Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Një kinez ka arritur që me sukses të zgjojë gruan e tij nga koma pas 10 vitesh, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës
f.1128171310616_m.jpg

Zhang Kui, nga Shenyang, ka thënë se ka provuar çdo gjë që i ka rënë në mend për të zgjuar gruan e tij pasi që ajo pësoi një lëndim koke në një aksident industrial.

"Kam lëshuar radion, kam kënduar dhe kam folur me të, madje e kam gudulisur, por asnjë prej tyre nuk funksionit”, ka thënë ai për gazetën kineze Liao Sheng Evening Post.

"Dikur mu kujtua se dikush më kishte thënë se shputat janë qendra e shumë nervave. Thashë ta provoj nëse mund ta zgjojë duke i kafshuar shputat e saj", ka thënë Zhang.

Ai filloi t’i kafshojë gishtërinjtë e këmbës së saj me butësi dhe kështu ka bërë gjatë 10 viteve të fundit, derisa ajo papritmas nuk e shtrëngoi kyçin e këmbës së saj.

"U rrëqetha. Ishte sikur një person i vdekur të ta shtrëngojë dorën", ka thënë ai.

Gruaja e tij, Lv Fengshuang, tani mund të lëviz duart e saj dhe të buzëqeshet, edhe pse ende nuk është në gjendje të flasë.

اifti ka qenë i martuar për 27 vite dhe Zhang tani është duke shpresuar në ndonjë mrekulli, që të dëgjoj sërish zërin e saj.Telegrafi
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

hahhahahahahahhahahahah
kesaj i them dashuri une :)
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

Ka rast që njeriut i kanë thënë (në Maqedoni) se duhet patjetër të hyjë në operacion të zemrës,
kurse mjekët në Francë e shërojnë vetëm me akupunkturë në shputën e këmbëve.
E pabesueshme por e vërtetë.
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

ne kembe gjenden sh qendra nervore...dhe kinezet me akupunkturen me duken sh te zgjuar...qe e kan zhvilluar kaq kete shkence///se fundja akupuntura ka aritur shkenc me vete
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

Per gruan ce e do i bi ndermen njeriut cdo gje te bej per te
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

Me pas qen shqiptar ishe martu moti. As qe i kishe shku nmenje me e zgju prej komes.
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

Ah c'ben dashuria....Rrofte dashuria 4ever
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

te rencin dhemet o cun ...ca i ke bo vetes
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

Pse ja uron te keqen djalit more? :p
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

po ce donte o gruan kish marr nje tjeter ... te uroj edhe ty te marresh nje burre si puna e kti drakules kinez
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

uaaa flm ku ta gjej une nje burre te tille edhe une nga thellesia e zemers te uroj te gjesh nje grua si kjo qe sa here te biesh ne koma te kesh mundesui te dalesh me sukses.
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

mire fare kjo po eshte histori rrengjethese
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

ufffffff 20 vjete ne koma!!!bobobob!!
barvo i qoft kinezit....MADE IN CHINA
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

ne kembe gjenden sh qendra nervore...dhe kinezet me akupunkturen me duken sh te zgjuar...qe e kan zhvilluar kaq kete shkence///se fundja akupuntura ka aritur shkenc me vete
Per kete eshte e kshillueshme te ecet zbathur nga nje here.Une e besoj kete!
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

pse ca ka te keqe te hecesh zbathur? une adhuroj te heci zbathur aq me sh ne vere:D
e vetmja e keqe eshte qe te deformohet kemba e te behet si "shpull arixhiu" si me thonin mua kur isha e vogel qe mos hecja zbathur LOLLOLLOLLOL
 
Nuk ishte ironi postimi im sweet!
Eshte e vertete qe ne pjesen e poshteme te kembes ka shume nerva te ndjeshme, mjafton te provoni te ecni zbathur - mbi guraleca eshte me e lezetshme.
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

e di qe se kishe me ironi...dhe une se kisha:)
ne vere eshte mire te hecesh zbathur...kurse ne dimer jo sepse ftofesh....aq me sh nqs hecen mbi pllaka
 
Titulli: Zgjon gruan nga koma, duke i kafshuar gishtërinjtë e këmbës

Mire paska bere kinezi. Bravo!

Po te kishte qene shqiptar , nuk do e kishte lene gruan te punonte ne nje vend ku ka rrezik te madh aksidenti , dhe si rrjedhim s'do kishte pasur koma fare.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top