alfonci
Veri investigatio
Kjo qeveri i ka të gjitha argumentet për të kërkuar një mandat të dytë politik. Majlinda Bregu, ministre e Integrimit dhe anëtare e kryesisë së PD-së, flet në një intervistë për gazetën “Panorama” lidhur me hapjen e PD-së, rikthimin e Cekës si dhe zgjerimin e koalicionit. Lidhur me ratifikimin e MSA-së ajo shpreson që të mbyllet brenda 2008.
Kaluan më shumë se dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së. A ka shans që të gjitha vendet ta ratifikojnë këtë dokument brenda 2008?
Ne shpresojmë që ky proces i ratifikimit të mbyllet brenda këtij viti dhe MSA të hyjë në fuqi në fillim të vitit në vijim. Më tepër se shpresë, për ne ky është kthyer në një proces pune konkret, për të qenë të përgatitur për momentin që MSA do të hyjë në fuqi. Ky proces, ka marrë një vëmendje të madhe në këtë kohë për sa i përket pjesës së lobimit e për mbylljen e ratifikimit. Gjithsesi, ky është një proces që nuk kërkon këtë lloj amplifikimi të vëmendjes, pasi një proces i nisur do mbyllet. Pas momentit të nënshkrimit, sigurisht që do të vijë një ditë që MSA do të hyjë në fuqi. Ajo çka na intereson të gjithëve, besoj edhe opozitës, është që ky proces ratifikimi të mbyllet sa më shpejt, pra që dita kur MSA të hyjë në fuqi të jetë më e afërt.
Cilat do të jenë përfitimet që Shqipëria do të ketë pas kësaj?
Lëvizja e lirë e mallrave, e punonjësve, e shërbimeve dhe e kapitaleve, janë disa prej përfitimeve që do të bëhen prezent kur MSA të hyjë në fuqi e më të ndjeshme për grupe të caktuara të popullsisë. Përsa i përket lëvizjes së lirë të punonjësve do të theksoja nenin 46-të të MSA-së, i cili parashikon që të gjithë të punësuarit ligjërisht në territorin e një shteti anëtar të kenë të drejta të barabarta përsa u përket kushteve të punës, shpërblimit apo shkarkimit nga puna, krahasuar këto me shtetasit e vendit përkatës. Shtetasit shqiptarë do të ketë të drejtën të mbrohen nën këtë pikë para gjykatave kombëtare të shtetit ku jetojnë. Me hyrjen në fuqi të MSA çdo ndërmarrje shqiptare ka të drejtë të regjistrohet si subjekt në çdo vend anëtar. Eliminimi i tarifave doganore, eliminimi i masave diskriminuese nga sistemi nacional i tatimeve, e drejta që produktet shqiptare të lëvizin lirshëm në territorin e BE, mbasi të kenë shlyer detyrimin në një nga pikat doganore të komunitetit… janë të tjera përfitime, pas hyrjes në fuqi të MSA-së. Ndaj dhe sigurisht ky do jetë moment shumë i rëndësishëm për ne.
A ka në fakt një ngecje të procesit të integrimit për aq kohë sa dy vende, Gjermania dhe Greqia, nuk e kanë ratifikuar ende MSA-në. Për Gjermaninë është deklaruar se ka procedura burokratike, po për Greqinë?
Unë nuk e quaj proces të bllokuar. Do të quhej i tillë nëse ne nuk do të kishim arritur të përmbushnim detyrimet kryesore që Shqipërisë i janë vënë përpara. Nëse nuk do të kishim plotësuar rekomandimet e BE-së, atëherë mund t’i kishte lindur çdokujt e drejta të thoshte se ky proces ka ngecur në vend. Në të vërtetë ky proces po ecën, madje me ritme më të shpejta nga sa ishte parashikuar në fillimet e tij. Kjo që po pohoj nuk është propagandë, sepse këtu nuk bëhet fjalë për një llogaritje të thjeshtë numerike te detyrimeve të përmbushura por për reforma cilësore, të cilat e kanë afruar vendin më shumë drejt standardeve evropiane. Gjithsesi, duke respektuar dhe frymën e kriticizmit të ndokujt, askush nuk mund të thotë që Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara në plotësimin e detyrimeve kryesore. Ndonjë kritik mund t’i quante jo bindëse deklaratat tona, vetëm nëse nuk do të mund t’i konfiguronte ato me deklaratat e përfaqësuesve të lartë nga Brukseli, të cilët monitorojnë këtë proces. Shqipëria është vlerësuar nga komisioneri për zgjerimin si një rast surprizë për zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetme, deklarata e nënshkruar në mars nga ministrat e Jashtëm të BE, se Shqipëria është burim frymëzimi për vendet e tjera të rajonit, hapja e negociatave për lehtësimin dhe fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave dëshmojnë rritjen e klimës së besimit ndaj Shqipërisë.
Për t’iu rikthyer edhe njëherë pyetjes. Gjithmonë ka ekzistuar frika se Greqia do të jetë vendi i fundit që do të ratifikojë MSA-në. A ka kontakte me palën greke lidhur me këtë çështje?
Para se t’i përgjigjem kësaj pyetje do të doja të ndalesha pak tek Gjermania. Prej kontakteve që kam pasur me ambasadorin gjerman, jam informuar se ratifikimi i MSA-së prej Gjermanisë do të mbyllet në fillim të vjeshtës. Ndërsa pritet që me senatin francez të përmbyllet edhe nga Franca ky proces, e pastaj edhe nga Greqia. Duke e parë me syrin e vendit fqinj do të donim që Greqia të mos kishte mbetur e fundit. Unë shpresoj që Greqia do ta përmbyllë këtë proces në të njëjtën kohë me Gjermaninë. Gjithsesi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, asnjë problem politik. Ky proces nuk ka kthim prapa. Sikurse jemi të ethshëm që ratifikimi të mbarojë, duhet të jemi të qetë dhe të matur për të kuptuar se, çdo vend ka procedurat e tij parlamentare. Pavarësisht dëshirës sonë për ta përshpejtuar këtë proces, jo çdo gjë varet nga dëshira jonë. Vendimet politike në vende të ndryshme nuk varen gjithmonë nga dëshirat dhe pritshmëria, qofshin këto edhe në nivelin më të lartë.
Kemi hyrë tashmë në një vit elektoral. Kryeministri Berisha ka shpallur muajin qershor si muajin më të mundshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. A është ky kabineti më i mirë i së djathtës që mund të kërkojë edhe një mandat të dytë?
Kjo është maxhoranca më e mirë për t’i ofruar të djathtës mundësinë e një mandati të dytë qeverisës. E thënë ndryshe, kjo është maxhoranca më e mirë për të kërkuar votëbesimin e shqiptarëve, jo thjesht për një mandat të dytë qeverisës, por për votëbesimin për të çuar përpara të gjitha reformat e ndërmarra, për të instaluar më mirë këtë lloj vijueshmërie, që nisi suksesshëm në vitin 2005. A është kjo qeveria më e mirë? Unë do të thosha që kjo është qeveria e rezultateve të arrira. Duke qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të stimuloj në mënyrë individuale punën e çdo kolegu. Në postin e ministrit të Integrimit kam informacionin e duhur për të ditur se deri ku janë të plotësuara detyrimet kryesore, në secilën ministri. Sigurisht që ka gjithmonë mundësi për më mirë, sepse e mira nuk ka fund. Ndaj besoj se kjo qeveri dhe kjo maxhorancë i ka tashmë të gjitha argumentet e mundshëm dhe bindës për të mos pasur frikë, për t’i parë qytetarët në sy e për t’iu kërkuar vazhdimësinë e kësaj kontrate të suksesshme.
Jeni shprehur pro mundësisë së shkrirjes së PD-së me forca të tjera aleate. Konkretisht zoti Pollo ka hedhur idenë e shkrirjes së PDR-së me PD-në, sikurse ka edhe ide për konfederatë. A është kaq i thjeshtë ky bashkim i PDR-së me PD-në, po t’u rikthehemi disa akuzave të ish-liderit të opozitës Berisha, që e ka quajtur Pollon patericë të kryeministrit të asaj kohe, apo PDR-në si përgjegjëse të humbjes së të djathtës në vitin 2001?
Për aq kohë sa besoj se në jetë do të ketë gjithmonë dialektikë të ndryshimit, besoj dhe se ky koncept mund të jetë i aplikueshëm për të gjithë individët e institucionet, madje dhe për sistemet më konservatoret, siç mund të quhet feja. PD-ja ka tre vjet që qeveris me PDR-në, me PR-në e me PDK-në. PD ka bashkëqeverisur gjatë këtyre viteve me formacione politike, që nuk janë konsideruar pjesë e të djathtës. Por pak njerëz dinë ta bëjnë dallimin mes të majtës dhe të djathtës, prishjen e klasikes së djathtë e të majtë. Ky koalicion ka funksionuar. Tonin ia jep ajo forcë politike që ka forcën kryesore brenda saj. Jam e bindur se askënd nuk e gjen asgjë e keqe prej zgjerimit, sikundër jam e bindur 100% për të kundërtën se, nëse një forcë politike synon të vetëdëmtojë veten apo dikë tjetër nuk ka pse të bëjë asnjë përpjekje më shumë, veçse të kërkojë ngushtimin ose konturimin e vënien e një kufiri për ata që duan të jenë brenda partisë apo dhe për ata që kanë qenë historikisht brenda, por në rrethana të caktuara kanë dalë jashtë. Ngushtimi i radhëve e dëmton ndjeshëm një parti e çdolloj grupimi tjetër. Tendencë më e mirë, që mund të sjellë ide të ndryshme pse jo dhe konformizëm pozitiv, sesa zgjerimi s’mund të ketë. Ky proces u provua dhe rezultoi i suksesshëm në 2005. PD-ja nuk pati asnjë dëm në 2005 pse thirri Genc Rulin, të ndjerin Gramoz Pashko apo dhe pse thirri një grup të rinjsh. Ky proces zgjerimi do të jetë një sfidë e re për të djathtën shqiptare, i cili për t’u përmbushur, kërkon sigurisht shmangien e koncepteve të vjetra të përçarjes, ndasisë, intrigës, të cilat janë bërë tashmë prezent në çdo formacion politik. Por njerëzit janë të lodhur nga ndarjet. Intrigat, shpirtvogëlsia janë shprehje emocionale, që i bëjnë dëm vetëm individëve politikë që i mbartin, por kurrsesi një force politike. E rëndësishme është që ky bashkim të jetë funksional, pra të mos jetë vetëm një bashkim mekanik. Personalisht, besoj se ky bashkim duhet të përfshijë dhe parti të konsideruara gjithmonë mbështetëse të PD-së e grupe të caktuara mbështetëse të PD-së, siç janë të persekutuarët për shembull, apo dhe forca të tjera të cilët nuk kanë lidhje historike apo ideale jashtë të djathtës.
Kjo do të thotë se do të ketë një ftesë edhe për zotin Ceka?
Nuk besoj që zoti Ceka ka qenë ndonjëherë i shkëputur krejtësisht nga pjesa e PD-së. Mund të ketë pasur momente të vështira ose, siç mund t’i ndodhin çdo njeriu në faza të ndryshme, momente zhgënjimi nga një grup i caktuar. Por besoj se është “ridashuruar” përsëri me PD-në.
*panorama