Live kam degjuar...
copy no 4
Me rastin e afrimit te koncertit te Enrique Iglesias (qe normale do mbetem pa shkuar) dhe duke marre parasysh qe tek muzika jane hapur te gjitha temat e mundshme qe tregojne ndjenjat, mendimet, fiksimet e pelqimet tona thash t'i japim mundesi edhe nje teme tjeter.
Qellimet qe ka kjo tema jane:
1. Te lavderohemi per koncertet e kengetareve te famshem qe kemi arritur t'i degjojme live

,
2. Te c'mallemi e te behemi ca nostalgjik per momentet e bukura qe kemi kaluar neper koncerte
3. Te njohtojme njeri-tjetrin me grupe qe edhe pse te njohur diku nuk kane fame te madhe boterore, por qe ia vlejne te njihen
Tani dmth duke patur parasysh qe videot e bera nga duart tona jane jo dhe aq te bukura, madje ka dhe koncerte qe kemi qene kur nuk ka patur smart phones (ehh ka dhe pleq ne mesin tone posi

) hidhni video nga youtube te kengeve origjinale, dhe ne pavaresisht qe tek konkurset vihen krijime te vjedhura, do ju besojme qe vertete keni qene ne ate koncert (mund te kete qene dhe ndonje mbremje ne ndonje lokal ku ka marre pjese ndonje grup/kengetar qe ju ka lene pershtypje) pasi perse do genjente robi se ka qene diku qe s'ka qene, apo jo
Se pari nje minute heshtje per tere ato koncerte qe i kisha ne qytet e nuk shkova me zemer te djegur: Pink, Patti Smith, 2 cellos, Vaya con Dios (ju degjofsha diku here tjeter

)
.
.
.
.
.
.
.
Ok u be minuta e tani po hedh nje kenge qe live e degjova instrumentale, normale kam video me zerin tim e te shoqes ne prapavije, por per ceshtje sigurie te shendetit te vesheve tuaj, po sjell videon orijginal
(per fat te keq apocalyptica ishte vetem me kete cunin e ri qe e kane marre ne shoqeri vokale per albumin e ri Franky Perez, dmth nuk ishte as Lauri Ylonen, as Ville Valo

)