Dashuria ne Libra

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
(Spo dija ku ta vendosja kete temen, pasi kjo ze vend dhe tek Letersia, dhe tek Dashuria)

Gjithmon gjejme thenje per dashurine; qofte ne nje roman, novele, tregim, poezi, biles edhe fabul. E hapa kete teme qe te vendosim thenje per dashurine kur i gjejme ato librin qe po lexojme ose qe kemi lexuar me pare.

Po e filloj une e para.

Haki Stermilli - Sikur te isha djale

Dija, personazhi kryesor, shkruan ne ditarin e saj dhe thote per dashurine:
- Oh se ç'qenka dashunia! Ajo qenka si nji mulli qe rrotullohet gjithnji dhe me forca te perterime.
- Dashunia e vertete qenka si nji lulishte e rethueme me mure te pakapercyeshme qe ka vetem nji porte, qe ajo hapet vetem per te hy e nuk çilet kurre per te dale. Era e kandshme e luleve te terheq me u fute brenda. Hyn lehtas, por ngec brena perjete.
- Oh, dashunia! Ajo te baka foshnje, te marre e te mjere, por njekohsisht te lumtun.

Eric Jerome Dickey - Te ndjekesh Destiny-n (Chasing Destiny)

- Te biesh ne dashuri eshte sikur te biesh nga nje ndertese: ndihesh sikur fluruton, dhe te dhemb kur arrin fundin.
- Dashuria eshte magji. Magjia eshte iluzion. Athere dashuria eshte iluzion.
- Te jesh i dashuruar dhe te ngasesh motorrin, kane nje gje te perbashket: shikon vetem drejte.

Shpresoj te na sillni dhe ju disa :D
 
Titulli: Dashuria ne Libra

Shekspiri - Romeo dhe Zhuljeta

"Ah Romeo Romeo
Perse te jesh ti Romeo
moho tet ate e flake kete emer
a ndryshe mu beto per dashurine
dhe une sdo te quhem kurre Kapulet"
 
Titulli: Dashuria ne Libra

"Death is a challenge. It tells us not to waste time... It tells us to tell each other right now that we love each other."
-Leo F. Buscaglia


Vdekja eshte sfide. Ajo na tregon te mos humbim kohe...Na tregon tu themi te tjereve qe i duam ata.

P.S (perkthimi nuk eshte bere fjale per fjale per te arritur kuptim real ne gjuhen shqipe)

Leo Buscaglia eshte autor italian, i vetmi profesor ne bote qe drejton nje departament vetem mbi dashurine (Edukim Special) ne Universitetin e Southern California.
 
Titulli: Dashuria ne Libra

Shekspir-Hamleti:

Po ti ma ke provuar zemren mua...
Dhe sa kam frike,aq dhe te dua
Kush teper do dyshon e trembet lehte
Ka frike kush ka dashuri te nxehte...:puthje:
 
Titulli: Dashuria ne Libra

Qyteti i Fundit-Anton Pashku

Meshkujt kur flasin me femra detyrohen qe gjuhen ta lyejn me mjaltin e genjeshtres!!
 
Titulli: Dashuria ne Libra

Jeta e nje maturanti-Xhemil Doda

"Vajzes qe ma rrembeu zemren,ia dhuroj kete liber qe jo duke e lexuar te me kujtoj por duke me kujtuar ta lexoj!"
 
Titulli: Dashuria ne Libra

:bumdashuria smundje pa sherim por dallon nga semundja per arsye se te gjithe dum te jet e pranishme tek ne.
mirpo nuk besoj ne egzistimin e nje dashurie qe eshte paraqitur pa u derdhur loti dhe pa u perjetuar dhembja.:bum
 
Pe: Dashuria ne Libra

Ma keni lene temen pas dore...

Dhimiter Xhuvani - E nesermja e nje gruaje

Mirjana pyet Joanin nese shkruan vjersha. Ai thote qe me teper lexon, ka dhe nga ato qe harrohen dhe ato qe nguliten.

"- Dikur, s'ka shume kohe, lexova ne gazeten 'Drita' nje vjershe te nje vajze:

Nese ti me shikon,
lule behem,
ere te me marresh.

Nese ti me flet,
diell per ty do te behem.
E nese ti me do,
do te marr henen,
fustan do ta bej,
do te marr dhe yjet...

kurore t'i ve mbi balle.
Do te marr qiellin
e ne te do shkruaj
dashurine per ty.


Mirjana psheretiu dhe, si e perhumbur qe diku jetonte kjo vajze e lumtur, mermeriti:
- Te kisha dhe nje here shpirtin e saj."
 
Pe: Dashuria ne Libra

Por maturia e Florentino Arizas pati nje shperblim te papritur: ajo zgjati doren ne erresire, ia ledhatoi barkun, ijet, fundbarkun gati te leshuar.

-E ke lekuren si djale i vogel, - i tha. -Pastaj hodhi hapin perfundimtar: e kerkoi atje ku nuk ishte, e kerkoi perseri pa shprese dhe e gjeti pa jete.

-Ka vdekur - i tha ai.

Kjo i ndodhte shpesh here heren e pare, keshtu kishte ndodhur pothuaj gjithmone dhe ai ishte mesuar te rronte me ate fantazme: gjiothsahere i duhej ta mesonte serishmi, sikur te qe hera e pare. Ia mori asaj doren dhe ia vuri ne gjoksin e tij: Fermina Daza ndjeu gati mbi lekure zemren e vjeter te palodhur qe rrihte me force, vrullin dhe cakardisjen e nje adoleshenti.

Dashuria e tepert i ben keq, njelloj si dashuria e manget, - i tha ai.
 
Pe: Dashuria ne Libra

Stefan Cvajg - e panjohura
-

......Te gjithe ate nate e kalova te ti. Ti nuk e dije se gjer atehere mua s´me kishte prekur asnje mashkull, se askush nuk e kish ndjere dhe pare trupin tim. Po si mund ta dije ti kete ,i dashur ?Une s´te kundershtova fare, une e mposhta çdo ngurrim ,çdo ndjenje turpi, vetem e vetem qe ti mos te mundje te zbuloje te fshehten e dashurise sime per ty , e cila, me siguri,do te te kishte trembur - sepse ti dashuroje vetem te lehten, lozonjaren, fluturaken, ate qe nuk peshonte : ti ke frike te nderhysh ne fatin e nje njeriu tjeter.Ti kerkon vetem te harxhohesh , te jepesh i teri per te gjithe boten – dhe nuk kerkon asnje therorizim. Nese tani po te them se t´u dhashe virgjereshe , do te te lutem shume : mos me keqkupto ! Une s´po te akuzoj , ti nuk me ke futur ne kurthe ,nuk me ke joshur , nuk me ke mashtruar, nuk me ke marre ne qafe – une, une vete u mbertheva pas teje , u hodha ne gjirin tend , u hodha ne rrotat e fatit tim .Kurre , kurre nuk do te te akuzoj: jo , gjithmone do te te falenderoj , sepse shume e pasur , shume e ndritshme e plot gaz , shume e lumtur dhe enderrimtare pati qene per mua ajo nate! Kur i hapja syte ne erresire dhe te ndjeja prane meje ,çuditesha pse mbi mua nuk vezullonin yjet –aq forte e ndjeja qiellin ! Jo,une kurre s´jam penduar, i dashur, kurre s´me ka ardhur keq per ato ore. Akoma e mbaj mend : kur ti fjete , kur degjova frymemarrjen tende , kur ndjeva trupin tend dhe pashe veten time aq prane teje –atehere , ne erresire , nisa te qaja nga lumturia...
 
Pe: Dashuria ne Libra

“You pierce my soul. I am half agony, half hope. Tell me not that I am too late, that such precious feelings are gone for ever. I offer myself to you again with a heart even more your own than when you almost broke it, eight years and a half ago. Dare not say that man forgets sooner than woman, that his love has an earlier death. I have loved none but you." (Jane Austen, Persuasion)

Po tentoj ta perkthej, megjithse besoj se tingellon me mire ne gjuhen origjinale ne te cilen eshte shkruar.
"Ti me shpon shpirtin. Une jam gjysem agoni, dhe gjysem shprese. Me thuaj qe nuk jam teper vone, qe kto ndjenja te cmuara jane shuar pergjithmone. Une te ofroj veten time perseri me nje zemer akoma me shume e jotja sesa kur desh e theve ate 8 vite e gjysem me perpara. Mos guxo te thuash qe burri harron me perpara se gruaja, qe dashuria e tij ka nje vdekje me te hershme. Nuk kam dashur asnje, pervec teje."
 
Pe: Dashuria ne Libra

Alfred de Musset për George Sand

( Dashuria e Musset për George Sand ishte një stuhi e vërtetë, por momentet që ata kaluan së bashku në Itali qenë të një intensiteti të papërshkruar lumturie )



"... U benë tetë ditë që kam ikur e s'të kam shkruar akoma. Kjo, jo për gjë tjetër, por nga që prisja një moment prehje. Doja të shkruaja me nge, qetësisht, në një mëngjes të bukur e të falënderoja për letrën që më ke dërguar. Shpirti i dashur, ti ke një zemër engjëlli, Ti je kaq e mirë, kaq e ndejshme, kaq e ëmbël e unë dua të shkruaj vetëm për dashurinë time... Oh, George, ç'farë dashurie! Kurrë, asnjë s'ka dashuruar, si te dua unë ty. E di ?... Unë jam i humbur. Pa frymë, i mbytur nga dashuria. E s'arrij të kuptoj nëse rroj, ushqehem, marr frymë apo flas... Di vetëm që të dua... S'e di, në se ti e ke provuar ndonjëherë një ndjenjë të tillë po, them se kjo është vetë lumturia. Lumturia të ndjehesh i dashuruar, lumturia që lutemi të na japë Zoti...Unë të dua e, këtë, dua ta dëgjoj të ma thuash edhe ti... Të dua, e ndjej që po vdes nga dashuria, nga një dashuri pa fund, pa emër, dëshpërueshëm, i përhumbur. E ti, George, dije!.. .Ti je e dashura, e adhuruara, je ikona ime së cilës do t'i falem gjer në vdekje. E, nga kjo sëmundje që më ka zënë, s'dua të shërohem. Për më tepër, s'më duhet më as jeta. Më mirë të vdes duke të dashuruar ty. Kjo vlen më tepër se vetë jeta. Por, vetëm për një gjë do të më vijë keq, që do thonë se ti doje një tjetër njeri. E di, por unë do vdes duke dashuruar ty... Të dua, të dua, askush s'më ndalon dot të dua ty... "
 
Titulli: Dashuria ne Libra

Ben Blushi - Otello, Arapi i Vlores

....., as Dasdemona dhe as Kasi, ne ato caste nuk jetonin ne toke dhe prandaj nuk kishin frike prej saj. Kasi kaloi doren mbi floket e Dasdemones dhe duke e puthur, ndjeu se si dy buzet e saj u hapen, njera si qiell dhe tjetra si det, per t'u bashkuar ne nje shije qe asnje goje nuk kishte arritur ta krijonte me pare. Gjuha e Dasdemones u ngrit si nje puhize mes detit dhe qiellit te buzeve dhe ai u ngop gjate me freskine qe gjeti aty. Qafa e saj e bardhe e mbuloi te gjithin si nje cader, nen te cilen ai munde te sillej si te donte, pa e fshehur hutimin e vet. Dhe Kasi u ngjit pas trupit te nxehte te Dasdemones dhe kulloi ngadal, duke menduar se jeta e fsheh dashurine edhe ne vende pa diell, ku zakonisht njeriu nuk shkon per te bere dashuri. Po me sa duket ky ishte nje paragjykim sepse dashuria, ndryshe nga fytet e saj, nuk ushqehet me diell, por kryesisht me mish. Trupi i Dasdemones i mbeti ne dore, si nje det i trazuar, nen dallget e te cilit ai munde te shijonte virgjerine e ujrave te padukshme. U zhyt atje dhe notoi me sy te mbyllur, nderkohe qe Dasdemona i dridhej duke ngritur dallge te forta qe perplaseshin ne kofshet e tij. Kur doli nga ai det, Kasi ishte me i etur se c'kishte hyre........
 
Pe: Dashuria ne Libra

To paidi tis agapis-Femija i dashurise. Maria Xhirita

Doja shume te te shikoja.Te te perqafoja,te te puthja.Por... kam frike.C'fare kuptimi ka nje jete e tille;sa here me merr gjumi, shikoj te njejten enderr.Eshte nje vrime e zeze si nje pus i madh i thelle, qe degjoj,Hari, te me therrase.I jap doren ta nxjerr siper,por ai ka aq shume force saqe me terheq perposhte me vete.
Kupton... nuk ka kthim nuk ka shpetim,duhet ta ndjek... . Ishte zgjidhja ime per cfare bera deri tani dhe kjo eshte e fundit.
Nuk e zgjodhja lindjen time, por zgjedh vdekjen time, kur dhe si ta dua une.
12 vjet me pare kur ika nga shtepia e Dimitres degjova drejtoreshen te betotrofes te thoshte per mua , ai eshte nje "Leter e djegur".
Atehere isha i vogel nuk e dija kuptimin e asaj fraze,por gjithmone ishte ne mendjen time per gjithe keto vite. Dhe nje nje fare menyre te cuditeshme, doli e saja.
Nuk le mbrapa meje asgje,erdha dhe ika nga kjo jete si nje gjethe qe era e con sa kete ande.Vetem dashuria tende i dha kuptim ne kete rruge te shkurter dhe te shpejte dhe dua te ik i sigurte qe nuk iku e humbur.
Do te te kujtoj fjalet qe ti me thoje.Dashuria perfiton ate qe ndjen dhe ofron.Une e ndjeva por nuk e njoha.Nuk mesova ta ofroja kurre.Dhe sikur tani ne pjekuri do doja ta nisja nga fillimi, fati ma ndaloj kete kete te drejte.Nuk kam me Rastin.
........................................
.........................................
...........................................
Per te vetmen nene qe njoha... Lamtumire Nene.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top