Djaloshi, nëntëvjeçar, shkruan librin se si të flitet me vajza

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
f1204112315756m1dn2.jpg


Një djalosh nëntëvjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar librin e quajtur “Si të flisni me vajzat”.

Libri i Alec Grevenit filloi si një projekt i shkrimit kreativ në shkollën e tij në Castle Rock të Colorados.

Pamfleti i tij i shkruar me dorë është shitur nga 5 dollarë në panairin e librit të shkollës ku u bë edhe më i shituri.

Gazetat lokale shkruan për këtë ngjarje, me pas ai u ftua në një emision televiziv që edhe e solli atë në sipërfaqe për të nënshkruar kontratë me shtëpinë botuese HarperCollins.

Tani libri i tij mund të gjendet në 46 faqe në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Kam parë se shumë djem kishin telashe të flasin me vajzat" ka thënë Alec për gazetën e njohur amerikane “New York Post”. "Nëse unë them tung dhe ti ma kthen me tung, sigurisht kemi një fillim të mbarë", ka thënë ai.

Këshillat e tij për djemtë përfshinë thonë – mos u fryni më, mos e teproni me komplimente dhe kini kujdes nga “vajzat e bukura".

"ثshtë lehtë të vërehen vajzat e bukura sepse ato kanë vathë të mëdhenj, fustane të shtrenjta dhe shumë stoli", shkruan ai në kapitullin e tretë. "Vajzat e bukura janë si automjetet që kanë nevojë për shumë vaj".

Ai vazhdon se: "Zgjidhja më e mirë për djemtë është një vajzë e rregullt. Mbani mend, disa vajza të bukura janë të pandjenja kur vjen puna tek djemtë. Mos u lejoni të ju kapin"./telegrafi/
 
Titulli: Djaloshi, nëntëvjeçar, shkruan librin se si të flitet me vajza

Ka dicka qe nuk shkon tek ky djale, mos ne librin e te atit ka vendosur emrin e vet ...?
Interesant gjithsesi !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top