Une kam Kriminalistiken te prof.SKENDER BEGEJA
Detyra e kriminalistikes sone eshte te ndihmoje policin gjyqsore,prokurorin ,gjykaten,avokatin dhe institucionet kriminalistike ne luften kunder kriminalitetit.
Per realizimin e kesaj detyre ajo perpunon metoda e mjete shkencore per zbulimin ,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale.Kjo detyre percakton objektin dhe sistemin e kriminalistikes ne vendin tone.
Shkenca e kriminalistikes merret me studimin dhe perpunimin ne baze te ligjit penal dhe procedural penal,te metodave e mjeteve teknike,taktike dhe te rekomandimeve metodike per kerkimin,gjetjen,fiksimin,kqyrjen dhe vleresimin e provave me qellim zbulimi,hetimi ,gjykimi dhe parandalimi te veprave penale.
Metodat teknikejane metoda qe perpunohen nga kriminalistika per zbulimin,fiksimin dhe egzaminimin e gjurmve e te sendeve-provave materiale.Keto jane te lidhura ngushte me mjetet teknike.Metodat teknike jane psh. metodat per te zbuluar ne vendin e ngjarjes gjurme te padukshme te duarve,metodat e fiksimit,te marrjes,te ruajtjes dhe te egzaminimit te tyre.Me mjete teknike ne kriminalistik kuptohen aparate te ndryshme,materiale e pajisje,te cilat perdoren per zbulimin,fiksimin dhe egzaminimin e gjurmve e te sendeve-provave materiale(te dukshme apo te padukshme)
Metodat taktike-jane metoda qe perpunohen nga kriminalistika per organizimin,planifikimin dhe rritjen e efektivitetit te veprimeve te ndryshme hetimore,gjyqsore ne zbulimin ,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale si psh..kqyrja e vendit te ngjarjes,pyetja e deshmitarve,kontrolli,seksuestrimi etj.
Rekomandimet metodike te hetimit te gjykimit jane metoda qe perpunohen nga kriminalistika per zbulimin,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale konkrete te se njejtes kategori psh..metodat e hetimit te vjedhjes,te vrasjes,te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor eetj.
Keto tre metoda ndihmojn kriminalistiken per te hetuar e gjykuar ne menyre te plote,te gjithanshme dhe te shpejte rrethanat e vepres penale,per te kerkuar fajtorin dhe provat qe e ngarkojne ose e shfajesojn ate.
PARIMET E KRIMINALISTIKES
Kriminalistika udhehiqet nga keto parime:
1.Parimi i zhvillimit te panderprere te kriminalistikes si rezultat i zhvillimit te vrullshem te shkencave teknike,natyrore e shoqerore.
2.Parimi i ligjshmeris.Asnje metode apo mjet kriminalistik qe rekomandon shkencat e e kriminalistikes per zbulimin,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale nuk mund te vije ne kundeshtim me Kushtetuten,,me Ligjet penale,Procedurale penale dhe ligjet e tjera.
3.Parimi i shpejtesis ne kryerjen e veprimeve gjurmuese,hetimore gjyqsore si parim i rendesishem ne zbulimin e se vertetes ne ceshtjen penale dhe civile.
4.Parimi i objektivitetit si parim baze per te zbatuar metodat e mjetet tekniko/shkencore qe rekomandon shkenca e kriminalistikes per mbledhjen e te dhenave si ato qe ngarkojn dhe ato qe shfaqesojn personin e akuzuar.
5.Parimi i bashkpunimit te te gjithe pjesmarresve te grupit te procedimit penal ne zbulimin ,mbledhjen,shqyrtimin e provave dhe parandalimin e kriminalitetit.
[/B]