Aliu dhe Ban Ki-mooni

Ado

FISEBILIL-LAH
Ramadan Ilazi

Ali Kadriu jeton në Mitrovicë dhe ka refuzuar një ofertë prej 1.200.000 euro nga ana e shtetit serb për blerjen e shtëpisë, duke kundërshtuar në këtë mënyrë projektet e spastrimit etnik të Mitrovicës veriore nga shqiptarët. Z. Kadriu u pengua nga UNMIK-u që të ushtrojë të drejtën e tij burimore dhe elementare, atë të pronës, duke mos e lejuar atë që të meremetojë shtëpinë e tij në mënyrë që të rikthehet atje për të jetuar.

Nuk mund të paramendoj se çfarë do t’i bëhej Kosovës nëse kjo që i ngjau z.Kadriu do ti ngjante një serbi!? Sigurisht, Këshilli i Sigurimit do të debatonte në ditët në vijim për rastin në fjalë dhe ne do të cilësoheshim me epitetet të ndryshme që do ta identifikonin vullnetin tonë të keq për bashkëjetesën me serbët, madje edhe përkundër faktit se pranuam Planin Ahtissari, një dokument, i cili ka detyruar Kosovën të futet në koncesione të dhembshme.

Në anën tjetër Ban Ki-moon është Sekretar i Kombeve të Bashkuara, një organizatë kjo e cila ka për obligim që të përparojë integrimin e shoqërive, duke zhvilluar dialog ndërmjet shteteve. Përfaqësuesi i këtyre parimeve, z. Ban, krejtësisht në kundërshtim të këtyre vlerave propozon ndarje të Kosovës në vend të integrimeve.

Letra z.Ban, ose siç po njihet Plani 6 Pikësh, do të legjitimonte të gjitha veprimet aktuale të shtetit serb në veri të vendit dhe gjetiu për të krijuar minishtete përbrenda Kosovës. Propozimi i z.Ban Ki-moon, në këtë mënyrë njeh këtë realitet degradues për të drejtat e njeriut, duke ofruar një projekt zhbërës të sukseseve dhe arritjeve në fushën e integrimeve në Kosovë.

Kosova, e cila erdhi në ditën e shpalljes së “mëvetësisë” së saj pas shumë kompromiseve, tani po sfidohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Përgjatë tërë procesit të negociatave me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkësia ndërkombëtare, ne ishim më kooperuesit dhe më përkrahësit ndaj propozimeve ndërkombëtare, megjithëse përfaqësuesit tanë ballafaqoheshin me përfaqësuesit e një shteti që ka bërë spastrim etnik e gjenocid në Kosovë.

Kjo afërsi e jona me ndërkombëtarët u shpërblye me një goditje shumë të rëndë jo vetëm ndaj liderëve kosovarë, por mbi të gjitha ndaj qytetareve të vendit, të cilët shumica prej tyre në shtëpitë e veta krahas flamurit kosovar dhe kombëtar, kanë edhe flamujt e SHBA-s dhe Bashkimit Evropian.

Kuvendi i republikës së Kosovës duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë që i takon për të kundërshtuar planin në fjalë dhe për të shpallur zgjedhje të lira për në Qershor të vitit 2009. Në këto zgjedhje, atëherë do të duhej të garonin jo më me premtime për punë e për rrymë, por do të duhej të garonin dy ideologji; ajo për Kosovën ekzistuese si dhe në anën tjetër ajo për bashkim kombëtar.

Këto do të ishin dy ofertat e imponuara për elektoratin në Kosovë. Këto oferta do të prodhonin dy blloqe; në njërën anë partitë politike që do të ofertonin me Kosovën e fragmentarizuar dhe organizimet në formë lëvizjeje siç janë “Vetëvendosja” dhe Lëvizja për Bashkim. Kjo do të ishte një situatë e re, gjithashtu me shumë të panjohura dhe në dëm të ideve për një shoqëri të hapur, për të cilën bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë. Do të duhej të bënim çmos që Aliu të mbetet me shtëpi në Mitrovicë e jo të zhvendoset në Tiranë.
 
Ali Kadriu refuzon 10 mijë eurot e kryeministrit Thaçi
Ali Kadriu nga Suhadolli i Mitrovicës, ka vendosur që të mos e pranojë shumën prej 10 mijë eurosh, të ofruara një ditë më herët nga kryeministri Hashim Thaçi.

Kadriu në vend të parave ka kërkuar siguri për të ndërtuar dhe qëndruar në dy shtëpitë e tij në veri të Mitrovicës.

Në një takim me gazetarët, të dielën në Prishtinë, Kadriu ka thënë se do të nisë meremetimin e shtëpive që të hënën, pavarësisht rrezikut.

Meremetimi i shtëpisë së Ali Kadriut, është kthyer në një problem politik, që kur serbët dhe shqiptarët ishin përleshur ndërmjet vete ditën kur Kadriu ka nisur meremetimin e kësaj shtëpie. /ktv/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top