Prish martesën për shkak të vjehrrës

braziljania

Anëtar i Nderuar
Një italian ka arritur të realizojë prishjen e martesës duke arsyetuar kërkesën e tij me atë se vjehrra e tij “po i fuste hundët gjithkah”, ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Mashkulli 36-vjeçar i ka sqaruar para gjyqit se para lidhjes së martesës, në vitin 1998, kishte nënshkruar një marrëveshje me gruan e tij në të cilën thuhej se nëna e saj nuk duhet të përzihet në vendimet e çiftit bashkëshortor.

Sipas tij, ajo kontratë nuk është respektuar pasi që vjehrra gjoja është përzier tepër shpesh në jetën e tyre martesore.

Gjykata italiane ka miratuar shkurorëzimin e tij nga gruaja.


spekter*
 
ne itali qenka lajme i vecante ndersa ne shqiperi eshte normale
 
me te ra vjerra lapazone ska gjo ma te keqe
 
pse priste me shume ky tipi martese me marveshje smartohem KURREEEEEEEE
 
hahahahahahhahahaha bravo goxha pretekst per ndarje :p
 
Mir ja ka bo, vecchia baldraka kjo vjerra, ishalla sna bje vjerra kshu se kom me e heq qafe :D
 
Një italian ka arritur të realizojë prishjen e martesës duke arsyetuar kërkesën e tij me atë se vjehrra e tij “po i fuste hundët gjithkah”, ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Mashkulli 36-vjeçar i ka sqaruar para gjyqit se para lidhjes së martesës, në vitin 1998, kishte nënshkruar një marrëveshje me gruan e tij në të cilën thuhej se nëna e saj nuk duhet të përzihet në vendimet e çiftit bashkëshortor.

Sipas tij, ajo kontratë nuk është respektuar pasi që vjehrra gjoja është përzier tepër shpesh në jetën e tyre martesore.

Gjykata italiane ka miratuar shkurorëzimin e tij nga gruaja.


spekter*


po na plasi ne , se shef . :eek:hh:
 
epo mire te pakten e ka ndare gjykata se po te ishte ne shqiperi e kishte ngaren sepaten.
 
Shumica e qiftave ndahen per shkak te vjehrrave :D se sju rrin atyre goja rehat :p
 
nuk eshte kuriozitet por realitet qe ndodhe perdite..............
 
po pse "kuriozitet" ?!
Sikur nuk ndodhin perdite keto gjera !!

Kuriozitet ma do mendja eshte sepse arsyet per divorc zakonisht jane:

1. Tradhetia nga burri ose gruaja
2. Sjellje e paarsyeshme (e tepruar) nga burri ose gruaja
3. Braktisje e familjes per minimumi 2 vjet
4. Dy vjet te jene te ndare, nese pranohet divorci nga te dyja palet
5. Pese vjet te ndare, nese nuk ka marrveshje per divorcin

Kurioziteti ketu qenka se behet fjale per nje kontrate martesore qe perfshin nje kusht te çuditshem:

se para lidhjes së martesës, në vitin 1998, kishte nënshkruar një marrëveshje me gruan e tij në të cilën thuhej se nëna e saj nuk duhet të përzihet në vendimet e çiftit bashkëshortor.
 
Kto Vjehrrat hiq smujn me nejt Rahat :D
 
Une jam me vjerrre Italiane ,po si kjo ska ,ta kisha kerkuar me shkopin ne te gjithe Italine nuk do ta kisha gjetur ,eshte mami im shoqja ime motra ime ,vetem kte kam ktu sa qe mami im me te vertete behet xheloze ..
Tani si i thone nje nuse e mire bene nje vjerre te mire ,vetem qe une kam nje cik durim me shume qe nuk dija se isha kaq e duruar ,une dua te shkoj gjithmon dakord ,nuk me pelqen egoizmi i njerzve ..kur ju intereson dicka nuses vjerra eshte e mire ,kur e shikon qe nuk ka ti japi nuk eshte e mire ...mua as me jep e as i jap po cdo gje ne vendin e saj nje respekt reciprok ,dhe e dukate ,per mua jane njelloj si prindrit e mi ,perkundrazi akoma me shume sepse une jam gjithmone me ta ...
 
te martohem me kontrat???? po pse dhe per ta bere nuk duhet te kaloj numrin se prishet kontrata dhe ndahem???? tani cdo familje i ka te tilla ferkimesh, dhe jo ne itali por dhe ne shqiperi kemi degjuar shum si keto rastesh.
 
hahahahhaha cfare behet andej.Gjithsesi si preteks koti me duket me u nda.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top