Historia e aviacionit dhe aksidenteve ajrore

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Që prej lindjes së fluturimit, aeroplanët dhe mjetet e tjera fluturuese kanë pësuar aksidente. Kjo për shkak të natyrës së fluturimit, ku nëse ndodh një aksident mundësitë për manovrim janë shumë herë më të vogla se në tokë. Për këtë arsye, mjetet e fluturimit po perfeksionohen gjithnjë më shumë, në mënyrë që të limitohet mundësia e aksidenteve dhe pilotët trajnohen gjithnjë e më shumë. Pavarësisht kësaj aksidentet vazhdojnë të ndodhin, edhe pse sipas statistikave fluturimi është forma më e sigurt e transportit. Në fakt, arsyeja pse ndodhin rrallë dhe numri i madh i viktimave i bëjnë aksidentet ajrore lajme në shkallë botërore. Gjithsesi, ndërkohë që mundësia e aksidenteve ajrore në ditët e sotme është e rrallë në krahasim me mjetet e tjera të transportit, mundësitë për të humbur jetën në një raste të tilla janë shumë të larta. Janë bërë shumë përpjekje për të krijuar një model që do funksiononte për fluturim dhe pionierët e parë të aviacionit kanë humbur jetën duke provuar mjetet që kanë krijuar. Otto Lilienthal humbi jetën pasi një prej avionëve të tij pa motor u përplas. Në fluturimin e tij të 2500-të në gusht të vitit 1896, një shkulm ere bëri që ai të rrëzohej nga një lartësi prej 17 metrash, duke pësuar fraksion në shtyllën kurrizore. Ai vdiq ditën tjetër duke thënë fjalët “sakrificat janë të nevojshme”. Percy Pilcher ishte një tjetër pionier premtues i aviacionit. Ai vdiq duke testuar modelin “Fajkoi” më 20 shtator 1899. Ashtu si Lilienthal, skicat dhe idetë premtuese të aeroplanëve të motorizuar morën fund pas vdekjes së tij. Disa përpjekje të tjera dështonin në ulje, ndërkohë që të tjerat nuk fitonin dot lartësinë. Avioni “Wright Flyer” thuajse u përplas në ditën e tij historike të fluturimit duke pësuar dëmtim gjatë uljes. Togeri i ushtrisë amerikane, Thomas Selfridge u bë personi i parë që humbi jetën në një mjet fluturues me motor në vitin 1908, kur avioni i tij i pilotuar nga Orville Wright u përplas pasi helika u thyem gjatë testeve ushtarake në “Fort Myer” në Virxhinia. Thuajse 80 përqind e aksidenteve ajrore ndodhin direkt pas nisjes ose pak para uljes dhe shpesh konsiderohen se kanë ndodhur për shkak të gabimit njerëzor. Katastrofat në fluturim janë të rralla, po jo të paqena. Siguria në aviacion ka bërë rrugë të gjatë në thuajse 100 vjet implementim. Në kohët moderne, dy prodhues të fuqishëm prodhojnë akoma mjete të rënda transporti ajrore për pasagjerë për tregun civil, “Boeing” në SHBA dhe kompania evropiane “Airbus”. Të dyja kanë vënë theksin në përdorimin e pajisjeve të sigurisë, duke pasur parasysh se siguria e ulët është kërcënim dhe për mbijetesën e korporatës. Në SHBA, shumë prej incidenteve ajrore civile hetohen nga Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar (NTSB). Kur hetohet një aksident ajror, ekspertët mbledhin gjithë të dhënat nga vendi i rrëzimit dhe përcaktojnë shkakun apo shkaqet. “NTSB” gjithashtu heton incidentet që ndodhin në shtetet e tjera, në bashkëpunim me autoritetet vendore të hetimit, në ato vende ku aksidenti përfshin një mjet fluturimi amerikan. Në Britaninë e Madhe agjencia përgjegjëse për hetimin e aksidenteve ajrore të transportit civil është “Air Accidents Investigation Branch” e Departamentit të Transportit. Qëllimi i saj është të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit dhe të bëjë rekomandime për shmangien e tyre në të ardhmen.

Në një studim të 1834 aksidenteve të ndodhura nga viti 1950-2006 shkaqet kanë qenë:

53 përqind – Gabime të pilotit
21 përqind – Probleme teknike
11 përqind – Kushtet klimaterike
8 përqind - Gabim njerëzor
6 përqind - Sabotazh, bomba, rrëmbime
1 përqind - Shkaqe të tjera

Sipas një studimi të kompanisë së prodhimit të avionëve “Boeing” shkaqet e aksidenteve nga viti 1996-2005 janë:

55 përqind – Gabime të ekuipazhit
21 përqind – Probleme teknike
11 përqind – Kushtet klimaterike
8 përqind - Gabimet njerëzore
6 përqind - Kontrolli i trafikut ajror
1 përqind - Mirëmbajtja

Kompania “Trantolo & Trantolo” ka krijuar një listë të shkaqeve të aksidenteve ajrore sipas radhës:

Gabimet e pilotit
Kushtet klimaterike
Defektet e motorit
Përplasjet në ajër
Mungesa e kujdesit teknik
Dështimi i pjesëve
Gabimet e kontrollorit të trafikut ajror
Ngarkesa e pozicionuar keq
Pajisjet difektoze në bord
Shpërthimet e serbatorit
 
Titulli: Historia e aviacionit dhe aksidenteve ajrore

Aksidentet më të rënda

27 mars 1977: Aksidenti i Tenerifeve mbetet aksidenti më vdekjeprurës në historinë e aviacionit. Në këtë katastrofë humbën jetën 583 persona, kur një “KLM Boeing 747” teksa përpiqej të ngrihej nga pista u përplas me një “Pan Am 747” në aeroportin “Los Rodeos Airport”. Gabimi i pilotit, problemet e komunikimit, mjegulla shkaktuan këtë katastrofë.

1985: Rrëzimi i avionit “Japan Airlines Flight 123” është i vetmi aksident ajror që përfshin vetëm një avion me aq shumë të vdekur. Në këtë aksident humbën jetën 520 personat që ishin në bordin e “Boeing 747”. Avioni pësoi ulje të presionit, çka shkaktoi stabilizatorin vertikal dhe shumë linja hidraulike.

1996: Përplasja në ajër më vdekjeprurëse dhe me numrin më të madh të viktimave përfshin “Saudia Flight 763” dhe “Air Kazakhstan Flight 1907” mbi Indi. Përplasja erdhi si rezultat i faktit se piloti kazak po fluturonte më poshtë lartësisë që kishte dhënë në qndër. 349 pasagjerë vdiqën në dy avionët.

11 shtator 2001: Aksidenti më i rëndë dhe më vdekjeprurës që përfshin përplasjen e dy avionëve me dy kullat binjake në Nju Jork, duke shkaktuar viktima në bord dhe në njerëzit që punonin në Qendrën Tregtare Botërore. Rrëmbimi dhe përplasja e “American Airlines Flight 11” dhe “United Airlines Flight 175” shkaktoi vdekjen e 2998 njerëzve.


Chesley B. Sullenberger, III, heroi i fluturimit “1549”
Kryebashkiaku Michael R. Bloomberg ka nderuar me medalje heroin e ditës në SHBA, pilotin që shpëtoi jetën e 153 të avionit “US Airways”, fluturimi “1549” pasagjerëve në bordin e avionit, duke bërë ulje të detyrueshme në lumin Hudson. “Veprimi i tij kurajoz ka frymëzuar miliona njerëz në Nju Jork dhe në gjithë botën”, u shpreh Bloomberg për Chesley B. Sullenberger, III. Kryebashkiaku gjithashtu prezantoi dhe zyrtarët e shpëtimit të ujit, policëve dhe rojeve detare, duke u dhënë certifikata vlerësimi. Ajo që mund të ishte kthyer në katastrofë në Nju Jork u shmang nga manovrimi i shpejtë dhe i aftë i pilotit Sullenberger, si dhe nga përpjekjet e koordinuara të shpëtimit të rojeve bregdetareve dhe personelit në lumin Hudson. “Nëse s’do ishte ai, ne s’do ishim sot këtu”, tha Mary Berkëits, një pasagjere. Zyrtarët e shpëtimit folën për përpjekjet e kombinuara, të cilat filluan me tërheqjen e avionit në një operacion mes temperaturave të akullta. Shumë persona në bord dhe shumë të tjerë që shihnin nga bregu u shokuan nga fakti që avioni nuk u zhyt menjëherë. Kjo ndodhi për shkak se piloti e kishte ulur aeroplanin me turi për lart dhe kjo bëri që ai të qëndronte mbi ujë. Disa momente më vonë, pasagjerët e tmerruar filluan të gëlonin jashtë avionit nëpërmjet dyerve të emergjencës në ajrin e ftohtë dhe duke u ngjitur në krahët e avionit. “Unë isha në njërin krah me pasagjerët e tjerë. Ne po zhyteshim avash-avash dhe uji ishte shumë i ftohtë. E dinim që dikush do vinte dhe mund t’i shihnim varkat e shpëtimit që po vinin drejt nesh”, tha një pasagjere. Shumë shpejt një armatë barkash policie, barkash shpëtimi dhe mjetesh të rojeve bregdetare mbushi skenën e aksidentit. Procedurat e Administratës së Aviacionit Federal kërkojnë që kontrollorët të verifikojnë raportet për zogjtë nga pilotët dhe të pyesin pilotët nëse shohin në radar objekte që duken si zogj. Ndërkohë, ekspertët e aviacionit janë shprehur se manovra ishte shumë e komplikuar. Një përkulje e vogël në ulje do të kishte thyer krahët dhe do e kishte zhytur trupin avionit në fund të lumit. Fqinjët e pilotit, i cili jeton në San Francisko, e përshkruan atë si një person të qetë dhe të kontrolluar, i cili di të veprojë në raste emergjencash. “Nëse dikush mund ta bënte një gjë të tillë, me siguri do ishte ai”, thanë fqinjët. Chesley B. Sullenberg, III, ka punuar për “US Airways” që prej vitit 1980 dhe më parë ka kaluar gjashtë vjet në “U.S. Air Force” si pilot luftarak. Sullenberger është gjithashtu themeluesi i “Safety Reliability Methods”, kompani që ofron ekspertizë teknike dhe vizion strategjik në sigurinë e industrive me rrezikshmëri të lartë.
Te dhena
Chesley B. Sullenberger III ka lindur në vitin 1952.

Ai është diplomuar në Akademinë e Forcave Amerikane dhe ka shërbyet si pilot luftarak në “U.S. Air Force” nga viti 1973-1980.

Gjatë kohës si pilot ushtarak ai ishte anëtar i bordit të hetimeve të aksidenteve ajrore.

Ai është anëtar i linjës ajrore “US Airways” që prej vitit 1980 dhe ka rreth 40 vjet eksperiencë në fluturim.

Ai ka mbikëqyrur një sërë hetimesh aksidentesh, kur ishte pilot ushtarak dhe në Bordin e Sigurisë së Transportit Kombëtar, si dhe ka shërbyer si instruktor.

Ai ka ndihmuar në zhvillimin dhe implementimin e kursit “Creë Resource Management” të përdorur nga linja e tij ajrore dhe ai ka shërbyer si instruktor për qindra anëtarë të linjës ajrore.

Së bashku me shkencëtarët e NASA-s, ai është bashkautor i një broshure që përfshin gabimet në aviacion.

Ai ka përftuar 19 mijë orë eksperiencë fluturimi në destinacione në SHBA, Evropë, Amerikën e Jugut etj.

Sullenberger ka studiuar se si të mbajë ekuipazhin e një avioni në punë gjatë një krize.

Ai ka një licencë piloti për avionë me një apo shumë motorë dhe një licencë për avionë pa motor.

Më 15 janar 2009 ai arriti të ulte me sukses në lumin Hudson, avionin e fluturimit “1549” duke shpëtuar kështu gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit. Për këtë ai do marrë çelësin e qytetit nga kryebashkiaku Michael Bloomberg.

Ai është gjithashtu studiues i universitetit të Kalifornisë, qendra “Berkley” për Menaxhimin e Rrezikut Katastrofik. TO
 
Titulli: Historia e aviacionit dhe aksidenteve ajrore

[ame=http://it.youtube.com/watch?v=FOir7CapKqw]YouTube - Aircraft Accidents[/ame]
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=oNQ0wT0WFng]YouTube - Lufthansa-Airbus A320- 01.03.2008[/ame]
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=j7kr6o1s9sI]YouTube - plane crash caught on tape - 6[/ame]
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=LVmRXAPeN-0]YouTube - plane crash caught on tape - 7[/ame]
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=VY2YJy8vqeQ]YouTube - plane crash caught on tape - 9[/ame]
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=KXERVYVGOcA]YouTube - Airbus a310 at TAP air portugal airshow[/ame]
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=Yr1IdCXMIGE]YouTube - Water plane incident[/ame]
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=3zuLP-QYiy0]YouTube - plane lands on water[/ame]
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=g1tooByAkvY]YouTube - Colombia. Aereo scivola fuori pista[/ame]
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=4rSdPsMhzXU]YouTube - Aereo atterra in autostrada - TG2[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top