Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Milani tenton të transferojë Sergio Ramos

Milani tenton të transferojë Sergio Ramos​


milan-1100x620.jpg


Mbrëmjen e së enjtes, Milani mori humbjen e parë që prej mbylljes nga pandemia, kur u mund në San Siro 0-3 nga Lilla, duke treguar probleme të mëdha në mbrojtje.
Mes mërzisë së këtij rezultati, një lajm “bombë” publikohet nga Spanja, i cili bën tifozët e kuqezinjve të ëndërrojnë. Milani po synon të transferojë Sergio Ramos!
Mbrojtësit i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe ende nuk është ulur për rinovimin e saj edhe pse drejtuesit e kampionëve të Spanjës duket se nuk e vënë në diskutim një gjë të tillë.
Milani shpreson dhe një nga njerëzit që mund ta bëjë këtë transferim të ndodhë është Paolo Maldini, për të cilin mbrojtësi spanjoll ka një vlerësim të madh. Gjatë verës së vitit 2018, Ramos i “hoqi kapelën” Maldinit në shenjë vlerësimi ndaj tij, ndërsa u shpreh se Milani është klubi më i rëndësishëm në botë, së bashku me Realin e Madridit.
Më e pakta që të ndodhë ky transferim duhet që Milani të fitojë një biletë Championsi për sezonin e ardhshëm, që është edhe objektivi kryesor i kuqezinjve për këtë sezon. Një tjetër pengesë është edhe rroga e lojtarit, e cila shkon në 17 milionë eura

A2cnn
 

Attachments

  • milan-1100x620.jpg
    milan-1100x620.jpg
    78.1 KB · Shikime: 0
  • milan-1100x620.jpg
    milan-1100x620.jpg
    78.1 KB · Shikime: 0
Hë se kish shumë ndeshje pa humb milani.
Skish ça me bo ibra, plus fajet qenë te donarumës e ti atij tjetrit që shkaktoi penalltinë
 
Mir mir po duke pa qe esht ekip i madh kupash nuk duhet te humbi ashtu. E kuptoj kur rrifesh me 1 ekip te madh po ne lionin hahahh
 
Prit sa te shkoj ne vend te 7 milani, e do ta marri.
 
Ska shanse ta braktis realin ramos
Ka kohe
 
Mesi vazhdoi edhe kete sezone. Messi kishte mospajtime me drejtorin e shkarkuar, ia shiten miqte ne fushe qe i kishte etj etj.
Ramos eshte mbret ne real, gezon respekt dhe eshte i kenaqur. Ka fitu cdo gje cfare nje super lojtar enderron. Nuk besoj se do shitet
 
I nevojitet nje mbrojtes si mirfillte me eksperience por si dihet si shkojn punt deri n qershor . Nuk perjashtohet dhe nje tranferim i mundeshem .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back