Merret vendimi/ DASH: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen NON-GRATA për të hyrë në SHBA

lg.php

lg.php

lg.php

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të shpallë “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjithashtu hyrja në SHBA do ti ndalohet dhe familjes së tij, bashkëshortes dhe fëmijëve.

lg.php

lg.php

Lajmin e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit në administratën e presidentit Joe Biden, Anthony Blinken, i cili thotë se vendimet e Berishës “minuan demokracinë në Shqipëri.
“Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
gdegherh4rh4h

/Fastnews
 
Basha eshte cic-mici i amerikes….ca ti thojne ata ky ose ndryshe ka per te perfundi ne spak ….per mendimin tim rama eshte i vetmi qe sjell stabilitet te marredhenieve usa-alb pranej eshte kaq i deshiruar nga amerianet
 
Basha Rama jane sorosianet e vegjel te sorosianeve te medhenj te Uncle Sam. Amerika po jua ben te lehte, po ju largon ferrat neper kembe. Do e benin dhe per Liken por sduan te krijojne incident diplomatik meqe eshte president. Por sapo te ike nga presidenca non grata eshte edhe ai.

E shkrova edhe para disa javesh ketu ne forum,e vetmja menyre qe keta politikane te heqin dore nga ky korrupsion makut skandaloz eshte qe ti shpallin non grata amerika dhe europa. Vetem kshu mund te frenohen, sju hyjne parate ne pune ne albanistan pastaj no more jeta funit neper bote me pordhe e tangerrllik per vete e femijet e tyre.

Tani per Salen personalisht me vjen keq kurse per Arminen Xenin Abin dhe Giten sme vjen. Paguan cmimin e fodullikut.
 
Biografia e zezë e Sali Berishës, dosjet e korrupsionit që e futën familjarisht në listën e zezë të SHBA, nga Gërdeci, Klubi Partizani, afera ‘Fazlliç’ deri tek fabrika e boronicave​

Report Tv sjell në vëmendje disa nga aferat më flagrante dhe të rënda të Familjes Berisha që bindën Departamentin Amerikan të Shtetit për ta futur në listën e zezë. Mister aleati i Berishës i përmendur në njoftimin e DASH. Dyshimet mes Metës, Mediut dhe Bashë.
lg.php

lg.php

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ‘vulosur’ sot fundin politik të Sali Berishën si dhe i kanë paraprirë SPAK-ut, duke e futur familjarisht në listën e zezë për korrupsion madhor dhe për pengim të drejtësisë për të vepruar ndaj tij. Në njoftimin sqarues të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Sali Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar familjen e tij dhe aleatët, është përfshirë në veprime korruptive si dhe ka shpërdoruar pasuritë publike. DASH thekson gjithashtu se Sali Berisha po mbron veten, familjen dhe aleatët, për t’u mos u përballur me drejtësinë për aktivitetin korruptiv, rrjedhimisht kriminal. Po kush janë dosjes e korrupsionit të familjes Berisha, të pandëshkuara nga drejtësia shqiptare, që bindën Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta fusin në listën e zezë?

Gërdeca është pa dyshim simboli dhe fytyra korruptive e familjes së Sali Berishës. Është provuar me dokumente lobimi i Shkëlzenit tek ish ministrat Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi për ndërtimin e biznesit të vdekjes në Gërdec, ndërsa Berisha dhe Mediu bënin gati letrat në qeveri. Kush kundërshtoi u ndëshkua nga Berisha, përfshirë ushtarakët dhe Ilir Rusmali. Rrahman Selmanllari, i konsideruar edhe si “vëllai” i Shkëlzen Berishës, u shfaq si përfaqësues i kompanisë që do bënte demontimin. Mihal Delijorgjin, ai që ngriti fabrikën bashkë me Fahri Balliun, mikun për kokë të Berishës, i telefonoi Shkëlzenit menjëherë pas shpërthimit. Fatmir Mediu gjithashtu i telefonoi Shkëlzeni, bazuar në tabulatet e zbardhura. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, shkoi i frikësuar në Ambasadën Amerikane, ku tha se e kishte kërcënuar Shkëlzeni të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Kosta Trebicka, i cili humbi jetën në rrethana misterioze, akuzoi publikisht Shkëlzenin se e kishte nxjerrë jashtë loje nga biznesi në Gërdec. Efraim Diveroli, presidenti i kompanisë “AEY”, e cila blinte municione kineze në Shqipëri për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA, në bisedat e përgjuara me Trebickën, flet për implikimin e Shkëlzenit dhe Berishës. Baxhanaku i Berishës, Muhamet Hoxha, humbi jetën nga shpërthimi. Ai u mohua paturpësisht nga Familja Berisha. Të gjitha këto fakte dhe rrethana janë injoruar nga drejtësia shqiptare, e cila la jashtë hetimeve Berishën dhe Shkëlzenit, por kjo afera korruptive me pasojë 27 viktima dhe qindra të plagosur, nuk është harruar nga SHBA.

Tjetërsimi i ish-Klubit Partizani, ngritja e 20 kullave
Tjetërsimi i pronës publike ish Klubi Partizani është një nga aferat më flagrante dhe të paskrupullta të Familjes Berisha. Prapaskenat e kësaj afere janë zbërthyet nga një investigim i realizuar nga Report Tv, disa javë më parë. Privatizimi korruptiv është drejtuar nga Sali Berisha, ndërsa përfitues ishin dhëndri Jamarbër Malltezi, praktikisht e bija Argita. Jamarbër Malltezi, nga trashëgimtar i 27 m2 tokë, arriti të bëhej pronar me 35-50 % u 20 kullave mbi pronën e tjetërsuar. Vlera e investimit është dhjetëra miliona ero, ndërkohë që Argita dhe Jamarbri kishin vetëm 40 mijë euro kur erdhën nga Kosova në 2006. Vetë privatizimi mbar një sagë me veprime të paligjshme, pasi për tokën e privatizuar, dyshohet se pronarët pretendentë ishin shpronësuar 82 vite më parë. Afera po hetohet nga SPAK.

Fabrika e boronicave në Gërdec me para të dyshimta
Ngrita e një fabrike për përpunimin e boronicave në Gërdec nga Shkëlzen Berisha, me para të dyshimta, është një tjetër histori e aktivitetit të familjes Berisha, denoncuar disa muaj më parë në Report Tv. Shkëlzen Berisha mori një kredi 1.8 milionë euro për blerjen e disa parcelave dhe godinave në Gërdec, duke lënë si kolateral pikërisht këto pasuri, të cilat kanë një vlerë më të ulët se sa kredia. Gjithashtu, Shkëlzeni deklaron se ka blerë edhe 1.9 milionë euro pajisje. Nuk dihet burimi i këtyre parave. Gjithashtu, nuk justifikohet kredia, ndërsa kompania kishte vetëm një punëtor.

Dosja ‘Porto Romano’, e implikuar e gjithë Familja
Dosja me pronat në Porto Romano përfaqëson një nga skandalet e para politiko-afariste që përfshijnë familjen e Sali Berishës pas kthimit në pushtet, ndërsa në skenë del klienti i famshëm i familjes, Damir Fazlliç. Në 2007, Jamarbër Malltezi u blen prona fshatarëve në Porto Romano jashtë parkut Energjetik, me 9 euro për metër katror, ndërsa ja shet Damir Fazlliçit me 18 euro. Në 2018, Berisha kryeministër ndryshon perimetrin e Parkut Energjetik që nga 54 hektarët e aprovuar në 2001 e shtrihet në një sipërfaqe prej 801 hektarësh, duke përfshirë tokat e blera nga Fazlliç tek dhëndri i tij. Nga ana tjetër, Fazlliçi kishte kërkuar konsulencën e Argita Berishës për investimin, ku synonte të ndërtojë një depozitë karburantesh. Fazlliçi i kalon Argitës mbi 2 milionë euro, përmes të besuarës së saj, Flutura Kola, e cila në këtë rast përdorej si kamuflazh. Paratë vinin nga shoqëri off-shore. Investimi ishte Fazlliç, siç edhe rezultoi më pas, ishte thjeshtë një mashtrim për pastrim parash. Historia është zbardhur e plotë nga Report Tv përmes një investigimi i ndarë në tre pjesë, publikuar në mars 2021.

Përdorimi i pushtetit për pasurimin e familjes
Sali Berisha do përdorur pushtetin për pasurimin e familjes nga viti 2006 deri në vitin 2013, ku shqiptarët e rrëzuan me votë. Një rreth i gjerë klientësh dhe biznesmenin sajonin kontrata për të paguar Argitën dhe Shkëzlenin gjoja për konsulencë, ndërsa në këmbim, Sali Berisha merrte vendime qeverie, duke i favorizuar, në dëm të pasurisë publike. Në këtë grup politiko-afarist me mijëra tentakula, dalin në pah Argita, Shkëlzeni, kunati i Lulzim Bashës dhe një listë klientësh të qeverisë, kur të gjithë vepronin dhe përfitonin falë që falë mbështetjes së hapur së kryeministrit Berisha. Pikërisht për këtë skemë flitet në motivacionin e DASH për futjen në listën e zezë të Familjes Berisha.

Dosja CEZ, dëshmi për implikimin e Familjes
Afera e privatizimit të OSSH, e njohur ndryshe si dosja ‘CEZ’, me kosto 400 milionë, ka si protagonist pikërisht Sali Berishën. As në këtë aferë nuk mungoi emri i të birit, Shkëlzen Berisha. Në janar të 2010, ish-drejtori i CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i dërgon një e-mail nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt. Ky u fundi tëhoqi 6.8 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe u zhduk.

Shkëlzeni 743 mijë euro si sekser falë pushtetit të Berishës
Shkëlzen Berisha është pasuruar si sekser, njolloi si Argita, falë pushtetit të Berishës. Nga viti 2008 deri në vitin 2019, Shkëlzeni ka deklaruar 459 mijë euro të ardhura si sekser dhe rrethe 284 mijë euro si konsulent ligjor. Në vitin 2010, Shkëlzeni ka marrë edhe një pagesë 150.000 euro nga biznesmeni Ilir Karçini si ndërmjetës për blerjen e 50 mijë m2 tokë në Porto Romano. Në vitin 2012, Berisha i jep Ilir Karçinit një leje sheshi dhe ndërtimi për depozitat bregdetare të gazit të lëngshëm, pikërisht në Porto Romano.

Fitimet e dyshimta të Shkëlzenit
Në vitet 2014-2015, Shkëlzen Berisha deklaron mbi 100 mijë ero të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti 198 m2 në Tiranë. Në një kohë kur apartamentin 198 m2 thotë se ka dhënë me qira me 4 mijë euro në muaj, vetë Shkëlzeni deklaron se ka marrë një zyrë me qira për 400 euro në muaj dhe një vilë 1 mijë euro në muaj.

Trafiqe armësh
Në 18 korrik 2007 bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Më vonë, Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport ku akuzonte qeverinë e Sali Berishës, për thyerjen embargos së vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt vendeve të Lindjes.

Basha, Meta apo Mediu është aleati për të cilin flet DASH? Aferat
Në deklaratën e shpalljes 'non grata' të Sali Berishës NGA SHBA tërheq vëmendje shprehja se Berisha në cilësinë e ish-kryeministrit mbrojti dhe pasuroi aleatët e tij politikë. Po cilët janë këto aleatë? Dyshimet janë për Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun, që të tre aleatë të besuar të Sali Berishës si dhe bashkëpunëtorë në afera të ndryshme. Lulzim Basha, aleati kryesor i Sali Berishës pas vitit 2005, konsiderohet si dora e Berishës në tre afera dhe krime madhore: Dosjen Durrës-Kukës, shitjen e detit si dhe vrasjet e 21 Janarit. Fatmir Mediu, të cilin SPAK kërkon ta marrë të pandehur, është ‘vegla’ kryesore e Sali Berishës për ngritjen e biznesit të Gërdecit, për interesa të familjes së tij. Ilir Meta është bashkëpunëtori më legjendar i Sali Berishës në aferat financiare 2009-2013, si dhe për mbrojtjen nga drejtësia, siç ishte rasti i mbylljes së dosjes Meta-Prifti. Pas vitit 2017, Meta dhe Berisha drejtojë frontin kundër reformën në drejtësi dhe sulmet ndaj ambasadorëve të Perëndimit. Mbrojtja nga drejtësia dhe kundërvënia ndaj reformës evidentohet edhe në njoftimin e DASH për shpalljen non grata Familjes Berisha.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Po pra, cop fshatari :p shko mjel lopet e leri Berishen te qet, mos e denonco me :p
Shkreti, svete me dot ne shopping ne US :p
Po e denoncovs se dilnim dyqaneve e i thoja une do blej kete se eshte mall i fundit. Ishin edhe te shtrenjta, qindra mijra dollar.

shkoja une ne banjo ky e blinte e me linte mu bosh.

E denoncova qe te mos ma bente me e per inat as une si blej tani.

E denoncova edhe nga kjo aryse, kur ishim ne shqiperi, me tha do ham me luge floriri. Ma drodhi qen bir qeni lol ai floriri une teneqeje lol
 
Trafiqe armësh
Në 18 korrik 2007 bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Më vonë, Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport ku akuzonte qeverinë e Sali Berishës, për thyerjen embargos së vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt vendeve të Lindjes

Per Armenien.. hallall e ka .. ce do se ndodhi gerdeci pa.. shesin Franca dhe Gjermania Arme qe bindet Zoti pff
 
Ah ti do deklarohesh perosona non grata ne AlbanyRepublik:p
 
Basha eshte cic-mici i amerikes….ca ti thojne ata ky ose ndryshe ka per te perfundi ne spak ….per mendimin tim rama eshte i vetmi qe sjell stabilitet te marredhenieve usa-alb pranej eshte kaq i deshiruar nga amerianet
Stabilitet ne marredhenie sjell nje burre shteti i vertet.

ne skena burra shteti. Rama e gjithe te tjeret gazmor te te huajve.

Te te bej ligjin ambasada amerikane e ajo europiane. Kot sa ka presidence e kryeministri e parlament.
 
Trafiqe armësh
Në 18 korrik 2007 bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Më vonë, Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport ku akuzonte qeverinë e Sali Berishës, për thyerjen embargos së vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt vendeve të Lindjes

Per Armenien.. hallall e ka .. ce do se ndodhi gerdeci pa.. shesin Franca dhe Gjermania Arme qe bindet Zoti pff
E qarte eshte
I ben Saliu eshte ok sepse i ben e bota

I ben Rama , plera ndyresira , ne burg

E kupton qe je me dy standarte vlla?
Krimi nje emer ka krim , nuk quhet as cik krim , as pak krim
O ka o ska!
Sala i ka bere tere te zezat ktij populli , ju qofshi qe e doni.
Mund te them se edhe me te majten jam vetem se kam inat saliun
Mgjth jam kujdesur te tregohem fair.
 
Nuk plasi vetem gerdeci, loja filloi qe me Kosta Trebicken ne 2008en, efekt domino se bashku me Diverolin dhe skandalin ne kongresin amerikan.
Trafiku ilegal i droges dhe armeve udhehiqet nga shtete te fuqishme Shqiperia eshte thjesht dem kolateral ku superfuqite tallin menderen me ne sa here ju jepet mundesi apo sa here dikush nga ne ju behet pain in ass dhe perdorin ket assin nen menge duke shpallur "non grata".

Amerika ka investuar shume per reformen ne drejtesi keto vitet e fundit, ka krijuar institucione dhe mekanizma drejtesie qe jane copy paste nga sistemi i tyre i drejtesise dhe nuk paskan menduar gjithe ketyre viteve qe te hetojne Salen Mediun! Mua me duket teper kontradiktore ne fakt, por dhe teper e rende qe sekretari i shtetit me te fuqishem ne bote permend skandalet dhe aferat korruptive te nje politikani pa protofol dhe akses ne jeten politike vendimarrese te vendit(nuk eshte ne pushtet) . Mund ta kuptoj si presion per reformimin e PDse dhe kthimin e opozites ne rolin e saj qe e ka humbur keto vite, por prape me duket shume mase drastike.

Tani me minimalja qe mund te behet mbas kesaj nderhyrje amerikane qe SPAK te nisi nje procedure hetimi te sakte per ta nxjerre patjeter fajtor Salen, kjo per te mbeshtetur akuzat amerikane.
 
Redaktimi i fundit:
Nuk plasi vetem gerdeci, loja filloi qe me Kosta Trebicken ne 2008en, efekt domino se bashku me Diverolin dhe skandalin ne kongresin amerikan.
Trafiku ilegal i droges dhe armeve udhehiqet nga shtete te fuqishme Shqiperia eshte thjesht dem kolateral ku superfuqite tallin Koken me ne sa here ju jepet mundesi apo sa here dikush nga ne ju behet pain in ass dhe perdorin ket assin nen menge duke shpallur "non grata".

Amerika ka investuar shume per reformen ne drejtesi keto vitet e fundit, ka krijuar instiucione dhe mekanizma drejtesie qe jane copy paste nga sistemi i tyre i drejtesise dhe nuk paskan menduar gjithe ketyre viteve qe te hetojne Salen Mediun! Mua me duket teper kontradiktore ne fakt, por dhe teper e rende qe sekretari i shtetit me te fuqishem ne bote permend skandalet dhe aferat korruptive te nje politikani pa protofol dhe akses ne jeten politike vendimarrese te vendit(nuk eshte ne pushtet) . Mund ta kuptoj si presion per reformimin e PDse dhe kthimin e opozites ne rolin e saj qe e ka humbur keto vite, por prape me duket shume mase drastike.

Tani me minimalja qe mund te behet mbas kesaj nderhyrje amerikane qe SPAK te nisi nje procedure hetimi te sakte per ta nxjerre patjeter fajtor Salen, kjo per te mbeshtetur akuzat amerikane.
Ja pra nje mendim qe Sala eshte nje gure ne oqean.. Pike rendesie ska ky veprim.
Eshte shume paradokse qendrimi i USA..jane te paafte te heqin te paaftit.FB_IMG_1621489424302.jpg
 
E qarte eshte
I ben Saliu eshte ok sepse i ben e bota

I ben Rama , plera ndyresira , ne burg

E kupton qe je me dy standarte vlla?
Krimi nje emer ka krim , nuk quhet as cik krim , as pak krim
O ka o ska!
Sala i ka bere tere te zezat ktij populli , ju qofshi qe e doni.
Mund te them se edhe me te majten jam vetem se kam inat saliun
Mgjth jam kujdesur te tregohem fair.
Une me dy standarte ? Aman o Mon sa mke kuptu o Zot.
Ore hiqni Ramen se ja mori shpirtin shqiptareve ..se Berisha eshte i vdekur edhe fizikisht maksimumi ne 10 vite.
Pra une kam heq dore qe do denohet kush ne ate vend qe diten qe u ndrru gjoja sistemi pa asnje pike gjaku...su denua asnje nga kasta komuniste per krimet kunder njerezimit ( shqiptareve ).
Pra te shpetohet te pakten ai vend nga krye psikopati Rama.
Pa nese behet kjo ather besoj ne drejtesi dhe te tjeret mbrapa ?
 
Vendimi i DASH per ndalimin e Berishes ne Amerike, do vlente me teper nese do zbardheshin konkretisht akuzat dhe nese drejtesia do kryente ne vazhdim e pandikuar punen e saj.

Paralelisht kjo ngjarje duhet te frenoje nivelin e larte te korrupsionit omniprezent ne Shqiperi. Nese kjo e fundit s’ndodh, atehere gjithe kjo histori eshte kot.

Dikur Berisha, ndikoi ne arrestimin dhe gjykimin e Fatos Nanos, per çeshtje korrupsioni. Lajmi ndoshta gezoj disa tifoze partish, por sot mbas 25 vitesh vidhemi, neperkembemi, poshterohemi e vazhdojme riciklojme/amnistojme politikanet, mediat, gazetaret, gjykatesit dhe prokuroret.
 
Permendet Sala.. po a kam me ftyre te poshter se Nano ? ... na e la dhe peshqesh Ramen
 
Vendimi i DASH per ndalimin e Berishes ne Amerike, do vlente me teper nese do zbardheshin konkretisht akuzat dhe nese drejtesia do kryente ne vazhdim e pandikuar punen e saj.
Ej shoku po flasim per akuza Amerike, jo Rame dhe rilindasish :)
 
S'te fal Amerika jo:lol:
 
Vendimi i DASH per ndalimin e Berishes ne Amerike, do vlente me teper nese do zbardheshin konkretisht akuzat dhe nese drejtesia do kryente ne vazhdim e pandikuar punen e saj.

Paralelisht kjo ngjarje duhet te frenoje nivelin e larte te korrupsionit omniprezent ne Shqiperi. Nese kjo e fundit s’ndodh, atehere gjithe kjo histori eshte kot.

Dikur Berisha, ndikoi ne arrestimin dhe gjykimin e Fatos Nanos, per çeshtje korrupsioni. Lajmi ndoshta gezoj disa tifoze partish, por sot mbas 25 vitesh vidhemi, neperkembemi, poshterohemi e vazhdojme riciklojme/amnistojme politikanet, mediat, gazetaret, gjykatesit dhe prokuroret.
Arrestimi i fatos nanos ishte e vetmja menyre qe berisha te rrinte ne pushtet….sali berisha eshte lideri historik i shqiperise por eshte absurde qe nuk i besoni kto akuza qe jane ne drejtim tij….gjithe populli i di si per berishen si per ilirin si per bashen si per ramen
 
Une te them te drejten e shoh cik me thelle keto levizje ne gjith ballkanin.
Duke pare sa e dobet eshte Europa kundrejt superfuqive Kine/Rusi.. si dhe duke pare si u luftua Trump me cdo kusht.
Them qe Amerika po ben cdo gje te pamundur te forcoje europen si nje aleate kunder atyre qe dihen.
Pra te stabilizohet Ballkani me cdo kusht.
Te kenaqin Serbien dhe si mik i Vucic te forcohet Rama.
Pra e gjitha behet per minishengen.
Packa se do humbe shume cka nga Al dhe Kosove.
Por jemi mesuar me keto ne.
Kjo eshte Prognosa ime.. qofsha gabim .
 
Arrestimi i fatos nanos ishte e vetmja menyre qe berisha te rrinte ne pushtet….sali berisha eshte lideri historik i shqiperise por eshte absurde qe nuk i besoni kto akuza qe jane ne drejtim tij….gjithe populli i di si per berishen si per ilirin si per bashen si per ramen
E kush tha qe sbesojme .. po crendesi ka kur Rama po u pi gjakun dyfish ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top