Serioziteti

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Po e hap kete teme duke u nisur nga eksperienca ime personale. Ve re qe ne menyre te pakuptimte masa ne botekuptimin e saj quan serioz nje person te vrenjtur, nje person qe s'para buzeqesh, qe ka qendrime te prera dhe te ngurta.

Une ne botekuptimin tim, fjalen serioz ia bashkangjis personave qe mbajne qendrim te caktuar sipas momentit apo rrethanes se caktuar. Qeshin dhe argetohen kur situata eshte per te qeshur dhe mbajne qendrim te denje ne situata te pakendshme.

Shkurt, serioz per mua, vetem nje person i vrenjtur nuk mund te quhet i tille.

Po per ju, c'nenkupton serioziteti ne vetvete ???
 
Serioz eshte personi i cili ne momente ku duhet serioziteti nuk caraveshet. Eshte ai person qe eshte serioz atehere kur duhet, e qesh atehere kur duhet. (pak a shume si puna ime :p lol)
 
Nje person qe di te sillet ndaj situatave dhe personave te ndryshem ne menyren e duhur !! Nje person qe di ti "pershtatet" seriozisht asaj qe ben dhe thote qofte kjo situate komike ose teper serioze !! Ate qe di te pranohet "seriozisht" kur qesh apo qan; ate qe di te jete perhere korrekt ne kufijte e tij, ne ate qe mendon dhe vepron !!!
 
E ke then vet pak a shume se kush quhet njeri serioz,ai lloj grupi qe masa i quan serioz nuk quhen ashtu por njerez te zymte qe dhe nje shaka nuk e pranojne.

dmth me pak fjale...sipas meje njeri serioz eshte ai qe di dhe te sillet serioz di dhe te bej shaka.
 
Na i hapni temat por na leni dhe ne te pergjigjemi...S'kam ç'ti shtoj mendimit tend.

Ka edhe nga ato tema qe mundohen me ane te menyren se ndertimit te tyre qe ti paraprijne dhe ti ndikojne mendimet e te tjereve, quaje thjesht sensibilizim dhe zgjim.
 
Ndikon edhe pamja e jashtme,pershtypjet e para per dike qe rri i ngrysur,apo dike qe e shohim me kostum menjeher na krijohet pershtypja qe esht njeri serioz.
 
serioz........cdo gje e merr seriozisht,edhe atyre gjerave me te voglave,u kushton shume rendesi!
 
serioz dhe karagjoz ne momente respektive.
 
O njerez mos e merni kaq seriozisht jeten asnjeri nuk doli gjalle nga ajo :D

Me momente serioz me momente klloun me momente normal :D
 
Po e hap kete teme duke u nisur nga eksperienca ime personale. Ve re qe ne menyre te pakuptimte masa ne botekuptimin e saj quan serioz nje person te vrenjtur, nje person qe s'para buzeqesh, qe ka qendrime te prera dhe te ngurta.

Une ne botekuptimin tim, fjalen serioz ia bashkangjis personave qe mbajne qendrim te caktuar sipas momentit apo rrethanes se caktuar. Qeshin dhe argetohen kur situata eshte per te qeshur dhe mbajne qendrim te denje ne situata te pakendshme.

Shkurt, serioz per mua, vetem nje person i vrenjtur nuk mund te quhet i tille.

Po per ju, c'nenkupton serioziteti ne vetvete ???
Serioz....Kur lexojme kte fjale ose kur e degjojme me sakte pernjehere na vjen si perfytyrim nje burre apo djale i kollarisur apo nje grua me nerva...
Serioz per mendimin tim jane ata qe dine te jetojne jeten pa shkelur mbi veten e tyre e qe ne cdo moment japin gjykime te drejta..:)
 
serioziteti eshte pikerisht qendrimi qe mban nje person i caktuar ne nje rrethane te caktuar dhe jo gjate gjithe kohes ,,, eshte dicka shume e mire por nuk duhet egzagjeruar se njerez jemi kemi nevoje per nje buzeqeshje apo tja fusim naiher kot ..ti marrim gjerat ndonjehre ashtu si na e thote truri pa perdorur gjithmone seriozitetin ... megjithate nje njeri me dy pare tru duhet ta dije se kur eshte e nevojshme te jesh serioz dhe kur jo
 
Nuk e dija qe nje kostum te jep seriozitet .....
 
Te pershendes Nostra..

Serioz eshte fakt qe njerezimi e marin ate tipin qe vesh kollare edhe qe rrin thuajse ju kan mbyyte familja ne lufte...
Mendimi im serioziteti eshte diqka tjeter ...
Me seriozitet kuptoj si diqka qe eshte besnike eshte reale nuk leviz nga fjala edhe dikush qe qendron prapa veprimeve te veta...
 
Tek serioziteti mund te hyjne shume virtyte, serioziteti humbet , duke folur shume , duke folur vend e pa vend , duke qeshur kur te gjithe flasim seriozisht , duke treguar muhabete familjare, ne nje ambjent shoqeror, duke u marre me thashetheme , Tani pamja e jashtme nuk besoj qe eshte edhe aq domenthnse edhe pse per shume njerez mund te kete nje fare efekti , duke perballuar dy persona , nje me 4 vathe neper veshe dhe hund , dhe me floke me 5 lloj ngjyrash , kundra nje personi te veshur klasik . pak a shume ne momentin e pare te ben nje fare efekti. por gjithsesi sic thote populli mos i shif gunen por shifi punen.
 

Shkurt, serioz per mua, vetem nje person i vrenjtur nuk mund te quhet i tille.

Po per ju, c'nenkupton serioziteti ne vetvete ???



a ke degjuar kur thone : nuk i qesh fytyra kurre . Atehere cfare i bie te jete nje fytyre vrenjtur qe nuk buzeqesh shpesh ? lol

Po serioz serioz ne aparence . Ty psh ate pershtypje te le fillimisht nje fytyre e tille .
 
Serioziteti ne vetvehte eshte i nevojshem

Me pelqen tema ...

Me aparencen e nje personi nuk mund te nenkuptojme direkt seriozitet,ndoshta ne brendesi te tij, nje person qe duket serioz nga jashte ,eshte nje person shume i gjalle ,i qeshur dhe i shoqerueshem dhe serioz aty ku duhet.

Mendoj qe serioz duhet te jesh kur je duke biseduar per nje problem serioz,apo je ne nje situate serioze ku vertet duhet te mbash nje qendrim te tille.

Nuk me pelqen serioziteti i tepert ne familje ,ne shoqeri dhe ne lidhjen ne cift sidomos.
Pra duhet te kete me teper dashuri dhe buzeqeshje te kesh nje fytyre te qeshur te lumtur.
Diku ku duhet te jesh ne te shumten e rasteve serioz eshte ambjenti i punes dhe me koleget e punes por te mos harrosh te besh dhe shaka here pas here,ngrohet situata,ambjenti behet me i dashur.
 
Njeri serioz i them dikujt qe ne cdo moment ka sjellje te matur
 
Po e hap kete teme duke u nisur nga eksperienca ime personale. Ve re qe ne menyre te pakuptimte masa ne botekuptimin e saj quan serioz nje person te vrenjtur, nje person qe s'para buzeqesh, qe ka qendrime te prera dhe te ngurta.

Une ne botekuptimin tim, fjalen serioz ia bashkangjis personave qe mbajne qendrim te caktuar sipas momentit apo rrethanes se caktuar. Qeshin dhe argetohen kur situata eshte per te qeshur dhe mbajne qendrim te denje ne situata te pakendshme.

Shkurt, serioz per mua, vetem nje person i vrenjtur nuk mund te quhet i tille.

Po per ju, c'nenkupton serioziteti ne vetvete ???
-Keta persona i quaj "te hidhur".(nuk jane tipi im).
-Konfrmoj kete frazen e dyte.Njeriu duhet ti pershtatet situates se momentit.
-Me serjozitet kuptoj korrektsine e nje personi,dhe jo gjendjen e ti shpirterore.
 
Personat e vrenjtur une nuk i quaj serioz, por si femij i kisha frik ato njerze.. Ndersa serioz eshte krejt dicka tjeter.. nje njeri qe fol si duhet, fol kur duhet dhe degjon kur duhet.. nuk tallet pa lidhje, i kupton te tjeret, dhe mund te bisedosh me te per cfardo halli..nje njeri i kuptueshem...
 
Për mua një person serioz është ai që sillet duke ndjekur zemrën dhe mendjen e tij, duke mbajtur fjalën e tij pa cënuar tjetirn. ثshtë ai/ajo që di të marrë përgjegjësitë e tij, që të di të thotë "kam gabuar" dhe të ndryshojë ide me thjeshtësi. Personat seriozë nuk shqetësohen nëse kanë kuptim apo nëse janë. Janë sepse këtë ja thotë mendja dhe zemra. Ti japësh një kuptim sjelljeve do të thotë të shqetësohesh nga gjykimi i të tjerëve, dhe personat seriozë veprojnë me gjykim pa pasur nevojën nësë të tjerët i thonë " bëre mirë" ose " gabove". Kush e bën është jo shumë serioz. Gjithashtu serioz për mua është personi që di të kapë momentet e humorit, e shakasë, që çdramatizon duke qeshur me veten para se ta bëjnë të tjerët.

Ndërsa kush nuk qesh, sipas mendimit tim modest jo vetëm smund të quhet persion serioz, por mund të jetë edhe i rrezikshëm ose të paktën jo i besueshëm. Sepse një person që nuk manifeston gëzimin, humorin në mënyrë spontane nëpërmjet buzëqeshjes, është e vështirë që të manifestoj edhe emocionet e tjera në të njëjtën mënyrë të sinqertë.


Një person që nuk qesh, ështe thjesht një person që do plaket shpejt!!!:D :lol:
 
Serioz nuk do te thot vetem qe nuk qesh ne shum raste
Serioz eshte edhe kur ka nje pun per ta kryer e ben deri ne fund jo ta le anash ....
dmth ai qe nuk eshte serioz i le te gjitha ne gjysme ose te pa kryera jo vetem buzqeshja hyn ne seriozitet :)
 
Ndikon edhe pamja e jashtme,pershtypjet e para per dike qe rri i ngrysur,apo dike qe e shohim me kostum menjeher na krijohet pershtypja qe esht njeri serioz.
Njeri serioz eshte ai qe qendron serioz kudo dhe jo seriozitet i llustruar pao seriozitet quan ate qe vesh nje kemishe te bardhe?AJO ESHTE MODE!!!
 
personi i vrenjtur nuk duhet te jet serioz..aspak..
njof shume njerez te cilet e kane qendrimin te tille...por nuk jane te tille...thjeshte e kane ate imazh te rende...
njeriu serioz nuk e luan fjalen...dhe qesh/heshte atehere kur eshte koha per te qeshur/heshtur!
 
Serjoziteti eshte nje qendrim i sjellshem dhe i sakte ne situata te ndryshme. Shume individe nuk bejne dallimin midis personave te "serte" dhe "serjoze"..Kjo ndoshta ndodh nga rrenja e perbashket e dy fjaleve, megjithate, tipari i dyte eshte tipik i njerezve me karakteristika pozitive.
Personat serjoze shpesh jane me te cilter dhe te edukuar se ata te "sertet".
 
Titulli: Serioziteti

Me sakte njihet si karakter/personalitet serioz/e ,

Personalisht me pelqejne tipat serioze pasi mundem ti kuptoj dhe njoh me qarte :)
 
Njerezit qe rrijne me fytyre te ngrysur e te verenjtur nuk jan serioze,ato jan njerez shume komik.
Njerez serioz jan njerezit qe nuk ta japin pershtypjen.
Njeri serioz eshte dikush qe nuk pranon shaka dhe nuk ben shaka me asnje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top