CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

27 raste t'reja ne Prishtine
 
Kujdesu Lover, kohe tvshtira ka ne prill.

Po duhet veton, edhe pse pos nshitore kur po dal me ble diqka diqka, nejse edhe ka 1 kafe ntzezen e gjejsha lol
Po, mir o mu rujt ma shume
 
50 cent edhe 1 euro, do qe e shitshin tmadhen 1, e shitshin kah 50 ntaza tpllastikes. E do pisa espreson 1 euro. Po i lajmroi dikush spo i qelin ma. Sot o dita e dyt qe skam pi veq, se cdo dit kah 50 cent e merrsha njo ngat qisajde
 
Eu Corone qe na bere naten dite.
 
SHTATËDHJETË E NËNTË RASTE ME COVID-19!

Sot më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS CoV-2 pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tridhjetë e pesë (35) prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë (12) raste, Greme tetë (8) raste, Mirash shtatë (7) raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy (2) raste, Neredime një (1) rast dhe Manastirc një (1) rast), gjashtëmbëdhjetë (16) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit dhjetë (10) Prizren dhe gjashtë (6) Skorobisht, Han të Elezit gjashtë (6) raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër (4) raste, Pozharan dy (2) raste, nga komuna e Gjilanit tri (3) raste (sipas vendbanimit dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy (2) raste (sipas vendbanimit: Malishevë një (1) rast dhe Banjë një (1) rast), nga komuna e Vushtrrisë dy (2) raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një (1) rast dhe Pestovë një (1) rast, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.

Sot më 12 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e nëntë (59).

Nga data 08 shkurt deri më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e dy (362) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.795 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 12.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 29.042 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 6.976, Vërmicë 8.671, Jarinje 2.521, Dheu i Bardhë 1.339, Hani i Elezit 5.673, Kullë 1.814, Qafë Morinë 47, Bërnjak 728, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 12 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.838.297 raste të COVID-19 dhe 113.329 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!
 
Tmerr?
Patamendo vetem nje i sheruar sot e79te infektuar..

shqiperi sot nr i te sheruarve ishte me i madhe se i prekurve me virus.

shyqyr o zot?
 
Si ka mundesi Kosova mbas 3 javesh kaq shume raste ne nje dite? ?

Hajde degjo Thaçin tani kur t'thote qe u thashe qe duhej gjendja e jashtazakonshme ?‍♂️
Eshte koha e pikut. Shqiperia e ka kaluar, ne jemi ne maje tash.
 
Si ka mundesi Kosova mbas 3 javesh kaq shume raste ne nje dite? ?

Hajde degjo Thaçin tani kur t'thote qe u thashe qe duhej gjendja e jashtazakonshme ?‍♂️
Kjo jav veq ne rritje ishte ne kosov..


Paramendon kur thoshin se me ngritje te temperatures iken virusi?‍♀️Ktu veq ne rritje eshte??
 
Kjo jav veq ne rritje ishte ne kosov..


Paramendon kur thoshin se me ngritje te temperatures iken virusi?‍♀️Ktu veq ne rritje eshte??

Spo merret vesh.
Por me kto numra global veshtire ta zhduke rritja temperatures, edhe nese e zhduk diku ne ndonje cep te globit do kete stine dimri dhe ja ku rikthehet serish per krishlindje.
 
Spo merret vesh.
Por me kto numra global veshtire ta zhduke rritja temperatures, edhe nese e zhduk diku ne ndonje cep te globit do kete stine dimri dhe ja ku rikthehet serish per krishlindje.
Po pra..frika eshte tani se ku do rri virusi deri ne vjesht.
nje her than kto 2jave jan te rendesishme kujdes ne max..tash edhe tre jav tjera?‍♀️Cfar pastaj se do largohet !!!jooo se besoi hiq..
JAnari shkurti ne panik ..po meqe ishte ne kin,hajt se larg.po tani??
 
Nfakt dhe ktu tek un me erdhen ca informata nga doktorret e spitalit qe keto lloj simptomash kan qen ne gjysmen e janarit mirpo se dinin qa ilaqi te vendosnin n perdorim njesoj me covidin kan qen
Sikur te del dikush te thot..se ata se e kalun gripin nga janari me nuk do ken grip..se dhe ai ishte shumm po shum i veshtri per tu sheru..dhe ai zgjati 1muaj te disa e te disa tre jav.
 
Sikur te del dikush te thot..se ata se e kalun gripin nga janari me nuk do ken grip..se dhe ai ishte shumm po shum i veshtri per tu sheru..dhe ai zgjati 1muaj te disa e te disa tre jav.
Po pra ate po them dhe un se pse ktu tek un dhe disa te tjer me kan than qe kan pas kshu problemesh nga janari .kur ktu asnje radt nuk ka dal deri tashi . 0 raste por ishallah kalon sa me shpejt se na stresoi sa per 10 vite tjera ?‍♂️?‍♂️?‍♂️
 
Kufizim nga data 15, 24 ore. Lejohen vetem 90 min levizje.

Kosove
 
Tek une jam mbyll nga 1 muaj e nr e te infektuareve rriten cdo dite +20....
 
Filipçe: “Stop Korona” do të lehtësojë punën e epidemiologëve

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas prezantimit të aplikacionit “Stop Korona” për monitorimin e kontakteve të personave të infektuar me Covid-19 theksoi se ky aplikacion do ta lehtësojë punën e epidemiologëve.
“Aplikacioni do të lehtësojë punën e epidemiologëve në konfirmimin e kontakteve primare dhe sekondare të personave të infektuar. Ne jemi në fazë ku presim pikun e të sëmurëve, fazë ku identifikojmë të sëmurë aktiv dhe kontaktet e tyre i vendosim në izolim. Kjo është një prej mënyrave për të parandaluar sëmundjen, kurse ky aplikacion do të lehtësojë punën e epidemiologëve sepse do në një mënyrë do të zëvendësojë pyetësorin e epidemiologëve”-pohoi Filipçe.
Aplikacioni “Stop Korona” mund të shkarkohet për platformat IOS dhe Android ndërsa është zhvilluar nga një kompani private në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.


Interesante!
 
Sa fola me nje mik qe jeton ne USA, me tha qe kane vdek shume shqiptar nga virusi dhe kane ngel neper morgje ne pritje per tu varros ?.

Nderkohe Trump vendosi qe te nderprese financimet per OBSH duke i ka akuzuar per paaftesi.
Botes nuk ju tregua rreziku real i ktij virusi dhe deri para 1 muaj refuzohej te shpallej si pandemi. Me pak fjale OBSH ka bere zedhensen e Kines nderkohe financimet me te medhaja te ksaj organizate i derdh Amerika.

Bravo Trump.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top