Mrekullite e Kuranit të shenjtë

Nëse numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet pikërisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.

Troposfera
Stratosfera
Ozonosfera
Mezosfera
Termosfera
Jonosfera
Ekzosfera

Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit dymbëdhjetë të sures Fusilet: "... secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej". Me fjalë të tjera, në këtë ajet deklarohet se Zoti i caktoi çdo qielli funksionin e vet. Me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike të dobishme për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. اdo shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri te mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.

Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim shkencor si vijon:

Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë.

Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumente, të cilat u zbuluan vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.



Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe, për më tepër, në "shtatë" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë.




Toka i ka të gjitha kushtet që i nevojiten jetës. Një prej tyre është atmosfera, e cila shërben si një fushë mbrojtëse për gjallesat. Sot është një fakt i njohur që atmosfera është e përbërë prej shtresave të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Kjo gjë është përshkruar saktësisht në Kuran, ku thuhet se atmosfera përbëhet prej shtatë shtresave. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit.
 
Redaktimi i fundit:
Do te jepja max e vlersimit per kete teme po ta hapje tek astronomija.
Po i perzien gjerat me sa shoh.
 
ne qofte se me qiej ju nenkuptoni shtresat e atmosferes ateher me duhet tju them qe shtresat e atmosferes jane vetem 5.nendarje shtresash mund te besh sa te duash.

ps.nuk e di nese kjo teme eshte e hapur vetem per propagande,pra derr ne thes si i thone llafit,apo eshte dhe per debat apo diskutim.
Atmosfera - Wikipedia
 

Attachments

  • shtresat e atmosferes.jpg
    shtresat e atmosferes.jpg
    20.3 KB · Shikime: 0
NDARJA E QIEJVE DHE E TOKثS.

Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:

"A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?" (El Enbija 30)

Fjala "retk", e përkthyer "të ngjitura", në gjuhën arabe do të thotë "të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara". Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë. Fraza "Ne i ndamë" është folja arabe "feteka" dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës së ngjitur"retk". Carja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat përdoret kjo folje.


Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes "retk". Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë "qiejt dhe tokën", të cilat ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen "retk". Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë universit.

Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.


Shiko fotografinë 1685


Fotoja paraqet Big Bengun, i cili bën të qartë edhe një herë se Zoti e krijoi universin prej asgjësë. Big Bengu është një teori e vërtetuar me dëshmi të qarta shkencore. Megjithëse disa shkencëtarë u përpoqën të sillnin teori të kundërta me Big Bengun, dëshmitë e qarta shkencore bënë që kjo teori të pranohej tërësisht prej komunitetit shkencor.
teoria e big bang nuk e ndihmon aspak kuranin,cmund te thuash per universin oscilant,po per big crunch???po per multiversin?


Multiverse - Wikipedia, the free encyclopedia
 
Land, te wikipedia mund te postosh edhe ti si ketu ne forum, besa mund ta bart edhe kete material atje dhe njerezit si ti pastaj te sherbehen me keto te dhena. Pastaj per teorine BB mund ta mesojne shume shpejt ne CERN ndersa "paralel universes" mbetet vetem teori si ajo string theory.
 
Redaktimi i fundit:
Do te jepja max e vlersimit per kete teme po ta hapje tek astronomija.
Po i perzien gjerat me sa shoh.

Pershendetje Lauri.

Do ta hapja po te mos ishte material qe ka per qellim te spjegoje ne menyre shkencore ato qe thuhen ne Kur'an.

Po deshe mund ta hapim edhe si teme tjeter atje dhe ti nxjerrim vetem ato shkencoret qe jane interesante.
 
Redaktimi i fundit:
FUNKSIONI I MALEVE

Kurani na tërheq vëmendjen ndaj një funksioni gjeologjik mjaft të rëndësishëm të maleve.

"Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta..." (El Enbija 31)

Siç vihet re, në këtë ajet është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës.

Ky fakt nuk ishte i njohur nga askush në kohën kur u shpall Kurani. Në të vërtetë, ai u zbulua jo shumë kohë më parë dhe kjo vetëm si rezultat i zbulimeve të gjeologjisë bashkëkohore.

Sipas këtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të shtresave masive, të cilat formojnë koren e Tokës. Kur dy shtresa përplasen me njëra-tjetrën, shtresa më e fortë rrëshqet poshtë shtresës tjetër, e cila përkulet në majë, duke formuar lartësitë dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirë thellë në tokë. Kjo nënkupton se pjesa e poshtme e maleve është po aq e madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokë.

part1_10_01a.jpg

Malet kanë rrënjë të thella nën sipërfaqen e tokës.(Earth, Press & Siever, fq. 413)

part1_10_02a.jpg

Sektori skematik. Malet, si kunja, kanë rrënjë të thella të fiksuara në tokë. (Anatomia e Tokës, Cailleux fq. 220)

part1_10_04.jpg part1_10_05a.jpg


Në saje të shtrirjes nën tokë dhe mbi tokë, malet i mbërthejnë shtresat e ndryshme të tokës si një kunj. Korja e Tokës përmban shtresa që janë në lëvizje të vazhdueshme. Kjo veti mbërthyese e maleve parandalon tronditjet me shtrirje të gjerë, duke e fiksuar koren e tokës, e cila ka një strukturë tepër të lëvizshme.
 
Redaktimi i fundit:
Në një tekst shkencor, struktura e maleve është përshkruar si më poshtë:

"Atje ku kontinentet janë më të trasha, si p.sh. vargmalet, korja zhytet thellë në mantel."4

Në një ajet kuranor, kjo veti e maleve është vënë në dukje nga një krahasim i maleve me "kunjat":

"A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme për jetë, ndërsa malet i bëmë si kunja?" (En-Nebe 6-7)

Me fjalë të tjera, duke u shtrirë mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës në ato pika ku bashkohen shtresat e ndryshme, malet i mbajnë lidhur këto shtresa me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, ato fiksojnë koren e Tokës dhe parandalojnë grumbullimin e saj mbi apo ndërmjet shtresave të magmës. Shkurt, ne mund t'i krahasojmë malet me gozhdët, të cilat mbajnë dërrasat të mbërthyera së bashku.

Vetia fiksuese e maleve në literaturën shkencore është përshkruar me termin "isostazi":

Isostazi do të thotë: ekuilibri i përgjithshëm i kores së Tokës i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkëmbore poshtë sipërfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale.5

Ky rol kaq i rëndësishëm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kërkimet sizmike, është shpallur në Kuran shekuj më parë si një shembull i dijes absolute të krijimit të Zotit.

"Ne kemi krijuar male të patundura në tokë me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta..." (El Enbija 31)

part1_10_06a.jpg
 
LثVIZJA E MALEVE

Në një ajet tjetër, na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshëm, ashtu siç mund të na duket, por ato janë në lëvizje të vazhdueshme.

"Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshëm, ndërsa ato lëvizin si retë..." (En-Neml 88)

Kjo lëvizje e maleve ndodh si pasojë e lëvizjes së kores së Tokës, mbi të cilën ato janë vendosur. Korja e Tokës 'noton' mbi shtresën e mantelit, e cila është më e dendur. Ishte fillimi i shekullit XX kur, për herë të parë në histori, një shkencëtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanë qenë të bashkuara në kohën e krijimit të tokës, por më pas u zhvendosën në drejtime të ndryshme dhe u ndanë, duke u larguar shumë larg njëri-tjetrit.

Gjeologët kuptuan se Wegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, pra pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij. Sipas fjalës së Wegener në një artikull të publikuar në vitin 1915, blloqet masive të tokës u bashkuan së bashku rreth 500 milionë vjet më parë, duke formuar Pangaean, e cila gjendej në Polin e Jugut.

Afërsisht 180 milionë vjet më parë, Pangaea u nda në dy pjesë, të cilat u zhvendosën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre kontinenteve gjigande ishte Gondwana, e cila përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktidën dhe Indinë. E dyta ishte Laurasia, e cila përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Njëqind e pesëdhjetë milionë vjet pas kësaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla.

Këto kontinente, të cilat u shfaqën pas ndarjes së Pangaeas, janë spostuar mbi sipërfaqen e Tokës disa centimetra çdo vit, duke shkaktuar ndryshime në përqindjen e tokës dhe detit.

Kjo lëvizje u zbulua si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillim të shekullit XX. Lëvizja e kores së Tokës është shpjeguar nga shkencëtarët si më poshtë:

"Korja dhe pjesa e sipërme e mantelit, me një trashësi 100 km, janë të ndara në segmente të quajtura shtresa. Gjenden gjashtë shtresa të mëdha dhe disa shtresa të vogla. Sipas teorisë të quajtur "tektonika e shtresave", këto shtresa lëvizin në Tokë, duke mbajtur me vete "dyshemenë" e kontinenteve dhe oqeaneve. Lëvizja e kontinenteve është llogaritur të jetë 1-5 cm në vit. Gjatë kohës që shtresat vazhdojnë të lëvizin, ato realizojnë një ndryshim të vogël në gjeografinë e Tokës. Për shembull, çdo vit Oqeani Atlantik bëhet pak më i gjerë."


Në Kuran është përmendur "lëvizja e maleve". Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin "lëvizja kontinentale."

ثshtë e padiskutueshme që kjo është një prej mrekullive të Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët.

part1_11_01a.jpg
 
MREKULLIA E HEKURIT.


Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren El Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet:

"Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit..." (El Hadid 25)

Fjala "zbritëm poshtë" e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por nëse ne do të merrnim në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, e cila është "i zbritur fizikisht nga qielli", do të kuptojmë se në këtë ajet gjendet një mrekulli shkencore mjaft domethënëse.

Në saje të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigande të hapësirës.

Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur "nova" ose "supernova". Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët që përmbajnë hekur shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor.

E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra, ai "ka zbritur në tokë" në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. ثshtë e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.

part1_12_01a.jpg

Copë hekuri.
 
KRIJIMI Nث اIFT.

Zoti ne Kur'an thote:

"Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet, prej bimëve që mbin toka, prej vetë njerëzve dhe prej shumë gjërave që ata nuk i dinë. " (Ja Sin 36)

Megjithëse koncepti i fjalës "çift" ose "dy" përdoret kryesisht për mashkullin dhe femrën, shpallja "prej shumë gjërave që ata nuk i dinë" ka kuptim më të gjerë. Një prej këtyre kuptimeve është zbuluar në kohën tonë. Shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia është e krijuar në çift, iu dha çmimi Nobël i fizikës në vitin 1933. Ky zbulim i quajtur "parité", pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies. Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kështu nga një burim shkencor:

"... çdo grimcë ka antigrimcën e vet me ngarkesë të kundërt dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjësimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend."

part1_13_01a.jpg

Paul Dirac
 
Redaktimi i fundit:
RELATIVITETI I KOHثS

Në ditët tona, relativiteti i kohës është një argument shkencor i vërtetuar. Ky argument u zbulua nga Teoria e Relativitetit e Ajnshtajnit në fillimet e shekullit XX. Më parë, njerëzit nuk e dinin se koha është një koncept relativ dhe se ajo mund të ndryshonte me ndryshimin e vendit. Por, shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, vërtetoi botërisht këtë fakt me Teorinë e Relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga pesha dhe shpejtësia. Askush nuk e kishte thënë këtë gjë kaq qartë më parë, me përjashtim të Kuranit, në të cilin gjendet informacion rreth relativitetit të kohës. Lexoni disa nga ajetet që flasin për këtë temë:

"Ata kërkojnë prej teje që t'ua shpejtosh dënimin, por Zoti nuk e thyen premtimin e Vet, sepse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet që llogaritni ju." (El Haxh 47)

"Ai e rregullon çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështje) ngrihet tek Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet." (Es-Sexhde 5)

part1_14_01a.jpg

"Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet." (El Me'arixh 4)

Në disa ajete tregohet se njerëzit e perceptojnë kohën në mënyrë të ndryshme. Në këtë mënyrë, disa njerëz mund ta konsiderojnë si shumë të gjatë një periudhë shumë të shkurtër dhe anasjelltas. Dialogu i zhvilluar ndërmjet njerëzve Ditën e Gjykimit është një shembull mjaft i mirë për këtë:

"Zoti do t'u thotë: 'Sa vite keni jetuar në Tokë?' Ata do të thonë: 'Ne kemi ndenjur vetëm një ditë ose një pjesë të saj. Pyet ata që janë në gjendje të numërojnë." (Mu'minun 112-113)

Përmendja e relativitetit të kohës në Kuran, i cili filloi të shpallej rreth vitit 610, është një argument tjetër që vërteton burimin hyjnor të këtij libri të shenjtë.

part1_14_02a.jpg
 
SASIA E SHIUT

Një prej shumë informacioneve të dhëna në Kuran rreth formimit të shiut është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të caktuar. Kjo është përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtë:

"Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar. Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret." (Ez-Zuhruf 11)

Fakti i zbritjes së kësaj sasie shiu të matur dhe të përcaktuar është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. ثshtë llogaritur se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilionë tonë ujë në vit. Kjo sasi është e barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë gjatë një viti. Kjo lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar "me masë të caktuar". Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit. Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.

Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibrim të madh ekologjik dhe për rrjedhojë, fundin e jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit pikërisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Ku'ran.

part1_15_01a.jpg

part1_15_02a.jpg

part1_15_03a.jpg

اdo vit, sasia e ujit që avullon nga Toka dhe sasia e ujit që bie në formë shiu është "konstante": 513 trilionë tonë. Kjo sasi konstante është e shpallur në Kuran në ajetin: "Ai lëshon shiun nga qielli me masë të caktuar". Pandryshueshmëria e kësaj sasie është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe jetës.
 
FORMIMI I SHIUT

Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pas shpikjes së mjeteve të parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin tre fazat e formimit të shiut. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë të erës, më pas formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.

Informacioni i dhënë në Kuran për shiun përputhet saktësisht me këtë proces. Në një ajet kuranor, ky informacion është përshkruar në këtë mënyrë:

"Zoti është Ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë. Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë, pastaj përmes tyre sheh se si bie shiu…" (Err-Rrum 48)

Tani, le të shohim më hollësisht këto tre faza të përshkruara në ajetin kuranor.

FAZA E PARث: "Zoti është Ai që i dërgon erërat..."

Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë veçimin e disa grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca të pasura me kripë (të cilat quhen aerosole) transportohen nga erërat dhe ngrihen në atmosferë. Ato funksionojnë si kolektorë uji dhe formojnë pika reje, duke i mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit.

FAZA E DYTث: "... (erërat) lëvizin retë. Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë …"
Retë formohen nga avujt e ujit, të cilët kondensohen rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla (me diametër 0.01 dhe 0.02 mm), retë "qëndrojnë pezull" në ajër dhe përhapen në qiell. Në këtë mënyrë, qielli mbushet plot me re.

FAZA E TRETث: "...dhe përmes tyre sheh se si bie shiu."

Grimcat e ujit, të cilat rrethojnë kristalet e kripës dhe grimcat e pluhurit, zmadhohen dhe formojnë pikat e shiut, të cilat bëhen më të rënda se ajri, ndaj dhe shkëputen nga retë, duke filluar të bijnë në tokë në formë shiu.

Siç shihet, çdo fazë e formimit të shiut është shpallur në ajetet e Kuranit. Për më tepër, këto faza janë shpjeguar ekzaktësisht sipas radhës së duhur. Si shumë fenomene të tjera, edhe ky fenomen shpjegohet saktësisht në Kuran shumë shekuj më parë se të njihej nga njerëzimi.

Në një ajet tjetër është dhënë informacioni i mëposhtëm rreth formimit të shiut:

"A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën dhe atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon nga lart breshër prej reve të mëdha si malet. Me breshrin Ai godet kë të dojë dhe e largon nga kush të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tij (breshrit) gati ta merr shikimin." (En-Nur: 43)




Ilustrimi i mësipërm tregon pikat e ujit që shkëputen në ajër. Kjo është faza e
parë e formimit të shiut. Më pas, pikat e shiut në retë e sapoformuara do të
qëndrojnë pezull në ajër dhe pastaj do të kondesohen për të formuar shiun. Të
gjitha këto faza janë përshkruar në Kuran
 
Redaktimi i fundit:
Gjatë studimit të llojeve të reve, shkencëtarët u gjendën përpara një sërë rezultatesh të papritura mbi formimin e reve të shiut. Retë e shiut krijohen dhe formohen në bazë të një sistemi fazash të përcaktuara mirë. Le të marrim për shembull renë Kumulonimbus, e cila është një prej reve të shiut. Formimi i kësaj reje kalon në tre faza:

Faza e parë: Retë shtyhen nga era: Retë Kumulonimbus fillojnë të formohen, kur era shtyn copa të vogla reje në një zonë ku ato bashkohen.

Faza e dytë: Bashkimi: Pas kësaj, retë bashkohen duke formuar një re më të madhe.

Faza e tretë: Grumbullimi mbi njëra-tjetrën:

Kur retë e vogla bashkohen bashkë, rriten lëvizjet nga poshtë-lart brenda resë së madhe, të cilat në qendër janë më të forta se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Këto lëvizje bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht, duke marrë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht, reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë-lart nuk mund t'i mbajë pezull, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.





Detajet e formimit, të strukturës dhe funksionimit të reve janë zbuluar nga meteorologët nëpërmjet përdorimit të mjeteve të sofistikuara si aeroplanët, satelitët, kompjuterat, ballonat etj. Eshtë e qartë se në këtë ajet Zoti na jep një informacion që nuk kishte si të njihej 1400 vjet më parë.



Retë e vogla (retë Kumulus) lëvizin dhe bashkohen nëpërmjet erës, ashtu siç thuhet në Kuran: “A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën?!”
 
Unë sa i përket Universit do të kisha thënë:

Pasi që thuhet se Universi u krijua nga hiçi si dhe në "hiç",
atëherë ekziston mundësia të ekzistojnë edhe Universe tjera.

Gjithashtu thuhet se Universi zgjerohet! - Ku po zgjerohet?
Përgjigja është prap në "hiç" dhe sipas kësaj bie se "hiçi"
është pa kufij dhe është më i madh se Universi, dhe se mund të përmbajë
më shumë Universe paralele, pa u përpjekur njëra me tjetrën.
 
"Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta..." (El Enbija 31)

Siç vihet re, në këtë ajet është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës.

japonia ka 4 ishuj kryesor dhe nje terren te thyer malor,eshte zona me me shume termete ne bote,anglia terren kryesisht fushor(shume pak kodrinor) ndodhin shume me pak termete sesa ne japoni.

malet si kunja ???????????????????hmmmmm duket qarte qe ata qe shkruajne keto krahasime nuk jane te zanatit............eshte e kunderta atje ku ka male shume ka aktivitet tektonik shume me te madh sesa ne fushe si rezultat dhe termete.kurani gabon.

nuk me spjegove ca thote kurani per universin oscilant.......big bang,big crunch dhe keshtu ne infinit.............pra shperthime dhe kolapse te universit pa limit.
 
MREKULLIA E HEKURIT.


Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren El Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet:

"Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit..." (El Hadid 25)

Fjala "zbritëm poshtë" e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por nëse ne do të merrnim në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, e cila është "i zbritur fizikisht nga qielli", do të kuptojmë se në këtë ajet gjendet një mrekulli shkencore mjaft domethënëse.

Në saje të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigande të hapësirës.

Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur "nova" ose "supernova". Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët që përmbajnë hekur shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor.

E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra, ai "ka zbritur në tokë" në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. ثshtë e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.

Shiko fotografinë 1729

Copë hekuri.

sa per info ty.planeti toke perbehet nga 36% te mases se vet nga elementi hekur,eshte prania e hekurit qe jep magnetizmin e tokes.vete berthama e tokes eshte krejtesisht e perbere nga hekur dhe nikel.
minerali i hekurit eshte formuar nga vete brendesia e tokes(ta them kshu popullorce,mos permend terma gjeologjike te veshtire qe nuk i kuptojne forumistet)dhe nuk ka rene nga qielli.

kurani gabon krejtesisht.
 
Last edited by a moderator:
Shkencetaret kane vertetuar qe hekuri jo vetem qe nuk mud te krijohet ne toke, por as edhe ne sistemin diellor. Po pate ndonje argument shkencor qe e kundershton kete, urdhero!
 
japonia ka 4 ishuj kryesor dhe nje terren te thyer malor,eshte zona me me shume termete ne bote,anglia terren kryesisht fushor(shume pak kodrinor) ndodhin shume me pak termete sesa ne japoni.

malet si kunja ???????????????????hmmmmm duket qarte qe ata qe shkruajne keto krahasime nuk jane te zanatit............eshte e kunderta atje ku ka male shume ka aktivitet tektonik shume me te madh sesa ne fushe si rezultat dhe termete.kurani gabon.

nuk me spjegove ca thote kurani per universin oscilant.......big bang,big crunch dhe keshtu ne infinit.............pra shperthime dhe kolapse te universit pa limit.

Ti vetem sa po e deshmon ate qe thuhet aty. Mu per shkak qe Japonia eshte vend tektonik per kete shkak ka edhe male qe i mbrojne nga shkaterrimi banoret saje, ndersa Anglia nuk ka levizje tektonike andaj edhe s'ka nevoje per kodra e male. Pastaj nga vet aktivitetet tektonike Zoti krijon edhe malet, te thot ndonje gje kjo, qe jane te nderlidhura zingjire gjerat?


Per universin osc etj te jam pergjigjur por se ke lexuar. Big bang, big crunch? E pse mendon ti se flet Kur'ani kur e pershkruan diten e shkaterrimit te cdo gjeje, pastaj shembujt qe i merr ne natyre se cdo gje lind dhe vdes ose kthehet si ka qene me pare? Edhe ky univers me big bang ose jo prap do te kthehet nga eshte nisur dhe do te rikrijohet serish. Shkaterrimi i tij do te vie pa dyshim.
 
Redaktimi i fundit:
sa per info ty.planeti toke perbehet nga 36% te mases se vet nga elementi hekur,eshte prania e hekurit qe jep magnetizmin e tokes.vete berthama e tokes eshte krejtesisht e perbere nga hekur dhe nikel.
minerali i hekurit eshte formuar nga vete brendesia e tokes(ta them kshu popullorce,mos permend terma gjeologjike te veshtire qe nuk i kuptojne forumistet)dhe nuk ka rene nga qielli.

kurani gabon krejtesisht.

E po tash keshtu thone shkencetaret se nuk eshte material tokesore e jo une. Mund edhe te gabojne por te pakten kane tentuar te zbulojne dicka!

Mund te jete fjala per ne fillimin te krijimit kur cdo gje ishte e zjarrte e po ashtu edhe toka, dhe ne ate gjendje te ndeshet me asteroid gjigand hekuri dhe te shkrihen se bashku, pyeti shkenctaret: pse thone se nuk eshte material tokesore dhe kundershtoi e dil me ndonje teori tenden se per Zotin do beheshe i famshem po e gjete!?

P.s. Mund te behet fjale ne Kur'an edhe per zbritjen nga dija e Krijuesit ashtu si thuhet edhe per Kur'anin "shpallje e zbritur ". Zoti e di me se miri.
 
ERثRAT FEKONDUESE

Në një ajet tjetër në Kuran, është përmendur karakteristika "fekonduese" e erës, si rezultat i së cilës formohet shiu.

"Ne i dërgojmë erërat "fekonduese", pastaj lëshojmë shi nga qielli që t'ju japim për të pirë..." (El Hixhr 22)

Në këtë ajet na bëhet e qartë se faza e parë e formimit të shiut është era. Deri në fillim të shekullit XX, e vetmja lidhje e njohur ndërmjet erës dhe shiut ishte se "era lëviz retë". Por ishin kërkimet meteorologjike të kohës së sotme që zbuluan dhe vërtetuan rolin "fekondues" të erës në formimin e shiut. Vetia fekonduese e erës funksionon në këtë mënyrë:

Në sipërfaqen e oqeaneve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojë e shkumëzimit të ujit. Në momentin që këto flluska pëlcasin, me mijëra grimca të vogla, me diametër një të qindtën e milimetrit, ngrihen lart në ajër. Këto grimca të njohura me emrin "aerosole", përzihen me pluhurin e tokës të mbartur nga era dhe ngrihen në shtresat më të larta të atmosferës, ku bien në kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave, duke u kthyer në pika të vogla uji,të cilat bashkohen me njëra-tjetrën, duke formuar retë dhe pastaj bien në Tokë në formë shiu.

Siç shihet, erërat "fekondojnë" avujt e ujit me grimcat që ato mbajnë nga deti dhe për rrjedhojë, formojnë retë e shiut.
Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, pikat e ujit në shtresat e larta të atmosferës nuk do të formoheshin kurrë dhe ne nuk do të kishim shi.
Pra, roli vendimtar i erës në formimin e shiut është shpallur shekuj më parë në një ajet të Kuranit, në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore...



Fotografia lart na tregon fazat e formimit të një dallge.

Era fryn mbi sipërfaqen e ujit dhe i bën grimcat e tij të lëvizin në një lëvizje rrethore, e cila formon dallgët. Flluskat e formuara nga dallgët përhapen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Ky fakt është shpallur në ajetin “Ne i dërgojmë erërat “fekonduese”, pastaj lëshojmë shi nga qielli…”


 
DETET NUK PثRZIHEN ME NJثRI-TJETRIN

Një nga veçoritë karakteristike të deteve është shpallur në një prej ajeteve të Kuranit, si më poshtë:

"Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen." (Err-Rrahman 19-20)

Kjo karakteristikë e deteve që rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur "tensioni sipërfaqësor", ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë së ujërave, tensioni sipërfaqësor i ndalon detet të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një pengesë.
Aspekti interesant i këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë.



 
ERRثSIRAT E DETEVE DHE VALثT E BRENDSHME

"(Gjendja e jobesimtarëve është) si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë. Nëse dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në gjendje ta shihte atë…" (En-Nur 40)

Gjendja e përgjithshme në thellësitë e deteve dhe oqeaneve është përshkruar në librin me titull "Oqeanet":

"Errësira në dete dhe oqeane fillon në thellësinë 200 metra e poshtë. Në këtë thellësi zakonisht nuk ka dritë. Nën thellësinë 1000 metra është errësirë e plotë."

Sot, ne zotërojmë njohuri mbi strukturën e përgjithshme të detit, mbi karakteristikat e gjallesave në të, mbi kripësinë e tij, ashtu siç njohim dhe sasinë e tij të ujit, sipërfaqen dhe thellësinë e tij. Ishin nëndetëset dhe pajisjet e sofistikuara, të zhvilluara prej teknologjisë bashkëkohore, të cilat u krijuan mundësinë shkencëtarëve të sigurojnë këtë informacion.

Qeniet njerëzore nuk janë të afta të zhyten më thellë se 40 metra nën ujë pa ndihmën e pajimeve speciale. Ata nuk mund të mbijetojnë në pjesët e errëta të oqeaneve si p.sh. në thellësinë 200 metra. Për këtë arsye, vetëm kohët e fundit shkencëtarët arritën të zbulojnë këto pjesë të hollësishme të informacionit rreth deteve.

Por ky fakt është përmendur në suren En-nur pikërsisht në pjesën "errësira në një det të thellë e të madh". Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit, sepse është thënë në një kohë kur njerëzit nuk zotëronin pajisjet e nevojshme për t'u zhytur në thellësitë e oqeaneve.
 
Por nuk është vetëm kjo; shpallja në ajetin e dyzetë të sures En-Nur na tërheq vëmendjen te një tjetër mrekulli shkencore e Kuranit "… si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura…".




Matjet e bera ne ditet e sotme nxoren ne drite se 3 deri ne 30 perqind e rrezeve e detit. Gati te shtate ngiyrat e drites perthithen njera pas tjetres ne 200 metrat e para, perveç drites blu (fotoja lart). Nen 1000 metra nuk ka me drite (fotoja poshtë). Ky argument shkencor ndodhet qe prej 1400 vjetesh ne ajetin e dyzete te sures En-Nur.




Ky ajet na jep mundësinë të kuptojmë, se në ujërat në thellësi të ë oqeaneve gjenden valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera. Merret lehtë me mend se valët e dyta janë valët sipërfaqësore, sepse pas tyre përmenden retë. Po valët e para ç'janë?

Kohët e fundit shkëncëtarët zbuluan se ekzistojnë valë të brendshme, të cilat "hasen ndërmjet shtresave me dendësi të ndryshme". Këto valë të brendshme mbulojnë ujrat e thellë të deteve dhe oqeaneve, sepse ujërat në thellësi kanë dendësi më të lartë se ujërat sipër tyre. Valët e brendshme lëvizin në mënyrë të ngjashme me valët sipërfaqësore, madje ato përthyhen ashtu siç përthyen dhe valët sipërfaqësore. Valët e brendshme nuk mund të shihen nga syri i njeriut, por mund të diktohen me anë të studimit të ndryshimit të temperaturës ose kripësisë në një vend të caktuar.

Shpallja në Kuran ecën paralelisht me shpjegimin e mësipërm. Pa mjetet e duhura, njeriu mund të shohë vetëm valët mbi sipërfaqen e detit, ndaj është e pamundur që dikush të ketë dijeni rreth valëve të brendshme në thellësi të detit. Por, ndërkohë, në suren En-Nur, Zoti na flet për një lloj tjetër valësh, të cilat gjenden në thellësi të oqeaneve. Natyrisht që ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan shumë vonë, na tregon edhe një herë se Kurani është fjala e Zotit.



Fotoja lartë paraqet valët e brendshme si një ndarje ndërmjet dy shtresave të ujit me dendësi të ndryshme. Shtresa e poshtme është më e dendur se ajo që gjendet lart saj. Ky argument shkencor, i cili është shpallur 14 shekuj më parë në ajetin e dyzetë të sures En-Nur, u zbulua prej shkencëtarëve vetëm kohët e fundit.
 
Truri.

ZONA E TRURIT QE KONTROLLON LثVIZJEN

"Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare." (El Alek 15-16)


Fraza "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" në ajetin e mësipërm është mjaft interesante. Përse i quan Kurani flokët e pjesës së përparme të kokës gënjeshtare dhe mëkatare? A nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve (apo flokëve të pjesës së përparme të kokës) nga ana tjetër? Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Vetëm në 60 vitet e fundit, shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë. Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit.
Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe Psikologjisë, në të cilin përfshihen kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet:

"Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues..."

Libri gjithashtu thotë:

"Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit..."

Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave.

ثshtë më se e qartë se shpallja "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" përputhet tërësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Zoti në Kuran shumë shekuj më parë.

 
Redaktimi i fundit:
KRIJIMI I NJERIUT

Në shumë ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqëndrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet ardhja në jetë e njeriut, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:

"Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën?! A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?" (El Vakia 57-59)

Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të informacionit të përmendur në disa ajete kuranore janë kaq të hollësishme saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre pikave janë si më poshtë:

1- Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.

2- ثshtë mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra.

3- Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.

4- Embrioni zhvillohet brenda tri errësirave (shtresave) në mitër.

Në kohën e shpalljes së Kuranit, njerëzit e dinin me siguri që faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë dhe s'kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme. Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.

Tani le t'i studiojmë këto pika një nga një.
 
NJث PIKث E FARثS

Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e duhur. Në fund të kësaj "gare", veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj. Ky është thelbi i njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Në Kuran thuhet:

"A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?" (El Kijame 36-37)

Siç shihet, Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë e origjinës hyjnore të saj.



Në foton lartë, shohim momentin e derdhjes së spermës në mitër. Nga 250 milionë spermatozoidet e lëshuara nga mashkulli, vetëm një numër shumë i vogël prej tyre e arrijnë vezën. Spermatozoidi që do të fekondojë vezën është një prej një mijë qelizave spermatozoide që arrijnë të mbijetojnë. Fakti që njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë e vogël e saj, është shpallur në Kuran me shprehjen "një pikë e farës që derdhet".
 
PثRZIERJA Nث FARث ( SPERMث )



Fara nuk përmban vetëm spermatozoide, por edhe një përzierje lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë funksione të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t'u dhënë energji spermatozoideve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t'u lejojë lëvizje të lirë spermatozoideve. Kur përmendet fara në Kuran, ajo përshkruhet si një lëng i përzierë:

"Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier me qëllim që ta sprovojmë atë…" (El Insan 2)

Një ajet tjetër, po ashtu, bën fjalë për farën si një përzierje. Në të theksohet se njeriu është krijuar nga "esenca" e kësaj përzierje:

"Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët." (Es-Sexhde 7-8)

Fjala arabe "sulale" e përkthyer si "esencë", nënkupton diçka esenciale ose pjesën më të mirë të diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton "një pjesë të një tërësie". Kjo tregon që Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Zoti, Krijuesi i njeriut.

 
GJINIA E FOSHNJES

Jo shumë kohë më parë mendohej se gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku. Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, sipas të cilit të dy gjinitë janë krijuar nga "pika e farës që hidhet".

"Ai i krijoi të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet." (En-Nexhm 46-47)

Përmendja e dy gjinive nuk është e rastësishme. Nëse Zoti do të kishte për qëllim thjesht krijimin e njeriut, atëherë në ajet do të thuhej "Ai e krijoi njeriun… prej pikës së farës..". Mirëpo ajeti na informon se Zoti i krijoi të dy gjinitë prej pikës së farës…

Zhvillimi i gjenetikës dhe biologjisë molekulare ka vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se gjinia përcaktohetnga qelizat spermatozoide të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces.

Kromozomet janë elementet bazë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozomet seksuale. Këto dy kromozome te mashkulli janë emërtuar "XY", ndërsa te femra "XX", sepse forma e këtyre kromozomeve ngjason me shkronjat përkatëse. Kromozomi Y mban kodin gjenetik të mashkullit, kurse kromozomi X atë të femrës.




Në Kuran thuhet se meshkujt dhe femrat janë krijuar nga "pika e farës që derdhet". Gjithësesi, jo shumë kohë më parë, besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca arriti ta zbulojë faktin e përmendur në Kuran vetëm në shekullin XX.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top