Coroditje e çorientime Muzikore-kulturore!!

Bilderberg

Anëtar i ri
Coroditje e çorientime Muzikore-kulturore!!
Marre nga Revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2008



u1_SHQIPERIAETNIKE.jpg


SHQIPثRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore: informative-kulturore-politike
Për: -Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj -Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë -Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar


اORODITJE E اORIENTIME MUZIKORE-KULTURORE!!
“Askush si duket nuk është marrë më thellë me analizën e shkaqeve të moralitetit, jo vetëm te fëmijët, por edhe në popullsinë e rritur. Të mos flasim për një lloj stihie, ose ndoshta indolence në fushën e kulturës e të krijimtarisë, ku, këtë e shohim të gjithë, të thuash pa ngjyrë pa ashtuquajtura “kulturë masive” të thuash pa ngjyrë, pa asnjë porosi, pa asnjë kualitet. Po ta shohim në mënyrë analitike serioze gjendjen në muzikën tonë, po t’i shikojmë disa kaseta dhe shirita me “këngë popullore” dhe me humor “të ri”, patjetër do të konkludojmë se kemi arsye për brengosje, se manipulohet shumë me patriotizëm, me ndjenjat e njerëzve, me demokracinë, me shijen (pa shije) sa për të bërë biznes dhe për të fituar sa më shumë para me bejte të llojllojshme, të zbrazta, këtu e në diasporë. Dhe, kjo s’vlen vetëm për hapësirën tonë kosovare. ثshtë problem i përgjithshëm, pa dyshim i madh. Duhet të brengosemi dhe të na kap droja të themi si dhe pse veprojnë disa njerëz me melosin tonë dhe çka na ofrojnë si këngë të ashtuquajtura popullore, ose edhe argëtuese, këtu te ne. Shpesh ndodh që të dëgjojmë këngë me melodi që s’kanë asgjë të përbashkët me melosin autentik shqiptar, të dëgjojmë ndonjë “mikst” melodish, madje edhe fjalësh, (ndonëse ato janë shqip) të këngëve turke, greke, sllave, jevge, madje edhe arabe dhe kushedi se çfarë, por që në vend të haresë e të përjetimit artistik, shkaktojnë në shpirtin tonë zemërim, hidhërim.
Pse vallë? Pse kështu? A ekziston në ndonjë kënd të vetëdijes tonë kolektive, shtetërore, institucionale apo edhe indiduale përgjegjësia për këto dukuri? A mund të ndikojmë më kështu që t’ua premë rrugën sadopak bastardëve të kulturës sonë?A mund të na kushtojë kjo shtrenjtë si lëndim dhe krijim shprehish? Sido që të jetë, ka mundësi të veprojmë, ta shtrojmë rrugën më ndryshe, me kritere më serioze, me përgjegjësi kombëtare, që doemos duhet ta kemi, qoftë si opozitë, qoftë si opozitë, si pushtet (përkundër preokupimit me shumë probleme të rënda), por edhe si popull i zgjuar, si komb me perspektivë, që ndërlidhet dhe prore është në korrelacion me lashtësinë tonë, me veçoritë më cilësore dhe autentike të kulturës sonë. Dikush mund të thotë “ka kohë për këto punë”, sepse tani për tani jemi të ballafaquar me disa bëma të tjera, më me rëndësi. Megjithatë, është dhe duhet të jetë detyrim i dorës së parë, imperativ, pikërisht kujdesi për arsimin e kulturën, për shkencën dhe shëndetësinë, për krijimin dhe ngritjen e kuadrove të afta, do të thotë për një politikë më rigoroze kur është fjala për lëmenj, ku unë shoh boshtin e të gjitha çështjeve, madje kushtëzimin e perspektivës për një jetë më të mbarë”
(Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”, Prishtinë, 1977, f. 36-38)



“TALLAVA”
Haj, medet, medet-e
Po bëjnë djem e çika –
N’ duar t’ kujt ka mbet-e
Kënga dhe muzika?!
N’ duar t’ matrapazëve
Me shkolla fillore,
Që kurrë nuk e deshën
Këngën popullore!
Që s’ njohin traditën,
Toskërishte, gegërishte;
Por na e ndalin rritën
Me këngë magjupishte?!
Humben këngët tona
Me atë bukuri-e!
Himn në dasmat tona –
“اaje Shukarije!?”
Shih çka m’ tha një dit-e
Producent Maskari –
Këngët e traditës
Nuk po i han pazari!
-Po deshe albumi
T’ shkojë si bakllava,
Këndo këngë magjupishte
N’ stilin “Tallava!”
Demir Krasniqi, Gjilan, më 04.07.2008.



BOMBARDIMI I KANGثS SHQIPTARE nga Agim Gashi

Producentët n´kamë janë çu
T´gjitha forcat i kanë bashku,
Me kangëtarë e me këngëtare
Me i shpallë luftë kangës shqiptare

Nga çdo anë ndihmë kanë kërku
Armë të randa me ju çu:
Ju çoj sinta Japonia,
Tarabuka vetë India,
اon ezane Arabia,
Shumë gazela u çon Turqia,
Erdh buzuku nga Greqia,
E Llambada nga Brazilia!

Satelitët i kanë shterngu,
Për hava tuj fluturu,
Shpi për ship me ateru
Kangën shqipe me bombardu;
Tatlisesi ai komandant,
N´Kumanovë ka ba desant,
Luftë e madhe ashtë zhvillu
Kanga shqipe ashtë plagu!

Pllasin lopë, blegërojnë kallusha,
Plot kaseta na u mbush fusha,
Na u mbush fusha, na u mbush mali
Prej dashnisë po digjet djali,
Armatosen kërriçe e mushka;
Zinxhir n´vesh, kumona n´gusha,
S´mund po i nxjerrin topat prej lloçit
Dul Shehidja prej kallamoqit!

Kanë hap´ gojë bretkana e zhaba,
Këndojnë himnin „ Shiki-shiki-aba“!
Ja Muhamede jarabi,
Bane llugë si n´Arabi!

Shkyn gabzherrat, fryhen n´gusha,
Me Dadusha e me Salusha,
Me Nazusha, me Fatusha,
Me Zemrusha, me Takatlusha,
Fryhen n´studio me bedena,
E knojnë shqip si Lepa Brena!
Therrin vashat n´mes t´Prishtinës
Tu´ jau hangër rruzën e shpinës!
 
Eshte ver8 kaos edhe ne muzike. Jemi bere si jevgjit dhe nuk ka me turp sesa kur sheh qe ne nje dasem shqiptare sa fillon degjohet cokollata cikita e kenduar nga Amarildo i Rafies, hidhen te gjithe perpjete ne hare...

Eshte krim jo me pak i demshem edhe ky, te mos njohesh vlerat dhe kulturen tone muzikore, aq te vyer te rralle e te mbijetuar neper shekuj asimilimi...
 
Kemi harruar vlerat..
Te flasim per bastardimin e muzikes ne Kosove nuk eshte nje gje ku me dit se qka duke e pase parasysh qe ne kosove permbi 15 vite ska pas as edhe nje medium qe do te ndihmonte ne kualitetin e muzikes porte ndodh kjo ne shqiperi me gjithe ato Media met vertet o Turp..

Ne Kosove e di qe me shume shitet MEDA se sa Kastriot Tusha por nuk quditem se per 15 vjet jan servuar antivlera edhe tash populli eshte varur prej droges te quajtur shund edhe kiq..


Edhe sa kohe do te zgjas kjo po nje zot e dii...kete fakt po ama me vjen me vjell kur dasmave degjoj muzike qe met vertet mundet me u thirr ne qfaredo emri po vetem muzik shqiptare jo .
 
Vertete eshte per tu befasuar. Jami bere antivlere e vertete. Me kete muziken ja kemi nxejrre fundit pothuajse si ne cdo aspekt tjeter. Te kesh nje tradite aq te bagatshme muzikore dhe pakrahasimisht te larmishme e ta leshe anash nuk do mendje se eshte per tu vajtuar. Kjo behet edhe me vajtuese dhe me mjeruese kur kesaj i kontribojne edhe televizionet e radiot qe veten e mbajne kombtare. Per cudin me te madhe ne keto televizionet tona pa asnje kriter redaktimi shfaqen emisione muzikore te kengetare e valltare te cilat i ngjasojne as me pak e as me shume se nje klubi striptizi. Kjo ndodhe mu ne periudhen kur tere familjet jane te fokusuara para ekranit. Te nenvlersoshe muziken shekullore popullore e rapsodike me te gjitha elementet e se bukures dhe kultures brenda e te favorizosh mjerim dhe degjenerim, mendoj se eshte per nje analize te thelle. Nevojitet nje reformim urgjent radikal ne kete drejtim.
Nga kjo moskujdesje pothuajse shume elemente muzikore qe me aq veshtiresi i qendruan kohes po na zhduken mu para syve. Mu ne kohen kur eshte aq leht ti mbijetojme. Sot te ndegjosh muzike popullore shqiptare thuhet se je out.

Ndegjova nje dite nje barcolet. E dini ju se pse eshte CD- e Medes eshte me e shitura. Sepse shtresat qe e ndegjojne jane aq te prapambetur sa nuk dijne as ta bejne kopje nje CD.

Eshte momenti i fundit qe institucionet relevante te mirren me kete problematik. :gjujpeshk:
 
Eshte ver8 kaos edhe ne muzike. Jemi bere si jevgjit dhe nuk ka me turp sesa kur sheh qe ne nje dasem shqiptare sa fillon degjohet cokollata cikita e kenduar nga Amarildo i Rafies, hidhen te gjithe perpjete ne hare...

Eshte krim jo me pak i demshem edhe ky, te mos njohesh vlerat dhe kulturen tone muzikore, aq te vyer te rralle e te mbijetuar neper shekuj asimilimi...

:dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong: Babi im i urren dasmat vetem per kete motiv.Pa lidhje per nje dasem nje kenge e tille.
Per te mos folur per kenget e tjera qe degjohen ne treg.5 min kenge vetem 2 fjale...
 
Ne dasmen (dasme vajze)e fundit qe isha po kendonin ata te ashtuquajturit "kengetare"
"Ma ka bere gruaja 8 me 2" :eek: :eek: :eek:
Nuk i kendohet nuses kjo kenge mo i thashe :eek:hh: e bera te skuqej :D

Eshte bastarduar fare muzika e lehte shqipetare,ajo popullore po e po ,njerezit preferojne te degjojne "alo alo ambulanca" nga sinani sesa
Redon Makashi
Aleksander Gjoka
Aurela Gace te cilet jane perla te muzikes shqipetare,dine te ndezin radion apo cd-player qe ne 06:00 te mengjesit dhe vetem bum bum bum :eek:hh: te bejne te cohesh me dhimbje koke.
Nuk di ka nje shpetim muzika shqipetare?!
 
Ne dasmen (dasme vajze)e fundit qe isha po kendonin ata te ashtuquajturit "kengetare"
"Ma ka bere gruaja 8 me 2" :eek: :eek: :eek:
Nuk i kendohet nuses kjo kenge mo i thashe :eek:hh: e bera te skuqej :D

Eshte bastarduar fare muzika e lehte shqipetare,ajo popullore po e po ,njerezit preferojne te degjojne "alo alo ambulanca" nga sinani sesa
Redon Makashi
Aleksander Gjoka
Aurela Gace te cilet jane perla te muzikes shqipetare,dine te ndezin radion apo cd-player qe ne 06:00 te mengjesit dhe vetem bum bum bum :eek:hh: te bejne te cohesh me dhimbje koke.
Nuk di ka nje shpetim muzika shqipetare?!

Te pakten kjo kenga edhe mund te degjohet se flet per aftesine e gruas.Por ne nje dasem tjeter duke hyre nusja ne lokal me burrin i kishin kenduar kengen,nje dashnore e kam pas,para saj nja pese a gjashte...LOL LOL LOL LOL LOL LOL
 
Te pakten kjo kenga edhe mund te degjohet se flet per aftesine e gruas.Por ne nje dasem tjeter duke hyre nusja ne lokal me burrin i kishin kenduar kengen,nje dashnore e kam pas,para saj nja pese a gjashte...LOL LOL LOL LOL LOL LOL

O Biance tek ajo kenga "8me 2" eshte nje pjese qe thote ...aaaaa se gruaja eshte bela LOL LOL LOL ndaj thashe ,ka gafa sa te duash neper dasma me kenget keto "shtepite" diskografike kane mbire si kerpudhat,ka me shume te tilla se banjo publike ( qe jane te nevojshme)
.
 
O Biance tek ajo kenga "8me 2" eshte nje pjese qe thote ...aaaaa se gruaja eshte bela LOL LOL LOL ndaj thashe ,ka gafa sa te duash neper dasma me kenget keto "shtepite" diskografike kane mbire si kerpudhat,ka me shume te tilla se banjo publike ( qe jane te nevojshme)
.

LOL LOL LOL Cdo familje eshte bere me kengetar personal...LOL LOL Nuk e dija une gjithe tekstin e kenges,vetem ate ta ka bo gruja 8 me 2...LOL LOL
 
Shqiptaret falsifikojne identitetin
Publikuar me: 16 Sht 2008

Nik Leshai
Nëpërmjet adaptimit të çiftelisë, shargisë, muzikës jevge, muzikës turke, dhe muzikës së sotme mâ popullore në shqipni -- TALLAVA-- shqiptarët falsifikojnë identitetin e tyne europjan duke u paraqitë në sytë e botës si nji popull turko-arab-jevg.
Cila âsht Muzika Shqiptare?
Arsyetë që më shtyjnë me shkrue mbi nji problem që shqiptarët e anashkalojnë, përveçse kur lshojnë ndonji thumb humori, janë dy, e para) Po kërkoja muzikë shqipe ne dyqanin e madh Virgin Megastore. Ne regjistrar të kompjuterit delte se ata kishin muzikë shqiptare ne raftat e tyne, por punojsit s'mund t'a gjenin atë. Problemi ishte se ata kerkonin ne raftet e muzikës së Europës Lindore dhe Jugore. Mâ vonë erdhi nji punonjës arab dhe na tha, "shqiptarët nuk janë europjanë, prandaj muzika e tyne asht ne raftet e muzikës së Lindjes Mesme". e dyta) televizionet serioze shqiptare, tue dashtë me evitue muzikën tallava që po shpërthen ne televizionet e dorës dytë si TiranaTV, i kanë mbushë programet me muzikë te kohës së Enver Hoxhës. Po ato kangë për Enverin e Partinë, po ata kangëtarë, që tash janë deputetë në parlamentin shqiptarë ose kendojnë tallava në kafanetë e Bronx-it. Vetëm brohoritjet parti-enver mungojnë.
Nuk mund t'a fajsosh KlanTV ose RTSh sepse ata kanë mundësi shumë të kufizueme zgjedhje. Ja nji listë e shkurtë e muzikës "shqiptare".
1) muzikë turke te adaptueme ne qytetet shqiptare (shkodër dhe Shqipni e Mesme),
2) muzikën koçare (kangë të kopjueme nga bullgarët, rumunët e grekët),
3) muzikën folklorike shqiptare (çifteli dhe shargi nga turkia dhe afganistani),
4) tallava (muzikë jevgo-turke-arabe),
5) muzikë të lehtë (muzikë e sjellun nga muzikantët shqiptarë prej shkollave ruse të muzikës, por sidoqoftë muzikë e krijueme nga shqiptarët)
Muzika e lehtë (5) âsht e vetmja muzikë shqiptare.
Ka edhe lloje të tjera muzike të traditës shqiptare, por ato nuk kanë gjetë dashamirës në shqipni. Mund të përmendim Jaret Shkodrane, Koralet e Malcisë, dhe natyrisht Muziken Polifonike te Tosknisë, si edhe muzikën tradicionale te disa zonave të shqipnisë veri-lindore.
Pa Traditë muzikore?
Sot tradita muzikore shqiptare identifikohet me ate turke nëpërmjet folklorit afganistanez (çifteli/sharki), muzikës turke (ahengut shkodran dhe atij të Shqipnisë Mesme), dhe tash vonë... shumë të dashurës, muzikës magjype, ose e quajtun ndryshe muzikë tallava, e cila âsht perhapë këto vitet e fundit si nji virus prej në Toskni deri në Tuz. Aju buçet në shtëpiat shqiptare në çdo festë, dasëm, synet e datlindje; për Bajram e Pashkë, për ditën e pavarsisë dhe për ngritjen e flamurit.
Gjaja ma skandaloze âsht me pa imazhet e Skenderbeut të shoqnuem me çifteli ose muzikë tallava. Eshtnat e Skanderbegut, të shpërndamë në të katër anët e botës prej janiçierve turq, do të mundohen me u zhytë mâ thellë në dhé nga shurdhimi.
Në veçanti ne Malci të Madhe, e cila, gjatë pushtimit turk, pati ruajte kulturen, ligjin, dhe gjuhën si askush tjetër në Shqipni, sot, falë kângtarve amatorë të Tuzit, malcorët kanë marrë flamurin e turkizimit muzikor, dhe me tallava po i prijnë anadollakizmit në Shqipni sikur me qenë të paguem prej sulltan Muratit IItë.
Deri edhe shfaqje të tilla autentike malcore si Logu i Bjeshkve, shoqnohen me muzikë afganistaneze (çifteli) e jevge (tallava).
Le të mos përmendim Festivalin e "Muzikës Shqiptare" në New York. Me ndigjue prej mbas deret, të duket se je në Indinë e Vogël, Jackson Heights, Queens.
#
 
Muzika shqiptare pas komunizmit, pyetje dhe pergjigje.

Muzika shqiptare pas komunizmit, pyetje dhe pergjigje

nga Mateo اili

2.jpg






Per te kuptuar mire historine e muzikes shqiptare duhet te kuptohet mire konteksti ne te cilin ka qene Shqiperia ne pasluften.
Dale ngadale filloi te behej nje Shtet komunist, i mbyllur ne vetvete, jo vetem pa dalje drejt te jashtmes ne kuptimin e kufireve fizike (shume te pakta ishin udhetimet turistike dhe pune qe njerezit mund te ndermerrnin jashte nga kufinjte fizike; nje perjashtim i vogel behej per vendet komuniste si Rusia dhe Kina), po edhe dhe mbi te gjitha i izoluar ne kuptimin e informazioneve mbi realitetet e tjera.

Kultura u be skllave e fuqise se Shtetit, dhe shembujt jane shume: duke filluar nga gazetat dhe librat, te shkruajtur dhe revizionuar rregullisht nga Partia e Punes; pastaj kenget, forma me e thjeshte e defrimit per masat ne ato vite, kenget te cilat ishin megafoni e propagandes komuniste e operuar nga Shteti, me muzika popullore, valle tipike dhe zera te mirenjohura. Ne ç’do rast, kengetaret e rinje qe erdhen me vone, ishin vetem ata te “aprovuar” nga qeveria: qe ketu u zhvillua muzika e lehte qe edhe tani, ne vitin 2009, eshte shumica e te gjithe ofertes muzikore.
Me vone erdhi kinemaja, dhe pak me tutje televisioni, mire se ishin shume pake ata qe mund t’i shikonin, sepse per arsye logjistike ato ishin vetem ne qytetet me te mbdhaja, duke lene jashte fshatet dhe qytetet e vogla. Filloi nje forme kulturore e re qe permbante te gjithe mediumet e tjera ne vetem nje. Filluan te shiheshin filmat e pare te propagandes, me zhvillim gjithnje te njejte: ajo e luftes se dyte boterore dhe te invazionit nazi-fashist ne Shqiperi, qe perfundonte me lirimin e vendit dhe triunfin e bashkimit kombetar. Keta filma kishin karakteristiken e tille qe ishin plote me ushtare invazore te keqinj dhe te poshter, dhe plot me partizane gjithmone shume te mire. Disa shembuj jane: Rrugicat qe kerkonin djell, Lulekuqet mbi mure, Mengjes lufte, Tingujt e luftes etj… te gjithe te financuar nga Shteti.
Me vone, gati ne kohe te njejta, filluan te zhvilloheshin kabareti dhe komedia, me aktore qe u bene simbol i Shqiperise qe donte te qeshte, si Koço Devole, Sejfullah Myftari (“Cekja”) dhe shume te tjere.
Deri ne vdekjen e Enver Hoxhes, ishte nje krim i denuar rende te degjoje radio te huaja ose te shikoje kanale televisive nga jashte Shtetit. Sistemi i spiunazhit Shqiptar ishte shume mire i rrenjezuar dhe frika e zbulimit ishte e madhe. Po me e madhe akoma ishte kurioziteti i Shqiptareve, te cilet me antena te ndertuara me copa hekuri dhe kanaçe kishin mundesine te hapnin nje dritare mbi boten qe s’i ishte lejuar te shihnin. Keshtu filluan te dukeshin bukurirat e Italise nga nje ane, dhe muzika e radiove te huaja nga ana tjeter.
Ketu lidhja kryqezore per te kuptuar pse muzika sot ne Shqiperi nuk eshte e mire fare, dhe pse po behet nje fotokopje e keqe te asaj se botes se zhvilluar.
Me ardhjen e vitit 1991 dhe “rivolucionin” kulturor, presioni i intelektualeve, te te rinjve dhe te gjithe njerezve te zbritur neper sheshe, fitoi, Partia nuk rezistoi pa kryetarin e saj Enver Hoxhen, i vdekur gjashte vjet me perpara, keshtu qe ne nje klime konfuzioni filloi demokratizimi.
Duke lene menjane rreziket qe ky ndryshim kaq i shpejte kishte (rreziqe te cilet u verifikuan pikerisht ne vitin 1997 me spekulacionin agresiv kapitalist), me ne fund dhe zyrtarisht populli shqiptar pati te drejte te sintonizonte mjetet e tij te komunikimit drejt kanaleve te huaja, duke terhequr kulture te re, aq shume sa vajti ne overdoze. Televizioni solli nje bote te embelsuar dhe fallco, me te cilen rane ne dashuri shumica e njerezve, aq sa kjo t’i shtynte ne eksode te mbdhaja drejt Italise dhe me pak drejt Greqise.
Po ajo qe eshte e rendesishme te kuptohet, duke pare zhvillimin e muzikes boterore, eshte se vitet ’90 po shenonin renjen e muzikes rock dhe derivatet e tija, per tu hapur pop-it, boyband-ave dhe muzikes qe po lindte ne Amerike: rap-it. Keshtu qe nuk ka pse pershtypemi qe sot ne Shqiperi muzika me e degjuar (duke mos folur per muziken e lehte, e veshur si pop italian, dhe e kenduar nga vajza me ze engjelli dhe trup gjithnje me te zhveshur) qenka diktuar nga zhvillimet natyrore (ketu po bej ironi) te muzikes boterore. Per t’i rene shkurt, na dhane mbeturinat e dyzet vjeteve te zhvillimit te muzikes boterore dhe mbi keto po riciklojme siper ate qe tani per tani duhet te jete arti me i madh i Shqiperise.
Po hoqem shume pak komplekse muzikore te influencuar nga hard rock-u i grupave si Scorpions, Megadeth, Ac/Dc, Rolling Stones etj. (te cilet edhe pse po perendonin, arriten te zvarriten deri me tej viteve ’90 sa per te influencuar nja ca muziçista te rinj qe pastaj ndoqen gjurmat e tyre, ne kontrakst me shijet te zgjedhura nga maxhioranca e Shqiptareve, dhe per kete motiv qene te injoruar), nuk ngelet praktikisht asgje.
Si per gjithçka, dhe per muziken, Shqiperia ka kopjuar gjithmone, qe kur u pa e lire dhe pa me zinxhirin qe e shtrengonte. Ndoqi, shkoi ku vinin te gjithe, duke shpresuar te gjente nje çike ushqim.
Origjinaliteti qe na ka dalluar si popull, u perplas me kapitalizmin e poshter. Dhe mua me vjen shume keq qe nje pyetje e thjeshte nuk ka trokitur ne zemrat e asnjeriu.
Jemi me te vertet me te lire tani?
#
 
Historia e Muzikes Shqipe

Tradita jona asht e pasun me muzike folklorike, por ajo nuk asht zhvillue dhe po vazhdon me u dekompozue. Egzistojne nji grusht rrymash muzikore me origjine shqiptare te cilat nuk kane dhane shpirt ende.

  1. Lahuta. Kanget e Trimave (AKA Visaret e Kombit, Kange Kreshnikesh) perfaqesojne muziken tradicionale te shqiptareve sidomos ne Gegni. Fatkeqesisht, kah fillimi i shekullit 20, shqiptaret paten fillue me adoptue muziken turko-arabe. Epika mbeti si muzike kryesore vetem ne pjesen ma veriore te shqipnise. E fundit qe hoqi dore nga Epika/lahuta ishte Malcia e Madhe ne vitet 60te 70te.
  2. Jaret Shkodrane. Kjo muzike e fillueme nga gjysa e dyte e shekullit 19te asht nji arritje e jashtezakoneshme e talentit shqiptare. Ashtu si ne te gjithe europen perendimore kanget e popullut u paten ngrite ne nivelin e muzikes klasike. Kjo ishte vetem nji nisme (e pambarueme), por sikur te ishte vazhdue ne do te kishim pase muziken tone kombetare. Nji nga kompozitoret qe u pat influencue nga kjo muzike ishte elbasanasi Isuf Myzyri.
  3. Kanget polifonoke. Muzika folklorike e Toskeve asht muzike tradicionale shqiptare dhe shume e pershtateshme me u integrue ne muziken moderne.
  4. Koralet e Malcise. Egziston nji rryme e vogel ne Malci te Madhe me kange te tilla si "Ku Po shkon More Cun Mula", "Moj e Mire qe More Bjeshken", etj. Kjo muzike asht autoktone shqiptare, por ngase sot gjithcka po perdhoset me muzike jevge, keto kohet e fundit keto kange kane fillue me u kendue me qifteli ose vegla muzikore jevge. Tradicionalisht ato ishin kange grupesh dhe kendoheshin gjate vallezimit, po ne grupe..
  5. Muzika Klasike. Asht e pamujtun me e dite vleren e muzikes Klasike shqiptare sepse nuk gjindet as ne dyqane, as ne radio, as ne TV,as ne internet -- E drejte! Ku me e çue atehere muziken jevge e çifteline?
Influenca e Europes Lindore

  1. Kanget Korçare fillimisht, vitet 1930ta, ishin kange Bullgare, Rumune, Greke te perkthyeme ne shqip. Ma vone korcaret u munduen me krijue kompozimet e veta, por ngase muzika ishte nji kopjim, ishe gjithmone ma e lehte me perkthye nji kange greke sesa me kompozue nji kange te re. Prandaj edhe mbeti si nji muzike jo-origjinale.
  2. Kange Qytetare Shkodrane si "Kur Perendon Dielli", etj. Ne keto kange, megjithese kompozime origjinale verehet influenca e Mandalinatave te europes lindore. Autentike, por shume pak e zhvillueme.
  3. Muzika e Lehte. Muzike qe mori vrull ne vitet 70te. Kjo muzike ishte "pergjigja" ndaj muzikes perendimore, si nji gjetje e shqiptareve te cilet paten studjue muzike ne shkollat Sovjetike.
Influenca Turke

  1. Ahengu Shkodran. Muzika shkodrane e quajtun "Aheng", asht muzike tipike turke e pershtatun ne shqip. Kjo lloj muziket egziston qysh ne shekullin e 19te ne Shkodre. Merita e kesaje muzike asht se mbas "erresines turke" shkodra ishte e para qe filloi me kendue kange "qytetare", te cilat, natyrisht, ishin kange turke.
  2. Muzika e Shqipnise Mesme. Muzika turke u pat ba muzke "nacionale" edhe ne shqipnine e Mesme. Kjo influence verehet edhe ne muziken e Beratit. Shqiptaret e kane internalizue kaq shume muziken turke saqe shumice nuk e dine prejardhjen e saje - ata kujtojne se Ahengu Shkodran dhe Muzika e Shqipnise Mesma jane muzike autentike shqiptare.
Influenca Persiane

  1. Shargia. Shume njerez i konsiderojne Shargine e Qifteline si te ardhuna nga e njajta origjine. Krejt e pavertete. Shargia, e perdorun ne vecanti nga kosovaret, asht nji imitim i muzikes Klasike Persiane. ciftelia asht muzika folklorike a afgnistanezeve.
Influenca Folklorike e Lindjes Mesme dhe Azise Qendrore

  1. Ciftelia, vegla ma popullore ne shqipni te veriut asht vegla kombetare e Afganistanit. Ne shqiptaret e kena internalizue kete muzike kaq shume saqe nuk kemi nevoje me e kopjue ma prej janiçiereve turq.
Jevge. Muzika Tallava (Muzika kombetare Shqiptare? Shpirti i Shqiptarit?)

  • Kjo muzike i jep te drejte europes MOS me na konsiderue europjan - as nga raca as nga kultura.
  • Me cfare kenaqesiet i ndigjojne shqiptaret kanget tallava te kangeterave shqiptare te cilet shtrihen ne cdo cep te shqipnise etnike. Prej te Eli Fara ne Korce deri te Gjyste Vulaj ne Malci. Prej ne Prishtine deri ne Durres. Disa shqiptare veshen dhe kercenje sa ma shume jevgjishte. Hingerasjet e perloshjet jevge gjinden ne lojen e instrumentave, liriken, dhe melodine e kangeve ma popullore shqiptare - magjypçes. S'ka Pashke as Bajram, Krishtlindje as Ramadan, Synet as Ditelindje ku shqiptaret nuk e "kallin" me muzike magjype.
  • Paradoksi ma i madh asht se shqiptaret mendojne se ishim ne ata te cilet ja pritem turrin turkise. Perndryshe ajo do t'a kishte pushtue europen. Ciles turki? Ne jena ba turq ne shpirt. Edhe Filmat mbi Skenderbeun shoqnohen me muziken e janiçiereve turq - çifteli. Me te njajten muzike u perurue edhe ri-ndertimi i shtepise se Ded Gjo Lulit --- çifteli, tallava.
#
 
Demir Krasniqi: Stili ''Tallava'' në jetën tonë muzikore
E Marte, 24-03-2009, 12:10am (GMT+1)

u1_Demir_Krasniqi.jpg


Gjurmëve të traditës sonë muzikore

STILI “TALLAVA” Nث JETثN TONث MUZIKORE
Nga Demir KRASNIQI

Stili i muzikës “Tallava” është krijesë tipike autoktone e muzikës tradicionale jevge , stil ky , që e ka prejardhjen që nga Bashkësia e Parë Primitive . Vet nocioni i emërtimit :”Tallava” , është një shprehje jevge , që ka kuptimin :”Tollovi” , e që nënkupton krijimin e një ahengu , apo atmosfere tollovie , ku nuk dihet fare se çka do të këndohet , çka do të interpretohet me instrumente muzikore dhe çka do të vallëzohet?!
Shprehur thjeshtë, muzika , këndimi dhe vallëzimi “Tallava” është shumë i afërt me atë proverbin popullor:”Nuk dihet kush ha, kush pi, as kush paguan”!
Kjo do të thotë: këndo çka të vjen për goje , improvizo çka të vjen për dore dhe vallëzo çka të vjen për këmbe !
Karakteristikat e këtij stili të muzikës dhe këndimit janë si vijon:
1. Ritmet e këngëve dhe valleve të këtij stili , janë shumë të thjeshta , të lehta , të kapshme për të gjitha moshat dhe gjinitë , qoftë për vallëzim, qoftë për këndim . Ato ritme , bazohen kryesisht në dy masa të thjeshta kohore dhe atë: 2/4 dhe 4/4 .
2. Meloditë e këngëve dhe valleve të këtij stili , janë shumë të thjeshta , pa ndonjë zhvillim të theksuar melodik , diapazoni i të cilave rrallë herë e tejkalon intervalin e kuintës . Ato melodi bazohen vetëm në një stil dhe më tepër kanë karakter të lirë improvizues , në bazë të disponimit momental shpirtëror të solistit vokal , apo interpretuesit instrumental , të cilët orientim kryesor i kanë “gazelet” e vendeve orientale dhe rome .
Këto melodi dhe ritme , qofshin vokale , apo instrumentale , janë shumë të përshtatshme për vallëzime të përbashkëta te të dy gjinive dhe te të gjitha moshave , që i ngjajnë një treni të përmbushur përplot me udhëtarë të cilët udhëtojnë gjatë tërë natës mbi të njëjtit binarë, pa u shmangur asnjëherë prej tyre.
3. Tekstet e këngëve të stilit “Tallava”, janë shumë të thjeshta , të shkurtra , pa ndonjë porosi , pa koncept, apo qëllim të caktuar . Ato krijohen aty për aty , nga ana e solistit vokal , i cili kryesisht bazohet në disponimin momental të masës dhe personazheve më interesante të atij mjedisi shoqëror . Ka madje , raste, kur solisti vokal e kalon një kohë të gjatë të ahengut , duke i kënduar dhe përsëritur në vazhdimësi vetëm nga dy – tri rrokje , apo fjalë , të cilat nuk kanë kurrfarë kuptimi , rime , as metri muzikor, si për shembull :

“Of! Of! Of! Aman, aman!
Aman, aman !Of!Of! Of!”...

Stili i muzikës “Tallava” , në skenat , ahengjet dhe tregjet e muzikës shqiptare , filloi të lulëzoi , fill pas përfundimit të luftës së viteve 1998, 99 , kur mendohej se vendi është demokratizuar , krijimtaritë dhe shprehjet janë liruar nga censurat e hekurta të ideologjisë komuniste dhe mendohej se në shoqërinë demokratike , njeriu mund të bëjë gjithë çka të dojë, mund të shprehet , të krijojë dhe të këndojë gjithë çka t’ i teket dhe gjithë çka të dojë ?!
Në anën tjetër , populli ishte lodhur me shumë shekuj e dekada , duke dëgjuar vetëm këngë që i nxehin gjakrat , në stilin:”E vrau , e preu , e griu”!...ku në këngët e këtilla , nuk kishte vend për disponim , argëtim e vallëzim .
Duke dëgjuar këngë të këtilla , njerëzit shumë herë i nxinte gjumi nga monotonia që krijohej aty për aty .
Kjo dukuri , ishte më e shprehur nëpër dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore , po edhe nëpër restorante të ndryshme publike .
Tradicionalisht , në dasmat dhe ahengjet popullore shqiptare , janë kultivuar tri lloje të valleve :
1. Valle të rënda burrash ,
2. Valle të grave dhe
3. Valle të përziera, apo të përbashkëta .

Vallet e rënda të burrave janë kultivuar ekskluzivisht në meset dhe ahengjet ku kishte vetëm meshkuj . Edhe vallet e grave , kultivoheshin ekskluzivisht në ahengjet ku bota femërore ishte e izoluar larg syve të botës mashkullore . Vallet e përziera , apo të përbashkëta fillojnë të kultivohen shumë më vonë , në botën e civilizuar, të arsimuar dhe të qytetëruar , sidomos në qendrat e mëdha urbane .
Stili i muzikës “Tallava”, vjen mu në fazën e parë të këtij qytetërimi , në kohën kur dasmat dhe ahengjet popullore fillojnë të organizohen nëpër salla e restorante , me gjini të përziera . Andaj, në ambientet e këtilla, dukej absurd i kohës që femrat të vallëzojnë ndaras e meshkujt ndaras !
Meshkujt , nuk ishte e natyrshme që t’ i vallëzojnë vallet e femrave, por as femrat që t’ i vallëzonin vallet e rënda të burrave, sidomos ato me karakter luftarak .
Kështu që, stili “Tallava”, ua mundësonte kushtet normale, që të vallëzojnë të gjithë së bashku , pa ndonjë lodhje e problem të madh .
Pa dyshim, se në futjen e stilit të muzikës “Tallava” , në jetën tonë të përditshme muzikore , kanë pasur gisht edhe disa indikatorë të tjerë “të pa dukshëm”, të cilët me çdo kusht , janë angazhuar që tradita jonë muzikore të harrohet duke i lënë anash këngët tona tradicionale dhe ato valle aq të begatshme , të cilave shumë kush nga bota ua kishte lakmi dhe zili !
Në këtë kontekst , nuk mund të thuhet se futja e stilit të muzikës “Tallava”, në jetën tonë muzikore , nuk ka edhe ndikime ideo politike !
Në kohën kur Kosovën e bashkëqeverisin 54 shtete nga mbarë globi tokësor , nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara , atëherë në skenë na dalin njerëz servil , të cilët përmes artit dhe kulturës , mundohen që të tregohen para botës, si “njerëz të civilizuar”,”bashkëkohorë” , “të dëgjueshëm”, “universal” dhe “simpatizantë “ të stileve të huaja muzikore , por gjithnjë duke i degraduar dhe nënçmuar vlerat e kulturës sonë tradicionale kombëtare !
Me një fjalë, porosia finale e stilit të muzikës “Tallava”, është bastardim i vlerave të mirëfillta të këngëve dhe valleve tona popullore , nëpërkëmbja e tyre , harresa dhe qitja graduale e tyre prej përdorimit, repertorit dhe programit .
Interpretuesit që e preferojnë më tepër këtë stil të mjerë, janë pikërisht ata njerëz, të cilët janë shumë larg talentit dhe vlerave të mirëfillta artistike që i posedojnë këngët dhe vallet tona tradicionale .
Ata, të cilët nuk kanë vesh, shije , as aftësi për t’ ua mësuar tekstet dhe meloditë e këtyre këngëve dhe ata që nuk kanë diapazon të zërit për t’ i interpretuar ato këngë me ritmet dhe meloditë e begatshme që i posedojnë .
Të njëjtën gjë e bëjnë edhe instrumentistët, të cilët nuk janë të aftë që të ushtrojnë , t’ ua mësojnë meloditë origjinale këngëve dhe valleve tradicionale dhe nuk ua kapë veshi as ritme e tyre të rregullta dhe të kombinuara !
Stilin e muzikës “Tallava” , e preferojnë pseudo – këngëtarët dhe pseudo – muzikantët , të cilët nuk i nxitë dashuria ndaj këngës dhe artit të muzikës , por që i nxitë lakmia dhe ëndrra për të fituar para në mënyra të pa merituara .
Pra, këngëtarët e këtillë e kanë shumë më lehtë të bërtasin gjatë tërë natës , duke recituar fjalë banale nga zhargoni i rrugaçërisë dhe citate të çoroditura pa fije kripe, se sa të këndojnë melodi e tekste të kultivuara artistike .
Po edhe instrumentistët e kanë shumë më të lehtë , që ta kurdisin vetëm një ritëm muzikor , vetëm një shkallë muzikore përmes një suste automatike të sintisajzerit , se sa t’ i hulumtojnë aftësitë dhe mundësitë teknike , melodike e ritmike të instrumentit në të cilin luajnë .
Indikatori tjetër , i kësaj dukurie shëmtuese në muzikën tonë , pa dyshim se është futja në përdorim e instrumenteve sintetike , për të cilat shumica e instrumentistëve nuk e njohin teknikën e manipulimit me to , mundësitë melodike dhe ritmike që afrojnë ato !
Kështu që , me mosnjohjen e këtij instrumenti , na imponojnë një ritëm – makinë monotone , e cila më tepër i përngjet binareve të trenit , prej të cilave as se si nuk mund të largohet treni . Bashkë me trenin , duhet të adaptohen edhe udhëtarët të cilët kushtimisht duhet të udhëtojnë me te !
Në futjen në përdorim masiv të instrumenteve sintetike , ka ndikuar shumë edhe lakmia për përfitime më të mëdha materiale . Pra, leverdia financiare , nga se ky instrument mund t’i zëvendësojë disa instrumente tjera .
Kështu që , rrallë herë mund të shohim në skenë grupe e orkestrina të kompletuara si dikur ! Në ditët e sotme , mund ta shohim një sintisajzerist, një klarinetist dhe solistët vokal .Bile, në shumë raste ka fillua të hiqet nga përdorimi klarineta dhe në vend të tij, na i shurdhojnë veshët me saksofona , të cilët në mënyrë origjinale na e japin ngjyrën e muzikës rome .
Kjo ndodhë për shkak të interesave materiale, sepse në vend se të ndaheshin të ardhurat e fituara në më shumë instrumentistë, tani do të ndahen vetëm në dy – tre vende .E sa i përket vlerave , kjo nuk ka rëndësi aspak për instrumentistët e tillë .
Kultivimin dhe mbajtjen gjallë të muzikës së stilit “Tallava”, e mundësojnë dhe e sponzorojnë një kategori e njerëzve egoistë , që ushqehen me dashurinë ndaj vet- vetës, skizofrenë të cilët i shfrytëzojnë dasmat dhe ahengjet e të tjerëve , për t’ u afirmuar e eksponuar para masës së dasmorëve , se gjoja , ata janë shumë të pasur , kanë shumë para , kanë kushte të mira jetësore dhe janë adhurues të flakët të këtij stili !
Të tillët , e uzurpojnë grupin muzikor dhe këngëtarët , duke iu dhënë shumë para “bakshisht” dhe duke ua imponuar me porosi këndimin e këngëve “Tallava”!
Njerëzit e këtillë , janë të prirë dhe të sëmurë, që edhe qindarkën e fundit t’ ia nxjerrin nga xhepat dhe t’ ua hedhin muzikantëve , vetëm e vetëm që atyre , përmes mikrofonit t’ iu përmendet emri sa më shumë që është e mundur !
Madje, ata kërkojnë nga këngëtarët që t’ iu thurin këngë e vargje aty për aty , duke ua përshkruar dhe lavdëruar bukurinë , rrobat, këpucët , stilin e veshmbathjes , tipin e veturës, mënyrën se si ata vallëzojnë , si dhe tiparet tjera të karakterit dhe jetës së tyre private ! Kjo bëhet me të vetmin qëllim, që personat e këtillë , të reklamohen brenda atij rrethi dhe të afirmohen se gjoja, vetëm ata paskan para dhe ditkan se si duhet jetuar ?!
Me këndimet e këtilla , në vend që t’ iu këndohet figurave më të shquara historike e patriotike , heroizmave të kombit, si që ishte dikur traditë tek ne dhe në dasmat tona , tani në stilin “Tallava”, krijohen figura “heronjsh” dhe “patriotësh” aty për aty, duke ua rritur mendjen atyre , që iu qesin para të majme këngëtarëve dhe instrumentistëve muzikor . Në anën tjetër , me këndimin e këngëve të këtilla , mundohen që t’i nxisin edhe dasmorët e tjerë , që të ju qesin sa më shumë para “bakshisht”!
Pra, kënga dhe muzika e stilit “Tallava” , nuk paraqet asgjë tjetër në artin tonë popullor , pos një varfëri dhe primitivizëm të shfrenuar kulturor . Varfëri krijuese, interpretuese , shpirtërore dhe morale, që nuk ka art, kuptim as porosi edukative .
Aq më tepër , ky stil muzikor , nuk afron argëtim, disponim, as frymëzim tek masa e njerëzve të civilizuar, të arsimuar, të emancipuar dhe të kulturuar .
Stili i muzikës “Tallava” , është stil që i kthen njerëzit në botën e Shoqërisë së Parë Primitive , por me interpretimet e lira në stilin e “gazelave” të vendeve orientale dhe rome , shpesh herë na e rikujton edhe stilin e muzikës së xhazit të zezakëve të Afrikës së Jugut .
Andaj, me krijimin e shtetit ligjor , me funksionimin e institucioneve shtetërore të kulturës , me funksionimin e ligjeve dhe mediumeve të mbikëqyrura publike , të gjitha këto dukuri dhe antivlera , do të përfundonin në kontejnerët e mbeturinave historike, kurse kultivuesit e tyre , do të përfundonin në bankat e të akuzuarve, para gjykatave kompetente dhe prapa grilave të burgut .



http://www.zemrashqiptare.net/article/muzike/7390/

#
 
Agim Krajka: Nuk dëgjoj muzikë shqip, në vendin tim


Kompozitori i njohur “Mjeshtri i Madh” tregon për projektet e tij në fushën e muzikës, por denoncon dhe dhunimin që i bëhet sot muzikës shqiptare, Intervistoi: Julia Vrapi

Njeriu që ka bërë epokë në muzikën shqiptare, shpreh shqetësimet e tij për muzikën sot në Shqipëri. Huazimet e pakontrolluara, moskujdesi i shtetit për institucionet kulturore, indiferenca ndaj artit të vërtetë janë problemet më të rënda për kompozitorin Agim Krajka, që sipas tij po e bastardojnë muzikën dhe artin shqiptar në përgjithësi. Ndërkohë, krijuesi i “Lemzës”apo “Djaloshi dhe shiu”, dhe i dhjetëra këngëve të suksesshme shqiptare, flet për eksperiencën e tij në Amerikë, ku jetoi rreth17 vjet, periudhën e rikthimit dhe si e pa ai muzikën shqiptare pas kaq vitesh mungesë. Më tej gjatë kësaj interviste personaliteti i njohur i muzikës shqiptare tregon se i vjen keq, që sot sipas tij ai nuk po dëgjon më muzikë shqip.

-Keni jetuar për shumë kohë në emigrim, si e gjetët pas kaq vitesh muzikën shqiptare?

Duke qenë se kishin kaluar shumë vite natyrisht që pashë dhe ndryshime. Por me kaq sa unë pashë, di të them se më vjen keq që çdo gjë është dhunuar dhe jo në emër të dijes dhe progresit, por është dhunuar nga të paditurit, nga ato që mendojnë se kanë blerë një orkestër, ka dhe nga ata të cilët përpiqen që të jenë në minoritet. Por njerëz si unë dhe njerëz të shkolluar në atë kohë jo nga shkolla dhe pseudoshkolla, por me shkolla përsëmbari siç ishte Konservatori اajkovski në Moskë, ato krijuan këtë gjeneratë për të cilën u shkruan me vite të tëra muzikë popullore dhe muzikë të lehtë. Nuk mundej të ishte jashtë kontrollit moral, është gjë tjetër që të flas më pas për politikën se çfarë ndikimi kishte ajo në art.

Në radhë të parë ishte një ndërgjegje e ngulitur tek ne nga profesorët dhe nga të gjithë, ku ne shkruanim aq sa mendonim se kishim dije dhe ne kishim mësuar. Por në atë kohë kishte një fat të madh, që nuk e kishin kompozitorë të tjerë në botë, ne kishim folklorin tonë të mrekullueshëm. Dhe tani në këto kohë ose nuk e dëgjoj fare muzikën dhe e kam thënë dhe herë të tjera kur unë nuk e dëgjoj muzikën shqipe në Shqipëri ku duhet që ta dëgjoj. Për këtë mua më vjen kaq keq, saqë unë nuk mund ta shpreh dot.

-Meqë po flasim për muzikën popullore, sa e ka dëmtuar rryma turbo-folk tabanin popullor?

ا’është ky turbo-folk, sepse unë nuk e kuptoj. Kjo është një terminologji injorantësh dhe pseudomuzikantësh, që nuk janë në gjendej të marrin një vlerë apo një motiv nga muzika popullore dhe të kenë mundësi që ta përpunojnë. Pikërisht këta shprehen se gjoja po e sjellin në kohë këngën dhe marrin një temë siç është në popull, kësaj i shtojnë dhe një bateri apo kitarë, që e përdorin vende e pa vend me harmoni e pa harmoni, dhe i bëhet një pseudo e kënduar dhe gjoja kjo është turbo-folku? Po ku e gjet shqiptari turbo-folkun, madje unë do të thosha se ku e gjet shqiptari zhanrin shumë të largët akoma dhe për shumë popuj të tjerë të Evropës si rrep etj, që këtu e bëjnë si majmunët.
Mos vallë u mbaruan zhanret e tjera, ku ne mund të shprehemi me të vërtetë atë synim që i kemi vënë vetes si artistë, por që t i bësh këto duhet të dish që të seleksionosh, të dish se çfarë të marrësh nga bota. Pasi të gjithë shkruajnë a dhe b, por e përdorin në mënyrën e tyre, ndërsa ne vetëm në emër të globalizmit bëjmë budallallëqe, aq sa po e kthejmë edhe rininë në një turmë, e cila nuk di se nga ka ardhur dhe ku do të shkojë. Një nga arsyet kryesore është dhe muzika që transmetohet në televizionet shqiptare. Sot çfarë nuk dëgjoj, por vetëm shqip nuk dëgjon. Edhe muzika e lehtë për mua është një pseudomuzikë, ajo mund të jetë muzikë për një periudhë 2 apo 3 vjeçare, sa që të zhvatin lekët.

-Mendimi juaj për krijuesit shqiptarë sot?

Krijuesit që thonë se jemi me kohën, për mua janë pseudo me kohën. Ke shumë nga këto krijues dhe shumë shtëpi diskografike që për mua nuk njohin as notat, jo më të kenë studiuar muzikë dhe të kenë bërë shkollë, të dinë për orkestrimin, kompozimin etj. Ka dhe amatorë që kanë një pasion të madh dhe ia dorëzon punën e tij ndonjë profesionisti dhe në emër të së mirës ai del, por këtu çdo njeri që ka mundësi financiare ble një studio dhe krijon këngë, dhe thotë se e kemi sjellë në kohë këngën? Po kush je ti që e bën këtë kur ti je vetë jashtë kohe, sepse je injorant klasik në kohën moderne. Duke përjashtuar disa emra që janë profesionistë, të tjerët janë pseudo profesionistë dhe duhet të ketë një njeri që duhet ta mbajë përgjegjësinë për këtë. Me sa jam këtu në Tiranë unë e shikoj thellësisht të dhunuar muzikën e Tiranës dhe të Shqipërisë së mesme. Mirë e dhunuar si melos, por dhe luajtur tamam romçe, është tallave.

ثshtë një modë muzikore që disa mbase nuk e dinë se kjo gjë i ka interesuar shumë serbit, që gjoja të krijojë një melos për pakicat nacionale që kishte jo rom, jo shqiptarë që kishte në trojet e pushtuara prej tyre dhe bam kërciti tallavaja, e cila është tmerrësisht me afërt me notat tona muzikore. اdo këngë Tiranase është e romanizuar dhe masakruar sa të vjen të llahtarisesh. Ku është ajo muzika e vjetër e Tiranës, e Hafsa Zyberit, etj që ishte tërë fisnikëri. Nuk arrin dot tallavaja të shkojë në Labëri, pasi i merr të keqen polifonisë së jugut, po kështu edhe në Shkodër, që nuk të lenë të dhunosh arien e saj, apo tiranasit këngën e Cakes etj. Po këto kohë kjo ka ndodhur sepse nuk ka kontroll dhe as interes. Nuk i intereson kurrkujt sot ajo që po ndodh në muzikë. Në kohën tonë një tril të bëje serb, në atë mënyrën që e bënte ai vend nga i cili prodhohej muzika do ta paguaje, ndërsa tani unë nuk dëgjoj fare muzikë popullore.

-Edhe këngët e jugut vijnë të përpunuara sot?

Po vijnë, por ato në melos qëndrojnë. Përpunimi nuk ka se ç’ti bëjë melosit. Në bastardimin e muzikës shqiptare është vetëm paaftësia e tërë njerëzve të pashkolluar, që gjejnë dhe krijojnë dhe

mund të ketë ndonjë CD të mirë, por ku bien në sy këto? Ne në Evropë nuk mund të hymë dot pa kulturën tonë. Italiani nuk e ka dhunuar muzikën e tij, po ashtu dhe francezi etj, vetëm ne po e dhunojmë në emër të hyrjes në Evropë?
-U bënë dy dekada dhe ju thoni se po humbet tabani popullor?

Nuk është vetëm tabani popullor, por dhe një pjesë e madhe e zhanreve muzikore sot po mbahen me vështirësi. Por keqpërdorimi i muzikës popullore i intereson dikujt që ne të shkojmë si nj turmë në Evropë. Kush e dallon turmën nga populli, i cili është një masë e ndërgjeshme i cili ka kulturën e tij, ndërsa turma është turmë dhe nuk e di se nga ka ardhur dhe ku do të shkojë. Ndërsa këta që sot unë i them pseudo nuk duan t’ia dinë, atyre i intereson vetëm të shitet CD dhe nuk duan t’ia dinë për kulturën. Ne kemi kulturën më të veçantë në Ballkan. Këtu po dhunohet dhe veçoria jonë si popull, që ka të bëjë me kulturën dhe folklorin tonë.

-Folëm për krijimtarinë popullore, por si shikoni sot muzikën e lehtë
shqiptare?
Shiko nëpër televizione dhe duke përjashtuar këngët që janë para viteve ’90 që kanë origjinalitetin e tyre dhe kanë vlerat e tyre, megjithëse fjalën e politizoi Partia e Punës, por melosin jo, prandaj kanë emocione populli. Ndërsa sot unë shikoj 20 këngë që i quajnë shqiptare, hiqja fjalët dhe njerëzit nuk do të arrijnë që ti marrin vesh që janë shqiptarë, asnjë nuk do ti kuptojë. Sepse këto janë mbeturina që kanë hedhur Amerika në Evropë, dhe Evropa në Shqipëri.

-Pse nuk krijohen akoma hite, si në atë kohë kur u krijua dhe “Lemza”?


Në atë kohë çdo krijues kishte një detyrim moral. Duke filluar që nga baza e shoqërisë që është familja, tek rrethi shoqëror, shkolla dhe në fund kishte një kontroll të rreptë para shtetit. Kjo jo se na bënte ne që të mos krijojmë, por ne duhet të mbanim përgjegjësi për atë këngë. Tërë gjenerata ime kishte dhe këngë të Kujtim Laros, Agim Prodanit, Limoz Dizdarit etj, ne merrnim nga eksperienca e njëri-tjetrit dhe ishim origjinal. Prandaj çdo këngë e jona kishte të veçantën e saj, por në atë kohë kishte dhe kërkesë llogarie. Ndërsa tani unë nuk po i kuptoj se çfarë ndodh për të nxjerrë një këngë në televizion, apo të bësh një CD. Më tha një ditë një miku im, që Agim po pate para bëhesh artist, po nuk pate para nuk bëhesh artist, pale po të jesh një vajzë me vithe dhe këmbë të bukura, dihet që u bëre këngëtare. Ne nuk dimë gjuhën greke apo turqisht, por e merr vesh menjëherë që është këngë e tillë, pra ata kanë vulën vet dhe nuk të falin. Por sot këngën shqipe nuk e merr vesh se çfarë është.

-Po për tekstet e këngëve çfarë mendoni sot?


Të njëjtën gjë që kishte muzika në atë kohë po ashtu kishin dhe tekstet. Sot nuk ka asnjë kontroll. Por në atë kohë teksti do të përkonte me kërkesat që kishte partia, shoqëria, patriotizmi etj. Të gjithë këto kalonin në një kontroll, pavarësisht se ato ishin dhe partiake. Unë nuk them që duhet të jenë këto kontrolle, por dhe një liri e tillë ku në emër të hyrjes në Evropë të dhunosh një kulturë që të bën të jesh krenar, kjo më duket e habitshme.

-ا’mund të na tregoni për projektet tuaja muzikore?

Unë po bëj një album me një vajzë të re, e cila është vetëm 14 vjeç. Me këtë album muzikor Agim Krajka do të vijë ai që është. Albumi do të jetë me muzikë të lehtë, por këtu do të jenë dhe tërë ato vite pune dhe eksperiencë në Amerikë, që mua m’u desh për të mbajtur veten time, pra m’u desh që të njihja shumë zhanre muzikore.

-Si mendoni për vlerat e Festivalit të Këngës në RTSH?

RTSH investon më shumë se televizionet e tjerë dhe për mua ai vazhdon të mbetet. E di që ai nuk ka shumë para, por unë me shumë kënaqësi e shikoj, sepse ai vazhdon të mbetet akoma shumë i pranueshëm për çdo lloj shtrese të popullsisë shqiptare. Me eksperiencën që ka RTSH ai e bën festivalin shumë herë më mirë se çdo ta bënte televizion tjetër. Nuk kam vërejtje për organizmin, por kur fillon dhe flet për çmimet e këngëve aty pastaj fillon dhe problemi me festivalin, që nuk e ka në dorë më televizionin. Nëse në një festival ka 20 këngë, 5 apo 6 prej tyre qëndrojnë që janë të bëra nga profesionistë, ndërsa të tjerat nuk janë me një nivel të mirë.

-Sipas mendimit tuaj a ka sot në Shqipëri këngëtarë, që ju i krahasoni me emra të talentuar të muzikës si Vaçe Zela?


Me ç’kam dëgjuar edhe mund të ketë, por unë vetë nuk po i dëgjoj ato këngëtarë për të cilët unë nuk mund të krahasoj asnjë këngëtar sot, me atë që unë shikoj në televizion, në ato koncerte apo pseudo koncerte. Irma Libohova p.sh e ka treguar veten se kush është. Ajo ka pasur hitet e veta dhe mund të ketë sërish, por unë nuk e dëgjoj sepse ajo aq del në televizion. Ndërsa po të them se Vaçe Zela është një ikonë po ashtu dhe Parashqevi Simaku një mrekulli e vokalit shqiptar, po ashtu dua të përmend dhe Sherif Merdanin, Myfarete Laze etj, të cilët unë nuk po shoh se po i bien pas Shqipërisë. Të këndosh nuk do të thotë të kesh vithe dhe gjoks të bukur, sepse na ngopën me vithe dhe me shalë dhe kur vjen puna vetëm në fund e merr vesh dhe thua pse këngë ishte kjo? Dhe këtë gjë e kam konstatuar, duke dëgjuar dhe parë këngëtarët në vendin tonë.

-Kujt i dedikohej kënga “Lemza”?

Kjo këngë i dedikohej asaj rinie, që në mënyrë të fshehtë mund t’i lejohej apo të dashurohej me ndonjë djalë, sepse tregoheshe me gisht në atë kohë dhe çfarë hiqte ajo vajza e shkretë. Ishte një primitivizëm i familjes dhe i shoqërisë, por jo se nuk bëhej dashuri në atë kohë. Në atë kohë kishte një romantiçizëm shumë të madh, unë mund të shkoja deri në Mal të Dajtit nëse një femër që më pëlqente me lejonte të marr erë tek flokët, në këmbë mund të shkoja dhe të kthehesha por më bënte të jetoja një javë rresht me atë kënaqësi (qesh). Kënga ishte si një frymëzim, pak romane janë shkruar për vajzat, pak poezi dhe piktura janë bërë? Pra gjithmonë femra ka qenë burim frymëzimi. Ajo të frymëzonte me atë që ajo dinte të mbulonte dhe si të sillej. Unë nuk e di se ku e gjejnë frymëzimin sot?

********************************

Të dhëna mbi kompozitorin


Agim Krajka lindi në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë babai i tij. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit اesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist e më pas si kompozitor e drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pas viteve ‘90.

Që nga kënga e famshme “Lemza”, e kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961, ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. Për kontributin e tij në artin shqiptar është nderuar me 2 urdhra “Naim Frashëri”, 2 medalje dhe titullin “Artist i Merituar”, ndërsa ish presidenti Moisiu e dekoroi edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.


Gazeta Sot



 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top