Tiranë, hajdutit i vjedhin portofolin në urban

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
TIRANE- Nuk ka pasur guxim dhe forcën për të “demaskuar” në autobus hajdutin që po i vidhte 5 mijë lekët e reja në xhep, por ka pasur zgjuarsinë dhe shkathtësinë që t’i vjedhë hajdutit portofolin. Historia komike e hajdutit që e vodhën teksa “ushtronte detyrën” në urbanin e Unazës, ka ndodhur të hënën. Një person rreth të 45-ve është paraqitur në mesditë në Komisariatin numër 2 të Policisë së Tiranës me një portofol në dorë, të cilin pretendonte se ia kishte vjedhur një hajduti që i kishte vjedhur 5 mijë lekë në autobus. “E pashë që më vodhi lekët, por kishte edhe shokë të tjerë rrotull, ndaj nuk i bëra fjalë. Në momentin që më ktheu shpinën, i mora portofolin nga xhepi”, - kështu është shprehur përpara oficerëve të policisë Selami Dervishi. Sipas burimeve, në portofol veç disa dokumenteve personale të personit që presupozohet të jetë hajdut, janë gjetur edhe një tufë me karta krediti dhe debiti. Kartat e bankomateve dyshohet të jenë vjedhur nga hajduti dhe grumbulluar prej tij. Policia ka nisur verifikimin e të gjitha kartave pranë bankave përkatëse, pasi mendohet se nëpërmjet tyre mund të zbulohen edhe vjedhjet e tjera të kryera prej xhepistit të urbanëve.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Atje nuk eshte i sigurt hajduti jo me njerzit e thjeshte LOL LOL LOL
 
Një person rreth të 45-ve është paraqitur në mesditë në Komisariatin numër 2 të Policisë së Tiranës me një portofol në dorë, të cilin pretendonte se ia kishte vjedhur një hajduti që i kishte vjedhur 5 mijë lekë në autobus. “E pashë që më vodhi lekët, por kishte edhe shokë të tjerë rrotull, ndaj nuk i bëra fjalë. Në momentin që më ktheu shpinën, i mora portofolin nga xhepi”,
mashkull 45 vj eshte ky qe sben fjale?!!!!!

e pastaj vete ne polici e qahet....kur e shef futja nje grusht fytyre e u zgjidh puna!
 
mashkull 45 vj eshte ky qe sben fjale?!!!!!

e pastaj vete ne polici e qahet....kur e shef futja nje grusht fytyre e u zgjidh puna!
Yes this is Albanian way :D me pelqen menyra se si e mendon :D
 
mashkull 45 vj eshte ky qe sben fjale?!!!!!

e pastaj vete ne polici e qahet....kur e shef futja nje grusht fytyre e u zgjidh puna!

Sweety nuk e ke idene se si jane keto. Me mire te ruhesh sesa ti kerkosh ca gjera vete.

P.s. Njerez beni si une. Gjithe ato dite ne Tr,nuk e kam marre urbanin asnjehere.
 
Jo e di pse pyeta?!
Se dije kisha nje "debat" me FcBezdia qe me thoshte "kur burri ref gruan quhet BURRE...." ... ne kto situata....kur burri e shef qe po i vjedhin leket e behet sikur skupton...ca dreq BURI eshte?!
 
Sweety nuk e ke idene se si jane keto. Me mire te ruhesh sesa ti kerkosh ca gjera vete.

P.s. Njerez beni si une. Gjithe ato dite ne Tr,nuk e kam marre urbanin asnjehere.
Ose nuk mer protofol me vete :D si puna ime

Nje rast ketu ne Greqi kthehesha nga plazhi me autobus me nje linje shume te ngarkuar autobuzi plot isha me nje kushri dhe po shikonim 4 tipa sigurisht Shqiptare qe po mernin portofole e cte gjenin me ta ishte dhe nje femije diku 10 vjec por ta merte protofolin pa e ndjere na shikon njeri nga keta ne dhe na thote ... o cuna po na lini re te bejme punen...jo re i thame vazhdo ti ne thjesht mesojme LOL LOL gallate e madhe
 
Jo e di pse pyeta?!
Se dije kisha nje "debat" me FcBezdia qe me thoshte "kur burri ref gruan quhet BURRE...." ... ne kto situata....kur burri e shef qe po i vjedhin leket e behet sikur skupton...ca dreq BURI eshte?!
LOL LOL LOL hahahhaha me zbukurove mengjesin ta dish hahahahaha se kisha lexuar hahahahahahahahahah
 
Hajde "pune" qe benin dhe ata!

e pra...ashu quhet....eshte mashkull nqs eshte agresiv me sexin e bukur...ama eshte prap bure [me nje r:p] kur e lene ta vjedhin!
 
hohohohohohohohohohohoho

Ksaj i dhon me i vjedh hajduti hajdutit:p
 
Une portofiln e mbaje te xhepi perpara...po deshi te fus duarte para LOL LOL LOL LOL
 
Un nuk udhtoj shpesh me autoboz:D

Lene iher se nuk kan shanc me na u afru ne te rinjeve:D
 
si paska ndodh kjo??....spaska pas eksperienc fare ky hajduti qe e kane vjedhur....hahhaaaa
 
shum mire ia kan bere, te marrin dhe ato njeher mesim. une kam pare dhe po shoh cdo dite qe te vjedhin . sepse taksia ime autobuzat jan, si me abone te pergjithshme qe jan une, ku nuk shkoj.
 
me nje fjale qenka bere keqe muabeti vetem hajdutet paskan leket
 
këtu në Kosovë themi "Hajni Hajnin s'mund me vjedh", si duket ky zotëria e paska demantuar këtë fjali LOL. Qenka edhe ky një lloj hajduti që i vjedh gjërat e tij LOL.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top