MBAJTJEN E KONGRESIT TË MANASTIRIT E FINANCOI SULLTANI

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Nga : Frymzim Dauti.

MBAJTJEN E KONGRESIT TË MANASTIRIT E FINANCOI SULLTANI

Edhe pse alfabeti i Stambollit, si alternativ e alfabetit arab për shkrimin e shqipes, u përhap në të gjithë trevat shqiptare dhe u pranua nga shumë shqiptarë, kishte të tillë që e refuzuan atë. Më të zëshëm në refuzimin e përdorimit të këtij alfabeti ishte kleri katolik në Shqipëri.

Historia e shtrembëruar shqiptare na mëson se Kongresi i Manastirit ishte vendimtar për përpilimin e alfabetit shqip. Kjo nuk është e vërtetë.

Dihet se shqipja e shkruar (jo vetëm në alfabetin arab) mësohej shumë më herët në shkollat në Shqipëri. Shkolla në Korçë ishte hapur 20 vite përpara se të mbahej Kongresi i Manastirit dhe aty shqipja mësohej me alfabetin e Stambollit. Librat dhe revistat në shqip botoheshin në Stamboll që prej vitit 1879. Në po këtë vit u soll vendimi i qeverisë së Perandorisë Osmane për përpilimin e alfabetit shqip. Për kryerjen e kësaj detyre u ngarkuan zyrtarët shqiptarë që vepronin në Stamboll. Emrat e tyre janë të njohur për ne, përveç njërit që nuk përmendet nga “historianët” zyrtar shqiptarë. Është fjala për kryetarin e shoqatës shqiptare të Stambollit- Ferid Pashë Vlora. (Ferid Pasha nuk përmendet pasi ai u emërua kryeministër i Perandorisë Osmane pikërisht për shkak se përfaqësonte lobin shqiptar. Ai po ashtu nuk përmendet pasi që ishte edhe kushëri i parë i Ismail Bej Qemalit). Pasi që zyrtarët shqiptar-osman e përpiluan alfabetin (e Stambollit), ata një kopje ia dërguan edhe Sulltan Abdulhamidit të II, me qëllim që ta informonin për suksesin e arritur. Sulltani atë lajm e priti me gëzim, bile ai shprehu interesim që të mësonte të shkruaj shqipen me alfabetin e ri. Këtë e dëshmon Mit’hat Frashëri te broshura e shkruar për Naim Frashërin dhe po ashtu Ekrem Vlora në kujtimet e tija. Këta të dy ishin nipër të përpiluesve të alfabetit të Stambollit, gjegjësisht të Sami Frashërit dhe Ferid Pashës, dhe prandaj dëshmia e tyre mund të pranohet si e besueshme. Po ashtu mund të supozojmë që Sulltan Abdulhamiti i II e fliste shqipen pasi në pallatin e tij, gjatë gjithë kohës, ai ishte i shoqëruar nga shqiptarët dhe prandaj shprehte dëshirë që të mësonte drejtshkrimin e shqipes.

Edhe pse alfabeti i Stambollit, si alternativ e alfabetit arab për shkrimin e shqipes, u përhap në të gjithë trevat shqiptare dhe u pranua nga shumë shqiptarë, kishte të tillë që e refuzuan ate. Më të zëshëm në refuzimin e përdorimit të këtij alfabeti ishte kleri katolik në Shqipëri. Ata dirigjoheshin nga perandoria katolike e Austro-Hungarisë dhe prandaj insistonin në shkrimin e shqipes me alfabet latin. Kishte edhe shqiptarë të tjerë që financoheshin nga Austro-Hungaria dhe të cilët insistonin në shkrimin e shqipes me alfabet latin. Njëri prej tyre ishte Faik Konica, i cili në revistën “Albania” përdorte alfabetin kroat për shkrimin e shqipes.

Shkrimi i shqipes me alfabet latin i zemëronte autorët e alfabetit të Stambollit, të cilët kishin dhënë mund për përhapjen e atij alfabeti tek shqiptarët. Prandaj dhe kishte polemika në shtypin e kohës që mos të përdoret alfabeti latin por vetëm alfabeti i Stambollit. Në një letër të Mit’hat Frashërit dërguar Faik Konicës, kritikohej ashpër tentimi i propagandës që bënte revista Albania në përhapjen e alfabetit latin për shkrimin e shqipes. Mit’hati mes tjerash shkruante: “Qe njëzet vjet e tëhu Shqipëtarët zgjodhnë një palë shkronja të cilat sot më tepër se 50 000 njerëz i njohin të tyre. Shkronjat që zgjodhi shoqëri e Stambollit s’kanë as sa një qime të metë: janë të lehta, të bukura, të thjeshta dhe të mbaruara. […] Abetareja jonë ka mirësinë që ç’do letrë të ketë një zë të veçantë, e ç’do zë ka një shkronjëzë për të; s’ka m’e rëndë e m’ e shëmtuarë gjë se sa të bashkojmë dy a tri shkronjëza për të nxjerr një zë.[…] Shqipëtarët shkronjëzat i kanë: ay që s’i di le të mësoj!”. Mirëpo veprimet e Konicës në atë kohë dirigjoheshin nga propaganda austriake dhe ai vazhdonte me avazin e vjetër.

Në vitin 1908, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Perandorisë Osmane, u formuan disa klube shqiptare. Njëri nga klubet e rëndësishme të shqiptarëve u formua në Manastir, i njohur si Klubi i Shqiptarëve “Bashkim”. Pasi e formuan klubin, ata menjëherë e informuan me telegram edhe Sulltanin. Në gjuhën diplomatike ky telegram ndaj Sulltanit nënkuptonte se ata kërkonin ndihmë financiare për realizimin e qëllimeve të tyre. Mirëpo për shkak të hyrjes në fuqi të kushtetutës, kompetencat absolute të Sulltanit i takonin së kaluarës. Buxheti i shtetit tani aprovohej nga parlamenti, i cili parlament po ashtu e zgjidhte edhe qeverinë. Prandaj Sulltani për ta ndihmuar financiarisht këtë klub, në një kohë sa më të shkurtër, kishte vetëm një mundësi legale. Ajo mundësi ishte financimi i klubit shqiptar nga pasuria e tij personale. Me këtë rast Sulltani i dërgoi klubit të Manastirit 100 lira nga pasuria e tij. Këtë lajm e konfirmon edhe gazeta “Lirija” e Mit’hat Frashërit në një artikull: “Më 16 të gushtit (F.D. viti 1908) Pleqësia e Bashkimit i çoi një tejshkrim L.M. së T. Sulltanit, me anë të Shkronjësit (F.D. sekretarit) të Parë. Dy ditë më pastaj Sulltani me anë të Shkronjësit dërgoj përgjigje dhe një dhuratë 100 lirash. Klubi i bëri një përgjigje të bukurë ku i falë të Lartë Madhësisë së Tij nga kjo dashuri q’i rëfeu kombit Shqipëtar që ka qenë gjithënjë kaq besnik të Mbretërija dhe fëmija Osmanli.”. Sulltani e veçoi për ta ndihmuar financiarisht klubin në fjalë pasi që ishte i informuar për iniciativën e tyre. Sulltani ishte po ai i njëjti që e kishte përkrahur iniciativën e përpilimit të alfabetit shqip nga zyrtarët shqiptar-osman para 30 viteve. Nga artikulli në fjalë kuptojmë që 100 lirat në llogari të klubit të Manastirit u dërguan më 18 gusht 1908. Në përllogaritje me kalendarin e sotëm kjo datë i bie diku më 1 shtator 1908. Shuma prej 100 lirash në përllogaritje të sotme ka vlerë 400.000 dollar. Kjo shumë parash ishte më se e mjaftueshme për ftimin e përfaqësuesve të klubeve shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare dhe të diasporës me qëllim të mbajtjes së kongresit për alfabetin e shqipes në Manastir. Menjëherë pas sigurimit të mjeteve financiare u caktua data për mbajtjen e kongresit dhe u ftuan përfaqësuesit që të marrin pjesë më 14 nëntor 1908 në Manastir.

Ndër të ftuarit ishte edhe Faik Konica. Mirëpo Konica insistonte në mbajtjen e një Kongresi për alfabetin e shqipes me financim të Austro-Hungarisë. Atij nuk i pëlqeu ideja e mbajtjes së kongresit në Manastir me financim të Sulltanit. Prandaj në vend që të merrte pjesë në Kongresin e Manastirit, Konica i ofendonte pjesëmarrësit në atë Kongres. Ftesa drejtuar Konicës nga Hristo Qiriazi në emër të Klubit të Manastirt kishte këtë përmbajtje: “I dashur Mëmëdhetar, [….] u bëjmë të njohur se kombi ynë ka nevojë të madhe, për njerëz të këtij, si dhe zotërija juaj për të dhënë funt kësaj çështje aq të vëjuerë. Mbesojmë se lutja jonë do të dëgjohet dhe do tu kemi nga të parët ndë këtë punë.[…]”. Konica nga ana e tij Kongresin e Manastirit e quante Kongresi i Shqiptarëve Xhonturq dhe në përgjigjen e ftesës në mes tjerave shkruante: “Një Kongresë për abenë (F.D. alfabetin) do të mblidhet, mos kini frikë. Po “the right Congress, by the right men, in the right time, at the right place”. U a përktheni këta fjalë pilafçive turq dhe këmbë-lëpinjësve të krishterë që kini mbledhur më aq nxitim aty në Maqedhonië. Një gjë më pëlqen te i vetë-thëni “kongres” t’uaj: ana poetike e tij. Jini më të shumët çobanë,[…]”.

Në Kongresin e Manastirit, me insistim të klerit katolik, u pranua që shqipja të shkruhej edhe me alfabetin latin. Ky vendim me pastaj zgjoi reagime negative tek shqiptarët mysliman. Ata tani refuzonin që në shkolla shqipja të mësohej edhe me ate alfabet. Qeveria osmane, për t’i balancuar kundërshtimet në mes shqiptarëve, lejoi që në shkollat publike shqipja të mësohej ashtu sikur që do të vendosin vendasit, qoftë me shkronja arabe, latine apo të alfabetit të Stambollit. Me rëndësi ishte që të iu mundësohej të mësonin në shqip ata që e dëshironin atë.

FB_IMG_1613621228176.jpgFB_IMG_1613621218874.jpg
 
Pa e vene aspak ne dyshim lajmin qe eshte me te vertete interesant kjo nuk mohon faktin qe porta e larte deri atehere ka qene armikja numer nje e gjuhes shqipe.
Naturisht mbeshtetur ne dokumente dhe ngjarje historike.
Sa per informacion-
Gjuha shqipe nuk eshte lejuar e nuk eshte njohur ne Turqi kurre, pervecse para 10 vjetesh per here te pare edhe pse arnautet kane qene dhe jane ne numer shume te larte banore te Turqise.
Greqishtja psh eshte njohur gjithmone, grekeve i jane njohur te drejtat e minoritetit ndersa shqiptareve kurre.
 
Ah kur nuk linda ne ate kohe te isha pjese e harremit te Sulltanit :(
Ne fakt historikisht sulltaneshat kane patur vertet rol e pozite. Sidomos nena Hatuni. Ishin pjese dhe ne divanin e vendimeve ku kishin voten e tyre. Sidomos ne periudhen e hershme te osmanve apo selxhukve. Pavarsisht se neper filma shfaqin nje realitet pa lidhje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top