Dhjetëra mijëra qytetarë i thonë jo planit gjashtëpikësh

TruLLajKaa

Shqiptare
Dhjetëra mijëra qytetarë nga të katër anët e Kosovës i kanë thënë jo planit 6 pikësh të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, në një demonstratë të organizuar të mërkurën në Prishtinë nga dhjetëra organizata dhe lëvizje të ndryshme joqeveritare.


Nën moton “Demonstro për Kosovën sovrane dhe të pavarur dhe kundër 6 pikave!”, demonstruesit kanë përshkruar një rrugë prej Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në shenjë reflektimi për vetëdijen e popullit, deri te Kuvendi i Kosovës që tregon institucionet legjitime të vendit, për t’u ndalur në fund te ndërtesa e UNMIK-ut, ku organizuesit e kësaj demonstrate, në këto momente, pritet t’i mbajnë fjalimet e tyre.
Demonstruesit do të përshkojnë trajektoren në formë të shkronjës S, që simbolizon sovranitetin e Kosovës.


Për këtë demonstratë janë bashkuar Lëvizja Vetëvendosje!, اohu, Thirrjet e Nënave, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, Rrjeti Rinor i Kosovës, Aksioni Qytetar FOL'08, CBM-Mitrovicë, Iniciativa për Progres dhe shumë organizata të tjera.
Protesta vjen në kohën kur Prishtina zyrtare gjendet nën presion diplomatik për të pranuar planin 6 pikësh të kreut të OKB-së, Ban Ki-Moon për vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Plani është hedhur poshtë nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, të cilët kanë mbetur të hapur për bisedime, pas paraqitjes së dokumentit të tyre prej katër pikash. /Telegrafi/
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ado
Te gjithe duhet te dalin, nga te vegjel e femije...

Shume bukur ky manifestim.
 
qe edhe qeto 3 foto :D
 

Attachments

  • f.1119131028319_m.jpg
    f.1119131028319_m.jpg
    43.6 KB · Shikime: 31
  • sh.jpg
    sh.jpg
    59.6 KB · Shikime: 35
  • shq.jpg
    shq.jpg
    56.7 KB · Shikime: 36
Ju lumte.

P.s. Keshtu behem demostratat,marshim e pa qene e nevojshme te shkaterrosh apo te besh ngaterresa.
 
Ju lumte.

P.s. Keshtu behem demostratat,marshim e pa qene e nevojshme te shkaterrosh apo te besh ngaterresa.

pajtohem plotesisht me ty...protesta ka shkuar ne menyre te qete, pa te lenduar dhe pa shkaterrime :D
 
Me pelqen shume menyra e demostrates!
 
Me pelqeu parolla:

S'BAN
S'KI
S'MON
Qe ngerthente ne vete emrin e perfaqesuesit te OKB-se, me nje S( PERPARA ME APOSTROFE). Shume domethenese. :dance::dance::dance:
 
Me pelqeu parolla:

S'BAN
S'KI
S'MON
Qe ngerthente ne vete emrin e perfaqesuesit te OKB-se, me nje S( PERPARA ME APOSTROFE). Shume domethenese. :dance::dance::dance:

Ver8 shume e goditur. Edhe njehere shqipet e tregojne superioritetin e tyre me ane te krijimtarise. Shume e bukur ! :)
 
Ne kete proteste populli shqiptar i Kosoves i ka futur nje shpulle te madhe surratit te europes dhe S'Ban S'ki S'Mun kur eshte perfaqesuar vetem me nje flamur, me ate kuq e zi
Vec parrulles e ka kuptuar europa qe ne Kosove s'ka ndryshuar asgje . Nga njeri regjim ( ai Serb ) eshte kaluar ne nje tjeter regjim me te keq akoma ne ate regjim burokratik ku Kosoves si lihet asnje pergjegjsi per te mbajtur per vete

Bravo !
Ta dine qe ne17 Shkurt eshte bere nje vrime ne uje ne Kosove dhe Albin Kurti ka pas shume te drejte qe atyre qe thane BAC U KRY ! u eshte pergjigj me
BAC TE KANE GENJY !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top