Zbulohen lingotat e vjedhura nga Thesari i Shtetit

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Rishfaqen lingotat e vjedhura 11 vite më parë në thesarin e shtetit në Kërrabë. Një operacion policor i koduar “Ora e Florinjtë” është finalizuar pasditen e djeshme me kapjen e 200 kilogramëve flori me vlerë 1.5 milionë euro.
Një operacion policor ka sekuestruar pasditen e djeshme 200 kg flori të pastër. Pranga dy vëllezërve Lamçe

TIRANث- Rishfaqen lingotat e vjedhura 11 vite më parë në thesarin e shtetit në Kërrabë. Një operacion policor i koduar “Ora e Florinjtë” është finalizuar pasditen e djeshme me kapjen e 200 kilogramëve flori me vlerë 1.5 milionë euro. Specialistët e antikrimit ekonomik-financiar pranë drejtorisë së policisë së Tiranës organizuan ditën e djeshme një operacion i cili solli arrestimin e dy vëllezërve Astrit e Genci Lamçe të moshës 45 dhe 38-vjeç pasi akuzohen për kontrabandë dhe trafikim të floririt. Burime zyrtare nga policia thanë se vëllezërit Lamçe kishin konvertuar banesën e tyre që ndodhet në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë, në një punishte për të përpunuar floririn për të cilin nuk dispononin asnjë dokument origjine.

Kontrabanda

Prej vitit 2006, dy vëllezërit Astrit dhe Genci Lamçe, ishin angazhuar në përpunimin e floririt. Ata kishin kthyer banesën e tyre që ndodhet në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë në një punishte dhe përpunonin sasitë e mëdha të floririt duke i kthyer në bizhuteri. Më pas ata furnizonin me shumicë argjendaritë e Tiranës por edhe në rrethe. Specialistët e Antikrimi ekonomik-financiar pranë policisë së Tiranës të cilët hetuan aktivitetin e dy vëllezërve thanë se ata më parë posedonin edhe dyqane argjendarie por i kishin mbyllur ato dhe aktualisht ishin të angazhuar vetëm me përpunimin e floririt dhe më pas shitjen e tyre me shumicë.

Rreth tre muaj më parë, specialistët e antikrimit ekonomik-financiar kishin siguruar informacione në rrugë operative se Astrit dhe Genci Lamçe dyshohet se trafikonin flori kontrabandë. Kështu nisën menjëherë hetimet dhe dy ditë më parë forcat e policisë organizuan një operacion i cili u finalizua me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme floriri.

Operacioni

Ditën e djeshme, policia ka mbërritur në banesën e vëllezërve Lamçe. Burime nga policia thanë se ka qenë i nevojshëm kontrolli pasi sapo kanë hyrë në ambientet e brendshme të banesës dukeshin qartë aparaturat që shpërbenin për përpunimin e floririt. Policia ndaloi dy vëllezërit e më pas sekuestroi gjithçka në punishte. “Janë sekuestruar rreth 200 kilogram flori, ku rreth 120 kilogram ishin kontrabandë dhe pjesa tjetër kishte faturë, dy copë shufra floriri me peshë një kilogram secila, u sekuestruan gjithashtu shuma e parave prej 210 mijë euro, 1 milion e 500 000 lekë, 500 dollarë si dhe shumë ambalazhe dhe etiketa të firmave të njohura” thanë burimet policore.

Ndërkohë që zyrtarisht policia e Tiranës deklaroi se shufrat e florinjta të sekuestruara, dyshohet se mund t’i jenë vjedhur thesarit të shtetit, përgjatë vitit 1997-të. “Duke e përllogaritur sasinë e floririt të sekuestruar, me vlerën e tregun të sotëm, varion në shumën e parave në, mbi 1.5 milionë eurove pasi ishteflori i karatit cilësor. Mësohet se dy vëllezërit kanë deklaruar para oficerëve të policisë se floririn e kanë marrë kontrabandë jashtë shtetit duke mohuar faktin se e kanë vjedhur. “Në dëshminë e tyre, të arrestuarit deklaruan se floririn e kishin marrë në Turqi. Policia po heton në disa pista por aktualisht nuk ka rënë në gjurmët e origjinës së floririt për shkak të mungesës së dokumenteve”- thanë për “Shekullin” burimet policore.


Gjetja e lingotave të arta pritet të rihapë hetimet për vjedhjen më të bujshmë në Shqipëri

Vjedhja e 340 kilogramëve flori në Kërrabë

TIRANث- Zbulimi i të paktën dy shufrave floriri, të cilat dyshohet se janë vjedhur në thesarin e shtetit 11 vite më parë, do të rihapë edhe një herë hetimet për këtë çështje. Në prill të vitit 1997 dyshohet se janë vjedhur 340 kilogramë flori në lingota të arta, monedha dhe sende të tjera. Saktësisht nuk dihet se kur ka ndodhur kjo vjedhje por dyshimet e para janë hedhur më 24 prill të vitit 1997.

Grupi i kontrollit të tuneleve ku ishte fshehur thesari i shtetit shqiptar, ka konstatuar se përveç dëmtimeve të dyerve, në tavanet e korridoreve, të objektit ishin disa vrima, për të cilat u mendua se ato qenë hapur nga persona të jashtëm për vjedhje. Megjithatë, grupi raportoi se thesari nuk ishte prekur. Ndërkohë, në prill të vitit 2000, është kryer inventari i vlerave të thesarit të shtetit, ku raporti ka përfunduar në shtator të po atij viti, dhe është konstatuar se janë vjedhur mbi 340 kg flori.

Për këtë çështje u arrestuan dhe u dënuan disa fshatarë të zonës por realisht u zbulua vetëm një pjesë shumë e vogël e floririt të zhdukur. Gjatë kësaj kohe nuk ishte zbuluar asnjë gjurmë tjetër që të shpinte hetuesit tek kjo çështje. Hetuesit pohuan se ata do të fokusohen në këtë çështje duke pyetur vëllezërit Lamçe se ku e kanë siguruar floririn e vjedhur në Krrabë.


Shekulli
 

Attachments

  • Florinjtë e sekuestruar dje në Tiranë.jpg
    Florinjtë e sekuestruar dje në Tiranë.jpg
    12.9 KB · Shikime: 23
pse t eshkriva mi. eshte epr te qare e jo per tu shkrire. duket dhe nga fotoja qe kane marre( se as me foto sdine te genjejne keta, koqe qe koqe ngelen), qe ato jane monedha florir, e unaza. thesari i shtetit shqiptar me unazat e vjedhura . u pikaaaaa thuajjjjj
 
pse t eshkriva mi. eshte epr te qare e jo per tu shkrire. duket dhe nga fotoja qe kane marre( se as me foto sdine te genjejne keta, koqe qe koqe ngelen), qe ato jane monedha florir, e unaza. thesari i shtetit shqiptar me unazat e vjedhura . u pikaaaaa thuajjjjj

Me shkrive thjesht se nuk e prisja nje fjalor te tille nga ty...
 
pse t eshkriva mi. eshte epr te qare e jo per tu shkrire. duket dhe nga fotoja qe kane marre( se as me foto sdine te genjejne keta, koqe qe koqe ngelen), qe ato jane monedha florir, e unaza. thesari i shtetit shqiptar me unazat e vjedhura . u pikaaaaa thuajjjjj

Perpara se te kercasesh kot ne ajer, ndiqi lajmet mire dhe jo vetem figurat.

E di ti cfare jane lingotat fillimisht ? A sheh ndo1 te tille ne foto ?

Vetem 2 lingota jane gjetur sepse te tjerat jane shkrire per tu shitur ne tregun e zi te argjendarive, merr fryme tani, futi nje gote uje :gjujpeshk:
 
Perpara se te kercasesh kot ne ajer, ndiqi lajmet mire dhe jo vetem figurat.

E di ti cfare jane lingotat fillimisht ? A sheh ndo1 te tille ne foto ?

Vetem 2 lingota jane gjetur sepse te tjerat jane shkrire per tu shitur ne tregun e zi te argjendarive, merr fryme tani, futi nje gote uje :gjujpeshk:

e lexova lajmin une qe sot paradite ne gazete.
lingotat e di mire une ca jane, ashtu sic di qe lingotat qe kane ene ne kete bicim thesari jane bere nga shkrirja e monedhave t eflorinjta qe ju kane marre tregtareve dikur. ashtu sic di qe djali i enver hoxhes sa her eudhetonte ne france udhetonte me ca lingota te tilla me vete se sja kontrollonte njeri canten.
me keto lingota ka udhetuar dhe babai i tedi papavramit kur u arratis nga shqiperia ne vitin 1986.
ato qe kane mbetur nga lingotat jane "vjedhur"( gjasme, s edo linin komunistet parate tju iknin e e ti merrnin ato dy fare soj tipash qe i kane akuzuar per vjedhje, pjese e propagandes dhe kjo), sepse 90% e tyre i ke ne bankat e lichtensteinit te frances e te zvicres.
 
Fragolina po bej nje denoncim per keto gjera qe thua...
 
Fragolina po bej nje denoncim per keto gjera qe thua...

denoncimin ju eshte bere me kohe ketyre gjerave. fakti eshte qe te gjithe ne evrope( me te gjithe nenkuptoj historiane qe jane marre me ceshtjen e shqiptareve, politikane, juriste etj etj) e dine qe i ashtuquajturi thesar i shtetit shqiptar nuk eshte gje tjeter vecse nje akumulim i pasurise qe ju eshte vjedhur dhe me sakte grabitur shtreses se mesme e te pasur ne shqiperi.
fakt eshte qe vetem neve ne shqiperi bejme sikur se dime kete gje.
me ca kujton se u hapen ne fillim te viteve 90 firma te ndryshme te drejtuara nga ish- ishat?, apo me ca u ndertuan bunkere( me pune vullnetare e dime, po materialet duheshin blere), fabrika, uzina, e ku di une ca tjeter.
po familjaret e ishanetreve te byrose e ish prokuroreve e ish atij e ketij, me ca i kane blere apartamentet ultr aku jetojne sot? apo vilat e bllokut me ca u ndertuan?( shumica e tyre se 2 prej tyre ja u konfiskuan te pasurve)
aaaaa mendje aaaaaa.
neve shqiptaret vdesim te genjehemi cik, ngordhim.
pse kujton se spo na mbeshtet evropa ne shume gjera dhe spo behemi kandidate per eu?
se nje nga problemet e shumta qe kemi( korrupsion, komunizem, krim, droge, pronat, etj etj) jane dhe keto te tjerat qe sduam ti pranojme.
nejse se u zgjata shume. po qorrat i kam inat, sidomos ata qe asduan te shofin, dhe mosparja vejn nga mosdija
 
ai thesar qe u vodh atje kurre nuk ka per tu mbledhur ai kushedi ku ka perfunduar dhe keto cika qe kapin nuk jane ndonje harritje kushedi se cfare atje ka pas me tonelata flori, e zhive te kuqe .
 
denoncimin ju eshte bere me kohe ketyre gjerave. fakti eshte qe te gjithe ne evrope( me te gjithe nenkuptoj historiane qe jane marre me ceshtjen e shqiptareve, politikane, juriste etj etj) e dine qe i ashtuquajturi thesar i shtetit shqiptar nuk eshte gje tjeter vecse nje akumulim i pasurise qe ju eshte vjedhur dhe me sakte grabitur shtreses se mesme e te pasur ne shqiperi.
fakt eshte qe vetem neve ne shqiperi bejme sikur se dime kete gje.
me ca kujton se u hapen ne fillim te viteve 90 firma te ndryshme te drejtuara nga ish- ishat?, apo me ca u ndertuan bunkere( me pune vullnetare e dime, po materialet duheshin blere), fabrika, uzina, e ku di une ca tjeter.
po familjaret e ishanetreve te byrose e ish prokuroreve e ish atij e ketij, me ca i kane blere apartamentet ultr aku jetojne sot? apo vilat e bllokut me ca u ndertuan?( shumica e tyre se 2 prej tyre ja u konfiskuan te pasurve)
aaaaa mendje aaaaaa.
neve shqiptaret vdesim te genjehemi cik, ngordhim.
pse kujton se spo na mbeshtet evropa ne shume gjera dhe spo behemi kandidate per eu?
se nje nga problemet e shumta qe kemi( korrupsion, komunizem, krim, droge, pronat, etj etj) jane dhe keto te tjerat qe sduam ti pranojme.
nejse se u zgjata shume. po qorrat i kam inat, sidomos ata qe asduan te shofin, dhe mosparja vejn nga mosdija


:dong: :dong: :dong: :dong:
 
Thesari i kapur, "zhduken" 90 kg flori

Policia kishte deklaruar se kishte bllokuar 2 kv ar, por rezultojnë vetëm 110 kg

Vetëm dy ditë pas operacionit "Ora e florinjtë", policia ka nxjerrë më pak sasi floriri të sekuestruar sesa kishte deklaruar zyrtarisht. Kështu me peshimin e ri janë "zhdukur", jo pak, por 90 kilogramë flori, mall që u sekuestrua me zbulimin e një punishteje pranë Gardës së Republikës. Kjo nuk ka ardhur për shkak të ndonjë vjedhjeje nga ana e grupit hetimor, por nga përllogaritja dhe peshimi i gabuar. Ndërkohë, veç dy vëllezërve të arrestuar, policia ka dërguar për ndjekje penale edhe një grua, e cila është kapur duke blerë flori kontrabandë, në momentin e kontrollit të banesës-punishte, të vëllezërve Lamçe.

Burimet nga prokuroria bënë të ditur dje shifra të reja: gjatë operacionit të koduar "Ora e florinjtë", që u organizua në bashkëpunim me Taks-Forcën, u sekuestruan 110 kg bizhuteri floriri, për të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në Shqipëri. Veç këtyre, prokuroria shpjegoi se ka sekuestruar edhe dy linkota floriri nga 1 kg secila, 250 mijë euro, 600 USD, 15 milionë lekë, pajisje për prodhimin e bizhuterive dhe 2 kompjuterë. Por, policia, në një konferencë për shtyp kishte deklaruar se ishin sekuestruar rreth dy kuintalë flori. Kështu bie në sy diferenca tejet e lartë e shifrave të publikuara nga dy institucionet. Megjithatë, për zhdukjen e 90 kg flori, prokuroria ka shpjeguar se në momentin e dhënies së shifrave zyrtare, ende nuk ishin përfunduar procedurat për sekuestrimin e mallit dhe për peshimin e tyre. Pavarësisht se kjo nuk i justifikon shifrat e gabuara, tashmë në dosjen penale janë regjistruar vetëm 110 kg flori të sekuestruara.

Por, veç këtij fakti, grupi hetimor ka zbardhur detaje të tjera për operacionin e dy ditëve më parë. Sipas të dhënave hetimore, gjatë punës janë sekuestruar edhe 920 gramë të tjera flori, që i janë bashkangjitur sasisë 110 kg, të bllokuara në punishten e administruar nga vëllezërit Astrit e Genci Lamçe. Kështu, burimet bënë të ditur se dje ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Kristina M., 47 vjeçe, pronare e një argjendarie në Laç. "Edhe kjo u kap në punishten e sekuestruar te rruga "Vaso Pasha", pasi kishte blerë pa dokumentacion 920 gramë bizhuteri kontrabandë", deklaroi grupi hetimor. E marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, ajo deklaroi se kishte blerë floririn te këta tregtarë, pasi e gjente me çmim më të lirë, por nuk e dinte se ai ishte kontrabandë. Ndërsa për certifikimin e floririt dhe për pagesën e taksave, ajo ka rrëfyer se nuk kishte marrë ndonjë vërtetim. Megjithëse ajo ka paguar para për blerjen e bizhuterive të florinjta, edhe malli i saj është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Madje, dëshmia e saj është administruar nga prokuroria si provë kundër dy vëllezërve Lamçe. Prokuroria tha se vazhdon puna edhe për origjinën e dy linkotave të florinjta, që u bllokuan gjatë operacionit, pasi dyshohet se janë vjedhur 11 vjet më parë në Kërrabë. Por sipas hetuesve për grabitjen e asaj kohe, ka të dhëna vetëm për vjedhje floriri në monedha.



Dervishi: Doganat,

vështirësi me floririn


Drejtori i përgjithshëm i doganave, Përparim Dervishi, ka pranuar dje se institucioni që ai drejton, ka vështirësi për zhdoganimin e floririt. Sipas tij, kjo gjë vjen nga fakti se ky mall futet në sasi tejet të vogla, të cilat janë të vështira për t‘u zbuluar. Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, tregtarët shqiptarë të metalit të çmuar kanë arritur të zhdoganojnë vetëm 270 kilogramë flori.



Hetimet përcaktojnë se metali i çmuar ka ardhur nga Italia


Prokuroria: 30 për qind e

floririt është kontrabandë


Një shumë e konsiderueshme e floririt të sekuestruar dy ditë më parë në Tiranë është kontrabandë. Prokuroria e Tiranës tha dje se 33 kilogramë, nga 110 të sekuestruara, nuk është deklaruar nga të arrestuarit në subjektet doganore, duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm shtetit shqiptar. Hetues të çështjes thanë se kishin disa informacione se individë të veçantë kryenin kontrabandën e floririt dhe pas përpunimit furnizonin një pjesë të argjendarive në Shqipëri. Pas rënies në gjurmë të këtij aktiviteti kriminal, Task-Forca në Prokurorinë e Tiranës, në bazë të informacioneve të marra në mënyrë operative, realizoi operacionin, duke sjellë edhe sekuestrimin e shifrës rekord të floririt. Gjatë marrjes në pyetje, hetues të çështjes kanë bërë një bilanc të së gjithë vlerës së sekuestruar. Duke i krahasuar me faturat e paraqitura nga të arrestuarit, Prokuroria e Tiranës tha dje se rreth 30 për qind e floririt është kontrabandë. Por "pronarët" kanë pretenduar se malli është i faturuar dhe se nuk kanë kryer asnjë shkelje. Dëshmia e tyre do të verifikohet, ndërsa hetimet janë përqendruar në mënyrën se si ka mbërritur sasia rekord e metalit të çmuar. Nga të dhënat paraprake hetuesit e Prokurorisë së Tiranës pohojnë se dyshohet që malli ka ardhur nga Italia.


Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top