“A ta ngref? Më përdhuno!”, thotë publikisht Preja.
“Ma ngref dhe do të të përdhunoj!”, përgjigjet Predatori i padukshëm.
Ai mesazh i shkruar në kofshët e dy vajzave ishte vulgar, i padobishëm, “cool” për protestën si spektakël majmunerish te importuara nga bota dhe nul për protestën si sensibilizim kunder dhunes seksuale mbi vajzat.
Ato mesazhe gjoja sfidojnë Përdhunuesin duke i thënë “Hë ta mban të na përdhunosh? Ja ku jemi, me shalët e zhveshura dhe më ftesën për ty, ta kemi hedhur dorashkën e sfidës”.
Një sfidim tepër idiotesk, banal, pa asnjë dobi dhe perkundrazi, i demshem.
Protestueset edhe mund të kishin dalë krejt lakuriq në rrugë me trupin e mbushur jo vetëm me ftesa seksuale, por edhe me vizatime nga akti i përdhunimit. Sy të shyqer, vrima të përgjakura, dhe një kokeshpullë gjigand që pentronte tërë trupin e Perdhunuesit. Aq sa edhe Marina Abramoviç t’i kishte zili këto bija të shqipes. Natyrisht spektakli do tërhiqte shumë vëmëndje dhe organizatorët do mbeteshin të kënaqur.
Po viktimat reale të përdhunimeve si do të ndjeheshin vallë?
Unë nuk besoj te togfjalëshi i bujshem “sensibilizim i shoqërisë”.
Përdhunimi është diçka që ndodh në privat dhe larg syve të publikut. Një marrëdhënie që ndodh mes dy personave. Predatorit dhe Presë.
Ne nuk mund të sensibilizojmë Predatorin, sepse kjo gjë është e panatyrshme. Predatori e ka në natyrën e vet tërheqjen seksuale ndaj Presë së vet. Është ligji që merret me Predatorin.
Por ç’rëndësi ka që Predatori do te kyçet pas hekurave, përderisa përdhunimi ka ndodhur?
Cfare është më e rëndësishme për shoqerine, parandalimi i një përdhunim të mundshëm apo të mburremi që Përdhunuesin e kemi burgosur?
Të shmangim qënien Pre dhe viktimë e mundshme e Predatorit apo të mburremi që pas perdhunimit ne ia treguam vendin Predatorit me forcën e ligjit dhe të mitingjeve tona shalëshkruara?
Shoqeria njerezore nuk mund te ndaloje perdhunimin. Nuk e ka ndaluar dot qe nga krijimi i saj.
Vajza dhe gra trimeresha te protestave tuaja spektakulare!
Përdhunuesi është gjithnjë diku aty rreth jush duke pritur të gjejë momentin e sulmit mbi ju. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë! Nëse përdhunimet do ishin zhdukur me seminare, mitingje, ligje dhe predikime sot nuk do të ishim duke debatuar akoma për Përdhunimin.
Ne nuk mund të sensibilizojmë kurrë një Predator.
Por ne kemi në dorë të menazhojmë sjelljen dhe reagimin e Presë. Duhet sensibilizuar Preja dhe jo Predatori. Duhet edukuar vajza se si të mos bëhet pre. Ka dhjetra mënyra për të mbetur femër tërheqëse pa u bërë viktimë përdhunimi.
Mendoj se për një shqyrtim të tillë të kësaj dukurie nuk kanë vlerë sugjerimet e psikologëve, feminsitëve, juristëve apo predikuesve moraliste.
Nëse do t’i qasemi dukurisë nga ana legjislative nuk kemi qullosur gjë, por perkundrazi do te humbasim fillin e asaj qe kerkojme. Legjislacioni merret vetëm me pasojën. Nuk parandalon asgjë.
Morali i një shoqërie ka ndikim edhe mbi ligjet, dhe asnjë ligj sado i fortë të jetë nuk mund të ndryshojë moralin e caktuar të një shoqërie.
Shumica e njerëzve mendojnë se dy janë gjërat që e bëjnë pre të mundshme seksuale një femër. Veshja dhe Sjellja.
Unë mendoj që nuk ka veshje provokuese, por sjellje provokuese.
Por a mendon kështu Predatori?
Në shumë raste sjellja dhe veshja i imponohen njera tjetrës dhe janë në të njëjtën gjatësi vale. Për mirë apo edhe per keq.
Eshte fakt qe Predatori seksual nuk sulmon çdo femer qe i del perpara. (Duke perjashtuar rastet ektreme te ndonje te sapoliruaruari nga burgu apo ushtria që te burimi sheh nje vashe tuj mbush ujë dhe verbohet nga epshi i akumuluar nder vite, apo edhe e kunderta, femer e alkoolizuar, e droguar, me te meta mendore, apo edhe “lolite” nga vete zgjedhja e saj qe bie kollaj pre e Predatorit)
Në librin e saj studimor “PROVOCATIVE DRESS AND SEXUAL RESPONSIBILITY” autorja JESSICA wOLFENDALE, profesore e Filozofisë në Universitetin e West Virginia, jep statistika të bollshme në lidhje me perceptimin që ka publiku për rolin e veshjes femërore në rastet e përdhunimeve.
Në një anketë të vitit 2012 të realizuar nga një task forcë qeveritare kundër Dhunës Seksuale dhe për Parandalimin e saj 46% e të anketuarve besonin që ishte e vërtetë që femrat që veshin rroba të ngushta, transparente dhe ekspozuese të pjesëve të turpit e gjoksit janë më të predispozuara për të joshur predatorët seksualë.
Një e treta e 1000 të anketuarve nga Amnesty International ne vitin 2005 në Angli besonin që një grua që vishet me rroba që I zbulojnë hiret trupore dhe që sillen në mënyrë flirtuese kanë pjesën e tyre të fajita në një përdhunim.
Një studim në Brazil nxorri që 58.5% e të anketuarve ishin dakord që “gratë që vishen me rroba provokuese, të ngjitura pas trupit dhe që ekpozojnë shumë lakuriqësi kanë gjysmën e fajit nëse sulmohen seksualisht dhe 76% e te anketuarve ( burra dhe gra) mendonin se nje grua qe del ne publik me bluze transparente, pa sytiena, ekspozon publikisht deshiren e saj seksuale.
Ne nje tjeter anketim ne Ukraine, 2013, 80% e te pyeturve e konsideronin veshjen provokuese si shprehje publike te deshires seksuale te femrës.
Në dekadat e fundit në studime të bëra kudo në botë ka dalë që psikologet, mjeket pikiater, juristët, gjyqyarët dhe studentët e kolegjeve besojnë ne shumicen dermuese që një grua veshja e së cilës zbulon më shumë nga sa duhet, nëse sulmohet, është pjesërisht fajtore për përdhunimin dhe prandaj një pjesë e fajit kalon nga sulmuesi të viktima.
Këto perceptime të publikut kanë impakt edhe në vendime gjyqësore për raste përdhunimi.
Pra veshja e viktimës ka ndikuar, jo vetëm në sulmin nga Predatori, por edhe në lirimin e tij nga prangat nën motivin që viktima ishte e veshur në mënyrë të tille që predatori e kishte menduar prostitutë.
Janë qindra raste kur veshja e çthurur e viktimës është marrë në konsideratë nga gjykatat për të lehtësuar fajin e predatorit. Dhe këto vendime jane pikërisht pjesë e perceptimit dominant të publikut dhe shoqërisë.
Një veshje që konsiderohet “provokative” ngërthen një lidhje komplekse mes kodit të veshjes në një kontekst specifik, stereotipet kulturore dhe sociale për seksualitetin femëror dhe ndërthurrjen e këtyre më qëllimet e personit që vishet në këtë mënyrë.
Veshje që zbulon pjese intime te trupit me transparencen, ngushtesine apo hapjen te gjoksi shihet pergjithësisht nga publiku si një veshje me kontekst të fortë seksual.
Sipas definicioneve te pranuara si terminologji edhe ne gjykata, “provokative” konsiderohet veshja femërore që devijon nga normat e pranueshme të një situate sociale të përcaktuar dhe tenton drejt ekspozimit te pjeseve trupit per krijimin e nje atmosfere seksuale ne vendin e gabuar.
Perceptimi i publikut është gjëja më e rëndsishme në këto rast. Mos te harrojme qe edhe Predatori eshte pjese e publikut dhe ka te njejtin perceptim.
Është vetë viktima që duhet të mbrojë veten duke e bërë vetën sa më pak të sulmueshme.
Sipas vendit edhe kuvendi. Nëse je me bikini në një plazh sigurisht veshja jote nuk provokon. Por nëse ti shkon me bikini në një bar natyrisht veshja jote do tërheqë, jo vetëm veshtrime të natyrshme meshkujsh, por edhe epshe të natyrshme përdhunuesish të mundshëm.
Se vërtet vajza është veshur në atë mënyrë për qejf të vet dhe aspak për të joshur seksualitetin e shfrenuar te ndokujt, por vallë e di Predatori këtë gjë?
Vajzat e reja dhe grate e ardhshme duhet te kuptojne se jane vete ato qe mund te shmangin nje perdhunim.
Mjafton te mos gjenden ne kohen e gabuar dhe mbi te gjitha, me veshjen e gabuar, ne vendin e gabuar.
Heren e fundit qe isha ne Shqiperi, nje miku im kanadez qe ndodhej atje per here te pare, duke pare ne 8 te mengjesit rruget e mbushura me vajza te lyera rendshem dhe te veshura pothuajse zhveshur, me tha i habitur “Hera e pare qe shikoj prostituta qe fillojne pune qe ne pike te mengjesit!”
"Nuk jane prostituta", i thashe.
“Po cfare jane?”, me pyeti.
“Vajza te zakonshme”, iu pergjigja.
“Mire qe me the,se isha gati te merrja tani ndonjeren ne hotel”, e mbylli biseden miku i huaj.
Artan Gjyzel Hasani