Tropoja kërkon referendum për t’u bashkuar me Kosovën

1634240774986.png

Në Tropojë, qytetarë dhe politikanë po ngrenë zërin për vuajtjen që përjeton ky qytet në fund të Shqipërisë dhe pranë Kosovës dhe vlerësojnë se zgjidhja më e mirë është bashkimi me trojet përtej kufirit.

Deputeti demokrat i zonës së Tropojës, Isuf Çelaj, ka ngritur nga foltorja e Kuvendit alarmin për largimin e investimeve dhe shërbimeve nga Tropoja.

“E lënë në harresë, e mjeruar, pa përkujdesje dhe pa investime, Tropoja nuk ka rrugë tjetër vetëm se të mendojë seriozisht të kërkojë referendum për bashkimin me Kosovën.

Të paktën atje qytetarët e kësaj bashkie marrin shërbimet kryesore,” e tha në fjalën e tij deputeti në seancën e sotme plenare.

“Si deputet i lidhur ngushtë me Tropojën, kam detyrimin të ngre zërin për gjendjen në të cilën ndodhen këto zona, banorët fisnikë të malësisë, si pasojë e harresës së shtetit. Në fakt përkufizimi i duhur do të ishte: mungesës totale të shtetit.

Kanë kaluar 8 vite nga qeverisja juaj e Rilindjes dhe në Tropojë nuk është parë më asnjë metër asfalt në rrugët rurale, pra ato që lidhin fshatrat me qytetin dhe mes tyre dhe investimi i fundit në këtë infrastrukturë është në qeverisjen e Partisë Demokratike para vitit 2013”, tha Çelaj.

Sipas tij, është alarmant fakti se tani do të mbyllet edhe Gjykata e Tropojës si pjesë e projektit për rishikimin e hartës gjyqësore.

“Edhe gjykata do të migrojë në Kukës, ashtu si të gjitha shërbimet e tjera. Ky është projekti që ofron pushteti i sotëm për Tropojën. Do ta mbyllë gjykatën dhe drejtësinë do ta ofrojë vetëm në Kukës.

Pra, fjala vjen, një pensionist që i duhet të hapë një çështje gjyqësore për të drejtën e tij, do të duhet të shkojë në Kukës për të marrë drejtësi.

Ndërsa të paraburgosurit e qendrës së paraburgimit në Tropojë, do të merren me policë e të dërgohen për masë sigurie në Kukës në vend që të merrnin masën në Bajram Curri ku ka vite e vite që ofrohet drejtësi me gjykatë funksionale. Tani jo më, dhe kjo falë Rilindjes që Tropojën e ka lënë në harresën e mjerimit!” tha Çelaj.

Deputeti tha edhe se është e patolerueshme që Tropoja të ketë probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Noa.al
 
Tropoja dhe komplet Malesia e Gjakoves natyrshem do te duhej te ishte nje regjion i bashkuar me qytetin e Gjakoves si qender. Eshte absurditet qe akoma vazhdon te egzistoj nje kufi ne mes.
 
PRetendimi eshte pak absurd!
Forma qe nuk investojne apo merren me ate pjese te veriut ,qe eshte nje perl malore,ketu eshte si gjithnje pazotesia e qeverise dhe administrimit !
Sidomos te komplekseve te turizmit!
Persa i perket shkrirjes se disa segmenteve administrative te sherbimeve,fat kqesisht njerzit dhe popullsia jane ulur shume ne numer!
Eshte nje problem serioz ky!
Por dhe te mbledhesh tre rrethe ne nje ne disa sherbime baze per qytetarin,kjo eshte po aq absurde sa dhe pretendimi per referendum!
 
po Marko nga Tropoja (personazhi i filmit me Liam Nelson) cfar thote? :p:lol:
.................................
Per temen:
Mendoj qe shqiptaret apo tropojanet nuk duhet ti bejne petllat me uje....
Kurrsesi nuk e lejon kushtetuta e jone (pra e RSH-se) ndarjen/shkeputjen e nje cope te territorit te saj, dhe bashkangjitjen e saj ndaj territorit te nje shteti tjeter!
RKS dhe RSH jane juridikisht dhe faktikisht dy shtete me vete! (shtoj edhe fjalen -Fatkeqsisht :()
Nga ana tjeter, edhe Kushtetuta e RKS nuk lejon kurrsesi "bashkim territoresh" me shtetet fqinje, ky eshte kusht themelor qe u vendos nga nderkombetaret kur u hartua kjo kushtetute ne vitin 2008!
- Gjeja me me sens dhe legjitime qe mund te beje Tropoja eshte Binjakezimi i saj si qytet me simotrat e saj ne RKS!
Te tjerat jane budalliqe dhe patriotizma tastjerash PC-je!
 
Me gjakoven pshemull tate
 
Tropoja dhe komplet Malesia e Gjakoves natyrshem do te duhej te ishte nje regjion i bashkuar me qytetin e Gjakoves si qender. Eshte absurditet qe akoma vazhdon te egzistoj nje kufi ne mes.
Ne fakt ke plotesisht te drejte por thuaj qe injoranca e popullit ne histori nuk me habit me.
Rrethi i Tropojes qe ne fillimet e tij te dokumentuara ka patur si baze dhe qender Gjakoven. Tani besoj jemi te vetedijshem sepse e do Tropoja apo Gjakova psh, nuk nderrohen kufinjte qe ne fakt per ate zone skane egziatuar kurre, vec me komunizem e pas.
Sot jemi deshmitare sesi po ndahen territore(rasti i kosoven me ate komunen serbe*) e askush nuk habitet, por kur eshte puna qe Shqipetaret te mbildhen me gjakun e vet, dhe ketu ne Forum plas injoranca e komentet e lokalit te Rremes nen efekt Etanoli ose caji rusi i perzier me teprica zifti e nafte arabe.
Sdo e lejojne kurre te mblidhen shqipetaret, nuk eshte ne interesin e askujt ne bote pervec nesh, e per fat te keq, ne e kemi te keqen brenda nesh pa vajte larg shume.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top