Vdes Nexhmije Hoxha, e veja e ish-diktatorit...

Darius

DENY IGNORANCE
Vdes Nexhmije Hoxha, ish-gruaja e diktatorit Enver Hoxha.

36A58518-4588-4738-92BF-F085FE7771DA.png
Ajo lindi në Manastir më 8 shkurt 1921. Nexhmije Hoxha u martua me Enver Hoxhën në janar të vitit 1945. Ata sollën në jetë tre fëmijë.
Ilir Hoxha, i biri i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe e Nexhmije Hoxhës, ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një njoftimi për mediat.

“Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha”, shkruan i biri, Ilir Hoxha.

Nexhmije Hoxha do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa homazhet do të mbahen nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

Jetëshkrimi i Nexhmie Hoxhës sipas Wikipedia:

Nexhmije Hoxha ishte e bija e Tefikut dhe Naxhijes, nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë. Ndoqi me gjysmë burse dhe kreu Institutin Femëror Pedagogjik “Nana Mbretneshë” në kryeqytetin e shtetit shqiptar[1].

Më 10 nëntor 1941 figuron e regjistruar në Federatën Fashiste të Tiranës me nr. 637. Me dekretin ministror të datës 20 dhjetor 1941 të nënshkruar nga zëvendësisht ministri i Arsimit Dhimitër Berati, Xhuglini u emërua mësuese filloreje në Tiranë. Si mësuese u pezullua më 1 dhjetor 1942, ndërsa dekreti i pushimit nga puna doli më 27 mars 1944[2].

Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.

Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror. Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë. Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Ka qenë drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së.

Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

8215AAC9-8361-4FD7-93D4-E69EEBA39C4B.png
36C784B7-0813-44FD-BCF0-42ACF567CEC6.png
661A399D-86C8-4729-B893-84513F1F82B7.png
DE3428C2-8BB3-428B-AD18-9937924E9C8F.png
Panorama.al
 
Ajo historia me 2 mollët që njërën e shanin, tjetrën e lavdëronin dhe kjo që shahej u kalb më shpejt, është budallëk. Ja shiko Nexhmien, një popull i tërë i ka uruar vdekjen gjithë jetën, mirëpo na, deri 99 vjeç si kokrra e mollës, ok edhe si kokrra e kurvës, po që them dmth.


Kur vdiq Enveri, qamë si legena. Tani që vdiq Nexhmia, po qeshim e po gëzojmë. Le ta pranojmë, thjesht urrejmë gjininë femërore.


Bes Mbase.
 
S'ishin budallenj ata ne Rumani qe mbarun pune shpejt e shpejt me jashteqitje si puna e ksaj.
 
E degjova qe dje si lajm por smu duk e nevojshme me e hap si teme.

Fundja ketu ne toke njerezit nuk e denuan per ato krime qe beri, mbase atje ku po shkon drejtesia hyjnore do vihet ne vend per gjithe ata te pafajshem qe kjo dhe te tjere si kjo ju vodhen endrrat rinine dhe jeten.
 
Peng e kam @Marla qe SB e fali kete .... (se nuk dua te ndyj gojen) si nuk i dha ate qe ajo meritonte, pasi enveri ska qene asgje para kesaj!

Historira mbi kete ligesi kam pafund qe me kane treguar, por do veçoja ate te ndihmes kuzhinjeres se viles, tani vazhdon akoma pune te bari i Kryeministrise. Ajo, edhe pse ne moshe te thyer dridhej kur ju kujtonte Nexhmija, ore e minut kerkonte leng karrotash, mire qe mu benin duart gjak tek rentja, sepse nuk kishim shtrydhese, por ma derdhte surratit kur nuk e kisha kulluar mire.... kji ishte nje copez, mos te dalim tek Qemal Stafa e me rradhe...
 
Peng e kam @Marla qe SB e fali kete .... (se nuk dua te ndyj gojen) si nuk i dha ate qe ajo meritonte, pasi enveri ska qene asgje para kesaj!

Historira mbi kete ligesi kam pafund qe me kane treguar, por do veçoja ate te ndihmes kuzhinjeres se viles, tani vazhdon akoma pune te bari i Kryeministrise. Ajo, edhe ne moshe te thyer dridhej kur ju kujtonte Nexhmija, ore e minut kerkonte leng karrotash, mire qe mu benin duart gjak tek rentja, sepse nuk kushin shtrydhese, por ma derdhte surratit kur nuk e kisha kulluar mire.... kji ishte nje copez, mos te dalim tek Qemal Stafa e me rradhe...
Trego,trego ndonje sekret me shume nga rangu i larte ?

Sala e fali se mbase e pasuroi :p
 
Trego,trego ndonje sekret me shume nga rangu i larte ?

Sala e fali se mbase e pasuroi :p
Se po eci me makine ?
Por mund te them qe femijet e kishin braktisur ne Laprake. Kete e kam vertetuar vete, por te degjuar edhe nga djali i saj ne nhe tavoline rastesore. Mendo sa e lige duhet te jesh qe te braktisin femijet!
 
Se po eci me makine ?
Por mund te them qe femijet e kishin braktisur ne Laprake. Kete e kam vertetuar vete, por te degjuar edhe nga djali i saj ne nhe tavoline rastesore. Mendo sa e lige duhet te jesh qe te braktisin femijet!
Ose femijet e lige..?
 
Ndoshta, por e kam te veshtire ta besoj kete, me ate njohje modeste qe kam mbi femijet.
Femijet e diktatoreve te tjere ndryshojne emra ,mbiemra.
Keta mesuan ta shfrytezoninne te benin biznes.
Para lekut nuk u shihka tjetri me sy.
Sepse molla sbie larg nga pema e saj..mendimi im modest.

Se i bie na babai skishin njerzellek..nga mamaja jo..nga dolen keta te miret? :p
 
Femijet e diktatoreve te tjere ndryshojne emra ,mbiemra.
Keta mesuan ta shfrytezoninne te benin biznes.
Para lekut nuk u shihka tjetri me sy.
Sepse molla sbie larg nga pema e saj..mendimi im modest.

Se i bie na babai skishin njerzellek..nga mamaja jo..nga dolen keta te miret? :p


Prap femijet dhe perkrahesit e tyre po udheheqin edhe ne demokraci. Prandaj nuk ecen ky vend sepse i njejti gjak i piset qeveris nga 45 e ketej.
 
Prap femijet dhe perkrahesit e tyre po udheheqin edhe ne demokraci. Prandaj nuk ecen ky vend sepse i njejti gjak i piset qeveris nga 45 e ketej.
Une nuk besoj se kemi pasur shtet te mirefillte ndonjehere.
Populli behet sh dele nga varferia.
Korrupsioni akoma me keq.

Dhe kush ishte perkrahes apo femijet e dine mire se si te manovrojne.
 
Si dhe 1 ligj i tipit kush ka pas lidhje me ate sistem lidhje gjaku familjare apo sherbyer atij sistemi nuk duhet te ishin me ne poste vendimarrese.
Plotesisht dakort, te pakten deri ne tre breze, sikurse e vuri Gjermania pas kapitullimit ne luften e dyte boterore.
 
Une nuk besoj se kemi pasur shtet te mirefillte ndonjehere.
Populli behet sh dele nga varferia.
Korrupsioni akoma me keq.

Dhe kush ishte perkrahes apo femijet e dine mire se si te manovrojne.
Nuk ishte thelbi ke shteti sepse po te ndalemi atje i bie qe jemi popull kot e skemi dit asnjehere te qeverisim. Fundja shprehja populli meriton qeverisjen qe ka ska dale kot.
 
Une nuk besoj se kemi pasur shtet te mirefillte ndonjehere.
Populli behet sh dele nga varferia.
Korrupsioni akoma me keq.

Dhe kush ishte perkrahes apo femijet e dine mire se si te manovrojne.
Te dija tralala, por me dole ? surprize e vertete per mua te lexoj ne kete menyre.
 
Po ce shani kot nexhin?
Ajo vdiq, sa ishte gjalle asnje nga kto niperit mbesat apo ato qe i mbijetuan internimeve dhe vrasjeve nuk mori guximin te hakmerret.
E njejta gje me Enverin, u derdhen lotet si lumenj 2 dite homazhe. Mbas pilafit morem guximin dhe i rrezuam bustin.

Kena i problem t'madh si popull dhe duhet nje analize e thelle te nxjerrim nje perfundim se cfare dreq populli jemi. Une akoma se kam kuptuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top