter ne Prishtine, po me kete nofke. Shoke kam shume, por te kategorise se ngushte shume pak, ndoshta i numeroje me gishterinje. Me pelqen te krijoje shoqeri te re.
Me pelqejne dokumentaret shkencore dhe historike. Enderra ime ne sirtar eshte vizita e Qabese se shenjte, si dhe vizita e Spanjes, per shkak te historise islame qe ka (Andaluzia perpara).
Sinqeritetin e dua, dhe e kam pike te dobet. E dua thjeshtesine aq shume saqe njeriu mund te ma fitoje zemren dhe respektin vetem me thjeshtesi. Pelqej poezine, shkruaj ndonjehere. Muzike ndegjoj rralle, s'kam shije te vecante, krejt varet nga humori qe kam.
Enderroj ta shetis boten, e dua meditimin. Me pelqen nata, qendrimi zgjuar naten. Lexoj naten, meditoj naten, planifikoj dhe cdo gje naten pothuajse. E dua me shume malin se sa detin. Me pelqen romantizmi, jam manjak i saj. Me thone i ke syte e pisit, e kurre se kuptova pse?
Hetimet vazhdojne...
 
@Monique @ZHIGO @LeVoyageur @Marla @Loverboy @Yara @Ledia @Desa
Se pse u bera melankolike tashi.. hecni se du me ju lexu edhe ju rreth vetes tuaj. Mos me leni vetem! :)

KĂ«naqĂ«sia ime đŸ€—đŸ˜˜

“UnĂ« Jam, dy nga fjalĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. FjalĂ« qĂ« kanĂ« aftĂ«sinĂ« tĂ« krijojnĂ« njĂ« momemt, ose ta shkatĂ«rrojnĂ« atĂ« brenda dy sekondave”

Ajo që ti vë pas këtyre dy fjalëve, e formon realitetin tënd. Formon gjithashtu fillimin e një itinerari, ku ai/ajo që ti bëhesh, thjeshtë është një udhërrëfyes drejt dritës apo erësirës.
Sipas Nietzsche, filozofia ka tendencë të harrojë se njeriu nuk është vetëm një qenie racionale, por në thelb, edhe një kafshë me akte veprimi dhe nevoja.
Sa përputhshmëri ka mes kësaj qenie racionale dhe kafshës, me prapashtesat e Unë Jam, mbetet për tu diskutuar.

Unë Jam Empate.
Mbase kjo bie ndesh me të qenurit qenie racionale (e bazuar në arsye e jo në ndjenja), por gjithësesi ka qenë ufhërrëfyese në krijimin e identitetit tim. Mbase ishte edhe një nevojë shpirtërore në aktveprimet me bazë empatie. Të vësh veten në vend të palës tjetër nuk është vetëm e lindur, apo e fituar nga edukata. Ta mëson edhe jeta, gjatë vetëreflektimeve që i bën në një situatë përkatëse.
Mbase bie ndesh edhe me pjesĂ«n tjetĂ«r utilitarike/filozofiko-morale, qĂ« poashtu Ă«shtĂ« prapashtesĂ« e UnĂ« Jam. Sepse empatia fokuson nĂ« njĂ« person/detaj tĂ« vetĂ«m, krahas ‘mĂ« shumĂ« lumturi pĂ«r mĂ« shumĂ« individë’.
Kjo tregon se nuk jam e përsosur. As atëherë kur dua edhe të mirën e të tjerve, e jo vetëm të vetes.
Pastaj, jo domosdosmĂ«risht do lejoja tĂ« bie nĂ« kategorinĂ« KAM, nga vetĂ« fakti se mĂ« udhĂ«heq qĂ«ndrimi personalist Sheler-ian “amo, ergo sum”.
Kjo ishte sa pĂ«r fillim se kush jam 😁
 
Do shkruaj vetem qe te vijne dhe te tjeret pas meje :)
Ca te thote Behluli per veten mo amooon..
Qe i lej gjerat per ne fund dhe perfundoj duke e gdhire me mbaru dorzimet?
Apo qe harroj shume?
Apo qe qaj shume?
Apo qe qesh shume? apo qe ja bej nojhere qesh e qa bashke?

nejse, ja serioze :

Jam SoulMind. E kam gjetur kete emer perfekt per veten time, saqe jemi bere 1sh! Mua me udheheq zemra kryesisht, por dhe mendja me shume se te mendoj, ajo ndjen. Keshtu mbeta SoulMind e perhershme!

Jam natyre e qete, POR, me ngel hatri shpejt. Kam qef brenda mundesive tjetri te thote fiks ate qe kam ne mendje une, dhe ashtu sic dua une. Dua te arrij gjera te medha ne jete, por edhe kam frike te hedh hapa shume. Kam nevoje per dike qe te me thote: Mund ta besh! dhe ne fakt, po pata kete ze me vete vertet qe s'kam frike nga asgje!
Nuk jam shume tip "gru shpie" me sajdisje, gatime, punera.. haha. Po te kisha mundesi do merrja 1 sanitare dhe 1 guzhiniere ti gjej t'gjitha punet e gjellen gati.
Vdes per embelsira, dhe fatkeqsisht s'jam ne peshen ideale, ndonese nuk e tregoj ne trup. Lol
I dua shakate, por me karar. Me pelqen afrimiteti, por dhe distanca. Te mos kalohet kufiri. :)
Jam shume sociale, dua miq e mikesha rreth vetes sepse tek to arrij te gjej edhe energjine qe ata mendonin se nuk e kane!
Nuk largohem kurre e para nga 1 shoqeri, Fal, fal, fal dhe kapem tek e mira qe m'ka bere tjetri.
Urrej sharjet dhe fjalet banale! Nuk i perdor kurre!
Nuk paragjykoj asnje gabim, te askujt sepse jam plot me gabime te miat(te vogla e te medha).
Largohem nga debatet e kota, por jo kur duan me me bere per budall. Aty i shkoj deri ne fund e sy per sy!
Kam enderr qe 1 dite te lej gjurme si Zaha Hadid, por nuk e besoj se do e arrij ,pasi jam thjesht arkitekte me aftesi mesatare. Megjithate une perpiqem te jap me te miren time ne cdo gje.
I dua grate e forta! Grate qe jane te zonjat e vetes, qe shkollohen dhe ndihmojne njera tjetren. Nuk kam xhelozi e smire. Edhe nqs nenvetedijshem e ndjej se po xhelozoj dike, direkte bej autokritike dhe reflektoj mbi ate qe une besoj: Se kjo toke eshte e gjere per te gjithe. Dhe cdo njeri merr ate qe ka per pjese dhe qe meriton.
Kam hobi poezine, foton dhe pikturen dhe kam investuar kohe ne to.
Nuk me pelqen vetja! (e di qe nuk e beson askush, por eshte e vertete)
Zoti me ka dhene shuume te mira rreth e rrotull, s'me ka braktisur kurre, as kur une e kam harruar totalisht Ate.
Cdo gje te mire ne jete, cdo "arritje" e kam vec prej Atij. Cdo e keqe qe m'ka ardhur ne jete e kam vec prej gabimeve e zgjedhjeve te mia.
Kete e besoj me shpirt!

keshtu dmth :)

Ah se mos harroj, jam 19 vjec! dhe do jem perhere aq! (ne endrrat e mia sigurisht)
Nice bio Soulinke :p
 
KĂ«naqĂ«sia ime đŸ€—đŸ˜˜

“UnĂ« Jam, dy nga fjalĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. FjalĂ« qĂ« kanĂ« aftĂ«sinĂ« tĂ« krijojnĂ« njĂ« momemt, ose ta shkatĂ«rrojnĂ« atĂ« brenda dy sekondave”

Ajo që ti vë pas këtyre dy fjalëve, e formon realitetin tënd. Formon gjithashtu fillimin e një itinerari, ku ai/ajo që ti bëhesh, thjeshtë është një udhërrëfyes drejt dritës apo erësirës.
Sipas Nietzsche, filozofia ka tendencë të harrojë se njeriu nuk është vetëm një qenie racionale, por në thelb, edhe një kafshë me akte veprimi dhe nevoja.
Sa përputhshmëri ka mes kësaj qenie racionale dhe kafshës, me prapashtesat e Unë Jam, mbetet për tu diskutuar.

Unë Jam Empate.
Mbase kjo bie ndesh me të qenurit qenie racionale (e bazuar në arsye e jo në ndjenja), por gjithësesi ka qenë ufhërrëfyese në krijimin e identitetit tim. Mbase ishte edhe një nevojë shpirtërore në aktveprimet me bazë empatie. Të vësh veten në vend të palës tjetër nuk është vetëm e lindur, apo e fituar nga edukata. Ta mëson edhe jeta, gjatë vetëreflektimeve që i bën në një situatë përkatëse.
Mbase bie ndesh edhe me pjesĂ«n tjetĂ«r utilitarike/filozofiko-morale, qĂ« poashtu Ă«shtĂ« prapashtesĂ« e UnĂ« Jam. Sepse empatia fokuson nĂ« njĂ« person/detaj tĂ« vetĂ«m, krahas ‘mĂ« shumĂ« lumturi pĂ«r mĂ« shumĂ« individë’.
Kjo tregon se nuk jam e përsosur. As atëherë kur dua edhe të mirën e të tjerve, e jo vetëm të vetes.
Pastaj, jo domosdosmĂ«risht do lejoja tĂ« bie nĂ« kategorinĂ« KAM, nga vetĂ« fakti se mĂ« udhĂ«heq qĂ«ndrimi personalist Sheler-ian “amo, ergo sum”.
Kjo ishte sa pĂ«r fillim se kush jam 😁
Pse shkruan kaq bukur ti?!!!! đŸ˜â€
 
Pse shkruan kaq bukur ti?!!!! đŸ˜â€
Çështje perceptimi o ❀
Aty ku ti sheh bukurinĂ«, jopĂ«rsosmĂ«ria ime theksohet nĂ« mospĂ«lqim nga dikush tjetĂ«r. đŸ€·đŸŒâ€â™€ïž Jemi specie e ndĂ«rlikuar, pa ndonjĂ« arsye tĂ« arsyeshme 😉

Faleminderit ty qĂ« nxjerr anĂ«n time tĂ« bukur đŸ€—đŸ˜˜
 
Unë jam Jetmira.
Jam natyrë e ndjeshme.
Jam 1 individ që më pëlqen vetmia.
E dua natyren.
I dua shetitjet buz detit nën perëndimin e diellit.
Më pëlqen astrologjia.
I dua kafshët,sidomos macet.
Gjithmon vishem me të zeza,pasi esht ngjyra ime e preferuar.
Nuk kam pasur fat asnjehere në dashuri.
Nuk jam hakmarrëse.
Nëse dikush më lëndon,un largohem dhe nuk e dua më pjesë të jetës time.
MĂ« pĂ«lqejn filmat e animuar.😂
Un e ndjej veten ende fëmijë në shpirt.
Pij shum kafe në ditë.
Lënda ime e preferuar ka qenë psikologjia.
Doja të bëhesha psikologe por nuk e arrita dot.
I kuptoj ndjenjat e të tjerëve,lexoj sytë e njerëzve.
Kam marr 1 kthes në jetën time.
E shoh botën me ngjyra.
Jam bër më optimiste.
Dal :);)
Dikur qendroja në shtëpi e mbyllur në guaskën time.
Kisha frik të dështoja.
Por tani e riprovoj sërish.
Nuk kam pasur ndonjëherë shoqe.
Di të përshtatem me te tjeret.
Shum her nuk e them ate çka mendoj pasi nuk dua debat me të tjerët.
Jam kundra dhunës.
Mund të dukem agresive,por dua qetësinë.
Ëndrra mĂ« e madhe e imja eshtĂ« tĂ« kem 1 shtĂ«pi timen dhe ta mbush me mace.
Nuk mendoj se jam e gatshme për martesë pasi kam shum pasiguri tek vetja.
Kam 1 të keqe që difektet e mia nuk i shoh,por te të tjerve po.
Mendoj se po përmirsohem tek kjo pjesë.
Nuk bej mirë,por as keq
Jam tip i çuditshëm le të themi.
Etj etj...
 
Nga cfare ke shkruar nuk me dukesh fare e cuditshme. Just e normal girl in a normal world, like all of us! A nice girl i would say. :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-BuzĂ«qeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femĂ«r.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti NĂ«nĂ«.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top