sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
“Mashkulli shtatzënë” sërish shtatzënë!
Thomas Beatie, mashkulli trans-gjinor i cili edhe përkundër ndryshimit të gjinisë ka mbajtur organet riprodhuese, pas lindjes së parë të suksesshme, me gruan e tij Nancy është duke pritur të lind fëmijën e dytë.
Shtatzënia e parë e Thomas Beatiet me muaj të tërë ka mbushur faqet e gazetave dhe ka zgjuar kureshtjen e publikut. Ky mashkull i cili dikur ka qenë femër ka mbajtur mitrën dhe vezoret, e pasi që gruaja e tij nuk ka mundur të mbetet shtatzënë, atëherë ky e ka bërë atë.
Pas lindjes së mundimshme dhe 40 orëve të dhimbjeve, Thomas në muajin gusht ka lindur vajzën e shëndetshme dhe tani sërish është shtatzënë.
Intervistën e madhe me të e ka bërë gazetarja Barbara Walters për rrjetin televiziv ABC, gjatë së cilës Thomas e ka bërë publik lajmin e gëzueshëm.
''E kam shikuar mirë dhe e kam pyetur: 'A jeni sërish shtatzënë?''', ka përfolur Walters pjesët e intervistës së saj e cila do të shfaqet në kuadër të emisionit special What Is a Man, What Is a Woman? me emrin Udhëtimi i Mashkullit Shtatzënë.
Telegrafi