
Ne komedin e '69 "amore mio aiutami" e Alberto Sordi, Raffaela qe interpretohet nga Monica Vitti, goditet vazhdimisht nga burri xheloz ne dunat e Saubadia.
"Thuaje qe e do akoma", "Po qe e dua" nderko qe rrihet. Gjak.
Na u desh shum kohe per te arritur ne denoncimin kolektiv te dhunes kunder grave, por me ne fund ja arritem.
Kurse rrefimi mediatik i krimit ska ber asnje hap perpara.
Kronaka e zez qe merret me femicidin, fokuzohet ne menyr morbidale te viktima, pa hyr ne detajet e dinamikes rreth ciftit, dhe merr parasysh vetem nje gjysem: gruan-burrin jo.
Historia mbizoteruese ndan 2 role: gruaja e abuzuar eshte viktima dhe burri eshte agresori. Dhe pik.
Sigurisht qe mashkulli-ujku eshte ekzekutuesi dhe duhet te denohet, por dhe te studjohet me mir.
"Nuk mendoj aspak qe nje burr i dhunshem eshte nje perbindesh ose i cmendur" shpjegon Laura Storti, psikoterapiste ne krye te ekipit "il Cortile", " por jam e bindur qe problemi i dhunes eshte i tiji, jo i gruas. Dhe aty duhet te fokuzohemi."
Kjo qender degjimi per burra te dhunshem lind ne 2010 brenda Shtepise Nderkombetare te Grave.
Pyetja themelore eshte: a eshte e afte psikanaliza te merret me ket siklet te konsiderueshem te civilizimit? Duket se po.
Virusi i dhunes nuk eshte vetem nje siklet nderpersonal por i ka rrenjet ne psikike.
"Kemi rreth 3 vite qe kemi filluar te punojme ne krahun e tret te Rebibbia dhe se fundmi ne Regina Coeli", tregon Storti "nuk riedukojme por degjojme burrat e dhunshem. Fillojne tregimet e tyre duke thene se jan te pafajshem dhe e besojne me te vertet."
Hapi i pare per to eshte te kuptojne qe "dhuna nuk eshte burreri". Dhe nuk eshte as e lejueshme.
Me pas dikush qe e ka kuptuar thellesisht se sa fajtor eshte, ka propozuar nje projekt pas-burgu, nga frika se mund ta riperseris.
Dhuna me baz gjinore eshte si nje vrime e zez qe krijon varesi
Dalja nga ky tunel eshte nje sfid e civilizimit per te gjith njerezimin.
Ne itali, qendrat qe mirepresin burrat e dhunshem jan 44 dhe eshte gjithnje ne rritje nevoja per te qendruar nga ana e ujkut.
Ne kryelist eshte CAM (centro di ascolto uomini maltrattanti)i lindur ne 2009 ne Firence por nderkombetarisht jemi te fundit.
Programet e para anti dhune lindin ne vitet '60-'80: behet fjale per "Emerge" ne Boston dhe "Evolve" ne Winnipeg.
"Sidomos ne fillim degjojme vazhdimisht qe thone: "Po te kishte heshtur, po tme kishte respektuar, po mos te kishte thene ose bere", shpjegon Storti, "por gjithnje e me shume burra te moshes 35-50, pasi reagojne ne menyr te egzagjeruar me lekundje, ulerima kse shtytja e partneres te tyre, tani pyesin veten pse e bejne dhe vijne ketu"
Shtate ose tete vjet me pare nuk ishte kshu sepse ne nje far menyre bertitja ose rrajtja e nje gruaj nuk konsiderohej sjellje devijante por ishte e justifikuar me pretendimin se gruaja ne nje far menyre e meritonte ate -ose e kishte provokuar.
Fjala magjike eshte "provokimi". Sipas nje studimi te Ipsos e realizuar per We World Onlus ne vitin 2017, per nje italjan nga gjashte faji eshte i gruas. Burrat ndihen te provokuar kur partneri fillon te thot jo. Andrea Bernetti, drejtori i CAM i Romes, shpjegon qe kur nje burr ngren dor, e ben sepse ndjen te kercenuar ekzistencen e vet.
Eshte sikur te perceptojne rrezik vdekjeje. Nje agresion fizik. Qe ne vertet nuk ka ndodh kurre. "Marredheniet e dhunshme fillojne kur gruaja perceptohet si nje objekt, dhe eshte rezultat i nje marreveshje ose koluzion te nenkuptuar te ciftit" shton Bernett," burri qe ndjen qe ka humbur autoritetin dhe fuqin, kerkon nje marredhenie qe ka funksionin e komplensimit dhe siguris te saj. Keta gra jane paterica per burra qe nuk din te ecin".
Para fillimit te goditjes dhe shuplakes, kemi te gjitha supozimet: gruaja dehumanizohet, ajo kthehet ne nje objekt per tu goditur.
Kur grate shprehin deshirat dhe nevojat e tyre, magjia prishet. Burri ndihet i tradhtuar, i vanem ne nje qoshe dhe i plagosur ne vdekje.
Kur arrihet ajo pik eshte teper vone.
"Fillimisht vijne tek ne duke na kerkuar te rivendosim gjerat sic ishin me pare; kerkojne qe paterica te kthehet sic ishte. Kur kuptojne se nuk munden, o perpiqen te ndryshojne ose kerkojne nje tjeter paterice.
Si hap te pare, ata mesojne te menaxhojne zemerimin: kur kuptojne se po mbushen, ndalojne te marrin frym dhe e vezhgojne. Sipas psikologeve ky eshte momenti qe fokusi leviz tek to, fillon nje proces i vetedijes dhe kujdesit qe ka te beje me gjith shoqerine.
Biles me shume: ka te beje me nje bote ne te cilen pushteti eshte kryesisht ne duart e burrave ne nje krize te thelle identiteti.
Fundja dhuna cfare eshte?
Nje qendrim i lindur apo nje sjellje e mesuar? Psikoanaliza na tregon se mesohet nga femijeria. Ne nuk jemi kafshe qe zbatojme sjellje instinktive por qenie njerezore qe bejme zgjedhje. Dhe keto zgjedhje mund ti ndryshojme.
Dhunen e njohim qe femije dhe vetem nga vezhgimi.
Roli i femijeve eshte i rendesishem: eshte falas tyre qe baballaret i drejtohen nje procesi korigjyes dhe futen ne nje qender kunder dhunes. Por jo gjithmon ndodh sepse ujku i dhunshem mund te jet nje baba shum i dashur dhe per fat te keq, femijet shohin, e dine dhe heshtin. Emulojne.
Psikologet flasin per dhune perpara femijeve. Ne Itali, nje dosje e divulguar nga Save the Children flet per 427mij te mitur qe kan perjetuar dhune ne familje ne 5 vite.
C'valle do ndodhe me ta?
Keta djem dhe vajza mund te behen burra dhe gra te dhunshem te se nesermes.
Ne kokat e tyre krijojet nje keqkuptim monstruoz: nga njera ane mbrojne nenen e tyre ne menyre obsesive, por nga ana tjeter do te imitojne baballaret e tyre".
"Djemt mesojne se dhuna eshte sjellje e pranueshme dhe ne te njejten kohe burrerore", shpjegon Giorgia Usai, nje psikologe dhe ndermjetese e familjes.
Pra,eshte rreth tyre qe mund te thyhet cikli/zinxhiri i abuzimeve.
Eshte e nevojshme te nderhyjme menjehere per ti mbrojtur dhe per ti hequr shock-un psikologjik.
Ndodh shpesh qe episodet e keqtrajtimit te nenave te mohohen me goj, per tu rishfaqur me kalimin e kohes ne forma te ngryshme.
Per shembull eshte e mundshme qe vajzat qe kan pasur baba te dhunshem, te kerkojne partnere te ngjashem dhe te vuajne nga veprimet e tyre.
Femijet sjan as Kesulkuqja dhe as Hansel e Gretel, por nga perrallat mund te mesojme shume: jane ata qe na hapin syt, duke identifikuar ujkun te maskuar si gjyshe, duke hedhur therrime buke gjat rruges neper pyje. Ata jan viktimat, karremet dhe rruga per te shpetuar.