Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Në kozmos me PRAS

Shqipëria me të drejtë po mendon të shpenzojë para për t’u bërë vend me program hapësinor. Kishte ardhur saktësisht koha që shqiptarët vërtet t’i mbajnë sytë nga qielli për të mos u fiksuar me vogëlsira që u ndodhin këtu në tokë, si fjala vjen varfërimi galopant, rritja e çmimeve, pagat e ulëta kur kanë punë e papunësia nëse s’pranojnë pagat e ulëta.


E mbara e do që tani t’i gjendet edhe një emër programit hapësinor shqiptar që do hedhë në kozmos satelitë me stampën “Albania”.

Sigurisht do të ishte e pasjellshme ta quajmë këtë program NASA (National Aeronautics and Space Administration), për shkak të ndjenjave të aleatëve strategjikë.


E.S.A. (European Space Agency) është brenduar me kohë nga europianët e BE-së të cilët kanë kohë që e dëshmojnë antishqiptarizmin e tyre me anë të zvarritjes së negociatave.

Por drama më e madhe është që Koreja e Jugut, me programin e saj Korean Aerospace Research Institute (K.A.R.I.) na ka zënë edhe akronimin adapt, atë të përshtatshmin për programin që shpreh aspiratën tonë astronomike.

Gjithsesi, shpresat nuk duhen humbur. Lajmi i mirë është që akronimi P.R.A.S.I (Program for Research of the Aeronautical and Space Idiocracy) është i lirë, andaj duhet kapur sa më shpejt përndryshe do na ndodhë mynxyra e padëgjuar që të nisim fluturimet në hapësirë pa pasur fillimisht bazën tokësore të këtyre fluturimeve.

Me PRASI-n të ngritur dhe me satelitët Albania 1 dhe Albania 2 në orbitë, benefitet janë të shumta. Së pari na e marrin të keqen ata që duan t’i mbajnë shqiptarët peng të shqetësimeve të kota tokësore.

Gjithashtu, programi satelitor shqiptar ka shansin të hapë edhe një faqe të re e të panjohur sa i përket qëllimeve pse një shtet vendos të shpenzojë qimet e kokës për të dalë në kozmos.

Nëse amerikanë, rusë, kinezë, francezë e koreanë i lëshojnë satelitët e tyre me qëllim shërbime telekomunikacioni, navigimi, studimesh astronomike e fshehtazi edhe ushtarake, Shqipëria me dy satelitët e saj Albania 1 dhe Albania 2 mund të bëhet vendi i parë që i nis satelitët për qëllime mjekësore.

Programi hapsinor shqiptar mund të jetë i pari që shërben si mjet për çlirimin e gazit të tepërt të prodhuar nga një stomak tepër entuziast deliranti dhe eksplorimin e ndërveprimit mes degës mjekësore të flatologjisë dhe megalomanisë politike.


Mapo.alFB_IMG_1634894877982.jpg
 
Last edited by a moderator:
A jam e vetmja që e mora për presh atë Prasin lol 🤣
 
A jam e vetmja që e mora për presh atë Prasin lol 🤣
Mire bere se me ate kuptim e ka thene🤣

Lexoje ndonjehere temen, jo vetem titullin😝
 
Qiqa qiqa
Dhe thot shalgjati lexoje të gjithën pupupu tobe tobe sa trup(turp) 🙈🤣
😂
E mbaj mend si sot, kur ika ne Belgjike me not...😝

Une kam bere shkollen ne Liege dhe kisha te beja edhe me studente ruse.
Afer Liezhit eshte nje qyteze e lezetshme me pub-e ne natyre, Huy quhet.
Me pyesnin-
Kuda idesh?
Ku po shkon?


-Na Huy
Ne Huy dmth.


PS-E kupton vete ti kujt i thone Huy ruset🤣
 
😂
E mbaj mend si sot, kur ika ne Belgjike me not...😝

Une kam bere shkollen ne Liege dhe kisha te beja edhe me studente ruse.
Afer Liezhit eshte nje qyteze e lezetshme me pub-e ne natyre, Huy quhet.
Me pyesnin-
Kuda idesh?
Ku po shkon?


-Na Huy
Ne Huy dmth.


PS-E kupton vete ti kujt i thone Huy ruset🤣
E e ,e kuptojn dhe këta nga replika ime jo më unë 🤣🤣,për siguri e translejtova 🤣🤣
 
Po ti shtoje prasit dhe nje panxhar si dhe nje karrote, Dafllaku i Surrelit do te shkoje me shpejt dhe ne menyre cilesore ne hapesiren debilore.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back