Treni i dëshirës.

Fryma në xhamin e ftohtë hedh telajon e brishtë.
Zgjas gishtin instiktivisht, të vizatoj portretin tënd...
Dhe ajo që del është një fytyrë e qeshur.

Sytë,
Ato sy plot dritë që shkëlqejnë mrekulli dhe zgjuarsi së bashku.
Hunda kapriçoze si dëshmi për natyrën lajkatare plot hijeshi.

Buzët...
Dhe mëndja menjëherë nis të kompozojë
shijen e asaj puthjeje....

Mbyll sytë si një fëmijë i rraskapitur për gjumë, që i varet koka në dremitjen e ëmbël.
Por menjëherë ke ndjesinë sikur po bie ose rrëzohesh diku.
Dhe me vërik Zgjohesh!
Arsyeja duket sikur më kap nga flokët për të më shkundur nga ëndërrimi i ëmbël.
Ti s'je aty!
Me sytë gjysmë mbyllurazi sërish marr frymë thellë, edhe e lëshoj në sipërfaqen e akullt prej xhami por më kot, ti s'je aty...

Ashtu i mërzitur lëshoj peshën thuajse të vdekur të trupit tim në karrigen më të afërt.
Ndez një cigare.
E tek shoh rrudhat që formohen në letrën e saj pas ç'do thithje tymi,
Më kaplon një ndjesi melankolie.
Sa shumë më mungon!
Si na ndodhi këtshu...
Kush e ka fajin? Koha pa stinë?
Apo kjo Kolerë që po mbjell vdekje, drama njerzore edhe injorancë kudo?
Jo, jo! Asnjëra nga këto! Fajin me siguri e ka Zija ime e gjatë edhe e vonuar.
Duhet të isha më parë, pranë teje...
Vijimësinë e këtyre mendimeve e ndërpret prushi i cigares që djeg lëkurën e gishtave.
Siç duket ashtu i përhumbur e kisha harruar fare. Me shpejtësi e fik!
Dhe po me atë shpejtësi ndez një tjetër!
Mbase ishe ti, që si për të më shkundur nga vetë ndëshkimi i mendimeve per situatën, zgjodhe të më Zgjoje me zjarr.

"Dashuri në kohën e kolerës",
Një roman shumë i bukur për tu lexuar.
Por kjo jona nuk është aspak roman...
Largësia e bën mallin, plumb në shpirt.
Dhe befas e ndjej prezencën tënde!
Ato sy të bukur, marrin pamje qortuese për mendimet e mia.
Ndërroj pozicion në karrige. Tëmthin e djathtë të kokës e mbështes tek gishti i madh. Ndërsa me dy të tjerët ngjitur mbaj cigaren e sapo ndezur.
Tymi në atë pozicion, përkëdhel flokët si një lloj temjani për të larguar demonët dhe errësirën që më ka kapluar mëndjen...

Dhe ashtu ndodh, "temjani" sikur nis të bëjë magjinë...

Sepse "sikurve , persëve etj" i fanit pa nisur akoma.
Edhe mendimit pragmatik,
Se fare mirë nuk kemi pse ta vuajmë largësinë. I jep një buzëqeshje "dyshe"...
Pasi as ti as unë, nuk jemi idhujtarë të shkresave burokratike që çertifikojnë ndjenjat tona.
Dashuria jonë ka lindur natyrshëm, dhe njeh vetëm kreshendo!

Oh po! "Temjani" e bëri punën.
Dhe menjëherë marr dhe e fik cigaren, që digjej ende në gjysëm.

Shtrij këmbët përpara. Duart i kryqzoj rreth kraharorit. Marr frymë thellë me hundë, për të shfryrë i lehtësuar me gojë.
E lë kokën të varet nën peshën e gravitetit pas, edhe mbyll sytë.

Pa asnjë sforcim më shfaqet imazhi yt.
Ndihem aq i relaksuar saqë më duket sikur po lëviz...

Dhe ja tek e gjej veten në tren sërish...

E di fare mirë që ti po më pret në stacion, jo pa një farë ankthi, sikur të më shihje për herë të parë.

Treni ndalet. Unë zbres, dhe në morinë e atyre udhëtarëve nuk e kemi të vështirë të dallojmë njëri tjetrin.
Edhe pse nga larg nuk shoh edhe aq mirë, arrij të dalloj atë shprehje të njohur në fytyrën tënde.
Buzët të mbledhura dhe kokën paksa të varur... Atë shprehje aq të njohur mallëngjimi.

Nuk vrapojmë, por ecim.
Pa ja ndarë shikimin njëri tjetrit. Megjithëse stacioni është tejet i populluar, nuk perplasemi me askënd.
A thua sikur të tjerët të ishin dekori prej hologrami i çastit tonë...
Bagazhin e vetëm që diponoj, e kam në shpinë.
Kështu që krahët i kam vetëm për ty.

Jam gjithi yti...

Puthja e munguar prej kohësh lag si një shampanjë shqisat tona...
Do doja që ai moment të mos mbaronte.

Por! Duart e tua që më kanë kapur fytyrën, më shkëpusin nga ai moment magjik.
Për befasinë time, me dorën e djathë më godet lehtë (mbase dhe jo aq lehtë s'di të them) në faqe!

Nuk flet por shikimi yt në ato sy të bukur thotë gjithçka :

- Paske pirë sërish?!

Ashtu duke të buzëqeshur me sy,shikimi im të përgjigjet :

- Ishte rrugë e gjatë e dashur...

Por ti më tërheq sërish duke më puthur,
Dhe ndjej se është një puthje pafund.

P.S for some one very special to me ;
Merry Christmas & happy New year!
 
Pres vijimin ?:)
Lol jo kjo kaq ishte.
Mbase ( jo premtim)
"Gravitet hëne" do ketë një vijim.
Ose më saktë shkrimin origjinal që kisha në mëndje por i kushtëzuar nga tematika e konkursit (edhe pak vetë atë ditë ?)
U detyrova ta le me aq.
P.S je shumë e mirë ?
 
E di që je edhe ndaj e vlersoj shumë!
Sinqerisht ?
Po na lë të bojm noj kompliment se nuk të rash në tull ??
Apo s'më jan bo sytë si poç tu shkrujt &redaktu ?
 
@Baboon o Bukowski i FV. :))
Mundem te them,qe kam kenaqesine qe ne kete format lexoj vargje te tilla nga ju!
E them kete,pasi jam e bindur qe ne vitet ne vazhdim do i lexojne elita qe e pelqen letersine dhe e vlerson rrjeshtin poetik,
ata,qe trokasin neper dyert e librarive per te shijuar vargjet e reja qe serviren per lexuesin.
Atehere une do them;
Ejjj Babon,e mban mend kur une i pata lexuar nder te paret?!
Mblidhi,ruaj si syte e ballit,keto perla tuat,ne forme qe ti botosh.
kujdesi,sepse neper internet,i perbaltin,i bejne copy me ndonje ndryshim dhe u humbin shijen.
 
Mbajeni cik te brryli kte trenin se paska trafik
 
Redaktimi i fundit:
@Baboon o Bukowski i FV. :))
Mundem te them,qe kam kenaqesine qe ne kete format lexoj vargje te tilla nga ju!
E them kete,pasi jam e bindur qe ne vitet ne vazhdim do i lexojne elita qe e pelqen letersine dhe e vlerson rrjeshtin poetik,
ata,qe trokasin neper dyert e librarive per te shijuar vargjet e reja qe serviren per lexuesin.
Atehere une do them;
Ejjj Babon,e mban mend kur une i pata lexuar nder te paret?!
Mblidhi,ruaj si syte e ballit,keto perla tuat,ne forme qe ti botosh.
kujdesi,sepse neper internet,i perbaltin,i bejne copy me ndonje ndryshim dhe u humbin shijen.
Sinqerisht të falënderoj por krahasimet janë larg.
Mbase një ditë ku i dihet.....
Por dua që nëse del diçka për publikun e gjër duhet me qenë s'di.. shumë profesionale.
Sa për atë që i marrin ja kom bo hallall me shpirt lol
P.S të falënderoj shumë ?
 
Bukowski na ke borxh i dreke kur te kalosh knej ka Skiperia jone e bukur per pushime.???
Ça Bukowski mër vlla mu po më hajn durët për "kitarën" time (a.k.a lopaten)
Anej në vene të ftofta t'bojm noj lek po të jap dy jo nji dreka kur t'ja shkun i herë telat fort ???
 
Sa shkrim i bukur. Mos u bej kernac po na trego sa me shume nga keto shkrimet e tuaja ???
Tushe kerrnac nuk jom unë po beso apo jo sytë i kom si poç tashi. Nga të shkrujtmet.
Herë tjetër do i shkruj në letër edhe ta kopjoj rehat kur ta maroj (kshu e kam pas bo dikur) se osht e lodhshme.
Faleminderit ?
me kismet në 2021 ?
 
Fryma në xhamin e ftohtë hedh telajon e brishtë.
Zgjas gishtin instiktivisht, të vizatoj portretin tënd...
Dhe ajo që del është një fytyrë e qeshur.

Sytë,
Ato sy plot dritë që shkëlqejnë mrekulli dhe zgjuarsi së bashku.
Hunda kapriçoze si dëshmi për natyrën lajkatare plot hijeshi.

Buzët...
Dhe mëndja menjëherë nis të kompozojë
shijen e asaj puthjeje....

Mbyll sytë si një fëmijë i rraskapitur për gjumë, që i varet koka në dremitjen e ëmbël.
Por menjëherë ke ndjesinë sikur po bie ose rrëzohesh diku.
Dhe me vërik Zgjohesh!
Arsyeja duket sikur më kap nga flokët për të më shkundur nga ëndërrimi i ëmbël.
Ti s'je aty!
Me sytë gjysmë mbyllurazi sërish marr frymë thellë, edhe e lëshoj në sipërfaqen e akullt prej xhami por më kot, ti s'je aty...

Ashtu i mërzitur lëshoj peshën thuajse të vdekur të trupit tim në karrigen më të afërt.
Ndez një cigare.
E tek shoh rrudhat që formohen në letrën e saj pas ç'do thithje tymi,
Më kaplon një ndjesi melankolie.
Sa shumë më mungon!
Si na ndodhi këtshu...
Kush e ka fajin? Koha pa stinë?
Apo kjo Kolerë që po mbjell vdekje, drama njerzore edhe injorancë kudo?
Jo, jo! Asnjëra nga këto! Fajin me siguri e ka Zija ime e gjatë edhe e vonuar.
Duhet të isha më parë, pranë teje...
Vijimësinë e këtyre mendimeve e ndërpret prushi i cigares që djeg lëkurën e gishtave.
Siç duket ashtu i përhumbur e kisha harruar fare. Me shpejtësi e fik!
Dhe po me atë shpejtësi ndez një tjetër!
Mbase ishe ti, që si për të më shkundur nga vetë ndëshkimi i mendimeve per situatën, zgjodhe të më Zgjoje me zjarr.

"Dashuri në kohën e kolerës",
Një roman shumë i bukur për tu lexuar.
Por kjo jona nuk është aspak roman...
Largësia e bën mallin, plumb në shpirt.
Dhe befas e ndjej prezencën tënde!
Ato sy të bukur, marrin pamje qortuese për mendimet e mia.
Ndërroj pozicion në karrige. Tëmthin e djathtë të kokës e mbështes tek gishti i madh. Ndërsa me dy të tjerët ngjitur mbaj cigaren e sapo ndezur.
Tymi në atë pozicion, përkëdhel flokët si një lloj temjani për të larguar demonët dhe errësirën që më ka kapluar mëndjen...

Dhe ashtu ndodh, "temjani" sikur nis të bëjë magjinë...

Sepse "sikurve , persëve etj" i fanit pa nisur akoma.
Edhe mendimit pragmatik,
Se fare mirë nuk kemi pse ta vuajmë largësinë. I jep një buzëqeshje "dyshe"...
Pasi as ti as unë, nuk jemi idhujtarë të shkresave burokratike që çertifikojnë ndjenjat tona.
Dashuria jonë ka lindur natyrshëm, dhe njeh vetëm kreshendo!

Oh po! "Temjani" e bëri punën.
Dhe menjëherë marr dhe e fik cigaren, që digjej ende në gjysëm.

Shtrij këmbët përpara. Duart i kryqzoj rreth kraharorit. Marr frymë thellë me hundë, për të shfryrë i lehtësuar me gojë.
E lë kokën të varet nën peshën e gravitetit pas, edhe mbyll sytë.

Pa asnjë sforcim më shfaqet imazhi yt.
Ndihem aq i relaksuar saqë më duket sikur po lëviz...

Dhe ja tek e gjej veten në tren sërish...

E di fare mirë që ti po më pret në stacion, jo pa një farë ankthi, sikur të më shihje për herë të parë.

Treni ndalet. Unë zbres, dhe në morinë e atyre udhëtarëve nuk e kemi të vështirë të dallojmë njëri tjetrin.
Edhe pse nga larg nuk shoh edhe aq mirë, arrij të dalloj atë shprehje të njohur në fytyrën tënde.
Buzët të mbledhura dhe kokën paksa të varur... Atë shprehje aq të njohur mallëngjimi.

Nuk vrapojmë, por ecim.
Pa ja ndarë shikimin njëri tjetrit. Megjithëse stacioni është tejet i populluar, nuk perplasemi me askënd.
A thua sikur të tjerët të ishin dekori prej hologrami i çastit tonë...
Bagazhin e vetëm që diponoj, e kam në shpinë.
Kështu që krahët i kam vetëm për ty.

Jam gjithi yti...

Puthja e munguar prej kohësh lag si një shampanjë shqisat tona...
Do doja që ai moment të mos mbaronte.

Por! Duart e tua që më kanë kapur fytyrën, më shkëpusin nga ai moment magjik.
Për befasinë time, me dorën e djathë më godet lehtë (mbase dhe jo aq lehtë s'di të them) në faqe!

Nuk flet por shikimi yt në ato sy të bukur thotë gjithçka :

- Paske pirë sërish?!

Ashtu duke të buzëqeshur me sy,shikimi im të përgjigjet :

- Ishte rrugë e gjatë e dashur...

Por ti më tërheq sërish duke më puthur,
Dhe ndjej se është një puthje pafund.

P.S for some one very special to me ;
Merry Christmas & happy New year!
ja ta ilustrojme dhe me vindionklip me muzike :p

The Hooters - 500 miles - YouTube
 
Talentt ??
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top