Jetoj ne katin e dyte te nje vile dykateshe. Nuk e kam bere une arredimin e kesaj shtepie, sepse gjithcka ishte gati kur e gjeta. Nuk hezitova ta marr me qira kete apartament, sepse ndjeva qe ne fillim se do te ndjehesha shume mire brenda saj. Kam nje dhome te madhe qe me pelqen shume, ndoshta sepse te krijon pershtypjen sikur jene nje shtepi kukulle. Shtepia ka shume ndricim dhe nje oborr te mrekullueshem me lule, ku une shpesh rri me ore te tera.
ka nje dere 3 dritare muret jane prej tulle dhe betoni dyert jane prej druri xhami eshte xham normal dyshemeja poshte eshte dru ka dhe vende xhimento...kam dy divane dy kolltuke....
une jetoj ne konvikt, si studente qe jam... eshte nje dhome me banjon brenda... ndersa guzhina e perbashket me studentet e tjere qe jetojne ne te njejtin kat me mua...
arredimi eshte i thjesht fare, cfare ka pasur vete, pasi neve nuk na lejohet te fusim mobilje...por ama e kam rregulluar vete sipas gustos sime, me ato mobilje qe jane... vertete kendshem
Nga dritarja shikoj parkun qe tani ne vjeshte eshte shume i bukur...
Mobiljet e c'do gje ne shtepi e kam zgjedh vet, sepse eshte e imja (jo me qera)
Para ca kohesh i kam ven guzhines nje der xhami dhe kam punuar shqiponjen dykreneshe ne te... dera eshte e madhe ne forme harku, ka dale dicka e bukur shume Kaq po ju tregoj
Shtepia ne Shqiperi eshte ne katin e trete,5 dhoma,2 banjo dhe nje ballkon qe rrethon gati te gjithe shtepine,Kam shume fiksim guzhinen,dhomen e ngrenjes dhe dhomen time te gjumit(kuptohet qe e ndaj me motrat e tjera kur vete)...
Ndersa shtepia qe jam tani,nga dritarja shikoj kupolen e Shen Pjetrit dhe naten eshte shume bukur.Eshte nje si tip konvikti,jetojme gjithesej 20 vajza.Gjithesecila ka dhomen e saj me banjon.Pastaj kemi guzhinen dhe tarracen shume te bukur ku organizojme festat si rregull,ose marrim diell gjate veres...
Une jetoj ne nje pallat 9 katesh.....ka nje park goxha te madhe me stole, me lodra per femije, i rregulluar me lule e blla blla ...me pak fjale shume i bukur ....jetoj ne kat te dyte, ka 3 dhoma, kuzhine, banjo, 2 terasa ( njere ka pamjen shume te bukur ).....Dhoma ime eshte ajo qe normale me pelqen me shume ...Po sjell nje foto te nje pjese te dhomes time
Kam Shtepi private 2 kateshe.
Kati 1 dyqan te madh bicikletash, guzhin gatimi, banjo, dhe guzhina e ndetjes dhe nje bace 15m e gjat dhe 15 e gjon.
Kati 2: 2dhoma 1 guzhin,1 guzhin gatimi, banjo dhe dushi jan ne dhoma vec.
Kati 3: çatia: banjo, 1 dhom per djalin e madh, 1 dhom per djalin e vogel, 1 dhome per Fitness :ciaoo:
Jetoj ne nje shtepi te vogel 1 kateshe blu. Ka 2 dhoma, njera tani eshte thjesht studio, mbase me vone do jete dhoma e bebit. Dhoma e ndenjes dhe ngrenjes jane ngjyre vishnje, dhe ajo e gjumit e bardh me orendi te zeza. Oborri eshte i vogel, por mbrapa gjithmon doja te kisha te madh, per vete qe te marr rreze dielli, por edhe per femijet me vone. E dua shume shtepine time te vogel dhe kam zgjedhur ate qe kam enderruar.
Ne nje rrugic qetesi, ku ndihen te gjitha cfardo qe te kaloj,ne katin e par,1 dhom gjumi ku fle un,dhe salloni vogel dhe nje koridor i vogel,dhe guzhina shum e vogel,gjithashtu dhe tualeta..
dy kateshe, tip vile, mbase bie ne sherr me at te zotin e shtepise sikur te sjelle foto.
Eshte shtepi me drure jashte ashtu sic i kane ne shba,, ka 4 dhoma gjumi, kuxhine te madhe, dhoma ndenjeje, ka dritare ne cati, tre banjo, dy prej te cilave jane me dush...
Shtepi private . Jetoj ne kat te dyte por kam edhe katin e trete edh epse hauze. Kati i dyte ka nje kuzhine te madhe , dy dhoma gjumi, nje banjo, nje sallon te madh dhe nje verande. Arredimi eshte i bukur dhe gjithcka ne vendin e vet
Une jetoj ne pallat ne nje apartament
2+1 por me dhoma te medha. Nuk ka ndonje mobilim kush e di se cfare por eshte nje shtepi shume e ngrohte. Kam nje ballkon shume te vogel me shume pak vazo me lule te vendosura aty dhe kaq...
Shtepia ku jetoj eshte bilokal dmth un me nje shoqe tjeter..kemi nje kuzhine,banjo e dhome gjumi.Nuk eshte shume e madhe por mjaftueshem per 2 veta..it's nice
Kjo faqe përdor cookie për të ndihmuar në personalizimin e përmbajtjes, për të përshtatur përvojën tuaj dhe për t'ju siguruar mbarvajtjen në këtë ueb faqe
Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqe, ju jeni duke pranuar përdorimin tonë të cookies.