Djali rreh mamanë, vjehrra nusen, kurse babai të bijën

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Tre urdhra për mbrojtje të menjëhershme janë firmosur të enjten nga policia e Tiranës, për shkak të dhunës në familje. E para që kishte kërkuar mbrojtje ishte dibrania 78-vjeçare Razie Malaj.

E moshuara akuzonte të birin, Besnik Malaj, 53 vjeç se e kërcënonte duke ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike ndaj saj. Me të marrë kallëzimin përkatës, oficeri i policimit në komunitet i komisariatit numër 4 të policisë, Haxhi Tufa, ka plotësuar kërkesë-padinë për marrjen në mbrojtje të menjëhershme të të moshuarës. Kjo e fundit ka pretenduar se i biri i bënte presione psikologjike për shkak të debateve që kishin mes tyre. Ndërkohë, një 19-vjeçare ka denoncuar në Komisariatin numër 6 të Policisë së Tiranës vjehrrën, se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Marsilda Maknori, ka kërkuar mbrojtjen e menjëhershme nga policia për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i vinin nga vjehrra. Esma Kurteshi, 50 vjeçe, mësohet se kishte probleme me të renë, dhe këto shpesh ktheheshin në motiv për grindje mes tyre. Edhe në rastin e Maknorit policia ka firmosur kërkesë-padinë për mbrojtje të menjëhershme nga gjykata. Po në Komisariatin numër 6 të Policisë së Tiranës ka mbërritur të enjten denoncimi i 24-vjeçares Marjeta Osmani, për babanë e saj Nderin Osmani 51 vjeç. Marjeta akuzonte të atin se ndërhynte në privatësinë e saj dhe se ushtronte në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit, kanë plotësuar edhe për Marjetën kërkesë-padinë për mbrojtje të menjëhershme. Brenda dy javëve, për të treja rastet pritet që gjykata e faktit të shprehet nëse do e marrë parasysh dhe do miratojë kërkesat për mbrojtje të menjëhershme të të moshuarës që kërcënohej nga i biri, të nuses që e rrihte vjehrra dhe të vajzës që e keqtrajtonte i ati./shqipmedia/
 
hajde rrumpall hajde
 
Xhungel. Bjeri se e njoh une LOL
 
Cfare behet keshtu,publikojne keto gjera me emer e mbiemer??
 
Mendova se mos kishin ndodhur te gjitha prenda nje familjeje...Thashe me vete çfare katrahure...LOL LOL LOL
 
Edhe une kur lexova titullin kujtova se brenda nje familje ka ndodhur... hajde se sa te rrojm, qysh jo do ngjojm...
 
dhe une thash se mos kane ndodh ne nje familje dhe njekohsisht ,se keshtu tek e tek s'eshte sensasionale .Dhe ne France ,qe mbahet si djepi i kultures , ka dhune ne familje ,
jo me ne Shqiperi .
 
Deri ne sa runde jon shku LOL LOL LOL
 
hajde hajde...kan shku per lesh robt
 
Qesh ,qaj plas e rri, i thone kesaj :(
 
jane per tu meshiruar qe ndodhen ne situata te tilla por dhe per tu lavderuar qe thyejn heshtjen duke kallzuar neper organet e drejtesis!
Sepse ka shume familje qe brenda tyre jane te prekura nga dhuna por heshtin si pasoj e frikes!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top